Partizani.Net Forum Index Partizani.Net  
  Forumi i FK Partizani Tirane      FAQ      Search      Memberlist  
  · Log in Register · Profile · Log in to check your private messages · Usergroups  

SuperLiga
Goto page Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
 
Post new topic   Reply to topic    Partizani.Net Forum Index -> Futbolli yne
View previous topic :: View next topic  
Author Message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4814
Location: Italia

PostPosted: Wed Jan 30, 2008 8:35 am    Post subject: Reply with quote

Plarent Kotherja, shefi i ri i gjyqtarëve



J.MEMO
29-01-2008
Mail Print




Pas paralajmërimeve për largim, shefi i gjyqtarëve, Sulejman Mema, nuk do të jetë më në këtë pozicion
Pas qarkullimit të zërave për lëvizje në administratën e FSHF-së, çka ishte parashikuar nga "Sporti shqiptar" kohë më parë, tashmë duket se ato po zyrtarizohen. Në valën e këtyre ndryshimeve është përfshirë edhe sektori i gjykimit. Burime zyrtare në institucionin e futbollit bënë me dije për gazetën se Sulejman Mema është vetëlarguar nga posti i shefit të "bluzave të zeza". Vendin e Memës pritet ta marrë Plarent Kotherja, një ish-gjyqtar i njohur dhe aktualisht vëzhgues i UEFA-s. Kjo lëvizje është gati e sigurt dhe pritet të marrë bekimin e komitetit ekzekutiv, që do të mblidhet së shpejti. Një largim të mundshëm nga ky post, Sulejman Mema e ka paralajmëruar vetë, duke deklaruar se nuk është ndier mirë, nisur edhe nga presioni i klubeve.

Akuzat e këtyre të fundit ai i ka quajtur të qëllimta. Largimi i Memës mësohet se është bërë me mirkuptim, pas një takimi që ai ka pasur me drejtuesit e FSHF-së. Këta të fundit ia kanë ofruar këtë post Plarent Kotherjes, i cili, edhe pse fillimisht ka qenë në dilemë, duke preferuar të punojë vetëm part-time në këtë detyrë, më pas ka vendosur ta pranojë. Gjatë këtyre javëve, Kotherja ka qenë shumë i angazhuar me gjyqtarët, madje duke zhvilluar edhe seminare me ta. Ndërkohë, e vetmja gjë e papërcaktuar mbetet detyra në vazhdimësi e Sulejman Memës në institucionin e futbollit. Përflitet se ai mund të marrë detyrën e shefit të ekipeve kombëtare, që prej muajsh ka mbetur vakant. Por në këtë post nuk përjashtohet mundësia e rikthimit të Besnik Çelës. Gjithsesi, ngelet për t'u parë se si do të vendosë komiteti ekzekutiv, për një nga detyrat më të rëndësishme, që ka të bëjë direkt me kombëtaren.
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4814
Location: Italia

PostPosted: Fri Feb 01, 2008 7:19 am    Post subject: Reply with quote

elvin beqiri firmos me vllaznine per 6 muaj
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Fri Feb 01, 2008 12:38 pm    Post subject: Reply with quote

Forever Red wrote:
elvin beqiri firmos me vllaznine per 6 muaj


Surprised

ku e pe?
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4814
Location: Italia

PostPosted: Fri Feb 01, 2008 5:14 pm    Post subject: Reply with quote

e lexova te teleteksti i top-channel
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4814
Location: Italia

PostPosted: Tue Jun 10, 2008 10:26 am    Post subject: Reply with quote

Dje 11 drejtues të Kategorisë Superiore, takim treorësh
Presidentët e klubeve
projektojnë Ligën
Sulaj, Laze e Çipi: Kështu futbolli përfiton më shumë
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4814
Location: Italia

PostPosted: Tue Jun 10, 2008 10:27 am    Post subject: Reply with quote

Çfarë është Liga
Liga e futbollit do të jetë një bashkim i klubeve anëtare të FSHFsë,
e varur nga kjo e fundit, e cila do të funksionojë në bazë të
statutit dhe rregullores së miratuar po nga federata. Megjithëse
liga e futbollit do të jetë brenda kuadrit të FSHF-së, ajo do të
gëzojë një shkallë të lartë autonomie organizative e administrative.
Liga profesioniste do të marrë nga FSHF-ja të drejtën e
organizimit të kampionateve profesioniste të dy kategorive më të
larta. Në kompetencat e ligës profesioniste do të jetë rregullimi i
kalendarit sportiv të sezonit, në bashkëpunim me FSHF-në dhe
në përputhje me kalendarin e ekipeve kombëtare, do të vendosë
kriteret për pranimin dhe qëndrimin e klubeve, do të caktojë dhe
paguajë gjyqtarët që do të drejtojnë ndeshjet e aktiviteteve të
ligës, si dhe do të rregullojë ndarjen e fitimeve të ardhura nga
shitja e të drejtave televizive të veprimtarisë.
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4814
Location: Italia

PostPosted: Tue Jun 10, 2008 10:27 am    Post subject: Reply with quote

Kreu i klubit të Partizanit, Albert
Xhani, ka evituar komentet në lidhje
me takimin e djeshëm. Ai ka dashur
të bëjë madje edhe shakaxhiun, duke
thënë: “Isha vetëm për një kafe me
disa nga miqtë e mi. Liga profesioniste?
Jo mor, ç’është kjo?! As e di se
për çfarë bëhet fjalë”. Edhe kreu i
klubit të Apolonisë, Koço Kokdhima,
nuk ka dashur të bëjë asnjë koment
në lidhje me takimin e djeshëm.
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4814
Location: Italia

PostPosted: Tue Jun 10, 2008 5:10 pm    Post subject: Reply with quote

Krijohet Liga profesioniste në futboll
10 Qershor 11 presidentët e klubeve të kategorisë superiore në Shqipëri në një takim të djeshëm kanë vendosur që të formojnë ligën e parë profesioniste në futbollin shqiptar. Mungonte vetëm përfaqësuesi i skuadrës së Lushnjës që gjithësesi ka rënë në parim dakord për krijimin e ligës. Të 11 kryetarët e klubeve, kanë vendosur në unison që ditën e enjte të firmosin aktin themeltar të Ligës së dhe të fillojë puna për statutin e saj. Mendohet që deri në shtator gjithçka të jetë gati. Presidenti mund të jetë Artan Shyti.E ardhmja – 12 klubet e futbollit me këtë nisëm kanë dhënë shembullin e qartë të një dëshire për të kontrolluar vetë gjithë aktivitetin ku marrin pjesë. Ende nuk dihet se sa kompetenca do të marrë kjo Ligë, megjithatë në parim ata mund të kontrollojnë çdo gjë në lidhje me kampionatin. Duke filluar që nga aspekti financiar e deri tek vendosja e gjyqtarëve. Gjatë muajve qershor?korrik palët do të hartojnë statutet dhe do të shohin deri ku mund të shkojnë në vitin e parë të këtij aktiviteti.Financat – Një nga pjesët më intresante të historisë së Ligës është fakti që tani të ardhurat e klubeve mund të rriten. Vetë klubet do të kërkojnë më shumë sponsorë për kampionatin e tyre dhe do të administrojnë në përgjithësi të drejtën TV.

Edhe në FSHF e konfirmojnë: kjo është një zgjidhje e mirë për skuadrat

Klubet janë gati, tani “Duam ligën profesioniste”

Më në fund, shefat e klubeve më të mëdha të Superiores janë mbledhur për të krijuar edhe instrumentin që do të menaxhojë aktivitetin e tyre, deri tani i administruar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Burime të mirëinformuara thanë se presidentët e klubeve kryesore, Tirana (e përfaqësuar nga Shefikat Ngjela), Dinamo (Besnik Sulaj), Partizani (Albert Xhani), Elbasani (Arben Laze), Besa (Nexhat Bizhdili) e disa përfaqësues të tjerë janë mbledhur në një nga kafet e njohura në kryeqytet (“Austria”) duke diskutuar të gjitha aktet që do të bëjnë të mundur zyrtarizimin dhe legalizimin e Ligës Profesioniste, në të cilën do të bëjnë pjesë 12 klubet e Superligës.

Gjatë kampionateve të fundit, bosët e klubeve kanë pasur jo pak ankesa për gjykimin dhe menaxhimin e kampionatit nga drejtuesit e FSHF?së.

E rëndësishme për t’u kuptuar është që formimi i Ligës do t’i obligojë më shumë klubet që të prodhojnë para nga futbolli. Një bashkim i tillë mund t’i nxjerrë ata në përfundime të natyrave financiare: mund të prodhohen më shumë para dhe mund të përfitohen shuma nga sponsorizimet. Megjithatë formimi i ligës mund të prodhojë edhe probleme të karakterit teknik. Nëse do të realizohet Liga, atëherë FSHF nuk do të merret më me transferimet brenda për brenda vendit, dhe i takon Ligës të bëjë të gjitha verifikimet dhe të ngrejë strukturat e nevojshme. Njëkohësisht Federata në një rast të tillë nuk duhet më të japë shpjegime në lidhje me akuzat e shumta të klubeve për pazare, por vetë presidentët duhet t’i zgjidhin situatat brenda familjes.
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4814
Location: Italia

PostPosted: Wed Jun 11, 2008 4:38 pm    Post subject: Reply with quote

Duka i jep një “dorë” Ligës
11 Qershor Presidenti i FSHF, skeptik për potencialin e klubeve



Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka kërkon të mendojë dhe të veprojë më larg se sa një kafe e shpejtë në një prej bareve të Tiranës. “Unë kam parë disa kafe deri tani për punën e ligës. Mendoj se gjëra kaq serioze zgjidhen në zyrë”. Përtej batutës, e konsideron si hap pozitiv. Por sipas rregullave të duhura dhe me seriozitet. Është dyshues



A ka shanse reale krijimi i një Lige profesioniste futbolli në Shqipëri?

Ka, sigurisht që ka. Dhe për të ndodhur kjo nuk ka nevojë as privatizimi i klubeve. Le të themi që në çdo rast është një përfaqësi shoqatash, e cila, nëse funksionon mirë i jep futbollit një shtytje të madhe. Por

Por?

Unë dyshoj që nisma të tilla duhet të kenë një fillesë më serioze. Është e vërtet që ne shqiptarët përgjithësisht i zgjidhim problemet tona në kafene, megjithatë Liga meriton më shumë.

Dukeni skeptik në lidhje me potencialin e klubeve?

Nuk fyej asnjë nga presidentët, edhe kjo na duhej janë të gjithë shumë të nderuar për kontributin e madh që kanë dhënë për futbollin. Por klubet nuk e kanë ende potencialin organizativ që më pas të përfaqësohen në një shoqatë të tyren. U mungon infrastruktura e brendëshme. Besoj se jemi të qartë.

Ka nga ata që thonë se FSHF vetë nuk ka bërë shumë që klubet të modernizohen gjatë këtyre viteve?

Unë besoj se i vetmi njeri që beson se ka bërë gjithçka në këtë vend është Sali Berisha. Ne të tjerët, kemi lënë shumë gjëra pa bërë. Megjithatë unë përpiqem të besoj se kemi bërë aq sa kemi pasur mundësi.

A është e vërtetë që FSHF i druhet krijimit të ligës sepse në këtë mënyrë do t’i hiqen shumë kompetenca?

Komtenca? A doni të flasim hapur. Prioriteti më i bezdisshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit është organizimi i garës. Duke qenë se jemi të varur totalisht nga klubet kjo punë bëhet gjithnjë e vështirë dhe në një farë mënyre është angari. Kështu që në një kontekst të tillë mua më pëlqen që do të merremi më shumë me skuadrën përfaqëusese. Ajo meriton më shumë energji.

Pra përfundimisht pro apo kundër Ligës?

Pro sigurisht që pro. Në parim është një hap i rëndësishëm në futbollin shqiptar. Madje unë jam i gatshëm që të propozoj edhe një fond nga FSHF që kjo ligë të funksionojë sa më mirë, sepse sigurisht që kërkon një suport financiar.

Çfarë do të ndodhë më pas me federatën?

Asgjë, mos mendoni se Federata do të shkrihet? Komisionet do të jenë të gjitha, këtu, merkato do të verifikohet këtu, kartonat, gjithçka. Madje dhe Liga do të krijohet sipas një statuti që do të miratohet nga KE i federatës. Sepse liga sipas statutit është një shoqatë Brenda FSHF?së. Ne kemi disa statute interesante të ligave të ndryshme të Evropës, kështu që klubet mund t’i mrrin dhe ti shohin për udhëzues. Por pak gjëra do të ndryshojnë në lidhje me konceptet bazë të funksionimit të futbollit. Sigurisht që liga do të ketë të drejtat e saj, disa rregulla të garës do t’I vendosë vetë, kalendaret, strukturat e kampionatit.

Po e drejta TV?

Ne prej kohësh ia kemi deleguar vetë klubeve të drejtën Tv të kampionatit. Nuk besoj se menaxhimi në mënyrë efikase i kësaj të drejte ka dështuar sepse Liga nuk ka ekzistuar. Ndërsa përsa i përket të drejtës Tv për jashtë vendit të kampionatit ne kemi ngritur një komision i cili ka filluar të punojë me Greqinë. Paratë që dalin nga kjo situatë të gjitha kalojnë në favor të klubeve.

Të paktën në Federatën Shqiptare të Futbollit nuk do të ketë më ankesa për shitje ndeshjesh, sepse tani presidentët duhet të merren me njëri?tjetrin?

Nuk kam dëgjuar asnjë ankesë, pse ka ankesa të tilla

A mendoni se një nismë e tillë ka ndonjë shtytje edhe nga shteti. Konflikti me këtë palë duket se vijon?

mendohet jo nuk dua ta besoj. Sigurisht që ndokush kërkon edhe të përfitojë, por unë jam i bindur se presidentët duan të përfitojnë sportivisht me këtë nisëm.



“Fillimisht dua të lirohem nga gjyqtarët”

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka deklaruar që për institucionin që drejton do ishte një kënaqësi që gjyqtarët të vendoseshin nga liga nëse ajo formohet. “Ne sigurisht jemi të predispozuar të vijojmë të kontribuojmë në lidhje me kualifikimin dhe me normat e tyre sportive, por unë jam i bindur që tani që nëse më kërkojnë klubet do t’ua delegoja tyre vendosjen e gjyqtarëve. Ka shumë akuza për ta”.



Ëndërra e presidentit “Një stadium modern”

Përballë tij, në skrivaninë e zyrës së presidentit të Federatës, është e vendosur në mur një moket i një stadiumi modern. “Kjo është ëndërra ime, që kam përshtypjen që do të mbesë vetëm një gjë e tillë – thotë Duka ? duhet ta pranojmë se nuk kemi asnjë stadium cilësor, asnjë stadium që i afrohet gjithë stadiumeve qëndrore të çdo vendi në Evropë. Kemi kërkuar me koncesion “Qemal Stafën” por shteti nuk e ka dhënë. Tani që klima mes nesh dhe shtetit duket më e mirë ne do të bëjmë një tjetër tentativë. Kemi kërkuar 25 mijë hektarë tokë për të ndërtuar një stadium modern. Një stadium 20 mijë vendesh krejtësisht i mbyllur dhe me një kosto prej 20 milionë eurosh. Unë nuk shoh ndonjë problem në thithjen e parave. Sigurisht që kemi një projekt gati për këtë punë. Besoj se UEFA dhe FIFA janë të gatshme të konvertojnë dy tri projekte që kanë dhe të na japin 7 milionë euro për kët` projekt, ndërkohë që më pas kredi nga bankat dhe donacione apo futja e aksionerëve të tjerë mund të bëjë që shuma të arrijë në 20 milioën euro. Ka lloj lloj formash së përfituarit të të ardhurave. Një formë interesante është shitja për gjithë jetën e kabinave në stadium. Mund t’ju duket një marrëzi, por të blesh një kabinë për 100 mijë me gjashtë vende me xhama të mbyllura dhe ta kesh gjithnjë tënden, mos kujtoni se ka interes. Unë i pari do ta bleja një kabinë të tillë. Më pas flitet për dyqane. Qendër tregtare, parkime. Megjithatë që të ndodhë kjo duhet që shteti të lirojë tokën. Është e pamundur të harxhosh edhe 30 mln euro të tjera për të blerë edhe tokën”.



Evropiani sipas Dukës: “Në finale Suedi?Gjermani”

Presidenti i Federatës Shqiptare Duka kërkon që kampionatin ta fitojë Suedia, për arsyen e thjeshtë se mendon që duke pasur në ndeshjen e parë në Tiranë në eliminatore kampionen e Evropës do të jetë fat. “Njëherë i kemi mundur kampionët e Evropës, shpresoj t’i mundim sërish, nëse ajo është Suedia. Unë them që Suedia dhe Gjermania do të jetë në finale. Kampionatin e kam ndjekur dhe më ka pëlqyer. Organizimi është sigurisht perfekt dhe nuk ka pasur absolutisht asnjë incident. Unë mendoj që skuadrat kanë ngushtuar shumë diferencat mes tyre dhe shembulli më i mirë është Austria. Unë nuk prisja që Austria të luante aq mirë kundër Kroacisë dhe me pak fat mund ta kishte arritur barazimin. Sa për skuadrën që ka luajtur në nivelin më të mirë deri tani them që është Holanda. Ka mundur 3?0 kampionët e botës dhe nuk ka asnjë njeri që të thotë se holandezët nuk i kanë marrë maksimumin evropianit. Por kemi të bëjmë vetëm me ndeshjet e para dhe është shumë shpejt për të folur. Portugalinë e ndoqa sepse do ta kemi edhe rivale në grupin tonë. Portugezët janë një skuadër e frikshme, dhe sigurisht që kur të luajmë në Lisbonë do të kemi pak shanse, ndërsa për ndeshjen në Tiranë them se ne me çdo skuadër mund të arrijmë rezultat. E thashë edhe më sipër që diferencat mes ekipeve janë ngushtuar shumë në futbollin e sotëm. Unë shpresoj që trajneri jonë i përfaqësueses duke qenë dhe holandez të arrijë të drejtojë po aq mirë sa po bëjnë holandezët në këtë aktivitet”.
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4814
Location: Italia

PostPosted: Fri Jun 13, 2008 8:54 am    Post subject: Reply with quote

Liga, të hënën miratohet statuti
Problem janë disa klube që varen nga bashkitë. Xhani: E kemi një zgjidhje edhe për ta
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Fri Jun 13, 2008 12:44 pm    Post subject: Reply with quote

Ta shofim a do e bejn se keshtu thane dhe para ca vitesh dhe su be asgje. Kur te behet liga pastaj me verte qe s'do kene me goje te flasin qe ky shet ndeshje e ai ben leshime, apo gjyqtaret kshu e ashtu. Do i ken vet kompetencat dhe fajet.

Un parashikoj nje lemsh te madh Very Happy
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4814
Location: Italia

PostPosted: Fri Jun 13, 2008 12:52 pm    Post subject: Reply with quote

ndersa un parashikoj qe as ksaj rradhe sdo behet gje Very Happy
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4814
Location: Italia

PostPosted: Tue Jun 17, 2008 9:48 am    Post subject: Reply with quote

Klube-FSHF, nesër
bisedime për Ligën
Artan Shyti, kandidati kryesor për drejtorin ekzekutiv
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4814
Location: Italia

PostPosted: Tue Jun 17, 2008 9:49 am    Post subject: Reply with quote

Shyti, për postin e drejtorit ekzekutiv
Artan Shyti, ish-zv/ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, është një nga kandidatët për
postin e drejtorit ekzekutiv të Ligës së ardhshme. Ai ka qenë i pranishëm në mbledhjen e
djeshme të presidentëve të klubeve të Superiores dhe pjesëmarrësit në këtë takim kanë
pohuar se Shyti është një kandidaturë potenciale për postin e drejtorit ekzekutiv të Ligës.
“Po, është e vërtetë, Shyti është një kandidat i mundshëm për postin e drejtorit ekzekutiv
të Ligës profesioniste, por do të ketë edhe emra të tjerë”, ka thënë presidenti i klubit të
Shkumbinit, Xhavit Ismaili.
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4814
Location: Italia

PostPosted: Tue Jun 17, 2008 9:49 am    Post subject: Reply with quote

Gjika dyshues: I paqartë
për funksionimin e Ligës
Presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika, është dyshues përsa i përket
realizimit të Ligës dhe funksionimit korrekt të saj në të ardhmen.
Ai pohon se është pak i informuar për statutin dhe mënyrën
se si do të funksionojë kjo strukturë, ndonëse pohon se nuk është
kundër krijimit të Ligës, madje e mbështet iniciativën e presidentëve
të tjerë të Kategorisë Superiore. “Bordi drejtuesi i Flamurtarit investon
rreth 600 milionë lekë të vjetra nga buxheti i bashkisë për
skuadrën dhe nuk dëshiroj aspak të rrezikoj këto investime. Unë
nuk jam plangprishës, por kërkoj transparencë për të mbrojtur
këto investime. Liga nuk ka shkopin magjik për të ndryshuar me
një urdhër cilësinë dhe nivelin e futbollit. Krijimi i Ligës profesioniste
në Shqipëri është pa dyshim një iniciativë për t’u admiruar - ka
pohuar kryetari i Bashkisë së Vlorës - por ajo që më shqetëson
është mënyra se si është servirur informacioni mbi këtë nismë.
Gjithçka duket e paqartë, madje flitet për një strukturë që do të
mbrojë interesat e futbollit mbarëkombëtar, por cilat do të jenë
këto struktura? Cili do të jetë statuti përfundimtar? Mbi ç’bazë të
kërkesave juridike do të funksionojë kjo Ligë? Për të gjitha këto
jam pak i informuar, në një kohë që një iniciativë e tillë kërkon një
bashkëpunim total”. Artur Demaj
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Display posts from previous:   
Post new topic   Reply to topic    Partizani.Net Forum Index -> Futbolli yne All times are GMT + 1 Hour
Goto page Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
Page 3 of 5

 
Jump to:  
You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot vote in polls in this forum



Surf Anonymous with Zzoop Proxy Free Games Online

Web Hosting for this free forum is provided by Free Bulletin Board get your free phpbb forum or free Invision forum today!



Powered by phpBB � 2001, 2002 phpBB Group   ·   Partizani.Net supports phpBBHacks.com