|
| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Tue Mar 21, 2006 8:38 pm Post subject: |
|
|
U 17: Partizani fiton derbin dhe ruan vendin e dyte
Grupi A
Java e 16 të
Besëlidhja Ada 3 0
Teuta Erzeni 4 1
Vllaznia Besa 2 1
Laçi Tirana 0 5
Kastrioti Shkëndija 1 4
Dinamo Partizani 0 1
Renditja
1. Vllaznia 14 1 1 34 10 43
2. Partizani 11 3 2 36 7 36
3. Tirana 12 0 4 30 13 36
4. Teuta 10 2 4 30 15 32
5. Shkëndija 10 1 5 34 12 31
6. Besëlidhja 7 3 6 21 17 24
7. Dinamo 7 2 7 36 21 23
8. Kastrioti 4 4 8 26 33 16
9. Besa 4 2 10 20 30 14
10. Ada 4 0 12 29 44 12
11. Erzeni 2 3 11 16 33 9
12. Laçi 0 1 15 12 78 1 _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Mon Apr 03, 2006 12:39 pm Post subject: |
|
|
U-19 - Java e 19
Dinamo Laçi nuk u zhvillua
Besa Erzeni 1 2
Tirana Ada 2 1
Shkëndija Teuta 0 1
Partizani Vllaznia 0 3
Kastrioti Besëlidhja 1 0
Renditja
1. Partizani 14 0 5 50 19 42
2. Tirana 12 4 3 37 17 40
3. Vllaznia 11 6 2 36 15 39
4. Teuta 12 3 4 26 12 39
5. Shkëndija 12 1 6 39 21 37
6. Ada 8 2 8 32 25 26
7. Besëlidhja 7 3 8 26 27 24
8. Dinamo 6 1 11 24 42 19
9. Kastrioti 5 2 12 27 37 17
10. Erzeni 4 3 12 16 35 15
11. Besa 4 2 13 16 43 14
12. Laçi 3 2 13 20 45 11 _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Mon Apr 03, 2006 12:40 pm Post subject: |
|
|
U-17 - Java e 19 të
Dinamo Laçi nuk u zhvillua
Besa Erzeni 1 0
Tirana Ada 5 1
Shkëndija Teuta 0 1
Partizani Vllaznia 2 0
Kastrioti Besëlidhja 1 0
Renditja
1. Partizani 14 3 2 45 7 45
2. Vllaznia 14 2 3 34 13 44
3. Tirana 14 1 4 37 15 43
4. Teuta 12 2 5 33 17 38
5. Shkëndija 12 1 6 39 14 37
6. Besëlidhja 8 4 7 26 19 28
7. Dinamo 8 3 7 43 24 27
8. Kastrioti 5 4 10 29 40 19
9. Besa 5 2 12 21 34 17
10. Ada 5 0 14 33 51 15
11. Erzeni 3 3 13 18 38 12
12. Laçi 0 1 17 12 89 1 _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Mon Apr 03, 2006 12:41 pm Post subject: |
|
|
dhe per 19 vjecar dhe per 17 vjecar ne vend te par Partizani. Duhet par me shume nga te rinjt se kan disa vjet qe jan me te miret ne Shqiperi _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Thu Apr 06, 2006 12:39 pm Post subject: |
|
|
U-19 - Java e 20-të
Besëlidhja Besa 1 0
Erzeni Tirana 0 2
Ada Shkëndija 2 0
Teuta Partizani 0 0
Vllaznia Dinamo 2 1
Laçi Kastrioti nuk u zhvillua
Renditja
1. Partizani 14 1 5 50 19 43
2. Tirana 13 4 3 39 17 43
3. Vllaznia 12 6 2 38 16 42
4. Teuta 12 4 4 26 12 40
5. Shkëndija 12 1 7 39 23 37
6. Ada 9 2 8 34 25 29
7. Besëlidhja 8 3 8 27 27 27
8. Dinamo 7 1 12 28 44 22
9. Kastrioti 5 2 12 27 37 17
10. Erzeni 4 3 13 16 37 15
11. Besa 4 2 14 16 44 14
12. Laçi 3 2 14 20 48 11 _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Thu Apr 06, 2006 12:41 pm Post subject: |
|
|
U-17 - Java e 20-të
Besëlidhja Besa 1 1
Erzeni Tirana 0 3
Ada Shkëndija 3 7
Teuta Partizani 0 1
Vllaznia Dinamo 3 0
Laçi Kastrioti 1 3
Renditja
1. Partizani 15 3 2 46 7 48
2. Vllaznia 15 2 3 37 13 47
3. Tirana 15 1 4 40 15 46
4. Shkëndija 13 1 6 46 17 40
5. Teuta 12 2 6 33 18 38
6. Besëlidhja 8 5 7 27 20 29
7. Dinamo 8 3 8 43 27 27
8. Kastrioti 6 4 10 32 41 22
9. Besa 5 3 12 22 35 18
10. Ada 5 0 15 36 58 15
11. Erzeni 3 3 14 18 42 12
12. Laçi 0 1 18 13 92 1 _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Mon Apr 17, 2006 4:47 pm Post subject: |
|
|
U-19 Grupi A
Java e 22 të
Besëlidhja Tirana 0 2
Besa Shkëndija 1 1
Erzeni Partizani 1 2
Ada Dinamo 4 2
Teuta Kastrioti nuk u zhvillua
Vllaznia Laçi nuk u zhvillua
Renditja
1. Partizani 16 1 5 56 21 49
2. Tirana 15 4 3 46 18 49
3. Vllaznia 13 5 3 39 16 44
4. Teuta 13 4 4 28 13 43
5. Shkëndija 13 2 7 42 25 41
6. Ada 10 2 9 39 31 32
7. Besëlidhja 8 4 9 27 29 28
8. Dinamo 7 1 14 31 50 22
9. Besa 5 3 14 19 48 18
10. Kastrioti 5 2 14 27 40 17
11. Laçi 4 3 14 22 48 15
12. Erzeni 3 3 16 16 42 12
Tirana dhe Partizani kualifikohen per ne gjysme finale _________________ Partizani.Net
Last edited by Eni on Mon Apr 17, 2006 5:38 pm; edited 1 time in total |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Mon Apr 17, 2006 5:37 pm Post subject: |
|
|
U 17 - Grupi A
Java e 22 të
Besëlidhja Tirana 1 0
Besa Shkëndija 1 1
Erzeni Partizani 0 4
Ada Dinamo nuk u zhvillua
Teuta Kastrioti 2 0
Vllaznia Laçi nuk u zhvillua
Renditja
1. Partizani 17 3 2 56 7 54
2. Vllaznia 16 2 3 41 15 50
3. Tirana 16 1 5 42 16 49
4. Shkëndija 14 2 6 51 18 44
5. Teuta 13 3 6 37 20 42
6. Besëlidhja 10 5 7 31 20 35
7. Dinamo 8 4 8 45 29 28
8. Kastrioti 6 4 12 34 47 22
9. Besa 5 4 13 23 38 19
10. Ada 5 0 16 36 64 15
11. Erzeni 3 3 16 18 50 12
12. Laçi 0 1 19 13 93 1
Partizani dhe Vllaznia kualifikohen per ne gjysme finale _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Mir Tironsi Anetar i ri
Joined: 22 Mar 2006 Posts: 14
|
Posted: Mon Apr 17, 2006 10:47 pm Post subject: |
|
|
| paskena kap venin e par per kalamajt t pakten. po puna esht se kta t rinj zhduken kur u vje mosha me lujt per ekipin e par |
|
| Back to top |
|
 |
toncubi Dem i Kuq

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 643 Location: Afganistan
|
Posted: Tue Apr 18, 2006 1:44 am Post subject: |
|
|
Ee na rrofte qe jemi te paret me moshat. _________________ Segnare un gol in fuorigioco con l'inter non ha prezzo...
Per tutto il resto c'e Burdisso...
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Mon Apr 24, 2006 1:05 pm Post subject: |
|
|
Gjysme-finale U 17
Partizani fiton një takim të ndërprerë
Pogradeci Partizani 0 1*
Pogradeci: Nurka, Begolli, Poda, Bice, Pera (L.Çela 58'), A.Topçiu, Suli, Seitllari, Xhemollari, Latifllari, Likollari.
Trajner: A.Prifti
Partizani: Xhika, Rragami, Bozha, Mata, Xhemia, Agolli, Konda, Kaloti, Xhafa, Bakiasi, Dashi. Trajner: M.Pelinxhi
Shënues: Konda 60'
Gjyqtarë: E.Dobi, I.Shima, A.Rama (Durrës)
Kartonë të verdhë: Xhemia, A.Topçiu
Kartonë të kuq: A.Topçiu, Likollari
*Ndërpritet loja në minutën e 61-të.
Pa filluar ndeshja, drejtuesit e ekipit të Pogradecit deshën të kontestonin takimin me arsyetimin se gjyqtarët janë nga Durrësi dhe në këtë ndeshje gjysmëfinale kishin ardhur në Pogradec për ekipin e Partizanit. Sidoqoftë, takimi filloi nën ndikimin e fjalëve të bëra para takimit. Pjesa e parë, me një ritëm mesatar me raste për dy ekipet, përfundoi pa gola. Duhet theksuar një replikë e gjatë sharjesh, që lindi rreth minutës së 20 të midis trajnerit Pelinxhi dhe tifozerisë, gjë që reflektoi negativisht për më tej. Pjesa e dytë ishte më shumë e zjarrtë se e para. Të kuqtë shënojnë një gol nga largësia për gabim të portierit vendës. Me fillimin e lojës gabimi i Topçiut ndëshkohet me të kuqe, pasi më parë po ky futbollist kishte marrë kartonin e verdhë. Këtu fillon edhe sherri ku futbollistët vendës protestojnë dhe më vonë arrijnë të godasin kryesorin. Eshtë minuta e 61 të, kur gjyqtari ndërpret takimin dhe urdhëron ekipet të shkojnë në dhomat e zhveshjes. Eshtë ndërhyrja e forcave të rendit që nuk lejoi acarimin më tej. Në këtë takim ra në sy mungesa e vëzhguesit dhe e gjykimit më serioz. Mbase vetë takimi i përkiste "play off" it të U 17. Një gjysmëfinale që la për të dëshiruar në të gjitha aspektet.
Gjysme-finalet U 19
Tepelena hedh hapin e parë drejt finales
Tepelena Partizani 1 0
Tepelena: Bega, Xherahu (Çoçoli 60'), Peka, Duka, Harka, Pashako, Dajti, Ibrahimi (Hoxha 60'), Lame, Çuço, Veliu(Dervishi 75') Trajner: L. Guri
Partizani: Ed. Bakaj, Hasmetaj, Bakalli (Cami 80'), Capo, Shaho (Breca 61'), Malindi, Pashaj, Karabeci, Eli. Bakaj, Isufaj, Jera (Aga 85') Trajner: I. Shulku
Shënues: Peka 23'
Gjyqtarë: A. Taullaraj, D. Agaraj, A. Pregja (Tiranë)
Takimi i parë gjysmëfinal i kampionatit të të rinjve midis Tepelenës dhe Partizanit u fitua nga djemtë e trajnerit Guri me rezultatin e ngushtë 1 0. Takimi filloi një orë me vonesë për mungesë të anësorit dhe të forcave të rendit. Pjesa e parë ishte nën kontrollin e vendësve, të cilët ishin më superiorë se kundërshtari dhe falë kësaj loje arrijnë të shënojnë golin e vetëm dhe të fitores me anë të Pekës në minutën e 23 të të takimit. Pjesa e dytë kishte një tablo tjetër, ku zotërues i lojës ishte ekipi i Partizanit, i cili u mundua shumë, por pa arritur që të shënojë. Me këtë fitore ekipi i Tepelenës ka hedhur një hap drejt finales. Bukurinë e lojës e prishi përfundimi i takimit, kur pati një sherr mes lojtarit të Partizanit Elis Bakaj dhe anësorit Agaraj, i cili përfundoi në shkëmbime grushtesh dhe shkelmash midis tyre dhe më pas mori përmasa më të gjera. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Mon May 01, 2006 1:58 pm Post subject: |
|
|
Të rinjtë, përcaktohen dy finalet
U 17
Gjysmëfinalet
Lushnja Vllaznia 3 0 (0 1)
Partizani Pogradeci 2 2 (2 0)
Finalja 6 maj
Partizani Lushnja
U 19
Gjysmëfinalet
Partizani Tepelena 2 1 (0 1)
Flamurtari Tirana 4 2 (3 1)
Finalja 7 maj
Tepelena Tirana
Kampionati i të rinjve dhe i paratërinjve tashmë ka përcaktuar edhe 4 ekipet finaliste, të cilat do të luajnë më 6 dhe 7 maj për të shpallur ekipet kampione. Kështu, për kampionatin e të rinjve finalja e 7 majit do të presë dy ekipe, Tepelenën dhe Tiranën. Të dyja skuadrat kanë arritur të kualifikohen falë rezultateve të marra në ndeshjet e para, pasi në takimet e djeshme si Tepelena dhe Tirana janë mundur. Më të lehtë kualifikimin e ka pasur Tepelena. Në ndeshjen e zhvilluar dje në kompleksin "Partizani" ekipi mik, edhe pse është mundur 2 1 nga të kuqtë, është kualifikuar në finale falë golit të shënuar në fushën kundërshtare që në fillim të ndeshjes. Partizani i Ilir Shulkut është mundur që të përmbysë rezultatin, por ka qenë pothuajse e pamundur. Ndonëse ka fituar 2 1, të kuqtë janë skualifikuar dhe të drejtën për të luajtur në finale e ka marrë Tepelena. Këta të fundit do të përballen në finale sërish me një skuadër kryeqytetase, Tiranën. Bardheblutë janë kualifikuar në fund të një ndeshjeje maratonë, e cila ka dashur edhe shtesë loje. 90-minutëshi i rregullt është mbyllur 3 1 për Flamurtarin. Kuqezinjtë madje golin e tretë e kanë shënuar në minutën e 93 të. Më pas, ekipet kanë luajtur edhe 2 pjesë loje nga 15 minuta, ku bardheblutë kanë shënuar të parët. Më kot goli i Flamurtarit, pasi në fund të 30 minutave vlonjatët e shohin veten jashtë finales, ndryshe nga dy sezonet e tjera. Pra, dy ekipet finaliste të sezonit të kaluar, Partizani dhe Flamurtari, janë skualifikuar në gjysmëfinale. Titulli kampion do të diskutohet këtë sezon për moshën 19 vjeç mes ekipit të Tiranës dhe atij të Tepelenës. Ndeshja do të zhvillohet më 7 maj. Ndërkohë, në kampionatin e paratërinjve finalja do të jetë Partizani Lushnja. Lushnjarët, në mënyrë të çuditshme, kanë përmbysur humbjen e para një jave në Shkodër dhe dje kanë arritur të fitojnë 3 0. Me këtë fitore të pastër, Lushnja është kualifikuar për në finalen e kampionatit të paratërinjve, duke eliminuar Vllazninë, e cila kishte shumë pretendime këtë sezon. Në takimin tjetër ka ndodhur një e papritur. Partizani, i cili kishte fituar në tavolinë ndeshjen e parë 2 0, ka rrezikuar paksa kundër Pogradecit. Takimi mes të dyja skuadrave është mbyllur 2 2. Gjithsesi, të kuqtë kanë kaluar në finalen e kampionatit të paratërinjve dhe përballë do të kenë ekipin e Lushnjës. Ndeshja do të luhet më 6 maj.
U 17
Partizani, mjafton barazimi për finale
Partizani Pogradeci 2 2
Partizani: Xhika, Ragami, Mata, Bozho, Bakiasi, Agolli (Mehja 74'), Konda, Xhafa, Gega, Dashi, Kaloti (Satufi 66') Trajner: M.Pelinxhi
Pogradeci: Kinolli, Begollari, Bicja (D.Çela 75'), Nurka, L.Çela, Pera, Xhemollari, Poda, Leço, Latifllari, A.Çela. Trajner: A.Prifti
Shënues: Dashi 7', Nurka 32'(11 m), Doda 48', Agolli 50'
Gjyqtarë: E.Kasmi, A.Rama, L.Mustafaraj (Tiranë)
Gjysmëfinalja e zhvilluar midis paratërinjve të Partizanit dhe atyre të Pogradecit i buzëqeshi ekipit vendës. Ekipit të Partizanit, i udhëhequr nga trajneri Pelinxhi, i mjaftoi barazimi për të arritur në finale, ku përballë do të ketë ekipin lushnjar. Duke parë rezultatin e ndeshjes së parë në favor të Partizanit, ndeshja të jepte përshtypjen sikur do të kalohej lehtë nga vendësit. Gjatë gjithë ndeshjes loja pothuajse ishte e barabartë dhe në disa momente ekipi mik reagoi mirë, duke vënë në vështirësi Partizanin. nMinutat e para të ndeshjes do të jenë më të mira për Partizanin, ku në minutën e 7-të do të shënojë golin e avantazhit sulmuesi Dashi. Më pas vendësit lëshuan shumë terren në fushën e lojës, gjë që u shfrytëzua mirë nga pogradecarët.
Në minutën e 32-të Nurka do të barazojë rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e parë përfundoi në barazim 1 1. Në pjesën e dytë janë përsëri miqtë që befasojnë, duke shënuar edhe golin e avantazhit me Dodën. Endrra e pogradecarëve për finale do të shuhet nga një supergol i Agollit nga 25 metra. Gjithçka u mbyll në barazim 2 2.
U 19
Fiton Partizani, por në finale Tepelena
Partizani Tepelena 2 1
Partizani: Ed. Bakaj, Hasmetaj, Bakalli (Aliu 65'), Cami, Pashaj, Shaho, Capo, Karabeci (Kaja 80'), Isufaj (Doda 38'), Jera (Eli. Bakaj 80'), Malindi Trajner: I. Shulku
Tepelena: Bega, Xherahu (Dervishi 83'), Peka, Duka, Harka, Pashako, Ibrahimi, Dajti (Çoçoli 80'), Lame, Çuço, Veliu Trajner: L. Guri
Shënues: Lame 25', Capo 43', 87' (11 m)
Gjyqtarë: Sh. Guçe, D. Koreshi, L. Alla (Lushnjë)
Kartonë të verdhë: Peka, Çuço, Pashaj, Lame, Ed. Bakaj, Çoçoli
Kartonë të kuq: Pashaj, Ibrahimi
Të rinjtë e Partizanit më në fund e dorëzojnë kurorën e kampiones, pasi skualifikohen nga ekipi i Tepelenës, i cili kalon me meritë në finale. Partizani e fitoi takimin e dytë me rezultatin 2 1, por nuk arrin objektivin, sepse takimin e parë e kishte humbur 1 0 dhe në të dytën pëson edhe një gol tjetër nga ekipi i trajnerit Luftar Guri. Takimi ishte i një niveli të mirë, pasi të dyja skuadrat kishin grintën për fitore, por pati edhe disa lojtarë të ndëshkuar me kartonë, kryesisht për protesta. Tepelena arrin të shënojë gol e para në minutën e 25 të me anë të Lames dhe në këtë mënyrë ua bën punën të kuqve gati të pamundur, megjithëse ata besojnë deri në fund dhe arrijnë të shënojnë dy herë me anë të Capos, nga një gol në çdo pjesë, pikërisht në minutën e 43 të dhe në të 87 ën nga pika e bardhë, por nuk arrijnë në finale. Për ekipin e Tepelenës kalimi në finale është një sukses i merituar, pasi kanë bërë një figurë të mirë gjatë gjithë kampionatit dhe trajneri Guri shpreson që djemtë e tij do ta shpërblejnë me kupën e kampiones, ku përballë do të kenë një tjetër ekip të fortë, si ai i Tiranës së trajnerit Ilir Muça. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Mon May 08, 2006 1:10 pm Post subject: |
|
|
Paratërinjtë, krenaria e klubit "Partizani"
Partizani Lushnja 2-1
Partizani: Xhika, Bozho, Mata, Rragami, Xhani, Bakiasi, Kaloti, Kondo, Agolli (Gega 54'), Xhafa (Haroku 61'), Dashi (Neziri 80').
Trajner: M. Pelinxhi
Lushnja: Bejte, Gjyla, Kaloshi, Çemeri, Ald. Sharka, Mino, Sulko, Baze, Alb. Sharka, Metushi, Merko (Dhaskali 45').
Trajner: G. Taullau
Shënues: Mata 3', Ald. Sharka 39', Kondo 70' (11 m)
Gjyqtarë: S. Çekaj (Laç), E. Biçaku (Librazhd), I. Shima (Durrës)
Kartonë të verdhë: Alb. Sharka, Kaloti
Kapionati i paratërinjve, U 17, i sezonit 2005 2006, uli dje siparin e tij me finalen e zhvilluar midis skuadrave të Partizanit dhe Lushnjës. Paratërinjtë e Partizanit mundin lushnjarët me rezultatin 2 1 dhe janë kampionët e rinj. Partizani ishte më superior se lushnjarët jo vetëm në rezultat, por edhe me volumin e lojës dhe me rastet për shënim. Takimi kishte një ritëm të kënaqshëm, ku rastet për shënim nuk munguan për të dy ekipet dhe më kryesorja ishte se takimi u zhvillua i qetë. Pjesa e parë ishte e barabartë si në rezultat dhe në lojë. Djemtë e trajnerit Pelinxhi e filluan shumë mirë takimin, pasi arrijnë të shënojnë gol që në minutën e tretë me anë të Matës, i cili e finalizon bukur me kokë topin që i vjen nga e majta e sulmit të tij. Me kalimin e minutave të kuqtë lëshojnë disi në lojë, pasi edhe lushnjarët e rritën nivelin e lojës së tyre, duke krijuar raste për shënim. Në minutën e 38 të do të ishte vetëm mrekullia e Xhikës ajo që e shpëton portën e Partizanit. Një minutë më vonë, Aldian Sharka shënon golin e barazimit dhe mposht portierin më të mirë të këtij kampionati, Xhika, sepse e meriton të quhet i tillë, pasi ka vendosur një rekord për mospësim goli për plot 15 javë. Me barazimin 1 1 mbyllet pjesa e parë. Pjesa e dytë ka një tablo tjetër nga e para, ku të duket se po luhet vetëm me një portë, nga ku Partizani sulmon pareshtur dhe Lushnja, që është e tërhequr në gjysmëfushën e saj dhe rrezikonte vetëm me kundërsulme sporadike. Partizani krijoi shumë raste me anë të Matës, Dashit dhe Kondos, të cilët ishin edhe më të dalluarit në këtë finale, por do të arrijnë të shënojnë vetëm në minutën e 70 të me anë të Kondos nga pika e bardhë e njëmbëdhjetëmetërshit. Ky gol do të ishte goli i fitores dhe i fitimit të titullit kampion. Dy minuta para përfundimit lushnjarët kishin një rast për të shënuar, por pa rezultat. Partizani e fitoi me meritë dhe është një ekip që ka shfaqur vlera në këtë kapionat, duke arritur të fitojë si brenda dhe jashtë fushës së tij, ku meritën kryesore e ka portieri së bashku me mbrojtjen, që arritën të ruajnë rrjetën e paprekur për plot 15 takime me radhë. Pas takimit, trajneri i Partizanit ishte i gëzuar dhe fitoren e titullit e shikon si një konkretizim të punës dhe objektivave që kishin përcaktuar më parë. Ai vlerësoi punën e shkëlqyer të futbollistëve, me në krye Xhikën dhe mbështetjet që ka pasur edhe nga drejtori i akademisë së Partizanit, zoti Genc Tomorri. Ndërsa trajneri i Lushnjës, Gafur Taullau, ishte i kënaqur me ekipin e tij dhe i vjen mirë që ekipi i tij humbet titullin vetëm me anë të një penalltie, që mund ta japë vetëm një gjyqtar si ky i sotmi. Ai ishte i mendimit se përcaktimi i finales për t'u luajtur në Kamëz ishte gabim, pasi duhej në një fushë asnjanëse. Trofeu dhe medaljet për ekipin kampion u shpërndanë nga zotërinjtë Astrit Hafizi dhe Ramadan Shehu. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Thu May 25, 2006 1:16 pm Post subject: |
|
|
Skaner i U-17, Kampioneve te Shqiperise
Marko Pelinxhi, trajner: Trajner me licensë profesionisti, i cili ka dalë dhe i shërben familjes "Partizani". Me eksperiencën dhe profesionalizmin e tij bëri të mundur të drejtojë një ekip për t'u pasur zili, i cili rezultoi ekipi më i suksesshëm në "familje". Puna e tij tregon më së miri se po i jep shumë brezit të ri të futbollistëve.
Dashamir Xhika, portier dhe kapiten i skuadrës: E meriton të quhet portieri më i mirë i kampionatit, pasi nuk ka pësuar gol për 15 takime me radhë dhe me formën e tij u bë shtylla kryesore e ekipit. Ai është një portier me perspektivë dhe duhet të punojë edhe më shumë, që t'i ngjisë shkallët e karrierës një e nga një. Ai është edhe anëtar i ekipit kombëtar për moshën e tij.
Emiliano Bozho, qendërmbrojtës: Një nga më të dalluarit e repartit të mbrojtjes dhe të ekipit. Lojtar stabël i formacionit, i fortë në repartin e tij dhe mundohet të gabojë sa më pak dhe me punën e tij la gjurmë në fitimin e titullit kampion.
Ivi Mata, mbrojtës i krahut të majtë: Ai e bën shumë mirë jo vetëm rolin e mbrojtësit, por në shumë raste merr pjesë edhe në aksionet sulmuese, ku ka rezultuar i dobishëm, pasi ka shënuar edhe gola. Paraqitja e tij të jep pamjen e një mbrojtësi të kohëve moderne, ku merr pjesë në aksionet e krahut të tij që nga vija e mbrojtjes deri në atë të sulmit. Shënoi golin e parë në finale ndaj Lushnjës.
Jurgen Rragami, mbrojtës i krahut të djathtë: Lojtar shtatshkurtër, por punëtor. Pjesëtar i formacionit bazë dhe i fortë në pozicionin e tij. Jurgen shpreson që të kalojë edhe famën e babait, të famshmit Ferit Rragami.
Florian Xhani, mesfushor me tipare mbrojtëse: Roli i tij në skuadër është ai i shkatërruesit të aksioneve të kundërshtarit, luan mirë me kokë dhe lufton shumë për topin e parë, por ka nevojë të jetë më i qetë në ndërhyrjet ndaj kundërshtarit.
Ardi Bakiasi, mesfushor i majtë: Lojtar punëtor dhe strikt në detyrën e tij dhe mundohet që ta kryejë sa më mirë dhe pa gabime, gjithashtu ai ndihmon shumë edhe repartin e mbrojtjes nga krahu që luan.
Xhavit Kaloti, mesfushor qendror: Pjesëtar i ekipit kombëtar dhe në skuadrën e Partizanit bën rolin e organizatorit, duke qenë strumbullari i të gjithë aksioneve të ekipit. Ai ka rezultuar pozitiv edhe në shënimin e golave, të cilët në disa raste kanë qenë vendimtarë për ekipin.
Klajdi Xhafa, mesfushor i krahut të djathtë: Lojtar i shpejtë, me tipare sulmuese, por në të njëtën kohë ka qenë një shënes i rregullt golash, pasi ka qenë lojtar bazë i ekipit.
Leontiev Kondo, mesfushor: Organizon lojën e ekipit bashkë me Kalotin dhe është bërthama e ekipit. Ai është gjuajtës i mirë i portës dhe luan me të dyja këmbët. Lojtar i qetë dhe falë kësaj është një goditës i mirë i penalltive, por duhet të ndahet më shpejt me topin.
Jurgen Agolli, sulmues i tërhequr: Ai është lojtari më i ri i formacionit bazë dhe u bë një sulmues dhe golashënues. Lojtari i duhur për të arritur suksesin dhe i domosdoshëm për ekipin.
Alban Dashi, sulmues: Erdhi nga Dinamo tek Partizani në fazën e dytë duke u bërë arma kryesore e sulmit në shënimin e golave. Ardhja e tij ndikoi në fitimin e titullit dhe ai gjeti ekipin e duhur për të shprehur vlerat, por edhe ekipi gjeti sulmuesin e nevojshëm për të fituar. Ai është edhe lojtar i ekipit kombëtar të moshës së tij.
Franc Gega, sulmues: Sulmues i mirë dhe rezultativ për ekipin për aq minuta që ka luajtur për ekipin e tij, pa dyshim që ka kontributin e tij në fitimin e titullit.
Benua Çezmanlli, mesfushor: Lojtar shtatshkurtër, por teknik dhe i shpejtë në përpunimin e topit dhe në shërbimin ndaj shokëve të ekipit. Lojtar asist, i cili erdhi nga Dinamo tek Partizani pikërisht në fazën e dytë.
Shpatian Mataj, mesfushor: Ka luajtur herë pas here dhe ka qenë gjithmonë në shërbim të ekipit.
Edion Neziri, sulmues: Lojtar inteligjent, ka luajtur më shumë në fazën e parë, pasi në të dytën ka pësuar disa dëmtime.
Renis Mehja, mesfushor: Lojtar me moshë më të vogë se shokët e skuadrës, por ka dhënë ndihmesën e tij në fitimin e titullit.
Elton Balla, mbrojtës: Lojtar i fortë, i godet mirë topat me kokë, por duhet të ketë më shumë kujdes me topat që vijnë poshtë.
Rexhep Shtufi, mesfushor: Lojtar luftarak dhe me dëshirë për fitore.
Bledian Hazbiu, sulmues: Lojtari më i vogël (tre vjet më i vogël se shokët), është aktivizuar në disa raste, pasi është një lojtar i shpejtë, teknik dhe nuhatës goli.
Blerti Hajdari, sulmues: Ka luajtur në fazën e parë, ku ka shënuar gola, ndërsa në fazën e dytë ka luajtur me një ekip tjetër të akademisë. Luan mirë me kokë dhe këmbë është pjesëtar i ekipit kombëtar të moshës së tij.
Leonard Haroku, sulmues dhe portier: Lojtar me fizik të mirë, që e bën mirë edhe rolin e sulmuesit dhe të portierit, pasi i është dhënë mundësia t'i provojë të dy rolet. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
|
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum
|
|