Partizani.Net Forum Index Partizani.Net  
  Forumi i FK Partizani Tirane      FAQ      Search      Memberlist  
  · Log in Register · Profile · Log in to check your private messages · Usergroups  

Hasan Lika
Goto page 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next
 
Post new topic   Reply to topic    Partizani.Net Forum Index -> Lojtaret dhe stafi
View previous topic :: View next topic  
Author Message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Wed Nov 01, 2006 5:10 pm    Post subject: Hasan Lika Reply with quote

Sipas burimeve të sakta të Albaniasoccer.com, Hasan Lika do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Partizanit. Lika ku së fundi drejtoi skuadrën e Besës së Kavajas mbyll hapësirën e lënë nga Bajko. Lika ka qenë lojtar i Partizanit si dhe ish trajner i saj në të kaluarën
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Wed Nov 01, 2006 9:38 pm    Post subject: Reply with quote

Hasan Lika është trajneri i tetë që merr drejtimin e një skuadre në Kategorinë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, pas shkarkimit të trajnerëve në këtë sezon. Lika ka drejtuar në fillim të sezonit skuadrën e Besës, ku, pas rezultateve të dobta, dha doreheqjen. Ai ka drejtuar disa herë pankinën e Teutës, ndërkohë që ka qenë edhe trajner i ekipit kombëtar të U-21. Ai është rikthyer në drejtimin e skuadrës së Partizanit pas 12 vjetësh, si një njohës i mirë i skuadrës si ish-futbollist, por edhe si trajner. Lika është shprehur se “është një moment që gjithkush mund të marrë vendimin me shumë guxim dhe, mbi të gjitha me bindje, sepse me vetë grupin që ka skuadra, ka mundësi të shkojë përpara, të ruajë traditën triumfuese në historinë e futbollit shqiptar, siç është Partizani”.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Jimmy
Dem i Kuq


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 560
Location: Tirane

PostPosted: Thu Nov 02, 2006 12:20 am    Post subject: Reply with quote

Zoti Lika, nqs je i zoti te vendosesh disipline ateher Ti do koresh edhe rezultatet me te mira, Partizoni ska disipline, ska pergjegjsi, eshte komplet i shthurur. Kshu e katandisi z Bajko. Bajko, nje trajner i vetes se vet (sepse asnje nuk e degjonte)
Hasono jepi drejtim ekipit ... SUKSESE
_________________

Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
toncubi
Dem i Kuq


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 643
Location: Afganistan

PostPosted: Thu Nov 02, 2006 1:22 am    Post subject: Reply with quote

Jo Hasoni, po edhe Capello te vije tek Partizoni, nuk do beje hajer. Eshte koka qe qelbet. Qe aty fillon problemi. Se kur nuk eshte ne rregull ai qe jep leket, kur nuk e can koken ai, ca pret nga te tjeret.
Bajko i shiti ndeshjet? Atehere cfare te beje ai kur i pari i punes e ka paravendosur cdo gje? Te kuptohemi, nga ajo qe pashe ne ndeshjen me Tiranen nuk eshte se kam ndonje admirim te vecante per Bajkon, po problemi eshte se ai i ka patur duart e lidhura. Kush na siguron qe nuk do jete e njejta situate dhe me tjetrin? Per se ekipi formohet vetem nje jave para kampionatit? Faji i Bajkos eshte?
Edhe Sula qe mbahet nga me diktatoret trainere shqiptare kur erdhi puna vjet ne fund te kampionatit ra dhe ai viktime e lojrave te Bylykbashit, Xhanit e te tjereve. Dhe kur e shihja ne Durres duke darkuar me njeshat e basteve, thoja me vete, cfare te beje i shkreti. Ata i japin rrogen, ka familje per te mbajtur, ka nje jete per te jetuar, ndryshe nuk behet.
Eshte fati yne i keq, qe na ra per pjese nje delenxhi, mashtrues si Xhani, nderkohe qe tek Tirana donatoret te pakten ne kampionat nuk e bejne balte.
Suksese Lika.
_________________
Segnare un gol in fuorigioco con l'inter non ha prezzo...
Per tutto il resto c'e Burdisso...
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Thu Nov 02, 2006 1:38 pm    Post subject: Reply with quote

Bajko e ka ate punen e disiplines cik problem. Muah pervec faktit qe ka qen partizons gjithmon, s'me ka pelqy shum. Po ato qe thot toni jan 100% t verteta. Nuk ka si vje disiplina ne klub, kur koka se rru fare. Ndreka si p.sh pervec deniminit qe i dha FSHF duhej te denohej nga klubi qe fillo sherr mrena skuadres. dhe gjith ato shembuj qe ka dhon toni, tregojn qe s'ka rendsi ca trajneri vje. Ka fut Xhani nji mentalitet te qelbet ne skuader qe nuk ka rendsi a fito a jo. Kur humbin i justifiko XHani qe thot kemi lojtaret me t mire ne Shqiperi po s'di Bajko ti vendosi n fush.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Thu Nov 02, 2006 5:14 pm    Post subject: Reply with quote

Hasan Lika: Nuk jemi dorezuar per trofete
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
MUAHHH
Tifoz


Joined: 26 Mar 2006
Posts: 60
Location: Tirone

PostPosted: Thu Nov 02, 2006 9:36 pm    Post subject: Reply with quote

Mua sme pelqen shume ky Lika. Ka shume llafe. Merret me Albitrin ne vend qe te merret me lojen dhe lojtaret e vet. Ja ta shofim ishalla ka ndryshu menje.
Back to top
View user's profile Send private message Send e-mail Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
eagle
Anetar i ri


Joined: 03 Nov 2006
Posts: 6

PostPosted: Fri Nov 03, 2006 5:48 am    Post subject: Reply with quote

Rastesisht e kam zbuluar kete side per Partizanin, dhe kam afer nje muaj qe e lexoje. Ne radhe te pare dua te falenderoje zotnin qe e ka krijuar, duke i afruar mundesine e komunikimit fencave te Partizanit. Nuk jame person qe debatoje me pasione por nisem nga faktet, logjika e ftohte dhe ekspertiza.
Nuk e di sa nga keto fenca qe shkruajne ne kete webside e njohin Presidentin
e SK Partizani?
Nga diskutimet qe po lexoja shikoj qe jane te ndryshme dhe kjo eshte e natyrshme, por mesa kuptoje te gjithe e kane me Presidentin e Partizanit dhe jo me traineret.
Nuk mund te besh fajtor traineret neqofetse Presidenti eshte komplet nje injorant me fuqi te krijuar nga parate. Mos harroni qe Presidenti i Partizanit eshte me profesion, shofer per shperndarjen e druve. A e kuptoni sa i ulet eshte niveli dhe bota e atij njeriu!!!!! E si mund t'i kuptoje ai tranjeret me kulture dhe bagazhe inteligjence!!!!!!
I njohe shume mire qe te dy trajneret e Partizanit, si Z. Bajko ashtu edhe Z. Lika. Me Z. Bajko njihem ndoshta me shum,e se e kam pasur trajner dhe shoke ne te njejten kohe,ne nje moshe shume te re rreth 18 vjec;
ndersa me Z. Lika ishim shoke te nje ekipi, Partizanit te sukseshem te viteve 1978-1981. Trajneret jane njerez ekzekutiv me autoritet te plote ne te gjitha vendimmarrjet per ekipin, dhe mesa kuptoje asnjeri dhe as tjetri nuk mund te jene te suksesshem ne qoftese ata nuk kane fushe te lire per te treguar aftesite e tyre.
Me kujtohet se Presidenti i Partizanit ka qene shume shoke i ngushte me me dy lojtare tipik problematik per ekipin ne vitet `1979-1984, qe nuk me pelqen t'ia permend emrat, se shume gjera you fencat e rinj te Partizanit nuk i dini, por Z.President ishte ndermjetes per shitje dhe blerje ndeshjesh te ekipit te Partizanit, dhe mos harroni, qe ne keto vite trajner i ekipi kampion ishte Z. Birce, nje njeri me autoritet te padiskutueshem. shume i ndershem dhe shume i rrepte.
Ju shkruaj kete informacion me shume per tju lene te kuptoni, qe nuk jane trajneret problem, por eshte Z.President dhe ndoshta edhe 1 apo 2 lojtare te ekipit qe bashkpunojne me Z. President.
Z.President ka aftesi te shkelqyera per shitje-blerje.
Me vjen keq per te gjitha fencat e Partizanit qe jane shume te deshperuar dhe nuk kane fuqi te fixing kete problem qe eshte me shume se Kancer.
Nuk e di si eshte e ndertuar struktura e drejtimit te Departamentit te Futbollit dhe kush jane ne funksione drejtuese. Neqoftese se keni ndonje informacion mund te me ndihmoni duke me dhene disa emra te personave qe jane ne Borde apo Keshille drejtuese vendim marrese per ekipin e Partizanit, jam shume kurioz te di se kush jane keta njerez, dhe ndoshta mund t'ju sjell me shume informacion pse gjerat mund te jene te veshtira ne drejtimin e ekipit, por te gjithe e kuptojme qe problemi me i madh eshte Z. President
Ju falenderoj te gjitheve per kohen qe do te shpenzoni per leximin e
"romanit te bezdisshem", por sonte po kuptoje se paskam akoma gjak Shqiptari ne trup.
Eshte fatkesi e madhe per gjithe kombin shqiptare qe vazhdone te komandohet nga injorant, sharlatan te paskrupullt dhe katila.
Ju pergezoje te gjitheve, but:
never give up and always be smart, not tough
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Fri Nov 03, 2006 1:31 pm    Post subject: Reply with quote

Falemidnerit qe viziton faqen njeher dhe qe ke gjet kohen te ulesh e te shkrush tamam.

besoj se 95% e tifozave ktu jan ne nje mendje me ty. Qe faji nuk diskutohet qe eshte i Xhanit. Se trajneret kane arritur suksese me pare me Partizanin apo me skuadra te tjera, dhe kur vijn te Partizani, nuk bejn dot asgje. Pse? Sepse sado ndryshojne trajneret, ne koke akoma eshte Xhani.

Mesa di un nuk ka bord drejtues. Eshte XHani koka dhe kaq. Eshte Birce si shef klubi a drejtor teknik s edi mire se cfare titulli ka.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Jimmy
Dem i Kuq


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 560
Location: Tirane

PostPosted: Fri Nov 03, 2006 2:49 pm    Post subject: Reply with quote

Eagle flm per pjesmarjen tuaj dhe informacionet qe na sjell ne kte faqe te Partizonit.
Klubi Partizonit esht katandis si mos me keq, futballistet nuk kan fusha te mirembajtura per stervitje, fushat jan por jan prej balte dhe lluce, nuk esht ven dor ne to qe ne fillimet e ardhjes se Xhanit, qe ne ate kohe Xhani e mori me shum vrull por gjat rruges e ka len pas dore fare klubin.
Problemi eshte Xhani, sepse me Xhanin Partizoni ska mar asnje kampionat ne gjith kto vjet...
Xhani e ka mar me konçesion Partizonin deri ne vitin 2008, por me sa shikoj ai po ben te gjitha perpjekjet qe ta rimar perseri edhe per 10 vjet te tjera ose ta blej perfundimisht.
Une skam gje kondra Xhanit nqs ai i hap dyert edhe per investitore te tjere, gje qe do ishte me e mira, por problemi qendron se Xhani e do te gjithin per vete Partizonin dhe nga ana tjeter ai nuk i pergjigjet emrit te madh, peshes se fanelles qe ka Partizoni, sepse Partizoni eshte legjende dhe si i tille meriton te fitoje te pakten 1 kampionat ne 2-3 vjet.
Prandaj une dhe shume tifoze te tjere jane te irituar me Xhanin dhe nuk e duam më.
_________________

Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Wed Nov 22, 2006 3:31 pm    Post subject: Reply with quote

Lika kërkon mbështetjen e tifozëve

Rezultatet e dobëta në javët e fundit kanë sjellë ftohjen e tifozëve të shumtë të Partizanit me drejtuesit e skuadrës, që shihet qartë me shkallët e boshatisura të stadiumit. Fitorja në Fier ka ngjallur një fije shprese për futjen e Partizanit në garë për titullin kampion, por sigurisht kërkohet edhe mbështetja e tifozërisë, për ta arritur këtë qëllim. Hasan Lika, si një partizanas i vjetër, që e di mirë se sa e rëndësishme është mbështetja e tifozërisë së kuqe në arritjen e objektivave, ka kërkuar takim me një pjesë të tyre, për t'u thënë se ata duhet të vazhdojnë ta mbështesin Partizanin, pasi ka shumë nevojë për përkrahjen e tyre. Pas përfundimit të seancës së djeshme stërvitore, trajneri i të kuqve e ka gjetur kohën për të pirë një kafe me disa prej tifozëve më të zjarrtë të Partizanit, të cilët nuk mungojnë as në seancat stërvitore që zhvillon skuadra.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
toncubi
Dem i Kuq


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 643
Location: Afganistan

PostPosted: Wed Nov 22, 2006 5:33 pm    Post subject: Reply with quote

Hasono, nuk terhiqen tifozet se fitove me Apolonine e kategorise se dyte. Ka shume shume pune puna. Ene mos u fut kot ne mes te konfliktit te tifozeve me Xhanin.
_________________
Segnare un gol in fuorigioco con l'inter non ha prezzo...
Per tutto il resto c'e Burdisso...
Back to top
View user's profile Send private message
Jimmy
Dem i Kuq


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 560
Location: Tirane

PostPosted: Wed Nov 22, 2006 8:19 pm    Post subject: Reply with quote

Eni wrote:
Lika kërkon mbështetjen e tifozëve

Rezultatet e dobëta në javët e fundit kanë sjellë ftohjen e tifozëve të shumtë të Partizanit me drejtuesit e skuadrës, që shihet qartë me shkallët e boshatisura të stadiumit. Fitorja në Fier ka ngjallur një fije shprese për futjen e Partizanit në garë për titullin kampion, por sigurisht kërkohet edhe mbështetja e tifozërisë, për ta arritur këtë qëllim. Hasan Lika, si një partizanas i vjetër, që e di mirë se sa e rëndësishme është mbështetja e tifozërisë së kuqe në arritjen e objektivave, ka kërkuar takim me një pjesë të tyre, për t'u thënë se ata duhet të vazhdojnë ta mbështesin Partizanin, pasi ka shumë nevojë për përkrahjen e tyre. Pas përfundimit të seancës së djeshme stërvitore, trajneri i të kuqve e ka gjetur kohën për të pirë një kafe me disa prej tifozëve më të zjarrtë të Partizanit, të cilët nuk mungojnë as në seancat stërvitore që zhvillon skuadra.


Me tifozet e ktij timi ka pi kafe Lika.... Le te vi Xhani e te na japi kafe dhe te na flasi, se Lika ndoshta ka pi kafe me ata pabuksit qe i genjen Xhani me nga 1 shishe birre.
_________________

Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Wed Nov 22, 2006 9:36 pm    Post subject: Reply with quote

Lika ti ka qeth floket Jimmo ? Very Happy
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
ROSI
Anetar i ri


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 41

PostPosted: Wed Nov 22, 2006 10:37 pm    Post subject: Reply with quote

EAGLE sot pata mundesi me e lexu shkrimin tend,me pelqeu shume e te falenderoj ,edhe une po me te njejtin mendim jame me ty per sa i perket atij Qelbesires XHANI.
Ti thoje se ishin nja dy lojtare qe shisnin ndeshjet e Partizanit ne vitet 79-84 dhe emerat nuk i thoje po une po te them se njeri ishte GENC TOMORI,ti duhet qe te dishe me te[er se ne te gjitheve qe shkruajme ,une do te lutesha nga ana ime qe ti te jesh me i aktivizuar ne kete forum ,besoj se edhe shume te tjere kane te njejtim mendim.
UJKO ti je me vjeteri ne forumin tone si dhe ke qene me afer se kushdo nga ne te gjithe te Partizani prandaj do te lutesha edhe ty qe te shkruash me teper qe ky forum te jete sa me i lexushem ,se me sa shohe vetem ENI me JYMMIN po e mbajne kete forum ,e keta te dy duhen me u falenderu nga te gjithe ne per punen e mire si dhe per kohen qe humbin .
Back to top
View user's profile Send private message
Display posts from previous:   
Post new topic   Reply to topic    Partizani.Net Forum Index -> Lojtaret dhe stafi All times are GMT + 1 Hour
Goto page 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next
Page 1 of 10

 
Jump to:  
You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot vote in polls in this forum



Surf Anonymous with Zzoop Proxy Free Games Online

Web Hosting for this free forum is provided by Free Bulletin Board get your free phpbb forum or free Invision forum today!



Powered by phpBB � 2001, 2002 phpBB Group   ·   Partizani.Net supports phpBBHacks.com