|
| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 4814 Location: Italia
|
Posted: Tue Jan 15, 2008 12:27 pm Post subject: |
|
|
Perparim Daiu ne pankinen e Burrelit
14 Janar
Zgjidhet enigma se kush do tee jete trajneri i skuadres se Burrelit. Pas takimeve te shumta me tre?kater teknike te kategorise superiore, presidenti Koliqi “ka vene piken mbi i”. Ai pohoi per gazeten tone se pas shume konsultimesh me kanditate dhe stafin e skuadres matjane eshte rene dakord qe Perparim Daiu te jete trajner i Burrelit. Koliqi tha se, te henen pasdite do te behet prezantimi i trajnerit te pare dhe kater?pese futbollisteve te rinj. “Them se kemi goditur ne shenje”, vijoi Koliqi. “Perparim Daiu eshte nje figure e njohur e futbollit shqipar si futbollist dhe si trajner dhe mendoj se ploteson me mire kerkesat tona. Ai ka marre persiper te beje te pamunduren qe Burreli te realizoje objektivin tone”.
I kontaktuar me telefon, Daiu tha se kishte pranur me deshire ftesen e presidentit te Burrelit, Koliqi. “Burreli e njeh mire Superioren dhe eshte nje ekip pretendent per kete kategori. Me blerjet e fundit qe Koliqi po realizon, skuadra i ka te gjithe mundesite te kete kontigjentin me te mrie te viteve te fundit”, tha ai.
Perparim Daiu ben pjese ne grupin e atyre futbollisteve qe ka zhvilluar mbi 400 ndeshje me skuadrat e kategorise superiore. “Kam nisur te luaj futboll qe ne vitin 1987, kur isha 17 vjec. Kam qene anetar i ekipit kombetar te paraterinjve, Shpreses dhe Kombetares se madhe. Pese vjet kam luajutr me Partizanin, 9 vjet me Besen e Kavajes, nje sezon me Flamurtarin, nje me Teuten dhe te fundit me Luftetarin. Kam qene dy vjet ndihmestrajner me Besen dhe po kaq vite si trajner i pare me kete skuader, ndersa per nje periudhe te shkurter kam punuar dher si trajner i Lacit”, tha Daiu, tashme teknik i skuadres matjane.
Per Koliqin dhe Daiun, e vecanta e fazes se dyte do te jete pergatitesi atletik, gje qe nuk ka ndodhur me pare te Burreli, si dhe blerja e pese lojtareve te rinj nga skuadrat e superiores. Trajner i atletikes do te jete Bledar Filella, i licensuar nga UEFA si operator atletike. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Tue Jan 15, 2008 1:15 pm Post subject: |
|
|
ka lujt para nja 5 vjetesh me ne me duket _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 4814 Location: Italia
|
Posted: Wed Jan 16, 2008 8:42 am Post subject: |
|
|
po po,ka lujt goxha kohe _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 4814 Location: Italia
|
Posted: Wed Jan 16, 2008 8:42 am Post subject: |
|
|
prandaj e vura shkrimin  _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 4814 Location: Italia
|
Posted: Fri Feb 01, 2008 5:10 pm Post subject: |
|
|
Tomori dy “ish” për stolin: Por duam përforcime
1 Shkurt Tomori ka shpërndarë më në fund rrogat për skuadrën, ndërkohë që Bashkia ka rritur edhe grandin për klubin në buxhetin e vitit 2008. Tani e gjithë vëmëndja është po i kushtohet emërimit të teknikut të ri. Nga vetë kryebashkiaku Nasufi, bëhet e ditur se kanë nisur tratativat për emrin e ri të pankinës beratase. Më konkretisht dy janë emrat, prej të cilëve Nasufi do t’i besojë fatet e Tomorit në fazën e dytë. Emri i parë është ai i Andrea Xeblatit, ish?trajner i Tomorit në vitet 80 dhe aktualisht specialist i futbollit në Berat. Ndërsa kandidatura e dytë është ajo e Theodhori Arbrit, më të madhit të kësaj familje futbollistike, i cili e ka drejtuar dhe më parë në periudha të ndryshme, herë i vetëm dhe në të shumtën e sezoneve si ndihmës i I mikut të tij, Kristaq Mile. Por duke ditur se për momentin askush i vetëm, nuk ka dhënë “Ok”, pritet të marë jetë dhe alternativa që të dy së bashku të drejtojnë Tomorin në fazën e dytë. Por ndërkohë trajnerët, kanë vënë edhe disa kushte, njëra prej të cilave është garancia financiare, kusht ky i plotësuar sipas krybashkiakut, por dhe disa përforcime. Mësohet te kandidaturat e mësipërme, sidoqoftë hezitojnë për shkak të gjendjes aktuale të Tomorrit. Ndonëse në parim Xheblati dhe Arbri, nuk thonë “jo”, ata këmbëngulin për përforcimet duke e cilësuar atë si “nyjen” kryesore të zgjidhjes së krizës beratase dhe garancisë për të qëndruar në kategorinë e parë. Pasi të sigurohen për këtë, atëherë mund të vijë edhe zyrtarizimi i tyre. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 4814 Location: Italia
|
Posted: Fri Feb 15, 2008 1:21 pm Post subject: |
|
|
Disiplina “dhunon” Tepelenën
14 Shkurt Ka luajtur me zgjarrin, thuajse çdo ndeshje në fushën e saj, por në fund e ka pësuar. Tepelena, e gjithëpranuar në kategorinë e parë si “fusha më e vështirë”, nuk do të njohë më fjalën futboll, të paktën zyrtarisht, për pjesën e mbetur të sezonit. E ka vendosur Komisioni i Disiplinës në FSHF, pasi ka analizuar ngjarjet e rënda të takimit kundër Pogradecit, fundjavën e kaluar. Vendimi sjell automatikisht rënien e klubit në kategorinë e dytë. Gjithashtu, dy trajnerët Selimi e Kasneci, të cilët sipas raporteve të gjyqtarëve, kanë marrë pjesë në “kasaphanën” e fund?ndeshjes janë dënuar respektivisht me nga një dhe dy vite. Edhe disa lojtarë morën dënime shembullore. Gaba, Merja dhe Guga, për rrahje publike të gjyqtarëve u përjashtuan për një vit nga aktivitet sportive në Shqipëri.
Dënimi i Tepelenës, ishte lehtësisht i parashikueshëm, duke qenë se ngjarjet, fatmirësisht të filmuara nga disa kamera të pranishme në stadium, skandalizuan të gjithë opinionin sportiv në Shqipëri. Anulimi i një goli, që për standartin e Tepelenës ishte i rregullt (disa lojtarë ndërhynë dhunshëm ndaj portierit, duke i’a hequr topin nga duart, e më pas shënuan) i ka dhënë jetë një gjuetie të vërtetë shtrigash, kundër gjyqtarëve dhe lojtarëve kundërshtarë. Grushtat, shkelmat nga trajnerët dhe disa lojtarë të Tepelenës kundër treshes së gjyqtarëve e lojtarë të Pogradecit, shihen qartësisht në pamje. Faji i vetëm i viktimave, ishte oponenca ndaj Tepelenës që dëshironte të fitonte me çdo kusht e me çdo çmim. Vetëm ndërhyrja e policisë me të shtëna në ajër, ka mundur të vërë rregullin dhe të shpëtojë jetën e gjyqtarëve, por edhe lojtarëve të Tepelenës.
Fusha e tmerrshme? Pas Tepelenës, janë ankuar thuajse të gjithë. në fakt ankesat janë kaq të zakonshme në kategorinë e parë, por në rastin e klubit jugor, të gjitha rakordojnë në disa pika të veçanta. Gjë që e bën kauzën e tyre më të besueshme. Duke qenë, një skuadër teknikisht inferiore (Tepelena, s’ka marrë asnjë pikë jashtë fushës), të besuarit e Selimit, sipas pretendimeve të kundërshtarëve, kanë përdorur forma të tjera. Fillimisht frikësim i gjyqtarëve e më pas lojë e dhunshme ndaj kundërshtarit. Në fund shënimi i golit pas goditjeve standarte, duke mos lejuar portierin të reagojë. Në fillim është ankuar Ada e Velipojës, që e quajti vizitën e saj në Tepelenë si një “vizitë në Afganistan”. Kanë vazhduar më pas skuadra si Apolonia, e cila pretendoi se rrezikoi jetën e lojtarëve në këtë fushë. Po kështu edhe disa klube të tjera
Nëse Apeli nuk do të ndryshojë këtë vendim, Tepelena, do t’i japë fund një sezoni të dëshpëruar në kategorinë e parë. Duke mos pasur financat e mjaftueshme, për të konkurruar, skuadra e drejtuar nga njerëz që ishin vetë protagonistë të sherreve kryesore ë fushë, do t’I japë fund një sezoni të trishtuar. Ajo ç’ka është më kryesore, shumë lojtarë nuk do të rrezikojnë shëndetin e tyre atje. Gjithnjë nëse ndonjë klub tjetër nuk do të ngrejë flamurin e rënë të Tepelenës _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 4814 Location: Italia
|
Posted: Fri Feb 15, 2008 1:22 pm Post subject: |
|
|
mir ja kane be _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Fri Feb 15, 2008 2:25 pm Post subject: |
|
|
| Forever Red wrote: | Disiplina “dhunon” Tepelenën
14 Shkurt Ka luajtur me zgjarrin, thuajse çdo ndeshje në fushën e saj, por në fund e ka pësuar. Tepelena, e gjithëpranuar në kategorinë e parë si “fusha më e vështirë”, nuk do të njohë më fjalën futboll, të paktën zyrtarisht, për pjesën e mbetur të sezonit. E ka vendosur Komisioni i Disiplinës në FSHF, pasi ka analizuar ngjarjet e rënda të takimit kundër Pogradecit, fundjavën e kaluar. Vendimi sjell automatikisht rënien e klubit në kategorinë e dytë. Gjithashtu, dy trajnerët Selimi e Kasneci, të cilët sipas raporteve të gjyqtarëve, kanë marrë pjesë në “kasaphanën” e fund?ndeshjes janë dënuar respektivisht me nga një dhe dy vite. Edhe disa lojtarë morën dënime shembullore. Gaba, Merja dhe Guga, për rrahje publike të gjyqtarëve u përjashtuan për një vit nga aktivitet sportive në Shqipëri.
Dënimi i Tepelenës, ishte lehtësisht i parashikueshëm, duke qenë se ngjarjet, fatmirësisht të filmuara nga disa kamera të pranishme në stadium, skandalizuan të gjithë opinionin sportiv në Shqipëri. Anulimi i një goli, që për standartin e Tepelenës ishte i rregullt (disa lojtarë ndërhynë dhunshëm ndaj portierit, duke i’a hequr topin nga duart, e më pas shënuan) i ka dhënë jetë një gjuetie të vërtetë shtrigash, kundër gjyqtarëve dhe lojtarëve kundërshtarë. Grushtat, shkelmat nga trajnerët dhe disa lojtarë të Tepelenës kundër treshes së gjyqtarëve e lojtarë të Pogradecit, shihen qartësisht në pamje. Faji i vetëm i viktimave, ishte oponenca ndaj Tepelenës që dëshironte të fitonte me çdo kusht e me çdo çmim. Vetëm ndërhyrja e policisë me të shtëna në ajër, ka mundur të vërë rregullin dhe të shpëtojë jetën e gjyqtarëve, por edhe lojtarëve të Tepelenës.
Fusha e tmerrshme? Pas Tepelenës, janë ankuar thuajse të gjithë. në fakt ankesat janë kaq të zakonshme në kategorinë e parë, por në rastin e klubit jugor, të gjitha rakordojnë në disa pika të veçanta. Gjë që e bën kauzën e tyre më të besueshme. Duke qenë, një skuadër teknikisht inferiore (Tepelena, s’ka marrë asnjë pikë jashtë fushës), të besuarit e Selimit, sipas pretendimeve të kundërshtarëve, kanë përdorur forma të tjera. Fillimisht frikësim i gjyqtarëve e më pas lojë e dhunshme ndaj kundërshtarit. Në fund shënimi i golit pas goditjeve standarte, duke mos lejuar portierin të reagojë. Në fillim është ankuar Ada e Velipojës, që e quajti vizitën e saj në Tepelenë si një “vizitë në Afganistan”. Kanë vazhduar më pas skuadra si Apolonia, e cila pretendoi se rrezikoi jetën e lojtarëve në këtë fushë. Po kështu edhe disa klube të tjera
Nëse Apeli nuk do të ndryshojë këtë vendim, Tepelena, do t’i japë fund një sezoni të dëshpëruar në kategorinë e parë. Duke mos pasur financat e mjaftueshme, për të konkurruar, skuadra e drejtuar nga njerëz që ishin vetë protagonistë të sherreve kryesore ë fushë, do t’I japë fund një sezoni të trishtuar. Ajo ç’ka është më kryesore, shumë lojtarë nuk do të rrezikojnë shëndetin e tyre atje. Gjithnjë nëse ndonjë klub tjetër nuk do të ngrejë flamurin e rënë të Tepelenës |
Qenka bere nami atje. Se lexova qe ka pas incidente po kte artikullin se kisha lexu. Qeka dash te gjuaj ne ajer policia per ti ndare ?
kta duhet te shkojn ne burg jo tu jepet denim. skuadrat kundershtare duhet te ngren padi _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 4814 Location: Italia
|
Posted: Fri Feb 15, 2008 4:11 pm Post subject: |
|
|
normalisht keshtu duhet te jete.por beson se po ngrejten padi do zgjidhej gje? ti e di si jane punet atje _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 4814 Location: Italia
|
Posted: Thu Feb 21, 2008 8:44 am Post subject: |
|
|
ja u fal prap teperlena.....si gjithmon te ne  _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 4814 Location: Italia
|
Posted: Sat Apr 26, 2008 1:33 pm Post subject: |
|
|
Në Berat, “aksion” kundër ultrasve
26 Prill Drejtuesit e klubit të Tomorit, kanë hedhur idenë që duke u nisur nga takimi me Luftëtarin, deri në përfundim të kampionatit, të bëhet spostimi i tifozerisë vendase (ultrasve) nga tribuna qendrore në pjesën përballë saj, në mënyrë që të evitohen problemet që kanë ndodhur më parë. Ndonëse në prag të takimit me Luftëtarin ultrasit kanë dhënë fjalën se nuk do të sjellin trazira, përsëri meraku nga stafi drejtues është prezent. Të ndodhur në pjesën ku poshtë tyre gjendet pankina e mysafirëve, shpeshherë ngacmimet kanë shqetësuar jo pak. Mirëpo të informuar për shqetësimin e tyre, ultrasit nuk janë shprehur aspak dakord me këtë ide. Një prej drejtuesve të grupimit “Ultrasit”, Pano Buali, thotë: “Nuk më duket ide e mirë. Në këtë rast kemi dhënë fjalën dhe jo vetëm në këtë takim por deri në fund të kampionatit nuk do t’i sjellim probleme Tomorit, madje do ta mbështesim deri në fund atë. Por s’na duket ide e mirë për të na spostuar pasi në fund të fundit, vendi ynë është në tribunën qëndrore”? përfundon Buali.
Policia? Mbarëvajtja sa më e mirë e takimeve, që do të zhvillohen në Berat, jo vetëm atij me Luftëtarin, ka futur në lojë dhe vetë kreun e drejtorisë së policisë së qarkut, Premçi. Ai ka dalë dje dalë dje në median vizive lokale dhe ka bërë thirrje për një angazhim të të gjithë faktoërve për t’i shërbyer rregullit dhe qetësisë në stadium. Rasti i shëmtuar i dhunës pas përfundimit të takimit me Dajtin, ka bërë që në këtë rast të merren masa për të mos u përsëritur më ato probleme. Vetë drejtori Premçi për gazetën tonë shprehet: “Berati shquhet për një kulturë të njohur qytetare, ndërsa skuadra e Tomorit për traditën në futboll. Këto dy elementë duhen gërshetuar më së miri në çdo rast dhe kohë të ndryshme. Ngjarja pas takimit me Dajtin la pas një shije të hidhur dhe për të marë masat e duhura, për të mos u përsëritur më ato ngjarje, gjej rastin që përveç angazhimit tonë ti bëj thirrje tifozerisë beratase, atij grupi të vogël që sjell probleme që jo vetëm për miqtë por dhe për vetë skuadrën e Tomorit që e mban në trysni, të reflektojë qetësi dhe kulturë në stadium dhe ta përkrahë skuadrën e zemrës. Fitorja ndaj Bilisht Sport në Çorovodë tregoi këtë aspect, se jo vetëm Tomori di të fitojë por dhe se tifozeria di të mbajë një qëndrim korrekt. Unë kërkoj nga klubi dhe drejtuesit e skuadrës që të punojnë më shumë në këtë drejtim, por dhe nga vetë futbollistët duhet një kontribut i madh. Shpesh acarimi i tifozerisë beratase vjen jo vetëm nga gjykimet, por dhe nga veprimet nxitëse të futbollistëve në fushë. Ndaj të gjithë sëbashku të bëjmë më të mirën që në Berat të mos flitet as për dhunë dhe as për një tifozeri që sjell probleme. Berati i takon që të shfaqë një kulturë sa të vjetër aq dhe qytetare”? përfundoi kreu i policisë së qarkut Berat Premçi _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 4814 Location: Italia
|
Posted: Sat Jun 14, 2008 7:13 pm Post subject: |
|
|
Tani Jareci është poster në makinat MT
14 Qershor “Hakmarrja” origjinale e matjanëve për gjyqtarin e Play?offit: Na mori Superioren, i vëmë foton në xhamat e autoveturave tona
Kanë kaluar ditë e javë nga ndeshja e play?ofit dhe matjanët nuk harrojnë të përmendin gjykimin sipas tyre të njëanshëm të gjyqtarit kryesor Sokol Jareci në ndeshjen kundër Teutës, e vlefshme për play?offin e ngjitjes në Superiore. Drejtues të skuadrës së Burrelit nuk ngurojnë të tregojnë se gabuan rëndë që nuk kërkuan gjyqtarë të huaj për një ndeshje kaq të rëndësishme. “Ne,? thanë antarë të stafit drejtues të Burrelit,? kemi gabuar rëndë kur menduam se gjykimi i ndeshjes Burreli?Teuta, takimi më i rëndësishëm i kampionatit do të ishte korrekt. Ne duhet të vepronim siç veproi Apolonia, kur kërkoi gjyqtarë të huaj dhe pikërisht në këtë mënyrë arriti objektivin. Na ishte garantuar një gjykim profesional dhe i paanshëm,? thonë matjanët,? ndaj nuk vendosëm të kërkonim gjyqtarë nga matanë detit. Gjithçka ndodhi në atë ndeshje është gatuar nga kryesori Jareci. Për ne, pohojnë burrelasit, ai është shkaktari kryesor i atij gjykimi skandaloz që na detyron të luftojmë edhe një vit tjetër për të dalë në kategorinë Superiore. Për t’mos e harruar ndëshkuesin e skuadrës tonë, vijojnë matjanët në deklarimin e tyre, kemi vendosur që fotot e zmadhuara të gjyqtarit Sokol Jareci t’i mbajnë poseduesit e mjeteve motorike në makinat e tyre. Sa herë tifozët do të shohin foton e tij do të kujtojnë kush ishte autori i atij ndëshkimi të paparë për skuadrën tonë”.
Kjo iniciativë, tashmë është një fakt. Pasi janë porositur fotografitë e Jarecit, janë zmadhuar në formate të ndryshme dhe këto ditë pritet t’u shpërndahen tifozëve të ndryshëm që kanë mjete motorike. Ato pritet të vendosen në xhamat e prapëm të makinave. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 4814 Location: Italia
|
Posted: Fri Aug 01, 2008 10:29 am Post subject: |
|
|
Dajti në versionin “Partizani”
1 Gusht Rikthen në Shqipëri brazilianët Abilio dhe Brashini. Nënshkruan edhe goleadori Pustina
Gjatë viteve të shumta që kanë qëndruar në Shqipëri, me siguri që nuk kanë dëgjuar asgjë për skuadrën e Dajtit të Kamzës. Por nga dje, janë pjesë e kësaj skuadre. Bëhet fjalë për sulmuesin brazilian Abilio Neves Dos Reis shkrut Abilio dhe tjetri, i mirënjohuri (më shumë për gjestet prej kasapi sesa për talentin) mbrojtësi Marcelo Brashini. Të dy lojtarët kanë luajtur më parë për Partizanin, apo ekipe të tjerë të Superiores. Me ta ka mbërritur edhe një brazilian tjetër, i cili ka luajtur deri në kampionatin portugez. Firma e katërt për kamzalijtë është ajo e ish?sulmuesit të Pogradecit, njërit prej golashënuesve më të mirë të sezonit të kaluar, Erald Pustinës. Brazilianët që janë paraqitur në stërvitje, kanë qenë një suprizë e madhe te Dajti. Tifozë të shumtë që i kanë ndjekur që në seancën e parë janë shfaqur të kënaqur nga cilësitë e lojtarëve brazilianë. Megjithatë, burime nga klubi thanë se merkato nuk do të përfundojë këtu. Presidenti Naim Qarri, foli dje për skuadrën e tij dhe për blerjet duke thënë se tashmë skuadra e tij mund të quhej një kandidate e fortë për superiore. “Kam thënë para disa ditësh se te Dajti do të sjellë yjet e Superiores dhe lojtarët më të mirë të kategorisë së parë. Ja ku i keni. Besoj se është e vështirë që një klub i kategorisë së parë ti lejojë vetes futbollistë si Abilio e Brashini, që më parë kanë luajtur për Partizanin apo Vllazninë. Edhe braziliani i tretë që ka luajtur në Portugali është cilësor, ndërsa për Pustinën flasin shifrat e tij. Nuk do ndalemi me kaq lojtarë. Këtë vit ka shumë konkurrencë në kategorinë por ne jemi të përgatitur për këtë”, mbylli i pari i klubit të Dajtit, presidenti Naim Qarri. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Fri Aug 01, 2008 2:19 pm Post subject: |
|
|
| Forever Red wrote: | Dajti në versionin “Partizani”
1 Gusht Rikthen në Shqipëri brazilianët Abilio dhe Brashini. Nënshkruan edhe goleadori Pustina
Gjatë viteve të shumta që kanë qëndruar në Shqipëri, me siguri që nuk kanë dëgjuar asgjë për skuadrën e Dajtit të Kamzës. Por nga dje, janë pjesë e kësaj skuadre. Bëhet fjalë për sulmuesin brazilian Abilio Neves Dos Reis shkrut Abilio dhe tjetri, i mirënjohuri (më shumë për gjestet prej kasapi sesa për talentin) mbrojtësi Marcelo Brashini. Të dy lojtarët kanë luajtur më parë për Partizanin, apo ekipe të tjerë të Superiores. Me ta ka mbërritur edhe një brazilian tjetër, i cili ka luajtur deri në kampionatin portugez. Firma e katërt për kamzalijtë është ajo e ish?sulmuesit të Pogradecit, njërit prej golashënuesve më të mirë të sezonit të kaluar, Erald Pustinës. Brazilianët që janë paraqitur në stërvitje, kanë qenë një suprizë e madhe te Dajti. Tifozë të shumtë që i kanë ndjekur që në seancën e parë janë shfaqur të kënaqur nga cilësitë e lojtarëve brazilianë. Megjithatë, burime nga klubi thanë se merkato nuk do të përfundojë këtu. Presidenti Naim Qarri, foli dje për skuadrën e tij dhe për blerjet duke thënë se tashmë skuadra e tij mund të quhej një kandidate e fortë për superiore. “Kam thënë para disa ditësh se te Dajti do të sjellë yjet e Superiores dhe lojtarët më të mirë të kategorisë së parë. Ja ku i keni. Besoj se është e vështirë që një klub i kategorisë së parë ti lejojë vetes futbollistë si Abilio e Brashini, që më parë kanë luajtur për Partizanin apo Vllazninë. Edhe braziliani i tretë që ka luajtur në Portugali është cilësor, ndërsa për Pustinën flasin shifrat e tij. Nuk do ndalemi me kaq lojtarë. Këtë vit ka shumë konkurrencë në kategorinë por ne jemi të përgatitur për këtë”, mbylli i pari i klubit të Dajtit, presidenti Naim Qarri. |
hajde Dajti hajdee. po jan akoma si kan qen Abilio me Brachinin, do bejn namin Dajti. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 4814 Location: Italia
|
Posted: Fri Aug 01, 2008 10:13 pm Post subject: |
|
|
lojtar klasi  _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
 |
|
| Back to top |
|
 |
|
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum
|
|