|
| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Thu Mar 23, 2006 2:53 pm Post subject: Vendimet e Komisionit te Displines |
|
|
Komisioni i Apelit ne FSHF ka lene ne fuqi vendimin e Komisionit te Disiplines, ne lidhje me rezultatin e ndeshjes Shkumbini Teuta. Skuadra durrsake do te ruaje fitoren 2 0, dhene ne "tavoline" nga Komisioni Disiplinor, me 8 mars. Ndeshja midis Shkumbinit dhe Teutes, per javen e 25 te te kampionatit kombetar, e luajtur ne Peqin, u nderpre pasi futbollistet durrsake lane fushen e lojes. Shkaku ishte nje gol i miqve, i vleresuar si i rregullt e me pas i anulluar nga ana e gjyqtarit Lulzim Guzja. Miqte lane fushen e lojes, per t'u kthyer me pas, por ne ate kohe ishin vendasit ata qe vendosen te mos i pergjigjeshin thirrjes se gjyqtarit per t'u kthyer. Komisioni i Disiplines gjobiti Teuten, por i dha fitoren 2 0 ne tavoline dhe tri piket e rendesishme per luften per mbijetese. Vendimi u apelua nga klubi peqinas, por dje Komisioni i Apelit e ka lene ne fuqi vendimin e shalles se pare. Ne komunikaten e Komisionit te Apelit thuhet se pas shqyrtimit te materialeve filmike dhe relacionit te ndeshjes, u vendos te cilesohen si shkelje vendimet e drejtuesve te Shkumbinit, te cilet kercenuan dhe ushtruan presion mbi gjyqtarin e takimit dhe ndihmesin e tij. Ne kete menyre, Apeli la ne fuqi fitoren 2 0 per Teuten, pa ndryshuar vendimet e tjera te marra nga Komisioni i Disiplines. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Fri Mar 24, 2006 1:43 pm Post subject: |
|
|
Patushi,30 mije leke gjobe
Komisioni i Disiplines i Federates Shqiptare te Futbollit, i mbledhur dje, ka gjobitur me 30 mije leke mesfushorin e Tiranes, Saimir Patushi. Ndeshkimi ka ardhur per gjeste antisportive te lojtarit kundrejt tifozeve te Partizanit, ne ndeshjen e vlefshme per Kupen e Shqiperise, te merkuren, me 15 mars. Patushi i shpeton pezullimit dhe do te jete ne dispozicion te trajnerit Mirel Josa per ndeshjen e bardhebluve kunder ish skuadres se tij, Vllaznise, qe do te luhet kete te shtune. Gjithashtu, nga ana e Komisionit te Disiplines eshte pezulluar dy ndeshje lojtari i Lushnjes, Saimir Xhagalliu. Ky i fundit ka ofenduar gjyqtarin e ndeshjes Lushnja Dinamo, e vlefshm per cerekfinalen e Kupes se Shqiperise. D.I _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Mon Apr 10, 2006 2:16 pm Post subject: |
|
|
Bylykbashi 12 jave denim per ofendim dhe kercenim te gjyqtarit  _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Thu Apr 20, 2006 12:50 pm Post subject: |
|
|
Komisioni i disiplinës, i mbledhur dje në federatë pas më shumë se dy javësh, ka zhvilluar mbledhjen e tij të radhës. Në këtë mbledhje, komisioni i disiplinës ka marrë shumë çështje për të diskutuar. Në radhë të parë, disiplina çështje kryesore ka pasur lojtarin e Tiranës, Penja. Për këtë futbollist, disiplina ka marrë vendimin që të pezullohet vetëm dy javë. Në mënyrë të çuditshme, ky komision ka harruar që javën e kaluar ka marrë një vendim, që e pezullonte këtë lojtar 8 javë. Por pas presioneve të shumta duket se dënimi u tërhoq, derisa të arrihej korumi i nevojshëm në komision.
 _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Wed Sep 13, 2006 2:23 pm Post subject: |
|
|
po me Delain ca u be se sikur do mblidhej Komisioni Disiplines sot a dje  _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
|
| Back to top |
|
 |
toncubi Dem i Kuq

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 643 Location: Afganistan
|
Posted: Thu Sep 14, 2006 2:44 pm Post subject: |
|
|
Mire ia bon Xhanit. Aty e kishe, pse nuk ia more parate? Aty e kishe, pse nuk e mbajte lojtarin?
Te kishte ikur te Tirana apo Vllaznia qe jane pretendente per kampionat hajde de, po fakti qe iku te Flamurtari do te thote se nuk ka ikur per te fituar trofe, po per inat te Xhanit. (dhe gjithashtu tregon se ka qene i lidhur me fanellen, pasi nuk shkoi tek konkurrentet tane direkt, dhe vazhdon akoma te ndjeke partizanin). _________________ Segnare un gol in fuorigioco con l'inter non ha prezzo...
Per tutto il resto c'e Burdisso...
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Thu Sep 14, 2006 5:10 pm Post subject: |
|
|
per kte me duket vendim tamam nga Disiplina. Per Leandron po qe duhet te na kishin dhen te drejt.
kurse Xhani kujto se lojtaret i ka te vetet dhe sia merr dot njeri. Dhe shkon iken nji nga lojtaret kryesore te skuadres dhe nji nga mbrojtsit me t mir t kampionatit. Me ate qe kishte shku me pa Partizanin ne Durres me verte me ka habit se nuk para e bejn a slojtaret shqiptar _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
toncubi Dem i Kuq

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 643 Location: Afganistan
|
Posted: Thu Sep 14, 2006 5:32 pm Post subject: |
|
|
Pse nuk i bejne pashaporte shqiptare qe te luaje me kombetaren. Sidomos tani qe nuk kemi mbrojtes. _________________ Segnare un gol in fuorigioco con l'inter non ha prezzo...
Per tutto il resto c'e Burdisso...
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Thu Sep 14, 2006 5:58 pm Post subject: |
|
|
| toncubi wrote: | | Pse nuk i bejne pashaporte shqiptare qe te luaje me kombetaren. Sidomos tani qe nuk kemi mbrojtes. |
duhet tia bejn dhe atij dhe Karderit se jan gjith ata. dhe lujn fort. Nje prove te pakten tua japin ne kombtare se tani kan msu dhe shqip. Me Osmanin nuk krahasohen i her _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Fri Sep 15, 2006 12:34 pm Post subject: |
|
|
"Delain" ne Apel
Me kthimin nga Greqia, Xhani eshte prononcuar edhe per qendrimin qe do te mbahet nga klubi i tij ne lidhje me kongolezin Sasa Delain. Te merkuren, Komisioni i Disiplines i FSHF se vendosi te lejonte kongolezin per t'u aktivizuar me Flamurtarin e Vlores, kunder pretendimeve te Partizanit. Me te mberritur ne Tirane, Xhani ka deklaruar se Partizani do ta apeloje vendimin e Disiplines, duke e konsideruar ate si te demshem per te kuqte dhe te padrejte. "Nuk e kuptoj nje vendim te tille. Ne si klub do te apelojme dhe te shpresojme ne nje vendim te drejte te Komisionit te Apelit", ka deklaruar Xhani. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Fri Aug 29, 2008 9:12 am Post subject: |
|
|
Tirana, e detyruar t‘i lajë borxhin prej 800 mijë lekësh Astrit Hafizit
Ardit Beqiri është lojtar i lirë, por në xhepin e tij do të shkojnë dhe dy rroga
Astrit Hafizi e vë klubin e Tiranës me "shpatulla pas murit". Është Komisioni i Disiplinës, ai që me një vendim të djeshëm e ka detyruar klubin bardheblu të shlyejë borxhin prej 800 mijë lekësh të prapambetura ish-trajnerit të saj. Hafizi mori 23-herë kampionët e Shqipërisë pas shkarkimit të Sulejman Starovës. Por nuk e pati të gjatë në krye të skuadrës, pasi, pas disa muajsh, ai u shkarkuar për t‘i lënë vendin Sulejman Memës. Megjithëse e shkarkuan, drejtuesit bardheblu nuk i shlyen të gjitha detyrimet financiare të parashikuara në kontratën e prishur në mënyrë të njëanshme. Por, njeriu fjalëpak, pasi nuk mundi të gjente rrugëzgjidhje pas kontakteve të shumta me bardheblutë, iu drejtua organeve përkatëse në Federatën Shqiptare të Futbollit. Dhe pikërisht pas mbledhjes së djeshme të Komisionit të Disiplinës, ky i fundit i dha të drejtë ish-trajnerit të Kombëtares. "Pranimin e kërkesës të ish-trajnerit Astrit Hafizi të KF ‘Tirana‘, që bën detyrimin e sponsorit të KF ‘Tirana‘ të paguajë dy rroga mujore me shumën totale 800000 lekë, në bazë të pikave 3.4 të kapitullit ‘Detyrimet e klubit‘ të kontratës, datë e 25.09.2007, që ka KF ‘Tirana‘ me trajnerin Astrit Hafizi". shkruhet në vendimin e Komisionit të Disiplinës pranë FSHF-së. Tashmë, Astriti do të fushë në xhep diferencën e papaguar nga kontrata që ka nënshkruar me klubin më të pasur në Shqipëri. Por, për më shumë, vendimi i Disiplinës vendos edhe një standard të ri në futbollin shqiptar, ku respektimi i kontratave të nënshkruara ka qenë një tabu për shumë kohë. Tani një gjë e tillë do t‘i bëjë më të matur trajnerët, por dhe më shumë presidentët për kontratat që nënshkruajnë, apo për momentin kur ata duan t‘i prishin në mënyrë të njëanshme. Ndërkohë, po dje, me vendim të Disiplinës, është çliruar nga "zinxhirët e Partizanit edhe ish-kapiteni Ardit Beqiri. Organi "gjykues" në FSHF ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesat e bëra nga ish-lojtari i të kuqve. Në bazë të vendimit të djeshëm, Beqiri zgjidh kontratën me Partizanin dhe është një futbollist i lirë. Destinacioni i tij më i mundshëm është Elbasani. Por do të shlyet nga klubi i kuq edhe për pagën e 3 muajve (mars-prill-maj), që i përkasin vitit të parë të kontratës së këtij lojtari më Partizanin. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
|
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum
|
|