|
| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 4804 Location: Italia
|
Posted: Tue Jul 08, 2008 1:06 pm Post subject: |
|
|
epo te gjenin ndonje lagje te pogradecit.sa me ndejt ne form  _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
 |
|
| Back to top |
|
 |
Redbull Dem i Kuq

Joined: 12 Jan 2008 Posts: 1034 Location: Prishtina
|
Posted: Wed Jul 09, 2008 7:34 am Post subject: |
|
|
Nuk eshte se jane per tu pasur friken. kane luajtur deri me tani me dy skuadra kroate te kategorise se pare.... por ne te dyja rastet kroatet nuk kane luajtur me formacionet e para.
Ata gati sa nuk e quajne mision te pamundur kualifikimin ndaj nesh. Une jam shume i bindur se kemi per t'u kualifikiar qe ne ndeshjen e pare (minimumi do marim nje barazim pa gola).
Skuadra jone nuk eshte keq pavaresisht se cfare shkruajne gazetat.
Kemi vetem tre te larguar (per Kupen UEFA).
Shkembi - shikoni pak cfare keni shkruar shumica prej jush ne temen per te ne forum. E keni kritikuar sa ska me. Tani qe klubi e largoi thoni pse iku.
Babamusta - ka qendruar ne stol per pjesen me te madhe te kampionatit dhe nuk eshte se do te ndjehet mungesa e tij. Blerjet e reja jane futbolliste te nivelit te tij.
Shehi - Padyshim ishte nje nga pikat e forta te skuadres ne sezonin e kaluar. Gjithsesi nuk eshte fundi i botes. Edvan Bakaj mund te mbaje barren e te qenit portier i pare. Ka qendru per sa vite ne stol. Vjet ka zhvillu nje sezon te mire me Luftetarin (me aq sa kam lexu ne media). I duhet dhene rasti..... po nuk u provua skemi si themi nese ia vlen apo jo. _________________ Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4133
|
Posted: Wed Jul 09, 2008 12:55 pm Post subject: |
|
|
Shkembi dhe sidomos Babmusta nuk jan ndonje humbje madhe, jam shum dakort. Shehi vetem eshte munges e rendsishme po mbase eshte portier i mire dhe ai Bakaj, dhe mjafton qe mos bej ndonje gaf te madhe. Ka lujt me Luftetarin, po dhe 1 ndeshje me ne
Besoj se i kemi shanset per kualifikim. Do ishte mire te behej ndonje miqsore. Elbasani sikur rrinte ne te njejtin hotel me ne kshuqe mund te behet nje miqsore me ata, apo me cdo skuader tjeter ska shum rendsi.
Bakaj
Beqiri Osmani Pianri Tafaj
Muzaka Dhembi Gjyla Hallaci
Bakaj
Ngjela
Ke kemi tjeter ne mesfushe? _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 4804 Location: Italia
|
Posted: Wed Jul 09, 2008 2:36 pm Post subject: |
|
|
karapici,larti,cajku,cipi _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4133
|
Posted: Wed Jul 09, 2008 4:09 pm Post subject: |
|
|
| Forever Red wrote: | | karapici,larti,cajku,cipi |
po qe se sht tamam ndonji nga kta te rinjt, atere Hallaci ne mbrojtje, Tafaj ne qender, Pinari ne stol. Dhe Gjyla ne krah. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 4804 Location: Italia
|
Posted: Wed Jul 09, 2008 4:34 pm Post subject: |
|
|
pse ste duken tamam kta ty?kane lujt me skenderbeun e bilishtin  _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
 |
|
| Back to top |
|
 |
Redbull Dem i Kuq

Joined: 12 Jan 2008 Posts: 1034 Location: Prishtina
|
Posted: Wed Jul 09, 2008 6:40 pm Post subject: |
|
|
Po me Skenderbeun e Bilishtin do luanin se nga Arsenali nuk marrim dot lojtare. Une kam shume besim te Hasan Lika.... them se nuk ka marre futbollista koti.
Cfaredo qe te beje Ngjela, me dobet se Abilaliaj ne sezonin e fundit nuk mund te luaj. Per kete ju siguroj.
Ishte edhe nje 17-vjecar qe kishte kerku t'i baskohet Partizanit.... kishte fillu futbollin te ne, ndersa me pas kishte lujt me ca ekipe moshash ne Angli... e kam lexuar para ca ditesh ne panorama sport. Me duket se ishte sulmues. Ishalla po e marrim edhe ate pasi po te jete stervituir per disa vite me trajnere profesionista atehere dicka do kete mesuar dhe mund te jete shume i vlefshem ne kampionatin shqiptar _________________ Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI |
|
| Back to top |
|
 |
Redbull Dem i Kuq

Joined: 12 Jan 2008 Posts: 1034 Location: Prishtina
|
Posted: Fri Jul 11, 2008 3:59 am Post subject: |
|
|
Shiroki Brijeg, tre mungesa kundër Partizanit
Nuk luajnë Alen Oroz, Josip Topiç e Ivan Raguzh
Kanë mbetur edhe gjashtë ditë para ndeshjes së parë të turit të parë të Kupës UEFA mes Shiroki Brijeg dhe Partizanit. Skuadra kroato-boshnjake ka përfunduar fazën përgatitore dhe të shtunën do të zhvillojë edhe miqësoren e fundit përballë skuadrës tjetër boshnjake që merr pjesë në Kupën UEFA, Zrinjski Mostar.
Gjithsesi ekipit kundërshtar të Partizanit nuk i ecën më së miri fati. Pasi më parë ishte lajmëruar për pamundësinë e aktivizimit të qëndërmbrojtësit Alen Oroz, i cili për shkak të një këputje të ligamentit duhet të pauzojë së paku tre muaj, skuadrën e Shiroki Brijeg e kanë zënë edhe fatkeqësi të tjera gjatë përgatitjeve.
“Po punonim mirë pasi kushtet ishin vërtetë të shkëlqyeshme”, ka thënë trajneri i Shiroki Brijeg, Ivan Kataliniç për të përditshmen “Dnevni List”. “Gjithçka kaloi mirë deri në ditën e fundit kur na u dëmtua Josip Topiç i cili me siguri nuk do të luajë në ndeshjen e parë, ndërsa është në dyshim edhe për të dytën. E njejtë është situata edhe me Ivan Raguzh”.
Posaqërisht të rëndësishme janë mungesat e dyshes së qendrës së mbrojtjes Oroz e Topiç. Megjithatë Kataliniç nuk ankohet shumë.
“Ajo që ka ndodhur ka ndodhur. Do të luajnë ata që munden. Kemi edhe lojtarë të tjerë në këtë pozitë. Janë edhe tre futbollistë të këtij roli”.
Ndërkohë sa i përket informacioneve rreth Partizanit, duket se Kataliniç është në dyshim.
“Është vështirë të marrim çfarëdo informacioni. Nga një burim dëgjon se kanë mbetur pa tre futbollistë, ndërsa nga tjetri krejt tjetër histori. Sinqerisht nuk i besoj askujt. Duhet të presim ndeshjen e parë dhe ardhjen e tyre këtu. Atëherë nuk do të mund të fshehin asgjë”, ka mbyllur Kataliniç.
Shiroki barazon pa gola përballë Zheleznjiçar
Para përfundimit të fazës përgatitore, skuadra e Shiroki Brijeg ka zhvilluar edhe një tjetër ndeshje miqësore me skuadrën boshnjake Zheleznjiçar të Sarajevës. Për ndryshim të ndeshjes së zhvilluar të shtunën e kaluar kur kundërshtari i Partizanit në Kupën UEFA kishte shënuar fitore me rezultatin 2-1, kësaj radhe ndeshja është mbyllur me rezultatin e bardhë 0-0.
Skuadra e Shiroki Brijeg pritet që testin kryesor përpara përballjes me Partizanin ta zhvillojë të shtunën me fillim prej orës 20:15 kur do të përbalet me ekipin e Zrinjski Mostar, një tjetër skuadër nga Bosnja që merr pjesë në Kupën UEFA.
Skuadra e Shiroki Brijeg ka zhvilluar katër ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për Kupën UEFA. Janë mposhtur 2-1 nga skuadra e Zagrebit, ndërsa kanë shënuar fitore ndaj Shbenikut (1-0) dhe Zheleznjiçarit (2-1) në ndeshjen e parë para se të barazojnë pa golë në të dytën.
Ekspedita 36 anëtarëshe e Partizanit
Nga Shqipër ia në adresë të Shiroki Brijeg ka arritur lista me 36 emrat e delegacionit të Partizanit. Prej tyre 24 janë futbollistë, ndërsa pjesën tjetër e përbëjnë shtabi teknik i prirë nga Hasan Lika, si dhe drejtuesit e klubit me në krye presidentin Albert Xhani. Delegacioni nga Tirana do të jetë në Bosnje me 15 korrik. Do të vendosen në Hotelin Royal në Shiroki Brijeg. Për shkak se për shqiptarët është i vlefshëm regjimi i vizave për të hyre në BeH, nuk pritet që Partizani të jetë mbështetjen e tifozëve nga Shqipëria në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Pecara”.
Takim në Podgoricë për problemet administrative
Shiroki Brijeg në kuadër të garave evropiane tashmë ka luajtur kundër një klubi nga Shqipëria. Në sezonin 2005-06 në turin e parë të Kupës UEFA kanë eliminuar Teutën, dhe kjo ndeshje akoma mbahet në mend në klubin e Shirokit për shkak të problemeve administrative. Në atë kohë klubit i ishte premtuar që vizat për tre futbollistët brazilianë (Wagner, Ronielle e Carlos) do të ishin të gatshme në kufi, por kjo gjë nuk kishte ndodhur dhe skuadra ishte detyruar që të luajë pa ta në ndeshjen e parë. Shpresohet që një gjë e tillë të mos ndodhë përsëri, Dhe për të mos u përsëritur kjo është zhvilluar edhe një takim në Podgoricë mes presidentit të Shiroki Brijeg, Zlatan Mijo Jeliç dhe drejtuesve të Partizanit. Është biseduar për detajet e vizave dhe problemet e tjera administrative. _________________ Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI |
|
| Back to top |
|
 |
Redbull Dem i Kuq

Joined: 12 Jan 2008 Posts: 1034 Location: Prishtina
|
Posted: Fri Jul 11, 2008 7:11 am Post subject: |
|
|
Lista e futbollistëve të Shiroki Brijeg për Kupën UEFA
PORTIERË: Vladimir Vasilj, Dejan Bandović, Antonio Soldo
MBROJTËS: Josip Topić, Dalibor Kožul, Bruno Prlić, Marko Jurić, Josip Barišić, Ivan Kvesić, Tomislav Božić, Jurica Granić
Mesfushorë: Danijel Kožul, Dalibor Šilić, Marko Zelenika, Marciano, Franjo Šakić, Igo Soares, Alexandre
Sulmues: Stanko Bubalo, Ivan Raguž, Ivan Zovko, Da Silva, Wagner.
Pikat e forta:
VLADIMIR VASILJ (Portier)
Një portier tejet i talentuar dhe pika më e fortë e skuadrës së Shiroki Brijeg. Ka luajtur dy ndeshje me kombëtaren kroate, ndërsa në vitin 1998 ka qenë i grumbulluar me kombëtaren e drejtuar nga Bllazheviç në botërorin e zhvilluar në Francë si portier i tretë. Më parë është aktivizuar me skuadrën e famshme kroate Dinamo Zagreb, ndërsa ka pasur përvoja edhe me NK Zagreb, Varteks Varazhdin dhe Konyaspor.
DALIBOR SHILIÇ (Mesfushor ofanziv)
Një mesfushor ofanziv që llogaritet si një ndër më të mirët në kampionatin boshnjak. Ka luzjtur më parë me skuadrën më të madhe boshnjake Zheleznjiçar të Sarajevës, ndërsa ka edhe dy paraqitje edhe për kombëtaren e Bosnje Hercegovinës. Ka shënuar tre gola në katër ndeshjet miqesore që Shiroki Brijeg ka zhvilluar në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e Kupës UEFA. I rrezikshëm sidomos nga gjuajtjet e lira.
STANKO BUBALO (Sulmues)
Një sulmues me një përvojë të madhe dhe i sprovuar në disa skuadra kualitative. Përveçse ka zhvilluar dy ndeshje me kombëtaren kroate në të kaluarën, Bubalo pjesën më të madhe të karrierës ka luajtur për skuadrën e famshme kroate Hajduk Split, ndërsa për pesë sezone ka luajtur në kampionatin austriak për FC Karnten. 133 ndeshje të zhvilluara me këtë skuadër dhe 35 gola të shënuar janë një statistikë për respekt.
WAGNER SANTOS LAGO (Mesfushor)
Braziliani është konsideruar si futbollisti më i mirë i skuadrës së Shiroki Brijeg në sezonin e kaluar. Këtë vit ishte shumë pranë largimit nga Bosnja, pasi kishte disa oferta nga skuadra të huaja, por në çastet e fundit drejtueit e Shirokit i ofruan një kontratë që nuk mund ta refuzonte. _________________ Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI |
|
| Back to top |
|
 |
fatjoniPARTIZONI Tifoz
Joined: 26 Jul 2007 Posts: 146
|
Posted: Fri Jul 11, 2008 10:34 am Post subject: |
|
|
| Ajde per portjer,ne sulmus qe do kena m'ket neshje.Nallbonin ,ene Bejzaden.Qener mrojts ka per t'lujt gjushi im,ene ne mes fush stergjyshi.Rrofsh o Bert Xhani se do na kenoqesh ene simjet. |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4133
|
Posted: Fri Jul 11, 2008 12:45 pm Post subject: |
|
|
tani e lexova lajmin fatjono
| Quote: | Nallbani e Bejzade, vetëm për UEFA-n
Blendi Nallbani do të jetë portieri i Partizanit për ndeshjet që do të luhen më 17 dhe 31 korrik në Kupën UEFA kundër Shiroki Brijeg, ndërsa Skerdi Bejzade do të jetë një ndër sulmuesit. Këto janë afrimet e reja që duket se janë bërë konkrete për të kuqtë, aq sa mësohet se edhe janë përfshirë në listën që do të dërgohet në UEFA për takimet e turit të parë eliminator. |
hajd me mir se pa portier fare dhe se pa sulmus esht, po prap jo ndonje gje e madhe per tu gzu _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 4804 Location: Italia
|
Posted: Fri Jul 11, 2008 12:58 pm Post subject: |
|
|
ka dal zyrtarisht lista? _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
 |
|
| Back to top |
|
 |
Redbull Dem i Kuq

Joined: 12 Jan 2008 Posts: 1034 Location: Prishtina
|
Posted: Fri Jul 11, 2008 2:01 pm Post subject: |
|
|
Kundershtari eshte i kalueshem. Madje edhe pa Nallbanin ishim mire.... Bejzaden ka bere shume mire qe e ka mare por shpresoj te qendroje me ne edhe per kampionatin. _________________ Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI |
|
| Back to top |
|
 |
Redbull Dem i Kuq

Joined: 12 Jan 2008 Posts: 1034 Location: Prishtina
|
Posted: Sun Jul 13, 2008 6:45 am Post subject: |
|
|
Toni Karaçiç: Nëse e tregojmë veten, kalojmë turin
Kanë mbetur edhe katër ditë para premierës së Shiroki Brijeg në Evropë për këtë sezon. Informacioneve për Partizanin nuk u besojnë shumë, prandaj në tërësi janë koncentruar në punën e vet dhe mundësitë e veta.
Kanë zhvilluar katër ndeshje dhe e vetmja gjë që mund të thuhet me siguri është fakti se tre futbollistë nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e parë. Për shkak të kartonave që nga sezoni i kaluar nuk do të mund të luajë mesfushori Marko Zelenika. Mbrojtësi Alen Oroz është dëmtuar në fillim të fazës përgatitore dhe do të pauzojë për disa muaj, ndërsa në miqësoren ndaj Zheleznjiçarit edhe qendërmbrojtësi Josip Topiç ka pësuar djegie muskujsh. Në ndeshjen e parë me siguri nuk do të luajëm ndërsa shpresohet kthimi i tij në ndeshjen e kthimit në Tiranë.
“Topiç nuk do të luajë në ndeshjen e parë, ndërsa për të dytën do të bëjmë gjithçka që ta aftësojmë. Megjithatë nuk jemi deficitarë në këtë pozitë”, është shprehur me optimizëm ndihmëstrajneri i Shiroki Brijeg, Toni Karaçiç, duke shtuar se sulmuesi Ivan Raguzh tashmë e ka tejkaluar dëmtimin.
Ndihmësi i Kataliniç ka treguar edhe një herë se nga Shqipëria kanë marrë kryesisht informacione kundërthënëse, megjithatë kjo aspak nuk e prish ambicien e Shiroki Brijeg.
“Kataliniç është dëgjuar me njerëz në Shqipëri, ku edhe ka punuar. Dikush i thotë se janë më të dobët se më parë, pasi kanë mbetur pa 4-5 lojtarë, të tjerët flasin krejt ndryshe. Ne e dimë se jemi bartës dhe nuk i ikim rolit të favoritit. Nëse tregojmë veten, do të kalojmë turin”. _________________ Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 4804 Location: Italia
|
Posted: Sun Jul 13, 2008 12:09 pm Post subject: |
|
|
Ish-trajneri kroat i Dinamos: “Fortësinë e Partizanit do e njohim në sfidën e parë”
Si kundërshtar i Kupës UEFA, Partizani shihet me konsideratë nga Ivan
Kataliniç, trajneri i Shiroki Brijeg, i cili ka folur pak ditë para duelit të 17
korrikut. “Pavarësisht se kam mjaft njohuri nga futbolli shqiptar pasi kam
punuar atje, nga Partizani kam shikuar vetëm video prej ndeshjeve të
fundit. Di që kanë humbur 4-5 lojtarë kyç, por gjithashtu kanë afruar po aq
të rinj. Gjithsesi, për njohje dhe për
të krijuar një përshtypje më të mirë
të tyre do të na shërbejë ndeshja e
parë që do luajmë në fushën tonë”,
ka deklaruar ish-tekniku i Dinamos
për shtypin boshnjak. Në prag të
sfidës me të kuqtë në Kupën UEFA
nuk mungojnë problemet për formacionin
boshnjak. “Topiç do të
qëndrojë jashtë fushave për 15-20
ditë dhe kjo për ne është një goditje
e rëndë. Problem është edhe mungesa
e stoperit Alen Oroz. Por
Kataliniç me mungesa, por optimist
kemi shumë lojtarë në ato pozicione dhe besoj se do të bëjmë zëvendësime
në lartësinë e situatës”. Kataliniç po mendon edhe për mundësinë e aplikimit
të dy sistemeve të lojës: “Po provojmë si 4-4-2, edhe 4-3-3. Kemi një
profil të tillë lojtarësh sa që mund t’i aplikojmë të dy modulet. Shiroki si klub
servir vërtetë kushte të mëdha për të punuar. Dhe kur punon në këto
kushte, sigurisht priten edhe rezultate.
E kemi ndryshuar mjaft
ekipin dhe natyrisht kemi nevojë
për pak kohë, por atë nuk e kemi,
pasi shumë shpejt do të luajmë për
Kupën UEFA”, ka vazhduar
Kataliniç, i cili beson se gjërat
mund të përmirësohen të paktën
për ndeshjen e kthimit. E sigurtë
deri tani është se për sfidën e
parë me Partizanin s’ka vend për
llogari, pasi do të aktivizojë formacionin
më të mirë. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
 |
|
| Back to top |
|
 |
|
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum
|
|