Partizani.Net Forum Index Partizani.Net  
  Forumi i FK Partizani Tirane      FAQ      Search      Memberlist  
  · Log in Register · Profile · Log in to check your private messages · Usergroups  

Paulin Dhëmbi
Goto page 1, 2  Next
 
Post new topic   This topic is locked: you cannot edit posts or make replies.    Partizani.Net Forum Index -> Lojtaret dhe stafi
View previous topic :: View next topic  
Author Message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Thu Nov 23, 2006 3:58 pm    Post subject: Paulin Dhëmbi Reply with quote

Dhembi i kerkon falje gjyqtarit Pashaj
_________________
Partizani.Net


Last edited by Eni on Fri Aug 29, 2008 3:57 pm; edited 1 time in total
Back to top
View user's profile Send private message
Partizani_forever
Tifoz


Joined: 08 May 2006
Posts: 56
Location: USA

PostPosted: Sat Feb 24, 2007 6:13 pm    Post subject: Reply with quote

Urime Dhembit! Kete sezon po ben nje loje te mbrekullueshme tek Partizani. Ndoshta me pare kane ndikuar ca lojtare qe e shkaterruan Partizanin por shyqyr Zotit qe moren arratine
_________________
Ngjyra kuqe ngjyr dashnie, Partizonit i ka hije.......!
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Wed Mar 07, 2007 9:55 pm    Post subject: Reply with quote


_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Fri Mar 09, 2007 5:43 pm    Post subject: Reply with quote


_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4814
Location: Italia

PostPosted: Wed Jan 09, 2008 12:04 pm    Post subject: Reply with quote

Dhëmbi: “Ftesë mua? Por a nuk është disi me vonesë?”
9 Janar Kanë kaluar gjashtë vite, që në mars të 2002-shit, por, Paulin Dhëmbi, e kujton si tani kohën kur ai ishte në kombëtaren shqiptare, në atë të famshmen ndeshje, kundër Meksikës, të zhvilluar në SHBA. “Ishte shumë bukur. Të veshësh fanellën kuqezi është gjihmonë një gjë e bukur”, të thotë ai. Por, duket se këtë fanellë tani do ta riveshë sërish. Trajneri i ri i kombëtares shqiptare, holandezi, Ari Han, ka përfshirë emrin e tij në listën e lojtarëve që do të përbëjnë kombëtaren A, në “zborin” nëntëditor që do të zshvillohet në Antalia të Turqisë. Por, si e ka pritur ai, pas gjashtë vitesh këtë ftesë? “Të them të drejtën, jam shumë, shumë i kënaqur”, ka thënë Dhëmbi. “Siç e thashë, është gjithmonë nder për këdo që të jetë në kombëtare, edhe pse, mendoj se një ftesë e tillë, për të parë gjendjen dhe lojën time, mendoj se vjen me vonesë”. Ç’do të thotë? “Që mendoj se një gjë e tillë duhet të kishte ndodhur disa kohë më parë, kur forma dhe mosha ime më të duhurat”, ka shtuar ai. Megjithatë, “ëshë gjithmonë një gjë e mirë. Unë do të mundohem të bëj maksimumin, që të bind trajnerin Han se mund të jem i vlefshëm. Kam kohë që e pres këtë ditë”, ka përfunduar ai.
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Wed Jan 09, 2008 1:04 pm    Post subject: Reply with quote

te ajo ndeshje kane lene nam. turp ca turpi.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
toncubi
Dem i Kuq


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 643
Location: Afganistan

PostPosted: Wed Jan 09, 2008 5:07 pm    Post subject: Reply with quote

Eni wrote:
te ajo ndeshje kane lene nam. turp ca turpi.


Ne c'kuptim, ca beri vaki?
_________________
Segnare un gol in fuorigioco con l'inter non ha prezzo...
Per tutto il resto c'e Burdisso...
Back to top
View user's profile Send private message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4814
Location: Italia

PostPosted: Thu Jan 10, 2008 11:58 am    Post subject: Reply with quote

NE NJE MIQESORE PARA NJA 3 VITESH KU U RRAFEM 3-0 ME DUKET
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4814
Location: Italia

PostPosted: Thu Jan 24, 2008 8:47 am    Post subject: Reply with quote

dhembi:une ne mes tre gjigandeve te shqiperise Surprised

panorama sport
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Thu Jan 24, 2008 12:50 pm    Post subject: Reply with quote

toncubi wrote:
Eni wrote:
te ajo ndeshje kane lene nam. turp ca turpi.


Ne c'kuptim, ca beri vaki?


ishin amator komplet. e pash ne tv ktu e dha nje nga kanalet meksikane. "Kjo nuk eshte serioze" thoshte ai komentatori meksikan. filluan te luanin tamam ne fillim meksikanet pastaj kur e pane me ke po lunin e lan fare. kta tonet u kalote ndonji top persiper e kapnin me dore.

Beqirit ja mori me kok meksikani 1 meter e 40 cm e futi gol.

ishte me verte turp t thoje qe eshte kombtarja jon
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Thu Jan 24, 2008 12:51 pm    Post subject: Reply with quote

Forever Red wrote:
NE NJE MIQESORE PARA NJA 3 VITESH KU U RRAFEM 3-0 ME DUKET


4-0 dhe e lan ata se sja vlete, se ishte si me rraf skuader lagje. shkonin 20-0 po te donin
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4814
Location: Italia

PostPosted: Fri Jan 25, 2008 12:33 pm    Post subject: Reply with quote

gjera qe ndodhin Laughing
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4814
Location: Italia

PostPosted: Mon Apr 28, 2008 2:02 pm    Post subject: Reply with quote

Dhëmbi: Titullin, në derbin me Dinamon








Të shtunën Partizani tregoi se për këtë sezon është mbreti i kryeqytetit, pasi në tri përballjet me bardheblutë ka arritur të grumbullojë plot shtatë pikë, me një golaverazh 6-2. Derbi i fundit ishte shumë emocionues, pasi në këtë takim pati gjithçka, gola, kartonë, spektakël, tifozëri, ndërsa me këtë tripikësh Partizani ndihet i sigurt në betejen për fitimin e titullit kampion. Edhe këtë radhë të kuqtë u munduan të shkëlqejnë në grup, por pati nga ata që spikatën më shumë për "demat" dhe njëri prej tyre pa dyshim ishte mesfushori korçar, Paulin Dhëmbi. Në minutën e 19-të, ish- dinamoviti hapi siparin e golave dhe tregoi ambicien reale që kanë të kuqtë për të fituar jo vetëm ndaj Tiranës, por edhe për të arritur objektivin madhor. Korçari është i gëzuar me këtë fitore që arriti Partizani, pasi ajo i afron me titullin, gjithashtu u rikthyen tifozët dhe golin ua dedikon të gjithë shokëve të skuadrës. "Të gjitha takimet kanë objektivin e tyre, por derbet me Tiranën kanë një vlerë të dyfishtë. Të shtunën arritëm një fitore të rëndësishme, pasi e arritëm ndaj një rivaleje të përhershme si Tirana. Megjithëse fituam, përsëri e patëm shumë të vështirë që të arrinim objektivin. Derbet midis këtyre dy skuadrave të kryeqytetit gjithmonë janë të forta dhe nuk pyesin për asgjë. Kjo u pa edhe të shtunën, ku, megjithëse Tirana kishte një lojtar më pak në pjesën e dytë, përsëri zhvilloi një lojë të fortë. Po përsëri ne jemi të kënaqur, sepse u zhvillua një ndeshje e bukur, afruam edhe tifozërinë e të dy kampeve në stadium, kurse me këtë fitore kemi bërë një hap të rëndësishëm drejt realizimit të objektivit final. Pra, fitorja e derbit na afron në fitimin e titullit kampion. Më habit fakti se si rivalët tanë fitojnë shumë lehtë, ndoshta ekipet përballë lirohen, apo nuk di se çfarë të them më shumë. Gjithsesi, ne jemi të kënaqur me atë që po arrijmë dhe do të vazhdojmë të japim maksimumin. Golin e shënuar u dedikoj të gjithë shokëve të ekipit, pasi ne jemi të gjithë bashkë dhe luftojmë për të arritur të njëjtin objektiv. Të gjitha golat që shënojmë i bëjmë së bashku, ashtu si dhe fitoret dhe humbjet i ndajmë së bashku,"- është shprehur për "Sportin shqiptar" mesfushori i kuq, Paulin Dhëmbi. Futbollistët e Partizanit kishin punuar që ta fitonin derbin dhe shpresojnë në mbajtjen e ritmit deri në fund të sezonit. "Ecuria e skuadrës është e mirë dhe shpresoj se kështu do të vazhdojë deri në fund. E pakta që duhet të bëjmë është ruajtja e distancës me kreun dhe gjithçka ta zgjidhim në derbin tjetër me Dinamon. Nëse do të shkohej deri në këtë pikë, besoj se kjo sfidë do të jetë finalja e kampionatit të 69-të kombëtar, ku pa dyshim Partizani do të tregojë veten ashtu siç e bëri edhe këtë javë me Tiranën,"- ka përfunduar Paulin Dhëmbi, i cili ishte një nga të kuqtë e dalluar në derbin me bardheblutë.
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4814
Location: Italia

PostPosted: Wed Apr 30, 2008 5:57 pm    Post subject: Reply with quote

“Dinamo, ekip tavolinash, ne jo”
Dhëmbi: Ndihemi më të mirët. Blutë i kanë rregulluar ndeshjet para se të zbresin në fushë
Partizani/ Nga kampi i kuq vjen akuza, duke patur parasysh javët e fundit
MOLGEN BALENA
“Ne s’kemi ditur të
bëjmë kompromise,
ndërsa Dinamo,
sidomos gjatë javëve të
fundit, ka rregulluar çdo gjë
nëpër tavolina, përpara se të
zbresë në fushë”. Një akuzë e
ardhur gjatë emisionit “Top
Shou” nga Paulin Dhëmbi, një
ish-dinamovit dhe aktualisht
një nga pikat më të forta të Partizanit,
që rivalizon me blutë.
Mesfushori i të kuqve duket i
bindur në atë që thotë, duke iu
referuar javës së fundit: “Mjafton
të shohësh sa lehtë fitoi me
Elbasanin, që në të vërtetë nuk
është një skuadër krejt ndryshe
nga ajo, që u vërejt në fushë
përballë Dinamos. Prandaj, ne
ndihemi si më të mirët dhe
çfarëdo që të ndodhë, titullin e
vërtetë e kemi fituar ne”.
Pa frikë
Sipas Dhëmbit, zërat që
qarkullojnë për kompromise
sidomos gjatë këtyre javëve të
fundit të kampionatit nuk i
trembin të kuqtë. Thjesht ato
shërbejnë si pengesë për diçka
tjetër: “Kjo është edhe arsyeja
që largohen tifozët, të cilët dëgjojnë
të flitet kaq shumë për
pazare... Të paktn gjatë këtyre
tre vjetëve që luaj unë te Partizni,
si klub i kemi zhvilluar
ndeshje pa kompromise. Gjithsesi,
nga ana tjetër ne nuk i
trembemi asaj që bëhet nëpër
tavolina, pasi realisht kemi
treguar formë më të mirë se
Dinamo. Do të bëjmë ç’mos që
ta lëmë të vendoset gjithçka për
në ndeshjen e fundit, duke
shpresuar të paktën që të ruhet
diferenca aktuale e pikëve
në renditje. Shumë do të vendoset
në ndeshjet që ata do të
kenë në Shkodër me Vllazninë
dhe në atë që do të luajmë ne
këtë javë në Kavajë”.
Ndaj Besës
“Përsa i takon ndeshjes
me Besën jemi të vetëdijshëm
se nuk na lejohet humbja, na
shërben vetëm fitorja – ka
vazhduar Dhëmbi, që është
edhe një ndër golshënuesit e
Partizanit -. Deri në ndeshjen
me Dinamon kemi detyrën të
shikojmë veten dhe të marrim
pikët maksimle, siç
bëmë me Tiranën. Rivalët
tanë janë dy pikë përpara,
prandaj jemi të detyruar të
fitojmë ndeshjet tona, pavarësisht
nëse mund të gabojnë
blutë”. Presidenti i Besës, Bizhdili
ka thënë se do të mposht
si Partizanin, edhe Dinamon.
“Për të qenë është e mundshme.
Por sesa do t’ia arrijë
presidenti nuk e di, sepse nuk
luan ai, luajnë lojtarët...”, ka
përfunduar Dhëmbi.
MINI-FUTBOLL
Branica: Teuta në hall,
ne shohim veten
Peqinasit, përveçse kanë arritur një fitore të rëndësishme në transfertë
kundër Besëlidhjes, në mënyrë të pavullnetshme duket se i kanë bërë një
nder edhe Teutës në luftë për mbijetesë. Duket se “historit” me emrin e
Shkumbinit nuk kanë të mbaruar. Tashmë pista të çon në një kompromis të
mundshëm për të shpëtuar ekipin durrsak nga rënia nga kategoria. Mirëpo
duket se drejtuesit peqinas nuk janë të këtij mendimi, teksa e vetmja detyrë
që shohin është arritja e rezultateve pozitive në tërë këto takime deri në
fund, pa patur parasysh interesat e asnjë ekipi. Për “Panorama Sport”,
ndihmës tekniku Branica shprehet: “Në Lezhë, ekipi tregoi një shpirt gare
dhe një lojë korrekte. Ishte një fitore që e prisnim dhe tani kjo duhet kthyer
në vazhdimësi për ne, ku në çdo takim na duhet të tregojmë të njëjtin
shpirt gare për të arritur fitore brenda e jashtë fushës tonë. Na duhet të
mendojmë për takimin e radhës, ku mysafire do të kemi Teutën. Në pamje
të parë na duket se është një takim i lehtë për ne, por dua të them se në
realitet nuk është i tillë. Takimi do të jetë i vështirë, pasi edhe durrësakët
nuk kanë ç’të humbasin, prandaj do t’u duhet të luftojnë fort për të marrë
pikë në çdo fushë. Kam dëgjuar për një kompromis të mundshëm me
Teutën, mirëpo duhet të them se kjo s’është aspak e vërtetë, pasi ne
shohim vetëm punën tonë. Kemi si detyrë që në çdo takim si në shtëpi,
edhe në transfertë të arrijmë fitoren. Kjo do të thotë se kur jashtë fushës
tonë, ne do të luftojmë për rezultat pozitiv, atëherë nuk do të mund të
neglizhojmë në sy të tifozëve tanë, që na mbështesin vazhdimisht”, ka
përfunduar zv./trajneri Branica. Lulzim Resuli
SHKUMBINI
Bashkia e Peqinit thyen
prefekturen e Elbasanit
Një ndeshje mini-futbolli mes dy instucionesh kryesore në qarkun e Elbasanit,
për pak sa nuk është kthyer në arenë boksi. Por titullarët e institucioneve
kanë qetësuar gjithçka, duke bërë të mundur që pas përfundimit të
dy pjesëve nga 30 minuta, gjithçka të ndahet paqësisht. Ishte një ndeshje
me emocione, edhe pse përballë njëri-tjetrit kanë qenë lojatrë mbi peshë.
Ekipi i Prefekturës së Elbasanit ka qenë i përbërë nga Prefekti, me pjestarë
të tjerë të administratës së këtij insitucioni. Nga ana tjetër, bashkia e Peqinit
ka pasur në përbërjen e vet kryetarin Ilir Rrushi dhe shefin e klubit Astrit
Isaj, dy lojtarët më të mirë për insitucionin lokal. Në fillim shënon prefektura,
me anë të prefektit dhe më vonë dy herë të tjera me anë të Çotës e Çelës.
Këto gola mbyllin pjesën e parë me avantazhin e vendësve me rezultatin 3-
0. Në pjesën e dytë, tranjeri i prefekturës Aleksandër Hodaj kërkon nga
lojtarët e tij të shënojnë sërish për të thelluar rezultatin, por nuk ndodh kështu,
sepse miqtë nga Peqini barazojnë brenda dhjetë minutave, duke barazpeshuar
gjithçka. Madje kalojnë edhe në avantazh me golin e kreut të bashkisë,
Rrushi, i cili si për çudi ka shënuar një gol “alla Inzagi”. Më pas, për vendësit
barazon Kozaria, i cili barazpeshon gjithçka, kur duheshin tetë minuta nga
fundi. Miqtë arrijnë të shënojnë plot dy herë të tjera, duke arritur të mbyllin me
avantazhin e tyre këtë ndeshje. Më pas, një kafe miqsh në ambientet e
kompleksit “Ajek”. Të interesuar për rezultatin e ndeshjes ka qenë dhe tranjeri
i Shkumbinit, Gugash Magani, por dhe mjaft spordashës peqinas, të cilët
me fitoren e marrë ndaj Prefekturës duket sikur janë hakmarrë për skualifikimin
nga Kupa që Elbasani u bëri peqinasve. A.Kozarja
3
NDESHJE
për të luajtur në kampionat i
kanë mbetur Partizanit për të
luajtur, përpara javës “finale”,
që do ta vendosë përballë Dinamos.
Përpara kësaj sfide, të
kuqtë do të luajnë me Besën,
Vllazninë dhe Skënderbeun.
Ndërkohë synohet të ruhet
minimumi diferenca prej dy
pikësh që ekziston në renditje.
STERVITJA
Të vetmi që kanë
munguar gjatë stërvitjes
së zhvilluar dje
nga Partizani ishin
kapiteni Beqiri dhe
mesfushori Karabeci, i
thirrur në një zbor të
Shpresë. Me grupin në
dispozicion të trajnerit
Hasan Lika është
kthyer të punojë edhe
Elis Bakaj, i cili një ditë
më parë ishte stërvitur
PARTIZANI - TIR
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Thu Jun 05, 2008 2:30 pm    Post subject: Reply with quote

mund te iki te Tirana
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Display posts from previous:   
Post new topic   This topic is locked: you cannot edit posts or make replies.    Partizani.Net Forum Index -> Lojtaret dhe stafi All times are GMT + 1 Hour
Goto page 1, 2  Next
Page 1 of 2

 
Jump to:  
You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot vote in polls in this forum



Surf Anonymous with Zzoop Proxy Free Games Online

Web Hosting for this free forum is provided by Free Bulletin Board get your free phpbb forum or free Invision forum today!



Powered by phpBB ďż˝ 2001, 2002 phpBB Group   ·   Partizani.Net supports phpBBHacks.com