|
| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
GJENERAL PETRIT DUME Tifoz

Joined: 07 Sep 2008 Posts: 166 Location: SHTABI I PĖRGJITHSHĖM
|
Posted: Tue Sep 23, 2008 12:11 am Post subject: PARTIZANI 1:0 TORINO |
|
|
Partizani - Torino 1-0
40 vjet mė parė njė nga fitoret mė bujshme tė futbollit shqiptar
Klima e futbollit dukej disi e ndezur, ashtu si dhe ajo politike, teksa pasonte nė vitin fatthėnė 1968, kur Shqipėria Komuniste nis e ndjen njė sulm tė mundshėm nga Bashkimi Sovjetik mbas pushtimit tė Ēekosllovakisė dhe kur tash edhe zyrtarisht ajo po bėnte tėrheqjen e saj nga Traktati i Varshavės. Eshtė e ēuditėshme se si pikėrisht nė kėte periudhė, gjeopolitika e futbollit shqiptar prodhon ngjarjen ndoshta mė tė madha tė historisė sė tij tė klubeve tė Kupave tė Evropės
Ngjarja i pėrket 18 shtatorit 1968 me skenėn e vendosur nė Stadiumin Kombėtar Qemal Stafa tė Tiranės: Kupa e Kupave tė Evropės. Partizani Torino e Italisė 1-0! Kjo ėshtė fitorja e parė e madhe e futbollit tė Shqipėrisė nė njė garė evropiane. Kėsisoji, edhe fitorja e parė e Shqipėrisė kundėr njė skuadre perėndimore nė ndeshjet e Kupave tė Evropės, e pėr nderin e futbollit tonė, ajo ėshtė fitore ndaj njė prej skuadrave mė tė lavdishme tė vetė Evropės, siē ishte Torino legjendar, i shquar nė vitet '40, prej katastrofės sė Superga-s - deri asokohe 6 herė Kampion i Italisė (1928, 1943, 1946, 1947, 1948, 1949) dhe 3 herė fitues i Kupės Kombėtare (1936, 1943, 1968).
Torino 1968 pėrbėn ndėrkaq, ndeshjen parė tė Shqipėrisė nė Kupėn e Kupave tė Evropės. Torino ishte fituesja e Kupės sė Italisė dhe lojtarėt e Kombėtares sė Italisė, Vieri, Puia, Poletti, Agropi, sidomos kampioni i Evropės, Ferrini si dhe francezi i mirėnjohur Nestor Combin i Kombėtares sė Francės - pėrbėnin njė gjashtėshe tė njė kalibri qė sillte nė Kupėn e Kupave njė Torino tė fuqishme, pėr mė tepėr pėrfaqėsuese e njė vendi si Italia, e cila vetėm 3-4 muaj mė parė, saktėsisht mė 10 qershor 1968, mbas dy fundoreve dramatike 1-1 dhe 2-0 me Jugosllavinė e Dragan Xhaiēit, ishte shpallė Kampione e Evropės.
Klima e futbollit nė Shqipėri dukej disi e ndezur nė atė fundvere 1968, ashtu si dhe ajo politike, sepse ishim mu nė vitin fatthėnė 1968, kur Shqipėria Komuniste nis e ndjen njė sulm tė mundshėm nga Bashkimi Sovjetik mbas pushtimit tė Ēekosllovakisė dhe kur tash edhe zyrtarisht ajo bėnte tėrheqjen e saj nga Traktati i Varshavės. ndonėse nuk dukej se vemendja e Bashkimit Sovjetik qe pėrqėndruar te e vetizoluara e vogėl qė quhej Republika Popullore e Shqipėrisė.
Papritmas, ndeshja e rrallė e Tiranės merr jetė nė njė situatė dramatike tė vetė Shqipėrisė, e cila ishte hedhur tashmą me vrull nė krahėt e Kinės sė Mao Ce Dunit. Vetėm pak ditė mė parė Kuvendi Popullor kishte denoncuar pushtimin sovjetik tė Ēekosllovakisė dhe zyrtarisht kishte marrė vendimin pėr daljen nga Traktati i Varshavės, me tė cilin e pakta prej 6 vjetėsh nuk kishte asnjė marrėdhėnie. Mjedisi shqiptar ishte ndėrkohė, tejet i politizuar, disi dramatik dhe i frikshėm, sidomos pėr qeverinė komuniste, tek e cila sulmi i Bashkimit Sovjetik ndaj Ēekosllovakisė, kishte krijuar njė pasiguri tė plotė. Edhe gazeta "Sporti popullor" ėshtė e mbushur numėr pėr numėr me shkėmbime telegramesh me Mao Ce Dunin e Ēu En Lain, me takime tė zjarrta kinezo-shqiptare, me ditirambe pėr Kinėn Popullore, me krijim brigadash ushtarake studentore. Si dhe me pėrgatitje pėr parada ushtarake natėn para Hotel Dajtit, duke krijuar njė shqetėsim tė ēuditshėm edhe pėr gjithė trupėn torineze qė ishte "ankoruar" nė tė vetmin hotel tė pranueshėm tė Tiranės, "Dajtin" e arkitekturės musoliniane tė ndėrtuar nga vetė italianėt nė fillim tė viteve '40.
"Kujtova se nisi lufta, por tė nesėrmen kam pėrjetuar njė ndeshje tė frikėshme, kam shijuar njė "libero" tė rangut evropian (Spiro Gjika), njė kapiten stoik (Lin Shllaku) dhe njė organizim tė pėrsosur nė mesfushė (Sabah Bizi Ramazan Ragami), siē do tė shkruante njė gazetar i vjetėr italian mbas ndeshjes, duke i dhėnė edhe ai jo pak ngjyra "lufte" mjedisit tė tronditur shqiptar.
Nė orėn 15.30 tė 18 shtatorit 1968, rreth 30.000 shikues, siē u njoftua se ishin, Partizani nis dhe interpreton mrekullinė e tij, ate qė edhe sot mbas katėr dekadash gjithnjė e pėrcaktoj si "perla e futbollit shqiptar". Ngjyrat e kuqe tė fanelave tė Torinos, e detyrojnė skuadrėn me emrin luftarak Partizani, qė tė zbresė nė fushė me kostumin e bardhė - nė tė vėrtetė kostumi rezervė i Kombėtares sė Shqipėrisė, ēka vėrtetohet edhe nga stema e Republikės e mbajtur jashtė ēdo protokolli mbi fanelė! Edhe ky fakt i rastėsishėm nacionalkomunist, tė duket se hynte nė gjeopolitikėn e futbollit shqiptar 68.
"Futbollistėt tanė luajtėn me patriotizėm, vendosmėri dhe shpirt luftarak" ėshtė titulli i politizuar deri nė skaj, sikur tė ishte fjala pėr njė luftė, jo pėr njė ndeshje. Askush dhe asgjė nuk mund t'i shpėtonte stilit tė situatės "luftarake" shqiptare qė pėrjetonte i gjithė vėndi nė pritje tė njė sulmi tė mundshėm sovjetik, ēka gjithsesi dukej qė ishte njė utopi. Shqipėrinė e kishin harruar. Do ta kujtonte tejet kjo ndeshje nė mėnyrėn e vet sportive. Dhe jashtė kėtij konteksti politik, Partizani i Shqipėrisė ka zhvilluar ndeshjen e madhe tė vlerave tė larta thjesht teknike. E luajtur nė sulm tė vazhdueshėm, tė njė shpejtėsie tė papėrmbajtėshme, plot gjuajtje e raste qė do tė ēonin tek goli historik i Pėllumb Shaqirit nė minutėn e 46-tė, fituesja e Kupės sė Shqipėrisė pikėrisht nė pjesėn e dytė ka treguar pjekurinė taktike tė njė skuadre evropiane.
Edmondo Fabri, mė parė trajner i Kombėtares italiane, pohonte pa mėdyshje:
"Ne erdhėm nė Shqipėri plot shpresa se do tė ktheheshim nė vendin tonė me fitore. Kjo bindje u trondit nga zhvillimi i ndeshjes dhe kur vendasit kaluan nė avantazh, e kuptova se jo vetėm qė s'mund tė fitonim, por as pėr barazim s'bėhej dot mė fjalė.... Mė ka pėlqyer e gjithė skuadra. Luajti me ritėm, na imponoi vullnetin e saj dhe diti tė fitonte."
Partizani i kėrkon dy lojtarė Vllaznisė pėr ndihmė, Bizin e Ragamin, duke vėnė syrin te ylli i saj mė i ri, siē ishte 20-vjeēari Sabah Bizi, tė cilin mbasi e kėrkon vetėm pėr ndeshjet me Torinon, me prepotencė gjeneralėsh, nuk ia kthen mė. Partizani pėrforcohet ndėrkaq edhe me Teodor Vason e shkėlqyer tė Skenderbeut dhe nė fushėn e blertė derdhet njė 11-sh thuajse i pagabueshėm, nė harmoni tė plotė, ku gjejmė plot 8 futbollistė kombėtaras: M.Janku, M.Gjika, T.Vaso, R.Ragami, L.Shllaku, Bizi, Pano, Jashari.
Ky ishte 11-shi i trajnerit Refik Resmja, i cili mbasi kishte lėnė mbrapa karrierėn e tij tė bujshme si futbollist, regjistronte nė historinė e tij kėte kujtim madhėshtor tė futbollit si trajner me kėte fitore pėrtej historisė kundėr mbajtėses sė Kupės sė Italisė Kampione e freskėt e Evropės! Humbja 1-3 (goli shqiptar i Neptun Bajkos) e Partizanit nė ndeshjen kthimit nė Torino, tash me bashkėtrajner edhe Loro Boriēin, mė 2 tetor 1968, ka patur dramaticitetin e saj dhe Partizani e ka lėnė "Stadio Comunale" tė Torinos me kryet lart
.
(Nga libri nė punim i BESNIK DIZDARIT: Historia e Kampionateve tė Shqipėrisė, Libri 6 _________________ TĖ PUSHKATOJMĖ MINJTĖ, SIĒ ĒLIRUAM TIRANĖN!  |
|
| Back to top |
|
 |
GJENERAL PETRIT DUME Tifoz

Joined: 07 Sep 2008 Posts: 166 Location: SHTABI I PĖRGJITHSHĖM
|
Posted: Tue Sep 23, 2008 12:16 am Post subject: |
|
|
Nuk ka nevoje per shume fjale.
Fitore me Torinon.
30.000 veta ne stadium (besoj stadiumi ku ka pasur me shume shqiptare ne te gjitha koherat...).
Eshte nje nga ato ngjarje dhe fitore madheshtore te Partizanit dhe gjithe futbollit shqiptar, qe te ben te te dritherohet mishi, te jesh tifoz i Partizanit, sinonimit te futbollit shqiptar. _________________ TĖ PUSHKATOJMĖ MINJTĖ, SIĒ ĒLIRUAM TIRANĖN!  |
|
| Back to top |
|
 |
toncubi Dem i Kuq

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 643 Location: Afganistan
|
Posted: Tue Sep 23, 2008 8:24 am Post subject: |
|
|
I bovini di merda ........ ene Partizoni i ka rraf  _________________ Segnare un gol in fuorigioco con l'inter non ha prezzo...
Per tutto il resto c'e Burdisso...
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 4814 Location: Italia
|
Posted: Tue Sep 23, 2008 8:44 am Post subject: |
|
|
pse mo sta mbush mendjen partizoni ty?  _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
 |
|
| Back to top |
|
 |
demi Dem i Kuq

Joined: 28 Nov 2007 Posts: 1795 Location: KLUB SPORTIV PARTIZANI (Rruga Frosina Plaku)
|
Posted: Tue Sep 23, 2008 10:03 am Post subject: |
|
|
me verte na ngjethet mishi  _________________ Kto Fjale qe ndjej ne zemer,po ti them ne sy:O Tirona t'*Ƨensuruar* motren,tifozat edhe ty!!!
RED OR DEAD |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 4814 Location: Italia
|
Posted: Tue Sep 23, 2008 5:13 pm Post subject: |
|
|
ne e kemi nderuar shqiperin ne evrop...minjt rrijn e fryhen me ate 2-2 me ajaxin _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
 |
|
| Back to top |
|
 |
Redbull Dem i Kuq

Joined: 12 Jan 2008 Posts: 1049 Location: Prishtina
|
Posted: Tue Sep 23, 2008 6:55 pm Post subject: |
|
|
a ja ka idene njeri nese mund te gjindet kjo ndeshje ne arkivat e TVSH-se... do e dhifja me shume deshiree edhe pas gjith ketyre viteve _________________ Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 4814 Location: Italia
|
Posted: Wed Sep 24, 2008 9:19 am Post subject: |
|
|
se di...duhet te interesohemi njeher _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Wed Sep 24, 2008 9:38 am Post subject: |
|
|
shum e vjeter dhe shum e veshtir per tu gjet besoj, po gjikundi duhet te ekzistoj. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
demi Dem i Kuq

Joined: 28 Nov 2007 Posts: 1795 Location: KLUB SPORTIV PARTIZANI (Rruga Frosina Plaku)
|
Posted: Wed Sep 24, 2008 10:38 am Post subject: |
|
|
| Eni wrote: | | shum e vjeter dhe shum e veshtir per tu gjet besoj, po gjikundi duhet te ekzistoj. |
te na e gjej forever duhet te jet ne torino patjeter _________________ Kto Fjale qe ndjej ne zemer,po ti them ne sy:O Tirona t'*Ƨensuruar* motren,tifozat edhe ty!!!
RED OR DEAD |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 4814 Location: Italia
|
Posted: Wed Sep 24, 2008 3:51 pm Post subject: |
|
|
do e ken djeg bovinit  _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
 |
|
| Back to top |
|
 |
demi Dem i Kuq

Joined: 28 Nov 2007 Posts: 1795 Location: KLUB SPORTIV PARTIZANI (Rruga Frosina Plaku)
|
Posted: Wed Sep 24, 2008 5:46 pm Post subject: |
|
|
| Forever Red wrote: | do e ken djeg bovinit  |
mbase _________________ Kto Fjale qe ndjej ne zemer,po ti them ne sy:O Tirona t'*Ƨensuruar* motren,tifozat edhe ty!!!
RED OR DEAD |
|
| Back to top |
|
 |
GJENERAL PETRIT DUME Tifoz

Joined: 07 Sep 2008 Posts: 166 Location: SHTABI I PĖRGJITHSHĖM
|
Posted: Fri Sep 26, 2008 6:57 pm Post subject: |
|
|
PARTIZANI - TORINO 1-0 (0-0)
Partizani: Janku, Gijka M, Gijka S., Vaso, Rragami, Shllaku, Bajko, Shaqri, Bizi, Pano, Jashari (al 45' Ciraku).
Torino: Vieri, Poletti, Fossati, Puia, Cereser, Bolchi, Carelli (al 30' Mondonico), Ferrini, Baisi, Moschino, Facchin (al 56' Corni).
Arbiter: Gugulovic (Jugosllavi) _________________ TĖ PUSHKATOJMĖ MINJTĖ, SIĒ ĒLIRUAM TIRANĖN!  |
|
| Back to top |
|
 |
|
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum
|
|