|
| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4436
|
Posted: Thu Aug 03, 2006 1:22 pm Post subject: Vazhdon te favorizohet Tirana ? |
|
|
sipas Balkanweb
Pas nje mbledhje rrufe ne bashkine e Tiranes eshte vendosur qe donatoret e Tiranes te marrin ne koncesion per nja afat te gjate nje stadium te ri qe esht planifikuar te jete me 20 mije vende. Ky stadium do kushtoje rreth 11 milione dollare dhe mendohet te ndertohet me para nga UEFA, nga FSHF dhe nga donatoret e Tiranes.
Donatoret e Tiranes do jene pronaret per kohezgjatjen e koncesionit dhe do marrin gjithe te ardhurat nga dyqanet, lokalet, parkimet etj qe do ndertohen perreth stadiumit.
Te ky stadium do luaj me siguri dhe kombtarja ne te ardhmen.
 _________________ Partizani.Net
Last edited by Eni on Mon Aug 07, 2006 7:09 pm; edited 1 time in total |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4436
|
Posted: Thu Aug 03, 2006 1:22 pm Post subject: |
|
|
nuk u mjafton qe u kan dhen Selman Stermasin po tani do u ndertojn stadium te ri fare _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4436
|
Posted: Mon Aug 07, 2006 7:09 pm Post subject: |
|
|
FSHF i ofron Tiranen dyshes Aliaj-Skela
Federata shqiptare u ofron legjionarëve pa skuadër Tiranën për sezonin e ardhshëm. Disa nga shtyllat e Kombëtares si Ervin Skela, Edvin Murati dhe Adrian Aliaj, nuk kanë mundur të gjejnë akoma skuadër dhe kjo përbën një problem shqetësues për drejtuesit e FSHF-së. Krerët e institucionit më të lartë të futbollit u kanë sugjeruar këtyre lojtarëve ekipin e Tiranës, nëse ata nuk do të mund të gjejnë një skuadër deri në fund të periudhës së merkatos. Duke qenë se bardheblutë konsiderohen aktualisht skuadra më e mirë në Shqipëri, FSHF-ja u ka bërë thirrje lojtarëve që ta shohin Tiranën si një alternativë nëse nuk do të kenë mundësi të tjera. Mësohet të ketë qenë vetë presidenti i FSHF-së, Armando Duka ai që ka kontaktuar me lojtarë si Skela dhe Aliaj dhe më pas u ka përmendur atyre nënkampionen e Shqipërisë si një mundësi, në rast se futbollistët nuk do të arrijnë marrëveshje me klube të huaja. Qëllimi i kësaj iniciative është për të mbajtur në formë disa nga elementët kyç të përfaqësueses, të cilët tekniku Bariç e ka të vështirë t’i zëvendësojë me lojtarë të rinj në prag të eliminatoreve të Euro 2008. Ervin Skela që pas largimit nga skuadra e Kaizerslaurtenit nuk ka mundur të gjejë një klub tjetër. Trajneri i Kombëtares, Bariç e ka thuajse të pamundur të gjejë një zëvendësues të denjë për fantazistin, duke parë edhe kohën e shkurtër që ka në dispozicion. Konkurrentët e tjerë në këtë rol kanë pak eksperiencë në arenën ndërkombëtare, pasi aktivizohen në kampionatin shqiptar. Në të njëjtin pozicion ndodhen edhe Aliaj me Muratin, të cilët pasi u larguan nga skuadrat e tyre nuk kanë nënshkruar për asnjë skuadër tjetër. Murati nuk u transferua tek Apollon Kallamaria, ndërsa Aliaj pas Brestit nuk ka mundur të gjejë ekip tjetër. Të dy këta lojtarë janë pedana të rëndësishme të kuqezinjve dhe alternativat e tjera në rolin e tyre ende nuk kanë bindur trajnerin kroat. Nëse fundi i merkatos do t’i gjejë këta futbollistë në rrethanat aktuale, atëherë kjo do të dëmtonte jo vetëm ata, por edhe përfaqësuesen shqiptare. Një gjë të tillë e kanë pohuar edhe drejtuesit e kësaj skuadre, të cilët janë shprehur se Tirana është klubi më i preferuar për legjionarët pa skuadër, pasi ajo paguan më tepër se të gjithë të tjerët. Kjo ka detyruar presidentin Duka që t’u sugjerojë legjionarëve pa skuadër nënkampionen e Shqipërisë, Tiranën, e cila aktualisht cilësohet si ekipi më i mirë i kampionatit tonë. Për më tepër, bardheblutë janë ndoshta i vetmi klub që do të mund të kënaqnin financiarisht kërkesat e lojtarëve. Drejtuesit e Federatës kërkojnë të evitojnë paraqitjet e dobëta të Shqipërisë në ndeshjet e ardhshme dhe po përpiqen të gjejnë mënyrën që të gjithë lojtarët të jenë të impenjuar gjatë edicionit të ardhshëm. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
toncubi Dem i Kuq

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 693 Location: Afganistan
|
Posted: Mon Aug 07, 2006 7:21 pm Post subject: |
|
|
Nuk e kuptoj se si mund te ndertohet nje stadium i madh ne qender te tiranes, duke menduar se ka edhe nje spital afer. E dyta nuk ka vend. E treta, per kete duhet te marre leje ndertimi, dhe e katerta, Partizani e Dinamo duhet te hedhin ne gjyq bashkine per favorizim te Tiranes. _________________
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4436
|
Posted: Mon Aug 07, 2006 7:25 pm Post subject: |
|
|
Duhet te ishte
4 - Bashkia eshte e QYTETIT te Tiranes dhe jo SKUADRES se Tiranes
5 - Duhet ti hedhin ne gjyq _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4436
|
Posted: Tue Aug 08, 2006 2:47 pm Post subject: |
|
|
Skela i tha JO fteses se Federates se Futbollit per te shkuar te Tirana
paska qen pa cip ky Skela  _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4436
|
Posted: Tue Oct 10, 2006 12:51 pm Post subject: |
|
|
Per “Skender Halilin”, 30 milion leke te reja
Fale investimit prej 30 milion lekesh te reja, pranvera e ardhshme do ta gjej klubin e Tiranes me dy fusha futbolli model. Bashkia e kryeqytetit ka hapur serish “thesin” per 22 here kampionet e Shqiperise, skuadren e FK Tirana. Keshtu, pas mbeshtetjes financiare qe dha vitin e kaluar per fushen e stadiumit “Selman Stermasi”, pushteti vendor eshte treguar i pakursyer per skuadren bardheblu.
Me vendim te keshillit bashkiak, nje fond qe kap shifren e 30 milion lekeve te reja eshte vene ne dispozicion te FK Tirana, me destinacion permiresimin e kushteve te infrastruktures sportive. Fale ketij investimi te permasave jo te zakonshme, pritet te marre nje pamje krejt tjeter fusha e futbollit ne stadiumin “Skender Halili”, ku prej vitesh stervitet skuadra bardheblu. “Pushteti vendor, u shpreh sekretari i FK Tirana, Shkelqim Muca, nisur nga fakti se nje klub serioz, qe synon per rritjen e nivelit cilesor te skuadres, duhet t’i kete ne nivelin e duhur edhe kushtet infrastrukturore te stervitjes, perseri na ka mbeshtetur fuqishem ne ket _ejtim. Ndaj, duke perfituar nga rasti, e falenderoj Bashkine ne emer te klubit, te futbollisteve, stafit teknik dhe te gjithe dashamiresve te Tiranes”. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4436
|
Posted: Sat Feb 24, 2007 10:51 pm Post subject: |
|
|
Kaos me stadiumet, Tirana pushton "Qemal Stafën"
Tirana "pushton" "Qemal Stafën". Kryesuesit e kampionatit do të luajnë në këtë stadium përballjen me Flamurtarin, edhe pse në kalendar është përcaktuar se "shtëpia" e bardhebluve është "Selman Stërmasi", impiant që klubi e ka në pronësi. Gjatë këtij sezoni, bardheblutë kanë luajtur disa herë në këtë fushë, por gjithçka ka qenë e kushtëzuar nga fakti se në kryeqytet, vetëm aty mund të zhvillohen me drita ndeshjet e rëndësishme. Në këto zgjedhje shpesh ka ndikuar marketingu, pasi projektorët shtojnë jo vetëm spektaklin, por edhe tifozerinë e pranishme. Megjithatë, ajo që ka ndodhur këtë javë mund të cilësohet pa frikë si një manovër e çuditshme. Gjithçka për faktin se ndeshja do të luhet në një orar me të gjitha të tjerat, pra 13:30 dhe nuk do të jetë nevoja e dritave. Të gjitha rrjedhimet logjike, por edhe zërat rreth këtij vendimi të çojnë në një drejtim të vetëm: më shumë sesa për faktorin "terren cilësor", Tirana ka menduar që të lërë me "gisht në gojë" Partizanin, rivalin e përjetshëm brenda dhe jashtë fushave të lojës. Problemi ka marrë përmasa edhe më të mëdha kur mendon se pikërisht klubi i kuq duhej të luante këtë fundjavë në "Qemal Stafa", ku do të presë Dinamon, në derbin që vlen një hap më pranë kupave të Evropës. Teka ka sjellë kaos mes klubeve kryeqytetase, të cilat për më shumë se 24 orë kanë bërë mundje krahu, derisa fitues kanë dalë 22 herë kampionët. Pas kontratës me sh.a., "Qendra Sportive" Tirana ka marrë edhe "bekimin" e Federatës Shqiptare të Futbollit, që e ka cilësuar marrëveshjen si më të rregullt se ajo e Partizanit. Këta të fundit, në mungesë të një kontrate 1-vjeçare, ku zakonisht kontrata për ndarjen e përfitimeve financiare me drejtuesit sh.a-së, përpilohej vetëm pak orë përpara fillimit të ndeshjeve kanë qenë të penalizuar. Tashmë do t‘u duhet të paguajnë pikërisht bardheblutë, për _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
toncubi Dem i Kuq

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 693 Location: Afganistan
|
Posted: Sun Feb 25, 2007 4:55 am Post subject: |
|
|
Ne kete rast nuk besoj se ka favorizim, po ka koshience biznesmeni. Bravo u qofte, nuk kane ne krye morracake si Xhani. _________________
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4436
|
Posted: Mon Feb 26, 2007 3:57 pm Post subject: |
|
|
| toncubi wrote: | | Ne kete rast nuk besoj se ka favorizim, po ka koshience biznesmeni. Bravo u qofte, nuk kane ne krye morracake si Xhani. |
ka qene e vendosur qe perpara qe Tirana do lute ne Selman Stermasi dhe Partizani ne Qemal Stafa. se kshu i bie qe cdo jav te behet gar kush do kapi stadiumin.
Ndonji favorizim i madh nuk esht po e vura ktu se spo shifja ndonje teme tjeter qe i afrohej, meqe ktu ishte fol per stadiumet.
Megjithate perderisa u kan dhe stadium te lujn te stadiumi vet, dhe sidomos kur ka derbi Partizani - Dinamo. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
toncubi Dem i Kuq

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 693 Location: Afganistan
|
Posted: Tue Feb 27, 2007 1:31 am Post subject: |
|
|
Llogjika ashtu te thote, po eshte biznes, dhe Tirana shfrytezon rastin per te prishur pune. Faji eshte i Xhanit. _________________
 |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_forever Tifoz
Joined: 08 May 2006 Posts: 56 Location: USA
|
Posted: Tue Feb 27, 2007 2:53 am Post subject: |
|
|
Ufff mooo. Kan 15 vjet qe u pallun ne kampionate. FSHF i favorizon, Bashkia po e po, po ene qeverria tashi _________________ Ngjyra kuqe ngjyr dashnie, Partizonit i ka hije.......! |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4436
|
Posted: Tue Feb 27, 2007 1:43 pm Post subject: |
|
|
| toncubi wrote: | | Llogjika ashtu te thote, po eshte biznes, dhe Tirana shfrytezon rastin per te prishur pune. Faji eshte i Xhanit. |
Xhani ka fajin e vet qe s'ka idh kontrat, po dhe shum faj s'ke si i ve, se Tirana e ka pa lek stadiumin kurse Xhani duhet ti japi atij te Qemal Stafes sa i teket atij te kerkoj. Me ato lek qe harxho partizani per stadium mund te pagute nji lojtar te mir superlige _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
vllaznia1919 Anetar i ri
Joined: 22 Mar 2006 Posts: 7
|
Posted: Fri Mar 09, 2007 1:52 pm Post subject: |
|
|
Nuk kuptoj perse Tirana rikonstruktoj Selman Stermasin edhe me te shkruaren ne shkallet dhe tani nuk e perdor por kerkon Qemal Stafen???? _________________ www.fkvllaznia.net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4436
|
|
| Back to top |
|
 |
|
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum
|
|