Partizani.Net Forum Index Partizani.Net  
  Forumi i FK Partizani Tirane      FAQ      Search      Memberlist  
  · Log in Register · Profile · Log in to check your private messages · Usergroups  

UEFA Cup: Siroki Brijeg - Partizani 0-0
Goto page Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next
 
Post new topic   Reply to topic    Partizani.Net Forum Index -> Ndeshjet e Partizanit
View previous topic :: View next topic  
Author Message
Redbull
Dem i Kuq


Joined: 12 Jan 2008
Posts: 1034
Location: Prishtina

PostPosted: Mon Jul 14, 2008 4:52 am    Post subject: Reply with quote

Shiroki Brijeg - Zrjinski Mostar 4-2

Prova gjenerale para Partizanit e suksesshme


Futbollistët e Shiroki Brijeg në provën gjenerale para fillimit të sezonit të ri kanë mposhtur skuadrën e Zrinjski Mostar (gjithashtu pjesëmnarrëse në Kupën UEFA) me rezultatin 4-2.
Kundërshtari i Partizanit e ka filluar për mrekulli ndeshjen duke kaluar në epërsi prej 2-0 që në minutat e para të ndeshjes me golat e shënuar nga kapiteni Dalibor Šilic dhe sulmuesi brazilian Wagner. Goli i parë i Šilic ka ardhur pas një gjuajtje të shkëlqyeshme nga largësia, ndërsa i dyti ka ardhur si pasojë e gabimit në mbrojtje të kundërshtarit.
Në minutat në vazhdim skuadra nga Mostari ka barazuar rezultatin. Đuric në minutën e 16 ka shënuar për 2-1, ndërsa Matko ka barazuar rezultatin në minutën e 31-të.
Para përfundimit të pjesës së parë ka ardhur edhe goli i tretë për Shiroki Brijeg. Përsëri kapiteni Dalibor Šilic ka shënuar me kokë për rezultatin 3-2.
Në pjesën e dytë trajnerët Kataliniç dhe Joviç u kanë dhënë rastin për të luajtur edhe lojtarëve rezervistë, ndërsa goli i katërt për Shiroki është shënuar në minutën e fundit të ndeshjes kur braziliani Wagner ka realizuar një penallti të dhënë në favor të tij.
_________________
Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4133

PostPosted: Mon Jul 14, 2008 12:10 pm    Post subject: Reply with quote

edhe kta te kategorise se par ishin?

dhe rrofsh redbullo per informacionet. ishalla u hedhin nji sy dhe stafi partizanit qe t marrin ndonji info.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4804
Location: Italia

PostPosted: Mon Jul 14, 2008 12:27 pm    Post subject: Reply with quote

kush staf?????????ata kane pune te tjera Mad
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4133

PostPosted: Mon Jul 14, 2008 4:21 pm    Post subject: Reply with quote

redbull per ta pare ne ndonji tv boshnjak ne internet behet fjale?

shko hishu nje sy faqes se Shirokit se mos thon gje ata andej
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4804
Location: Italia

PostPosted: Mon Jul 14, 2008 6:51 pm    Post subject: Reply with quote

duhet me gjet ndonje menyr me e pa se sben
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Redbull
Dem i Kuq


Joined: 12 Jan 2008
Posts: 1034
Location: Prishtina

PostPosted: Mon Jul 14, 2008 7:37 pm    Post subject: Reply with quote

Them se i ka pa edhe stafi pasi kam verejt se e vizitojne faqen tone....

Sa per punen transmetimit direkt ne internet as qe behet fjale. Per te mos shpenzuar me shume fjale per t'ju shpjeguar mjafton vetem per te thene se Bosnja e Hercegovina aktualisht eshte si Shqiperia e vitit 2000.

Te forumi i tyre u kerkova qe te me japin frekuencat e ndojne kanali televiziv qe mund te transmetoje direkt ndeshjen. Deri me tani askush nuk me ktheu pergjigje. Po nuk me informuan ne forum edhe neser atehere do mar ne telefon klubin e Shirokit dhe do u kerkoj informacion nese ndeshja jepet ne ndonje TV qe transmeton ne satelit.

Nese marim frekuencat a ka ndonje shans qe Jimmy apo dikush tjeter ta beje te mundur transmetimin te faqja? Njehere e kemi bere nje gje te tille
_________________
Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4804
Location: Italia

PostPosted: Mon Jul 14, 2008 7:56 pm    Post subject: Reply with quote

hajt te gjejm Jimmyn se Very Happy
jp per gje po as ata horrat e digitalbit s'japin gje
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Redbull
Dem i Kuq


Joined: 12 Jan 2008
Posts: 1034
Location: Prishtina

PostPosted: Tue Jul 15, 2008 8:39 am    Post subject: Reply with quote

Cuna as qe behet fjale per transmetim televiziv. Te forumi i tyre ma shpjeguan nje gje qe ne fakt e dija.
Shiroki Brijeg eshte nje qytet kroat dhe njerezit atje percjellin televizionet kroate (nga Kroacia). Vetem de jure jane pjese e Bosnjes.
Per kete arsye televizionet kombetare (qe kontrollohen nga boshnjaket myslimane) zakonisht nuk transmetojne ndeshjet e Shiroki Brijeg apo Zrjinski Mostar (skuadra kroate te Bosnjes) apo qofte edhe te Modrica (skuader serbe e Bosnjes).

Gjasat e vetme jane qe ndeshja te transmetohet ne radio Shiroki Brijeg qe po transmetoka edhe ine internet (http://www.radiosirokibrijeg.com). Une provova po nuk me punon. do provoj tani sa te instaloj winamp. nese ndeshjen e japin ne radio une do te jem online dhe do ta degjoj e mund te te shkruaj komentet te minichat te faqja......
_________________
Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website
Redbull
Dem i Kuq


Joined: 12 Jan 2008
Posts: 1034
Location: Prishtina

PostPosted: Tue Jul 15, 2008 11:37 am    Post subject: Reply with quote

Shiroki Brijeg dy ditë para përballjes me Partizanin

Atmosferë e mirë megjithë kritikat


Megjithë fitoren me rezultat bindës në provën gjenerale përballë Zrinjskit, notat e futbollistëve të Shiroki Brijeg para përballjes evropiane kundër Partizanit nuk janë edhe aq të mira. Janë të paktë ata që e kanë parë ndeshjen e së shtunës kundër skuadrës nga Mostari dhe që thonë se me fitoren 4-2 skuadra e Shiroki Brijeg ka shkëlqyer. Probleme kishte sidomos në mbrojtje, ndërsa edhe repartet e tjera ishin larg të qenit pa mangësi.
Trajneri Kataliniç më pas kishte treguar sesi futbollistët e tij qëndronin shumë larg kundërshtarit dhe se sulmuesit e Zrinjskit kanë ardhur me lehtësi tek goli. Vështirë se mund të lavdërohet ndonjëri prej futbollistëve, përveç kapitenit Shiliç i cili dy herë tundi rrjetën, duke vërtetuar kështu se është futbollisti më i disponuar e skuadrës (ka shënuar 5 gola në ndeshjet përgatitore).
Të shumtë janë tifozët që përmendin atë që kishin thënë shpesh edhe në sezonin e kaluar, për lojën pa lojë të skuadrës së tyre. Megjithatë drejtuesit në “Pecara” nuk duan të dëgjojnë për një gjë të tillë.
“Është vështirë ti bëhet qejfi gjithkujt, kur humbet nuk është mirë, kur fiton prapë nuk është mirë”, ka reaguar në komentet e tifozëve drejtori teknik i klubit, Damir Kutle. “Atmosfera është e mirë. Nuk ka asnjë arsye për të mos qenë e tillë. Ndërsa përsa i përket Partizanit, kemi pak informata të cilave mund t’u besojmë. Një herë marrim një përshkrim, më pas diçka krejt tjetër. Njejtë ishte edhe me Teutën (sezoni 2005-2006). Duhet të presim deri të enjten, vetëm atëherë mund të shohim se kënd kemi për kundërshtar”.
Sigurisht, trajneri Kataliniç, dikur trajner i Dinamos së Tiranës, është munduar që të marrë sa më shumë informacion për kundërshtarin. Por siç tregon edhe Kutle edhe ai duhet të presë ndeshjen për të krijuar një ide për kundërshtarin. Deri atëherë i famshmi Kate (nofka e Kataliniç) do të mundohet që të zgjojë mbrojtjen e përgjumur dhe të përgatisë skuadrën për ambicien e përhershme – kalimin e turit të parë.

Nesër konferencë për shtyp
NK Shiroki Brijeg do të zhvillojë të mërkurën me fillim prej orës 11 një konferencë për gazetarë, në të cilën do të jenë të pranishëm shefi i shtabit teknik Ivan Kataliniç dhe kapiteni i skuadrës Dalibor Shiliç. Drejtuesit e Shiroki Brijeg njoftojnë se ftesë për të marrë pjesë në këtë konferencë do t’u bëhet edhe përfaqësuesve të Partizanit të cilët në Shiroki pritet të mbërrijnë sot (e martë) dhe do të akomodohen në Hotel Royal.
_________________
Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4133

PostPosted: Tue Jul 15, 2008 12:08 pm    Post subject: Reply with quote

Redbull wrote:
Cuna as qe behet fjale per transmetim televiziv. Te forumi i tyre ma shpjeguan nje gje qe ne fakt e dija.
Shiroki Brijeg eshte nje qytet kroat dhe njerezit atje percjellin televizionet kroate (nga Kroacia). Vetem de jure jane pjese e Bosnjes.
Per kete arsye televizionet kombetare (qe kontrollohen nga boshnjaket myslimane) zakonisht nuk transmetojne ndeshjet e Shiroki Brijeg apo Zrjinski Mostar (skuadra kroate te Bosnjes) apo qofte edhe te Modrica (skuader serbe e Bosnjes).

Gjasat e vetme jane qe ndeshja te transmetohet ne radio Shiroki Brijeg qe po transmetoka edhe ine internet (http://www.radiosirokibrijeg.com). Une provova po nuk me punon. do provoj tani sa te instaloj winamp. nese ndeshjen e japin ne radio une do te jem online dhe do ta degjoj e mund te te shkruaj komentet te minichat te faqja......


rrofsh redbull, ishalla po e jep radio t pakten qe t marrim vesh si kemi loz.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4133

PostPosted: Tue Jul 15, 2008 12:08 pm    Post subject: Reply with quote

Nallbani federohet me te kuqte, Bejzade jo

Kane pritur me shume shprese te kuqte e Partizanit qe te kishin dhe nje emer tjeter te njohur ne radhet e tyre per ne Kupen UEFA, por nuk kane mundur t'i gezohen federimit te Skerdi Bejzades me fanellen e kuqe, pasi UEFA ua ka ndaluar. Me sa duket, shkak eshte bere numri i zgjeruar i lojtareve pjesemarres ne kete kompeticion. Por, ndryshe nga "arusha", Blendi Nallbani ka mundur te regjistrohet ne listen e Partizanit, pasi portieri ka qene prioritet i drejtuesve te klubit kryeqytetas. Pas largimit te Orges Shehit, te kuqte nuk kishim mundur te gjenin nje gardian per kuadratin e portes.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4804
Location: Italia

PostPosted: Tue Jul 15, 2008 1:26 pm    Post subject: Reply with quote

sikur pritej e kunderta
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4133

PostPosted: Tue Jul 15, 2008 2:01 pm    Post subject: Reply with quote

As Bejzade as Nallbani

Partizani eshte nisur drejt Bosnjes, ku do te zhvilloje takimin e pare eliminator per kupen UEFA kunder Shiroki Brijeg. Ka qene nje kohe relativisht e shkurter, per te kuqte, faza e pergatitore ne Pogradec, ndersa trajneri Lika ka bere te pamunduren qe skuadra te arrije nje forme te pakten per te perballuar ndeshjen e pare. Pavarsisht se eshte ruajtur boshti i skuadres, nuk mund te thuhet se Partizani ka te njejten fytyre si sezoni i kaluar, pas largimit te disa futbollisteve te formacionit baze ne merkaton e veres. Nderkohe eshte sfumuar edhe pista e huazimit per portierin Nallbani dhe Skerdi Bezjaden ne keto ndeshje, per shkak te rregullave te reja te UEFA-s. Takimi i pare per kualifikimin do te luhet te enjten, ne oren 20:15, dhe do te drejtohet nga nje treshe gjyqtaresh sllovake.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4804
Location: Italia

PostPosted: Tue Jul 15, 2008 2:31 pm    Post subject: Reply with quote

hallall
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4133

PostPosted: Tue Jul 15, 2008 2:36 pm    Post subject: Reply with quote

Partizani niset drejt Bosnjes

nga Partizani.Net

Skuadra e Partizanit eshte nisur drejt Bosnjes, ku do te zhvilloje takimin e pare eliminator per kupen UEFA kunder Shiroki Brijeg. Skuadra eshte stervitur per nje kohe te shkurter ne Pogradec ku nuk eshte luajtur asnje ndeshje miqesore, ndersa trajneri Lika ka bere te pamunduren qe skuadra te arrije nje forme te pakten per te perballuar ndeshjen e pare. Pavarsisht se eshte ruajtur grupi kryesor i skuadres, Partizani do te kete nje fytyre ndryshe nga sezoni i kaluar pasi jane larguar disa lojtare te formacionit baze.

Nderkohe eshte sfumuar edhe pista e huazimit per portierin Blendi Nallbani dhe sulmuesin Skerdi Bezjade ne keto ndeshje, per shkak te rregullave te reja te UEFA-s.

Takimi i pare per kualifikimin do te luhet te enjten, ne oren 20:15, dhe do te drejtohet nga nje treshe gjyqtaresh sllovake. Ne kete ndeshje pritet qe Partizani te kete ne porte portierin e ri Edvan Bakaj i cili sezonin e kaluar u huazua te Luftetari ku ishte titullar. Ai ka luajtur vetem nje ndeshje ne Superlige me Partizanin. Zevendesi i tij do te jete i riu tjeter, Dashamir Xhika.

Mbrojtja pritet te jete e njejta qe ka qene edhe gjate sezonit me Osmanin dhe Tafajn ne qender dhe kapitenin Beqiri dhe Hallacin nga krahet. Pinari me shume mundesi do ta filloje ndeshjen nga stoli. Ne stol do te jete edhe mbrojtesi i ardhur nga Luftetari, 24-vjecari Ylli Shameti.

Ne mesfushe titullar do te jete Muzaka, Dhembi dhe Gjyla. I katerti ne mesfushe mund te jete Karapici ose mund te levize perpara Hallaci dhe Tafaj te zhvendoset ne krah te mbrojtes duke i lene hapesire Pinarit ne qender.

Sulmi do te perbehet pa dyshim nga Ngjela qe do te mbeshtetet nga Bakaj. Me skuadren do te udhetojne edhe Capo, Karabeci dhe Perlleshi, lojtare te rinj te dale nga rradhet e Akademise, qe ka mundesi te aktivizohen nga stoli pasi opsionet per Hasan Liken jane shume te pakta.

Gati uniformat “Legea”
Në prag të ndeshjes së parë të turit eliminator të Kupës UEFA, të kuqtë kanë siguruar edhe uniformat e reja, që do të përurohen në këtë përfaqësim evropian dhe do të jenë të markës “Legea”. Veç dy uniformave, një ngjyrë e kuqe e një e bardhë, lojtarët do të pajisen edhe me kostumet sportive, që do të mbahen gjatë qëndrimit në Bosnje. Ekipi do të udhëtojë me një autobus të kompanisë së njohur “Joy Travel” dhe pas 7 orësh duhet të mbërrijë në Shiroki Brijeg, i gatshëm që pas thuajse 48 orësh të përballojë sfidën e parë kundër vendësve. (Panorama Sport) .

15 Korrik 2008
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Display posts from previous:   
Post new topic   Reply to topic    Partizani.Net Forum Index -> Ndeshjet e Partizanit All times are GMT + 1 Hour
Goto page Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next
Page 4 of 10

 
Jump to:  
You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot vote in polls in this forum



Surf Anonymous with Zzoop Proxy Free Games Online

Web Hosting for this free forum is provided by Free Bulletin Board get your free phpbb forum or free Invision forum today!



Powered by phpBB � 2001, 2002 phpBB Group   ·   Partizani.Net supports phpBBHacks.com