|
| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5076 Location: Italia
|
Posted: Thu May 08, 2008 2:55 pm Post subject: |
|
|
jo aq shume se tremben ata  _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5076 Location: Italia
|
Posted: Thu May 08, 2008 3:16 pm Post subject: |
|
|
Drejtori teknik i Nantës ka folur në shtypin francez për testimin e mesfushorit shqiptar
“Muzaka? Ende s’mund të themi gjë”
Vazhdon prova te francezët e Nantës për Gjergji
Muzakën, teksa Partizani është i detyruar të bëjë
stërvitje pa praninë e tij. Më në fund, emri i mesfushorit
ka figuruar edhe në shtypin francez, që
bën të ditur se bashkë me Gjergjin, gjatë këtyre
ditëve kanë shkuar për provë te Nantë edhe një
sulmues maroken 23-vjeçar, Mousin Iajoue dhe
një mesfushor 25-vjeçar nga Bregu i Fildishtë,
Marko Ne. Përsa i takon periudhës së deritanishme
të testimit, drejtori teknik i klubit të Nantës,
Kristian Laripe është mjaftuar të thotë: “Të tre
janë propozuar pas disa kontakteve që kemi patur.
Bëhet fjalë për futbollistë me një ecuri atipike
përgjatë karrierës së tyre. Për cilësitë e tyre ende
s’mund të them gjë”. Muzaka duhet të vazhdojë
edhe sot periudhën e provës në qëndrën sportive
të klubit francez. Gjithsesi, vështirë se drejtuesit
e Nantës do të mund t’i japin një përgjigje
për rezultatin e provës, fill pas përfundimit të saj.
Teksa mësohet se vetëm të premten do të kthehet
në Tiranë, për të vazhduar përgatitjet me Partizanin.
Lika mund të vendosë të mos e aktivizojë
për ndeshjen e fundjavës kundër Vllaznisë, duke
parë edhe rrezikun e ndëshkimit me karton të
verdhë, çka do t’i kushtonte dy ndeshje pezullim.
Pra, Muzaka gjendet përpara një situate për t’u
menaxhuar me kujdes, jo vetëm përsa i takon të
ardhmes së tij të larg _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Ylli Kuq Tifoz
Joined: 30 Oct 2007 Posts: 113
|
Posted: Sat May 10, 2008 9:35 am Post subject: |
|
|
Futboll
Muzaka: “Do ngre trofeun, më pas te Nanta”
10 Maj Ka mbërritur dje, në klubin e kuq, ku është pritur nga të gjithë si një “hero”, edhe pse nuk kanë munguar as shakatë. Një duartrokitje nga ana e lojtarëve të tjerë, kur Gjergji Muzaka ka hyrë në stërvitje, e më pas batuta e kundërbatuta të shumë lloji. Mesfushori dukej shumë në humor, madje nuk nguronte t’u jepte të gjithëve përgjigje. Njerëzit jashtë presin përgjigje.Si shkoi prova? Hë ça u tha? Janë këto pyetjet e ndryshme që i bëhen përpara seancës stërvitore, teksa Muzaka është mjaftuar me një ngritje të gishtit të madh, si për të thënë “gjithçka shkon shumë mirë”. Gjatë stërvitjes optimizmi dhe fjalët pozitive që kishte marrë në Nantë reflektoheshin shumë lehtë në veprimet e tij. Shaka me shokët dhe me trajnerin Lika, edhe pse ai nuk do të jetë në fushë sot në ndeshjen ndaj Vllaznisë. Por si ka qenë aventura dyditore tek klubi i ligës 2 franceze? “Si çdo provë tjetër, unë mendoj se e bëra timen dhe dhashë aq sa kisha”, të sqaron Muzaka, pas stërvitjes. Atëherë? “Nuk e di me saktësi, sepse prova ime ishte dyditore dhe kaq mjaftoi që ata të pelqenin aftësitë e mia, gjë, së cilës ia arrita me sukses. Tani, të paktën mesa më kanë thënë, do të më marrin në telefon dhe, në përfundim të kampionatit në Shqipëri, do Zoti shpallemi kampionë, mund të shkojë sërish dhe të zhvillojë një stërvitje më të gjatë në Nantë”. Pra”nuk është çudi që të luaj në ligën 1 franceze sezonin tjetër”, ka shtuar ai. Por sa e mundu është kjo, kur dihet që Muzaka ka të paktën edhe një vit tjetër kontratë me “demat”. “Unë e kam thënë edhe në provat e tjera që kam zhvilluar, që jo gjithçka është në dorën time dhe këtu hyn pikërisht kontrata. Por, të jeni të sigurt se gjithçka që do të ndodhë do të bëhet në bashkëpunim me klubin e Partizanit”. Po tani? “Tani mendoj për kampionatin dhe për Partizanin kampion dhe vetëm kaq. Më pas, pasi të ngremë trofeun e madh, kemi kohë për të folur sërish”, ka përfunduar Muzaka. Gj.C. |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5076 Location: Italia
|
Posted: Sat May 10, 2008 1:38 pm Post subject: |
|
|
ishalla  _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5076 Location: Italia
|
Posted: Sat May 10, 2008 1:55 pm Post subject: |
|
|
Muzaka: Nuk iki nga Partizani pa titull
Sporti Shqiptar
10-05-2008
Mail Print
Nga 5-8 maj, mesfushori i Partizanit Gjergji Muzaka ka kryer një provë te skuadra franceze e Nantës. Sipas informacioneve të para që vijnë nga sajti i skuadrës franceze dhe vetë lojtari, mësohet se prova e parë e Muzakës me Nantën ka ecur mirë, por asgjë nuk ka marrë trajtë përfundimtare. Në prononcimin e djeshëm për "Sportin shqiptar", mesfushori i kuq ka pohuar se "telenovela" me ekipin francez do të vazhdojë dhe gjasat janë se gjithçka të shkojë në favor të lojtarit. Momentalisht Nanta është e dyta në ligën e dytë franceze, por për sezonin e ri e ka siguruar pjesëmarrjen në ligën e parë. Gjergji Muzaka është akoma pjesë e Partizanit dhe 23-vjeçari është shprehur dje se nuk do ta heqë fanellën e kuqe pa u shpallur kampion. "Në fillim të kësaj jave pata mundësi të udhëtoja në Francë dhe për tri ditë kreva një provë tek ekipi i Nantës. Mendoj se si provë e parë ka kaluar mirë dhe si unë, por edhe drejtuesit e skuadrës franceze kemi mbetur të kënaqur nga ky kontakt i parë. Them kështu, pasi nuk ishte koha e mjaftueshme për të krijuar një mendim të plotë, prandaj "telenovela" ime me Nantën do të vijojë edhe në javët në vazhdim. Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë dhe të realizohet ëndrra ime për të luajtur në një kampionat me nivel të lartë futbolli, siç është Franca.Megjithatë, për një gjë jam i sigurt, se nuk largohem nga Partizani pa fituar titullin kampion. Tani vërtet jemi pranë fitimit të titullit, por edhe po s'e fituam këtë sezon, që do Zoti të mos ndodhë kështu, përsëri nuk do të largohem nga "demat e kuq" pa e fituar titullin. Pra, Muzaka do të largohet nga Partizani vetëm si kampion,"- u shpreh dje për "Sportin shqiptar" 23-vjeçari Gjergji Muzaka. Në këtë sezon, forca e numrit 17 është ndier te Partizani, pasi, përveç nëntë golave të shënuar, Muzaka ka qenë një katalizator i aksioneve të skuadrës.
"Demat" janë përgatitur që të bëjnë "detyrat" edhe ndaj shkodranëve, pasi nuk ka vend për frenim. Edhe gjatë ditës së djeshme, në kampin e kuq flitej vetëm për fitore, sepse tripikëshi me Vllazninë ka shumë domethënie në rrugën drejt kurorës së kampiones. Të mërkurën shkodranët fituan Kupën e Shqipërisë, fakt i cili e ka rritur më shumë mobilizimin te skuadra e kuqe. Puna e kryer në seancat stërvitore pritet të shpërblehet në fushën e lojës dhe për këtë gjë trajneri Hasan Lika do të hedhë një formacion sulmues. Ndërsa mesfushori Muzaka, i cili është bashkuar dje me grupin, do ta nisë takimin nga stoli, duke i lënë hapësirë vlonjatit Arbër Abilaliaj _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4436
|
Posted: Mon May 12, 2008 12:54 pm Post subject: |
|
|
nuk eshte pelqy te nantes sikur thoshin ca faqe franceze _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5076 Location: Italia
|
Posted: Mon May 12, 2008 1:03 pm Post subject: |
|
|
xhani tha qe ekishin pelqyer  _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Ylli Kuq Tifoz
Joined: 30 Oct 2007 Posts: 113
|
Posted: Fri May 23, 2008 10:13 am Post subject: |
|
|
Futbollisti i Partizanit: është e vërtetë ka pasur një interesim të austriakëve
Trajneri i Shqipërisë gjatë takimit me Salihin ka sugjeruar mesfushorin te drejtuesit
Drejtuesit e klubit ë Riedit përpara disa ditësh janë interesuar zyrtarisht për transferimin e futbollistit të Partizanit, Gjergji Muzaka. “Një zyrë juridike në Shqipëri ka kontaktuar me mua dhe ka kërkuar të fillohen tratativat me klubin e Riedit. Unë nuk u habita shumë sepse paraprakisht e dija interesimin e tyre. Më kishte thënë Salihi që kur Han shkoi në Austri për ta takuar ishte shumë i kënaqur nga forma që kisha pasur unë në Turqi dhe madje i kishte thënë edhe drejtuesve të Riedit që po të doni një mesfushor të mirë krahu duhet të merrni Muzakën. Sipas Salihit, nga çfarë i kishye shpjeguar Han, kështu edhe unë ndihmohesha edhe skuadra përfaqësuese”. Megjithatë akoma asgjë nuk është vendosur. “Ka kohë për merkaton, duhen parë shumë mirë të gjitha mundësitë, megjithatë e pranoj që kampionati austriak është një pistë interesante. Mos harrojmë që jam nën kontratë me skuadrën e Partizanit”. Megjithatë Muzaka nuk është në Kombëtare. “E habitshme, nuk arrij ta kuptoj sepse Han deri në mars ka thënë fjalë shumë të mira për mua”. |
|
| Back to top |
|
 |
Ylli Kuq Tifoz
Joined: 30 Oct 2007 Posts: 113
|
Posted: Fri May 23, 2008 10:14 am Post subject: |
|
|
| A thu do na iki Muzaka vitin tjter????edhe nanta edhe riedi qekan te interesum....do ngelena pa lojtar |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4436
|
Posted: Fri May 23, 2008 12:43 pm Post subject: |
|
|
| Quote: | Haan këshillon Ried: Merrni Muzakën
Drejtuesit e klubit të Riedit, përpara disa ditësh janë interesuar zyrtarisht për transferimin e futbollistit të Partizanit, Gjergji Muzaka. “Një zyrë juridike në Shqipëri ka kontaktuar me mua dhe ka kërkuar të fillohen tratativat me klubin e Riedit. Unë nuk u habita shumë sepse paraprakisht e dija interesimin e tyre. Më kishte thënë Salihi që kur Haan shkoi në Austri për ta takuar ishte shumë i kënaqur nga forma që kisha pasur unë në Turqi dhe madje i kishte thënë edhe drejtuesve të Riedit që po të doni një mesfushor të mirë krahu duhet të merrni Muzakën.Sipas Salihit, nga çfarë i kishte shpjeguar Haan, kështu edhe unë ndihmohesha edhe skuadra përfaqësuese”. Megjithatë akoma asgjë nuk është vendosur. “Ka kohë për merkaton, duhen parë shumë mirë të gjitha mundësitë, megjithatë e pranoj që kampionati austriak është një pistë interesante. Mos harrojmë që jam nën kontratë me skuadrën e Partizanit”. Megjithatë Muzaka nuk është në kombëtare. “E habitshme, nuk arrij ta kuptoj sepse Haan deri në mars ka thënë fjalë shumë të mira për mua”.
Gazeta Sot |
ja dhe nje lajm tjeter per kete _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4436
|
Posted: Fri May 23, 2008 12:44 pm Post subject: |
|
|
ka shume mundesi te iki. ndonje skuader do e gje, se kerkesat nuk po i mungojn _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5076 Location: Italia
|
Posted: Fri May 23, 2008 1:40 pm Post subject: |
|
|
ja dhe nje lajm tjeter per kete[/quote]
po han do me na prish pune ne?  _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5076 Location: Italia
|
Posted: Fri May 23, 2008 1:41 pm Post subject: |
|
|
| Eni wrote: | | ka shume mundesi te iki. ndonje skuader do e gje, se kerkesat nuk po i mungojn |
po iku do jet e veshtir me e zevendesu _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4436
|
Posted: Tue Aug 05, 2008 12:40 pm Post subject: |
|
|
Muzaka kërkon një tjetër ekip
Gjergj Muzaka është shndërruar papritur në njeriu e merkatos së futbollistëve të kampionatin shqiptar. Largimi i tij nga Partizani duket i pashmangshëm, pasi ai nuk është thirrur në grumbullimin e djeshëm të skuadrës. Por duket se edhe ofertat për të nuk kanë vonuar. Edhe pse vetë futbollisti nuk ka pranuar asgjë, mësohet se ai kërkohet nga Tirana dhe Dinamo. Këto dy janë ekipet ku ai ka shanset të kalojë, ku bardheblutë duken më të favorizuar. Atje ai do të bashkohej me ish-shokun e tij të skuadrës, Tefik Osmani, i cili tashmë ka arritur një marrëveshje me 23 herë kampionët dhe i është bashkuar skuadrës në fazën përgatitore. Pas disa ditësh të kaluara në kryeqytet, Tirana u nis dje në mëngjes sërish drejt qytetit maqedonas të Ohrit. Skuadra e drejtuar nga Bllazh Slishkoviç do të qëndrojë në brigjet e liqenit të Pogradecit deri më 16 gusht, për të zhvilluar pjesën e dytë të fazës përgatitore verore.
Shqip _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4436
|
Posted: Fri Aug 08, 2008 12:52 pm Post subject: |
|
|
Muzaka kërkon “divorcin”
Gjergji Muzaka ka dalë me kërkesën e tij zyrtare për t’u larguar nga Partizani, duke kërkuar dje në Federatën Shqiptare të Futbollit një ankesë ndaj klubit, me synim prishjen e kontratës. Si arsyetim në kërkesën e tij, mesfushori ka vendosur faktin e mospagimit gjatë muajve të fundit, por edhe akuzimin me padrejtë që i ka bërë presidenti Xhani, i cili madje ka vënë edhe dorë ndaj tij. Në këtë mënyrë, ai kërkon të lirohet nga Partizani, për t’u transferuar me shumë mundësi te Tirana. Vetëm disa ditë më parë, një kërkesë për prishje të njëanshme të kontratës ka bërë edhe Hallaçi. Precedentët më të hershëm i kanë regjistruar ish-lojtarë të tjerë të Partizanit si Abilaliaj e Shkëmbi.
Panorama Sport _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
|
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum
|
|