Forum Index   
  Forumi i FK Partizani Tirane      FAQ      Search      Memberlist  
  · Log in Register · Profile · Log in to check your private messages · Usergroups  

Java 33: Dinamo - Partizani 2-1
Goto page Previous  1, 2, 3, ... 12, 13, 14  Next
 
Post new topic   Reply to topic     Forum Index -> Koshi i Ndeshjeve - 2007/08
View previous topic :: View next topic  
Author Message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5310
Location: Italia

PostPosted: Tue May 13, 2008 1:36 pm    Post subject: Reply with quote

po sa her qe shkojm ne skrapar ne behte feste Very Happy
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5310
Location: Italia

PostPosted: Tue May 13, 2008 2:04 pm    Post subject: Reply with quote

Blutë, masa në “Selman Stërmasi”
13 Maj Dinamovitët kanë nisur të marrin të gjitha masat për ndeshjen e 17 majit me Partizanin, teksa e kanë të prerë mendjen që nuk lëvizin prej “Selman Stërmasit”. “Pse duhet të lëvizim? emi lajmëruar Federatën, që më 17 maj, me Partizanin, do ta luajmë në “Selman Stërmasi”, sepse, jo vetëm që i kemi bërë të gjitha ndeshjet aty, teksa kemi dhe një kontratë bashkëpunimi me atë stadium”, ka bërë të ditur administratori Ismet Saliaj
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5310
Location: Italia

PostPosted: Tue May 13, 2008 2:05 pm    Post subject: Reply with quote

Ja çfarë ofron Dinamo për Partizanin
13 Maj “Së pari ? thotë administratori Saliaj ? e gjithë tribuna përballë, që zë 3000 shikues, do të jetë për tifozët e Partizanit. Po kështu dhe anekset anash tribunave A e B. Çmimi i biletës do të jetë fiks në të gjithë tribunat e stadiumit, 500 lekë të reja. Në tribunën VIP, sipas rregullores, të kuqtë do të kenë 5-7 vende, që do të thotë një rresht i tërë. Veçse duhet që Partizani të konfirmojë emrat që tani, që të mos kemi probleme. Tribuna kryesore, në të dy anët (A e B), do të jetë e Dinamos. Tifozët blu do të pajisen me flamuj e tollumbace”. Por dinamovitët janë duke menduar dhe për spektaklin, para dhe pas ndeshjes, detajet e të cilit do të zbardhen në ditët në vazhdim.
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5310
Location: Italia

PostPosted: Tue May 13, 2008 2:06 pm    Post subject: Reply with quote

Birçe: “Nuk është më ’90, Tani do fitojmë ne”
13 Maj



Njëri nga ata persona, i cili e ka të rrënjosur në mendjen e tij shumë mirë vitin 1990, kur Dinamo fitoi kampionatin në ndeshjen e fundit me Partizanin, për një gol, është pikërisht Bejkush Birçe. Ish?trajneri i Dinamos asokohe (që i ka fituar të tre trofetë në një sezon, me Dinamon) dhe aktualisht drejtori sportiv i Partizanit e ka ende të freskët në kujtesë atë ndeshje. ”Partizanit i duhet të fitonte 3?0 për të dalë kampion, ndërsa fitoi 2?0 dhe kampionë u shpall Dinamo”, sqaron Birçe. Sa i përafërt është ai kampionati dhe ajo ndeshje, me atë të së shtunës? “Unë mendoj se ka të ngjashme, ashtu si edhe të kundërta. Për shembull, Partizanit i duhet vetëm fitorja për të dalë kampion, ndërsa Dinamos i mjafton edhe një barazim. Kjo është e ngjashme, në kuptimin e asaj që edhe atëherë Partizani kishte vetëm një detyrë, të fitonte 3?0. E ndryshmja është se Partizani ka 15 vjet pa trofe dhe se tani, në ndryshim nga atëherë, jemi ne ata që kemi lojtarët më të mirë, pra Partizani dhe kemi më shumë lojtarë të grumbulluar në kombëtare se Dinamo”, sqaron Birçe. Pra, do të fitojë Partizani? “Këto ndeshje janë shumë të rëndësishme dhe shumë të vështira. Ka presion dhe tension dhe është mëse normale. Unë mendoj se kampionatin do ta fitojë skuadra që do të jetë më e mobilizuar dhe do të ketë më shumë dëshirë për të arritur objektivin. Edhe tifozëria mendoj se do të luajë rol kryesor në këtë përballje”. Por do të zhvillohet në “Selman Stërmasi” “Ky është një problem më vete. Edhe pse ne duam që ndeshje të tilla, që sjellin shumë tifozë në stadium, të zhvillohen në “Qemal Stafa”, përsëri nuk e kemi në dorë. Megjithatë, unë mendoj se fusha nuk ka rëndësi në këto momente që kemi ardhur”. Megjithatë, për Birçen, një ndeshjeje futbolli nuk i dihet asnjëherë fundi. ”Kushdo mund të mendojë se do të fitojë, por futbolli është shumë kapriçoz në këto raste. Ajo që duhet të bëjmë ne, është të mundohemi të luajmë dhe të japim maksimumin për to 90 minuta. Nuk duhet të presim që kundërshtari të gabojë, por duhet ta bëjmë ne, me presionin tonë që të gabojë. Vetëm kështu mund të arrijmë ta mundim. Edhe pse, përsëri duhet të kemi kujdes. Dinamo është një skuadër shumë e mirë në kundërsulm dhe ne duhet të bëjmë shumë kujdes në lojën tonë”, ka përfunduar Birçe.
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5310
Location: Italia

PostPosted: Tue May 13, 2008 2:07 pm    Post subject: Reply with quote

Ultrasët e kuq: “Kemi 20 mijë kërkesa për stadium”
13 Maj Edhe pse duket si e pabesueshme, duket se interesi për të parë derbin Dinamo?Partizani po rritet dita?ditës. Kështu, sipas tifozëve të Partizanit, ata pohojnë zyrtarisht se deri tani kanë 20 mijë kërkesa të konfirmuara të tifozëve të tjerë në gjithë Shqipërinë, të cilët duan të vijnë e të bëjnë tifo për Partizanin. Nga sa mësohet janë plot 7 autobuzë, të cilët do të nisen nga Skrapari, të konfirmuar, katër nga Përmeti, 4 nga Fushë Kruja, nga Lushnja, Librazhdi, por edhe Laçi, të cilët mezi presin të shikojnë Partizanin kampion të Shqipërisë. “Stadiumi “Selman Stërmasi” do të duket si një kuti shkrepëseje përpara kësaj rryme tifozësh që kanë shprehur dëshirën të vijnë nga anembanë Shqipërisë”, kanë thënë dje disa kryetarë të ultrasëve të Partizanit, të cilët presin edhe më shumë tifozë të shtunën, madje ata i ftojnë të gjithë grupimet e ultrasëve anembanë vendit të cilët janë tifozë me Partizanin të vijnë dhe të mbështesin të kuqtë gjatë 90 minutave, edhe sikur t’u duhet të rrinë në këmbë, apo edhe jashtë stadiumit. “Sa më shumë aq më mirë. Dinamo do të shpëtojë nga ne, por një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur”, kanë thënë ata.
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5310
Location: Italia

PostPosted: Tue May 13, 2008 2:09 pm    Post subject: Reply with quote

Derbi, me arbitër italian
13 Maj Do të jetë një gjyqtar i Serisë A italiane, ai që pritet të gjykojë ndeshjen finale, ose më mirë derbin e titullit, të së shtunës, ndërmjet Dinamos dhe Partizanit. Një lajm të tillë e ka dhënë dje shefi i Sektorit të Garave në FSHF, Ilir Shulku. “Kemi kontaktuar me Federatën Italiane të Futbollit (FIGC), e cila ka pranuar kërkesën për një treshe gjyqtarësh italianë në atë ndeshje”, ka thënë Shulku. Megjithatë, emrat e tyre nuk janë bërë ende publikë. Kjo, pasi sipas Federatës Italiane, Seria A ka një javë shumë delikate dhe duhet që të paktën në dy ndeshje të rëndësishme, si Parma?Inter dhe Katania?Roma, të jenë dy gjyqtarët më të mirë italian. “Pas shortit të Serisë A, italianët do të zyrtarizojnë emrat e gjyqtarëve”, ka përfunduar Shulku.
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5310
Location: Italia

PostPosted: Tue May 13, 2008 2:41 pm    Post subject: Reply with quote

Tifozët-Xhanit: 1 javë izolim Partizanit!





Sporti Shqiptar
12-05-2008
Mail Print





Përfundimet e javës së 31-të të kampionatit të 69-të kombëtar të kategorisë superiore nuk sollën asnjë ndryshim në kreun e renditjes. Si Partizani, ashtu edhe Dinamo fituan me të njëjtin rezultat, 2-0, dhe çështja e titullit po shkon drejt derbit të 17 majit. Për të gjithë faktorët e Partizanit (drejtues, lojtarë dhe tifozë) besojnë se fitimi i titullit është më se i realizueshëm. Megjithatë, frika ekziston, pasi shpeshherë disa gjëra nuk varen vetëm nga fusha e lojës. Pas fitores me Vllazninë, disa tifozë të Partizanit, nëpërmjet "Sportit shqiptar", i bëjnë një propozim presidentit Albert Xhani, që për këtë javë skuadra të jetë e grumbulluar, në mënyrë që askush të mos ketë kontakt me jetën e përditshme. Rivalja e të kuqve për titull, Dinamo, gjatë javëve të fundit ka kërkuar të motivojë skuadrat e tjera, që luajnë ndaj Partizanit, duke u ofruar shpërblime të majme financiare. Në këtë aspekt nuk ka gjë të jashtëligjshme, pasi metoda të tilla ndodhin edhe në futbollin europian. Tifozët e Partizanit besojnë shumë te lojtarët e tyre, pasi nuk mendojnë se ata do ta shesin fanellën e kuqe. Por duke qenë se jetohet në Shqipëri, për momentin edhe mund të lëkundesh, pasi paraja t'i errëson sytë. Kështu që për të shmangur të gjitha aludimet, tifozët kërkojnë që presidenti Xhani ta grumbullojë skuadrën gjatë gjithë javës dhe, nëse është e mundur, sa më larg kryeqytetit. "Siç po shkojnë situatat, duhen pasur frikë prapaskenat e drejtuesve të Dinamos dhe jo skuadra blu që do të përballet me ne në derbin e 17 majit. Jemi të bindur se, nëse gjërat do të luhen vetëm në fushën e blertë, e cila shpresojmë të jetë ajo e "Qemal Stafës", Partizani nuk e diskuton fitoren me blutë dhe titulli është yni. Por ne tifozët e zjarrtë të "demave të kuq" kemi shumë frikë nga shpërblimet që mund të ofrojnë dinamovitët, siç kanë bërë rregullisht në këtë fundkampionati me skuadrat kundërshtare të Partizanit, prandaj për të shmanguar të gjitha hamendësitë dhe tentativat është mirë që presidenti Xhani ta grumbullojë ekipin duke filluar nga dita e hënë. Sipas mendimit tonë, gjatë gjithë kësaj jave, si futbollistët, dhe stafi, nuk duhet t'i përdorin telefonët celularë dhe, nëse është e mundur, skuadra të grumbullohet në Dajt, ndërsa në Tiranë të zbresë vetëm për stërvitje dhe ndeshjet me Skënderbeun e Dinamon. Besojmë se kjo është mënyra më e mirë që gjërat të mos degjenerojnë në akuza, pasi në rastin më të keq mund të hidhen dyshime të pabaza rreth shitjes së ndeshjes. E bëjmë këtë propozim jo se dyshojmë te ndershmëria e skuadrës, por është mënyra më e mirë që gjatë kësaj jave të kuqtë të jenë të përqendruar vetëm te përgatitjet për fitimin e titullit të shumëpritur dhe jo tek joshjet e drejtuesve të Dinamos, mjeshtër të këtyre punëve, me gjyqtarët dhe lojtarët e rivalëve,"- u shprehën për "Sportin shqiptar" disa pjesëtarë të "Ultrasve të kuq". Po kështu, ata ngulin këmbë që derbi final i titullit të gjykohet patjetër nga gjyqtarë tëhuaj dhe të luhet në "Qemal Stafa", nëse FSHF-ja do të fitojë më i miri dhe të mos ketë incidente nga tifozeria e kuqe, e cila, paralajmëron një numër të madh ndaj Dinamos, mbarëvajtjen e së cilës nuk e garanton kurrsesi stadiumi "Selman Stermasi".
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 5895

PostPosted: Tue May 13, 2008 4:10 pm    Post subject: Reply with quote

Forever Red wrote:
Ultrasët e kuq: “Kemi 20 mijë kërkesa për stadium”
13 Maj Edhe pse duket si e pabesueshme, duket se interesi për të parë derbin Dinamo?Partizani po rritet dita?ditës. Kështu, sipas tifozëve të Partizanit, ata pohojnë zyrtarisht se deri tani kanë 20 mijë kërkesa të konfirmuara të tifozëve të tjerë në gjithë Shqipërinë, të cilët duan të vijnë e të bëjnë tifo për Partizanin. Nga sa mësohet janë plot 7 autobuzë, të cilët do të nisen nga Skrapari, të konfirmuar, katër nga Përmeti, 4 nga Fushë Kruja, nga Lushnja, Librazhdi, por edhe Laçi, të cilët mezi presin të shikojnë Partizanin kampion të Shqipërisë. “Stadiumi “Selman Stërmasi” do të duket si një kuti shkrepëseje përpara kësaj rryme tifozësh që kanë shprehur dëshirën të vijnë nga anembanë Shqipërisë”, kanë thënë dje disa kryetarë të ultrasëve të Partizanit, të cilët presin edhe më shumë tifozë të shtunën, madje ata i ftojnë të gjithë grupimet e ultrasëve anembanë vendit të cilët janë tifozë me Partizanin të vijnë dhe të mbështesin të kuqtë gjatë 90 minutave, edhe sikur t’u duhet të rrinë në këmbë, apo edhe jashtë stadiumit. “Sa më shumë aq më mirë. Dinamo do të shpëtojë nga ne, por një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur”, kanë thënë ata.


Kurse "Selman Stermasi" ca thon do ket 5000 e ca thon 8000 vende gjithsej qe mund te perdoren. Mad
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Redbull
Dem i Kuq


Joined: 12 Jan 2008
Posts: 2028
Location: Prishtina

PostPosted: Tue May 13, 2008 6:14 pm    Post subject: Reply with quote

Duhet insistuar me doemos qe te hapen per tifoze edhe tribunat anash (prapa portes)... pavaresisht nese i plotesojne kushtet apo jo. Tifzet e vertete nuk e kane problem qe te qendrojne ne kembe per 90 minuta per te perkrah Partizanin per fitimin e titullit. Qe do te jete nje ferr per Dinamon kjo nuk diskutohet se sa te jete e lejueshme per tu fut njerez ne stadium, 95% e tyre do te jene tifoza te kuq. Kam hallin se do ishte e pafalshme te vijne gjithe ato autobusa nga qytetet e tjera dhe te mos kene mundesine te futen ne stadium.
Nuk e di kush jane ata qe po i bejne kerkesat ne emer te tifozave, po do ishte mire ta benin nje te tille edhe per kete ceshtje. Mire qe nuk na e varen per stadiumin, po te pakten ne ate stadium ku do lohet ndeshja te lejohet te hyjna aq njerez sa eshte kapaciteti i tij perfshire ketu edhe tribunat prapa portave. Nese kapaciteti i tij eshte 12.000 atehere them se duke qendruar ne kembe ne tribunat qe nuk kane ulese numri mund te arrije deri ne 15.000
_________________
Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 5895

PostPosted: Tue May 13, 2008 7:38 pm    Post subject: Reply with quote

kerkesa kishin bere ne emer te tifozeve qe te luhet ne Qemal Stafa

Biles kishin kercenuar mesa lexova qe do futen ne fushe dhe do bllokojne ndeshjen nese behet ne Selman Stermasi Surprised . Dhe do hypin mbi peme per ta pare Very Happy

Po Selman Stermasi veshtire se mban 15 mij edhe sikur plot fare ta mbushesh. 12 mije maksimumi them. Ato mbrapa portave nuk jane te licensuara lexova prandaj nuk hapen, jo se nuk ka kushte. Shtet me rregulla ne, nuk jemi kot pa lidhje.

Kurse per vendet e lejuara leviz nga 8000 ne 5000 e deri ne 3000 te Panorama Sport me duket.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5310
Location: Italia

PostPosted: Tue May 13, 2008 7:49 pm    Post subject: Reply with quote

policia te tiranes u kishte ber thirrje 2 ekipeve dhe fshf qe te spostohey ndeshja se te s.stermasi s'mund te garantojne dot sigurine Very Happy
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Redbull
Dem i Kuq


Joined: 12 Jan 2008
Posts: 2028
Location: Prishtina

PostPosted: Tue May 13, 2008 8:14 pm    Post subject: Reply with quote

po po rregulla te forta bile.... jane gjysma e stadiumeve te superliges qe nuk kane tribuna me e mira se ato prapa portave te selman stermasit.... idealja do ishte te luhej ne qemal stafa, po meqe ata hajvanet e dinamos nuk pranojne, prape nese do lejohet mbushja e 100 % te kapacitetit te stadiumit atehere mund te justifikohet disi kjo gje....
Sa per punen e 3000 vendeve qe ka shkruar panorama sport me siguri e ka pase per tribunen perballe.... ajo them se ka nja 3000 ulese.... tribuna qendrore do kete afersisht aq..... Po u hapen tribunat prapa portave ju siguroj se ne te dyjat i ze afer 10.000 veta.....
gjithsesi po nuk bene ndonje gomarllek ata te klubit te dinamos eshte e sigurt se te pakten 10.000 deri 15.000 mund te futen... ajo puna e kapacitetit prej 12 mije vendesh eshte sipas standardeve te UEFA-se qe e llogarit hapesiren per te qarkullu lirisht njerezit edhe gjate zhvilimit te ndeshjes.... per kete ndeshje ne standardin e vetem qe duhet te shohim eshte qe te jemi ne numer sa me te madh ne stadium.... vetem te kem hapesire sa per te pare nga fusha, edhe per te marre fryme lirisht... sna duhen standarde te tjera
_________________
Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website
Jimmy
Dem i Kuq


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 603
Location: Tirane

PostPosted: Tue May 13, 2008 8:34 pm    Post subject: Reply with quote

Do iki te vej noi bomb ta prishim murin fare, ene te shofim pastaj ku do luj miu, i shkerdhefsha rrobt.
_________________

Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website MSN Messenger
Redbull
Dem i Kuq


Joined: 12 Jan 2008
Posts: 2028
Location: Prishtina

PostPosted: Tue May 13, 2008 11:57 pm    Post subject: Reply with quote

sido qe te veje puna... duhet bere thirrje te gjithe tifozave nga gjithe Shqiperia qe te jene ne Tirane per diten e ndeshjes.... edhe po sna zuri te gjitheve stadiumi... duhet te jemi qe te bejme nje feste te papare ndonjehere ne Shqiperi..... ti bejme te skuqen Reali e Manchesteri per festat qe kan bo
_________________
Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 5895

PostPosted: Wed May 14, 2008 12:55 pm    Post subject: Reply with quote

tu tregojm qe per Partizanin duhet ndertu stadium i ri se as Qemal Stafa sna del Very Happy
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Display posts from previous:   
Post new topic   Reply to topic     Forum Index -> Koshi i Ndeshjeve - 2007/08 All times are GMT + 1 Hour
Goto page Previous  1, 2, 3, ... 12, 13, 14  Next
Page 2 of 14

 
Jump to:  
You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot vote in polls in this forum



Surf Anonymous with Zzoop Proxy Free Games Online

Web Hosting for this free forum is provided by Free Bulletin Board get your free phpbb forum or free Invision forum today!



Powered by phpBB � 2001, 2002 phpBB Group   ·   supports phpBBHacks.com