|
| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 4804 Location: Italia
|
Posted: Wed May 14, 2008 1:23 pm Post subject: |
|
|
ide e mir  _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 4804 Location: Italia
|
Posted: Wed May 14, 2008 3:46 pm Post subject: |
|
|
Policia: “Jo në Selman Stërmasi!
14 Maj Përmes një kërkese të dërguar në FSHF dhe në të dy klubet kryeqytetase, Policia e Qarkut të Tiranës, nuk merr përsipër sigurinë e tifozëve në derbin e madh, nëse ai luhet në “Selman Stërmasi”
“Stadiumi “Qemal Stafa” është “thikë pas shpine” për Dinamon”, ka thënë një ditë më parë lojtari i bluve, maqedonasi Artim Pollozhani. Dhe për këtë ka menduar menjëherë Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, e cila, pas kërkesës së bërë nga klubi i Partizanit, një ditë më parë (për të rishikuar vendimin e klubeve dhe FSHF?së, përsa i përket stadiumit, ku do të zhvillohet derbi i fundit, Dinamo – Partizani) ka kthyer një përgjigje sa të habitshme, aq edhe të kënaqshme për fansat e “demave”. Kështu, sipas letrës së dërguar nga ana e Policisë së Tiranës, të vulosur e firmosur nga kryekomisari, Muhamet Rrumbullaku, Policia pohon se e ka të vështirë të sigurojë rendin dhe stabilitetin për mijëra fansa që do të vijnë në stadiumin “Selman Stërmasi”. Dhe, përmes një kërkese, i bën thirrje FSHF?së dhe klubit Dinamo që të rishikojë vendimin dhe që ndeshja të luhet në një stadium që i plotëson kushtet e sigurisë, sepse sipas Policisë, stadiumi ku pritet që Dinamo të zhvillojë ndeshjen, nuk i plotëson këto kushte. Ndoshta kjo është hera e parë që Policia thotë fjalën e saj për një ndeshje kaq të rëndësishme, duke dalë hapur kundër dëshirë së Dinamos. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 4804 Location: Italia
|
Posted: Wed May 14, 2008 3:47 pm Post subject: |
|
|
Pas gjashtë viteve luhet “ndeshja e ndeshjeve”
14 Maj Duhen pritur edhe 90 minuta për të mbërritur deri aty, por vështirë të gjesh ndokënd që mendon se ka më ndonjë pengesë. Të shtunën Dinamo e Partizani, do të luajnë kampionatin e tyre në një ndeshje të vetme. 32 javë të kaluara nuk e kanë thënë mjaftueshëm fjalën e tyre, prandaj java e fundit është “thërritur” për të vënë pikat mbi “I”. Në FSHF, mund të jenë të lumtur. Formula e vënë në zbatim dy sezonet e fundit, ka dhënë frytet e shpresuara. E para e kampionatit, kundër të dytës. Vetëm dy pikë diferencë në renditje. Luhet për titullin. Një Shqipëri e tërë i ka sytë aty. Dhe le të shpresohet edhe një stadium i tërë(?!). Asnjë regjisor nuk mund të bënte më mirë.
Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, në gjithçka u përmend më lart. i jashtëzakonshëm dekadën e fundit ka qenë vetëm dominimi i Tiranës, po aq sa edhe amatorizmi i rivalëve të saj. Rendja e këtyre pas ndryshimeve në trajnerë, lojtarë por jo në mentalitet, ka qenë realisht “investimi” më i madh i bardhebluve. Por Tirana ka rënë këtë sezon në të njëjtat gabime, të panatyrshme për të. Dinamo e Partizani, ishin gati për të përfituar.
Që nga super?sezoni i vitit 2002, kur bardheblutë barazuan në një ndeshje të vetme me Dinamon e Faruk Sejdinit, në “Qemal Stafa”, vetëm në 2005?06, ka pasur një tentativë për rivalitet. Elbasani kryesues për thuajse gjithë sezonit kundër Tiranës. Asnjë surprizë: verdheblutë shpallen kampionë.
Kampionati aktual e ka shpallur prej kohësh kandidaturën, për të qenë një ndër më të bukurit në dekadën e fundit. E vërtetë: vazhdon ende të ketë hamendje nga më të ndryshmet për tolerime, për gjyqtarë të korruptuar dhe për “sisteme”. Duket sikur ky futboll nuk mund të bëjë pa to. Por nga ana tjetër, ka pasur edhe disa ndeshje mbi nivelin mesatar, ka pasur lojëra individuale spektakolare dhe gola po të tillë (të paktën, emisionet televizive të mbrëmjes, nuk kanë qenë të mërzitshëm si zakonisht). Ka pasur lojtarë në shpërthim e sipër, futbollistë të kampionatit shqiptar që janë thirrur me shumicë në kombëtare. Me pak fjalë, ka pasur më shumë futboll.
Ky fundmaji përkon edhe me mbylljen e kampionateve më të rëndësishme europiane. Me finalen e Champions League?s gjithashtu. Ndeshja përcaktuese e kampionatit shqiptar, Dinamo?Partizani, të shtunën mund të konkurrojë për herë të parë pas shumë vitesh me secilën prej përballjeve të mësipërme. Magjia e këtij sporti, të cilën në Tiranën e mbipopulluar mund t’a kuptosh mbi të gjitha te rrugët e zbrazura, do të marrë jetë në 90?minutëshin më të rëndësishëm të gjashtë sezoneve të fundit. Dinamo kundër Partizanit. Është ndeshja e ndeshjeve. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 4804 Location: Italia
|
Posted: Wed May 14, 2008 3:50 pm Post subject: |
|
|
Në 1961 derbi u luajt për 242 minuta
14 Maj Duelet Dinamo?Partizani, e para 16 herë kampione e Shqipërsë dhe i dyti, me një titull më pak në 60 kampionate në kategorinë maksimale të futbollit shqiptar kanë krijuar pambarimisht emocione të mëdha, por e pashlyeshme do të mbetet kampionati i vitit 1961. Një titull që ende sot ruan një rekord për minutat e luajtura, një odise e gjatë: dy ndeshje, që në total bëjnë plot 242 minuta lojë. Për më tepër që kampioni, Partizani, u përcaktua me “golin e artë” të “Futbollistit shqiptar të Shekullit” të kaluar, legjendës Panajot Pano.
Dy ekipet e mbyllën kampionatin me pikë të barabarta nga 30 pas 18 javësh të luajtura. Kampionati kishte 10 skuadra, ndërsa për fitoren atëherë jepej dy pikë. Dy skuadrat patën të njëjtën numër fitoresh: 14, barazime 2 dhe humbje 2. 46?13 golat për Partizani, 41?12 për Dinamon. Atëherë për të përcaktuar kampionin u zhvillua një ndeshje finale, por që në të vërtetë kërkoi dy të tilla.
Takimi i parë u mbyll në barazim 1?1. Nëntëdhjetat minutat e rregullta përfunduan të bardha, ndërsa në kohën shtesë realizuan Resmja për Partizanin dhe Lubonja për Dinamon. Në ndeshjen e dytë finale, më 2 korrik 1961, sërish 90 e 120 minutat përfunduan pa gola, teksa në minutën e 2?të të “super?extra?time”, në të 122’ erdhi edhe “goli i artë” i Panajot Panos, përmes një veprimi të jashtëzakonshëm individual, që mbylli menjëherë takimin. 1?0 dhe Partizani fitoi titullin e 8?të, ndërsa talenti Pano, i krahasuar me vonë si “Pushkashi” shqiptar fitoi trofeun e parë si lojtar. Atë sezon Panajot Pano u shpall golashënuesi më i mirë i sezonit me 17 gola. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
 |
|
| Back to top |
|
 |
Redbull Dem i Kuq

Joined: 12 Jan 2008 Posts: 1034 Location: Prishtina
|
Posted: Wed May 14, 2008 9:34 pm Post subject: |
|
|
ke te drejte Eno na duhet nje stadium i ri... une them te bejme nje aksion vullnetar edhe te rrembejme kazmat si prinderit tane dikur moti e te bejme nje stadium te hajrit.  _________________ Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 4804 Location: Italia
|
Posted: Wed May 14, 2008 9:46 pm Post subject: |
|
|
te kush toke????  _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
 |
|
| Back to top |
|
 |
Redbull Dem i Kuq

Joined: 12 Jan 2008 Posts: 1034 Location: Prishtina
|
Posted: Thu May 15, 2008 3:53 am Post subject: |
|
|
Pavaresisht se nuk eshte me ne varesin e ministrise se mbrojtjes si klub futbolli, e mira do te ishte qe ushtria te na jepte ndonje cope toke qe do te kete ne Tirane (apo edhe ne periferi)..... historia dhe tradita mbeten dhe duhet ruajtur _________________ Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI |
|
| Back to top |
|
 |
Ylli Kuq Tifoz
Joined: 30 Oct 2007 Posts: 113
|
Posted: Thu May 15, 2008 9:33 am Post subject: |
|
|
| O cuna a eshte e vertete qe ndeshjen e kishin shty per te djelen????? |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4133
|
Posted: Thu May 15, 2008 1:28 pm Post subject: |
|
|
| Ylli Kuq wrote: | | O cuna a eshte e vertete qe ndeshjen e kishin shty per te djelen????? |
se kam lexuar gjikundi kte _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 4804 Location: Italia
|
Posted: Thu May 15, 2008 4:37 pm Post subject: |
|
|
Lika: Titulli? Radha jonë
15 Maj Nuk do shumë për të kuptuar se ai është i emocionuar. Këto tre netë, duke nisur që dje, deri të shtunën, do të jenë ndoshta më të gjatat në karrierën e tij si trajner. E, megjithatë, njëshi i stolit të Partizanit, me të përfunduar ndeshja me Skënderbeun, nuk nguron të deklarohet hapur. Në fillim ai ka përshëndetur korçarët për lojën e pastër, edhe pse nuk ka nguruar që t’u tërheqë atyre vëmendjen për lojën e ashpër. “Të gjitha skuadrat kanë luajtur fort ndaj nesh, por Skënderbeu e ekzagjeroi”, ka thënë Lika. Tani të gjithë mendimet e tij janë për Dinamon. Ndeshja finale Lika”Ky është momenti që të gjithë, e jo vetëm Partizani, presin. Do të jetë një ndeshje shumë e fortë dhe shumë përcaktuese”. Por, do të luhet në “Selman Stërmasi”, sa argëtuese mund të jetë kjo? “Përsa i përket stadiumit, unë jam shprehur se kjo është në dorë të Dinamos, e jo Partizanit. Përsa i përket ndeshjes, unë mendoj se edhe sikur të luhet në “Selman Stërmasi” do të jetë hera e tretë që ne do të luajmë me Dinamon atje, çka do të thotë se do të jetë radha jonë, për të marrë titullin këtë herë”. Nuk është shumë i qetë dhe është një ndjesi normale. Mijëra sy, mijëra veshë dhe mijëra dëshira tifozësh janë fokusuar tek ai dhe djemtë e tij. Nëse del nga derbi me titull, shpallet hero, së bashku me “gladiatorët” e kuq. Dhe një Tiranë e tërë do të festojë.Por, për të bërë këtë, Partizanit i duhet vetëm një rezultat. Fitorja. “Do të luajmë vetëm për fitoren”, ka përfunduar i bindur Lika. Sepse tani, kjo, nuk është thjesht ndeshja e jetës, por e historisë. Gj.Cicani _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
 |
|
| Back to top |
|
 |
Jimmy Dem i Kuq

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 559 Location: Tirane
|
Posted: Thu May 15, 2008 7:24 pm Post subject: |
|
|
Cuna perfundimisht u vendos turperisht stadiumi Selman stermasi per ndeshjen e se shtunes.
Partizonit i jan rezervuar vetem 400 bileta.
Dinamo dinamo t`*çensuruar* motren
Dinamo dinamo t`*çensuruar* motren
Dinamo dinamo t`*çensuruar* motren
Dinamo dinamo t`*çensuruar* motren
Dinamo dinamo t`*çensuruar* motren
Dinamo dinamo t`*çensuruar* motren _________________
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4133
|
Posted: Thu May 15, 2008 7:28 pm Post subject: |
|
|
| Jimmy wrote: | Cuna perfundimisht u vendos turperisht stadiumi Selman stermasi per ndeshjen e se shtunes.
Partizonit i jan rezervuar vetem 400 bileta.
Dinamo dinamo t`*çensuruar* motren
Dinamo dinamo t`*çensuruar* motren
Dinamo dinamo t`*çensuruar* motren
Dinamo dinamo t`*çensuruar* motren
Dinamo dinamo t`*çensuruar* motren
Dinamo dinamo t`*çensuruar* motren |
me shum se 400 do marrim ne se s'kan si me i nda ata kush jan tifoza tonet e kush t atyne. Do i shesin vet klubet biletat ? _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Jimmy Dem i Kuq

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 559 Location: Tirane
|
Posted: Thu May 15, 2008 7:30 pm Post subject: |
|
|
| Eni wrote: |
me shum se 400 do marrim ne se s'kan si me i nda ata kush jan tifoza tonet e kush t atyne. Do i shesin vet klubet biletat ? |
Kshu mtha njoni , klubit i kan dhon vetem 400 bileta.
nji tjeter mtha 1500 bileta.
Sdi ca me thon, une neser do mor 20 bileta qe i porosita te i shok. _________________
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4133
|
Posted: Thu May 15, 2008 7:32 pm Post subject: |
|
|
| Jimmy wrote: | | Eni wrote: |
me shum se 400 do marrim ne se s'kan si me i nda ata kush jan tifoza tonet e kush t atyne. Do i shesin vet klubet biletat ? |
Kshu mtha njoni , klubit i kan dhon vetem 400 bileta.
nji tjeter mtha 1500 bileta.
Sdi ca me thon, une neser do mor 20 bileta qe i porosita te i shok. |
te Top-Channel thoshte 400 _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4133
|
Posted: Thu May 15, 2008 7:33 pm Post subject: |
|
|
u pa puna duhet me shku robt me i ble te klubi Dinamo _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
|
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum
|
|