|
| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
Jimmy Dem i Kuq

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 572 Location: Tirane
|
Posted: Thu May 15, 2008 7:35 pm Post subject: |
|
|
| Eni wrote: | | u pa puna duhet me shku robt me i ble te klubi Dinamo |
Po normal ashtu do bohet se skan byth me e u bo me shum se 1000 veta ata. _________________
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5076 Location: Italia
|
Posted: Fri May 16, 2008 2:38 pm Post subject: |
|
|
mos e vrisni mendjen cuna do i rrafim e do mbahen mend qe u sollen si plera _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4429
|
Posted: Fri May 16, 2008 2:39 pm Post subject: |
|
|
Biletat
Padyshim që çudia më e madhe në këtë prag ndeshje, është çështja e biletave. Duke e ditur dëshirën e tifozëve të Partizanit për të qenë në stadium, drejtuesit e Dinamos kanë menduar që një pjesë të madhe të biletave t'i çojnë nëpër gjimnaze, natyrisht falas. Ndonëse është takimi kryesor i vitit dhe që në Shqipëri ndodh rrallë, është e sigurtë se në stadium nuk do të jenë më shumë se 5 mijë vetë. Madje, pjesa më e madhe e stadiumit do t'i ngjajë një arene të zbrazur, duke qenë se më shumë se në gjysmën e tij nuk do të lejohen tifozë. "Ky është një skandal i vërtetë, pasi një ndeshje e tillë vjen njëherë në 10 vjet. Është gjynah që të tifozët nuk do të lejohen të hyjnë në stadium nga frika se mos bëhen faktor ndihmues për një skuadër", tha një nga drejtuesit e Partizanit ditën e djeshme.
Balkanweb _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4429
|
Posted: Fri May 16, 2008 2:39 pm Post subject: |
|
|
shkoni neper gjimnaze cuna dhe blejani atyne
ca paskan qen kta dinamoleshet _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5076 Location: Italia
|
Posted: Fri May 16, 2008 2:52 pm Post subject: |
|
|
duhet te aktivizojm njesitet guerrile  _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4429
|
Posted: Fri May 16, 2008 2:53 pm Post subject: |
|
|
Tagliavento do te gjykoje Dinamo - Partizani
Gjyqtari italian Paolo Tagliavento do te jete ai qe do te marre persiper drejtimin e derbit midis Dinamo dhe Partizanit ne stadiumin "Selman Stermasi", ndeshje qe do te percaktoje fituesen e Superliges shqiptare per sezonin 2007/08.
Me kerkesen e dy klubeve FSHF i ka derguar nje kerkese shefit te gjyqtareve italiane Pier Luigi Colina per te pasur nje prej gjyqtareve italiane per drejtimine ndeshjes me te rendesishme te sezonit. Ai ja ka besuar kete gjyqtarit disi te ri ne moshe, 36-vjecarit Tagliavento.
Kjo eshte hera e dyte gjate ketij viti qe nje ndeshje midis dy skuadrash shqiptare drejtohet nga i huaj pasi ndeshja e finales se Kupes se Shqiperise midis Tiranes dhe Vllaznise u drejtua nga gjermani babak Rafati.
Nga eksperienca e meparshme eshte vene re qe ne ndeshjet e drejtuara nga gjyqtaret e huaj ka shume me pak ankesa dhe zenje nga lojtaret ne fushe. Gjithashtu edhe pas ndeshjeve zakosnisht nga drejtuesit e skuadrave ka pasur gjithnje lavderime per gjykimin.
FutbolliShqiptar.net _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5076 Location: Italia
|
Posted: Fri May 16, 2008 2:53 pm Post subject: |
|
|
ishalla na sjell fat _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5076 Location: Italia
|
Posted: Fri May 16, 2008 3:24 pm Post subject: |
|
|
Ndeshja e vitit, vetëm 4100 bileta në treg
16 Maj Tre drejtues të lartë të Ministrisë së Brendëshme, zëvendësministr i sporteve, përfaqëuesit e Dinamos dhe i FSHF?së janë drejtuar dje në mesditë stadiumit “Selman Stërmasi” në një takim ku do të përcaktohej zhvillimi i ndeshjes ndërmjet skuadrave kryesusese të kampionatit shqiptar. Partizani nuk i është përgjigjur ftesës dhe asnjë prej drejtuesve të skuadrës së kuqe nuk ka qenë e pranishme në këtë takim. Pas debateve të ndezura palët kanë vendosur: ndeshja të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ja çfarë ka ndodhur Brenda takimit.
Kundërshtitë – ai që ka kundërshtuar më fort për të zhvilluar ndeshjen në këtë stadium ka qenë zëvendësministri i sporteve, Spahia: Kjo është praktikisht një ndeshje finale, kështu që sugjerojmë që të luhet në një stadium më të madh. Policia e ka përkrahur këtë ide, fillimisht duke dhënë argumentin që puna e forcave blu bëhët më e thjeshtë, nëse takimi luhet në stadiumin qendror të Tiranës. Dinamo ka rezistuar dhe ka argumentuar zgjedhjen e saj në “Selman Stërmasi”, duke qenë thënë që ka një kontratë me “Selman Stërmasin” dhe ky stadium i plotëson të gjitha kushtet e licensimit nga Federata Shqiptare e Futbollit. Në fund palët ia kanë lënë në dorë vendimin Dinamos e cila ka vënë veton.
Ndarja – Stadiumi ka një kapacitet zyrtar prej 4100 vendesh të ulura. Anekset e tribunës kryesore dhe tribunat anësore nuk do të hapen për tifozëritë sepse nuk plotësojnë kushtet e licensimit. Drejtuesit e Dinamos programuan që stadiumi të ndahet përgjysëm. “Tribuna A t’i përkasë Dinamos, ndërsa B Partizanit. E njëjta ndarje simetrike të bëhet edhe në tribunën përballë. Në mes do të ketë disa kolona bosh ku policia do të ndajë tifozëritë me njëra? tjetrën. Në total nuk mund të ketë më shumë se 4100 bileta në dispozicion për një ndeshje të tillë. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5076 Location: Italia
|
Posted: Fri May 16, 2008 3:24 pm Post subject: |
|
|
Partizani, tre të dëmtuar
16 Maj Ndeshja me Skënderbeun nuk ka kaluar pa pasoja tek Partizani. Kështu, Beqiri, Karapici dhe Tafaj janë lojtarët më të prekur nga këto dëmtime. Tafaj ka pësuar një çarje në vetull, gjë që është parë edhe në ndeshje. Ndërkohë, Beqiri paraqet dy hematoma në gju dhe dje ka çaluar paksa, gjë e ngjashme edhe për Karapicin. Të tre lojtarët dje nuk kanë zhvilluar stërvitje me grupin, por të veçuar. Sipas mjekut të skuadrës, Pertef Rusi, të tre lojtarët paraqesin dëmtime të një shkalle serioze, edhe pse, sipas tij, të tre ata janë të rekuperueshëm. “Tafaj ka një të çarë deri në kafkë, edhe pse ne e kemi qepur dhe me një mbrojtëse nuk do të ketë rrezik. Beqiri duket se ka një dëmtim akoma më të madh, teksa ka dy hematoma në këmbë dhe çalon pak. Po kështu edhe Karapici”, ka thënë Rusi. Megjithatë, duket se lojtarët, po sipas Rusit, kanë marrë ndihmën e duhur dhe kanë nisur trajtimin. “I kemi filluar kalçifikimet, barnat kundër helmeve dhe dje kanë zhvilluar orë të zgjatura hidromasazhi dhe banjo turke. Këto ditë do të vlerësohet sërish gjendja e tyre”, ka përfunduar mjeku Rusi. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5076 Location: Italia
|
Posted: Fri May 16, 2008 3:25 pm Post subject: |
|
|
ole mund te mungoj beqiri  _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5076 Location: Italia
|
Posted: Fri May 16, 2008 3:26 pm Post subject: |
|
|
Shkëmbi: Festa mund të bëhet kudo, titulli është i yni
16 Maj Nëse ka një gjë, për të cilën mesfushori korçar i “demave”, Bledi Shkëmbi është i bindur si “buka që ha”, është pikërisht se Partizani do të fitojë në ndeshjen e së shtunës, me Dinamon dhe do të arrijë të marrë titullin kampion që e pret prej 15 vitesh.“Që nuk do të jetë ndeshje e lehtë, këtë tashmë edhe një fëmijë e di, sepse në një ndeshje finale mund të ndodhë gjithçka”, kanë qenë fjalët e atij, që nuk është kurorëzuar asnjëherë kampion në karrierën e tij. Do të luhet në “Selman Stërmasi” dhe ky nuk është një ogur i mirë për Partizanin, edhe pse Shkëmbi mendon tjetër gjë, madje, duket se e vetmja gjë për të cilën do t’I vinte keq, nëse sfida do luhet në “kotecin e pulave”, siç i thonë tifozët e Partizanit atij stadiumi, do të ishte pikërisht mungesa e një numri të madh fansash të Partizanit. “E vetmja gjë, për të cilën do të më vinte keq, është pikërisht sepse fansat tanë nuk do të kenë mundësi të jenë të shumtë në numër në stadium për të ndjekur skuadrën e tyre të zemrës”, ka shtuar ai. Po, përtej tifozëve, sa do të ndikojë fakti që të kuqtë do të luajnë në “Selman Stërmasi” për vetë psikologjinë e skuadrës? Sipas Shkëmbi, as që bëhet fjalë. “Është një ndeshje finale dhe nuk ka rëndësi se ku do të luhet. Unë mendoj se edhe në “Selman Stërmasi”, ne jemi të përgatitur psikologjikisht dhe fizikisht për ta përballuar këtë sfidë dhe për të mundur Dinamon. Ne jemi futbollistë dhe, si të tillë, mendojmë për ato 90 minutat në fushë që të mundim skuadrën kundërshtare. Kjo është e gjitha”. Titulli do të jetë “I kuq” – i pyetur për faktin se Dinamo e mendon të fituar titullin dhe madje ka organizuar edhe festën, Shkëmbi nuk ka dashur të bëjë shumë komente, edhe pse nuk ka nguruar të thotë: ”Dinamo le të përgatitet për festën e saj tek kompleksi, ndërsa ne do të luajmë në fushë dhe d të bëjmë që një Shqipëri e tërë, e dashuruar me ne, të festojë në të gjitha qytetet kur ne të ngremë atë trofe. Kemi 15 vjet që Partizani nuk shijon një titull, mendoj se ka ardhur momenti që ta tregojmë në fushë se ka ardhur ora për të marrë atë që na takon, titullin kampion”, ka përfunduar Shkëmbi. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5076 Location: Italia
|
Posted: Fri May 16, 2008 3:29 pm Post subject: |
|
|
Xhani: S’luftojmë dot kundër Dinamos dhe federatës
16 Maj Nuk e ka kapërdirë dot presidenti i Partizanit, Xhani, faktin që ndeshja më e rëndësishme e kampionatit shqiptar, por edhe e “demave” dhe e tij personale, të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”. Kështu, sapo është vendosur që sfida më e rëndësishme e këtij dhjetëvjeçari të zhvillohet në stadiumin e dytë kryeqytetas, Xhani, nuk ka hezituar që të akuzojë Dinamon dhe FSHF?në, që dalin në kundërshtim me Policinë e Shtetit dhe që arrijnë ta zhvillojnë ndeshjen në “Selman Stërmasi”. “Nuk kam se çfarë të them. Nuk luftoj dot edhe kundër Dinamos, edhe kundër FSHF?së. Këta janë bërë një binom shumë i fortë dhe mesa duket Federata jonë po del hapur dhe po shkon në krahun e bluve”. Dukej i intosur, por nga ana tjetër edhe i qeshur, teksa në fund ka qenë tepër i qetë. “Nëse FSHF dhe Dinamo dalin mbi policinë, atëherë këta qenkan shtet më vetedhe do të mbajnë përgjegjësi për gjithçka”. Ç’doni të thoni? “Unë kam shumë dëshirë dhe uroj që të mos ndodhë asgjë me fansat tanë, madje u kemi bërë thirrje që të respektojnë çdo zgjedhje. Por, në rast se do të ndodhte diçka, unë dhe stafi im nuk e urojnë në asnjë moment, por atëherë do të jetë FSHF dhe Dinamo ata që do të mbanin përgjegjësi për këtë. Sepse, ashtu siç e pranojnë edhe vetë, ata dinë të dalin më lart se policia dhe se janë kthyer vetë në policë të kampionatit”, ka përfunduar Xhani. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5076 Location: Italia
|
Posted: Fri May 16, 2008 3:37 pm Post subject: |
|
|
Presidenti i kuq shpjegon mungesën në mbledhjen e djeshme
Xhani e dinte vendimin për stadiumin
“Nuk morëm pjesë në takimin mes policisë, drejtuesve të FSHFsë
dhe Dinamos, ku është diskutuar për stadiumin ku do të luhet
derbi, pasi e dinim që më parë vendimin që do të merrej”. Ky është
në përmbledhje reagimi i presidentit të Partizanit, Albert Xhani, në
lidhje me caktimin e stadiumit për ndeshjen e së shtunës. “E dinim
FSHF do të ishte përkrah Dinamos, që kur klubi kryeqytetas u pozicionua
kundër klubeve që ishin kundër Federatës në momentin e
krizës së futbollit”.
Keqardhja - “Na vjen keq, sepse ishte një vendim i padrejtë për
tifozët e futbollit dhe jo për klubin. I padrejtë për tifozët sepse ata janë
më të diskriminuarit dhe nuk do të kenë mundësi të ndjekin një
ndeshje të shumëpritur. Është për të ardhur keq që Dinamo veproi
në këtë mënyrë”.
Bindja – “Përsa i përket skuadrës nuk ka asnjë problem fusha e
ndeshjes. Le ta çojnë ku të duan ndeshjen. Edhe sikur ta çojnë në
Kamëz ne jemi dakord të luajmë. Vetëm një gjë dua t’i them Dinamos,
se kudo që të kërkoja ta luajë këtë takim, Partizani do ta mundë.
Për këtë të jeni të sigurt”.
Titulli - “Dhe Partizani të shtunën do të fitojë vetëm një takim me
Dinamon, pasi titullin e ka fituar prej javësh. Qysh kur Dinamo nisi
të fitojë ndeshjet në tavolinë. Partizani është kampioni moral i këtij
edicioni, pasi i ka fituar të gjithë ndeshjet në fushë e jo në tavolinë”. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5076 Location: Italia
|
Posted: Fri May 16, 2008 3:37 pm Post subject: |
|
|
Thirrja
për tifozët
“Gjej rastin t’u bëj thirrje tifozëve,
që të kenë kujdes
dhe të mos bien pre e provokimeve
të shtunën. Të
sillen konform rregullave
dhe të shmangin momentet
e tensionit, apo trazirave.
Do të më vinte keq nëse do
të kishte probleme, por
duke pasur parasysh stadiumin
ku do të luhet ndeshja
dhe interesin e madh të
njerëzve, druhem se gjithçka
mund të ndodhë”. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4429
|
Posted: Fri May 16, 2008 3:37 pm Post subject: |
|
|
po mungun dhe Tafaj dhe Beqiri i bi te kthehet Gjyla mbrapa. duhet ne mesfush ai se ben c'ben e fut dhe nga nji gol. plus qe vrapo pa pushim _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
|
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum
|
|