|
| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Tue Mar 28, 2006 1:42 pm Post subject: Shitje ndeshjesh ne kampionatin tone ??? |
|
|
trajneri Bese po i mohon zerat se ka pas shitje neshjesh.  _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
toncubi Dem i Kuq

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 643 Location: Afganistan
|
Posted: Tue Mar 28, 2006 3:41 pm Post subject: |
|
|
Katunari thote se Tirana i ka ofruar leke per te fituar ndaj Elbasanit. Mor idiot, ajo nuk eshte shitje ndeshje, po nje stimul per lojtaret pa stimul per te luajtur ate ndeshje. Eshte njesoj sikur ai vete t'u jepte premio lojtareve per ti motivuar per te mos e shkerdhyer kampionatin. Eshte praktike legale ne gjithe boten. _________________ Segnare un gol in fuorigioco con l'inter non ha prezzo...
Per tutto il resto c'e Burdisso...
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Tue Mar 28, 2006 3:44 pm Post subject: |
|
|
shfajsohet duke then "E kan ber dhe te tjeret"
doli dhe Rraklli dhe tha qe ka pas pislliqe. dhe Rraklli esht pak profesionist te pakten se ka par bot me sy. dhe un per vete i besoj me shum rrakllit e lojtarve te tjer te tille sesa xhanit e bizhdilit e lazes _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Wed Mar 29, 2006 3:39 pm Post subject: |
|
|
Duka: Nuk ka ndeshje të shitura
Menjëherë pas mbledhjes ka thënë dy fjalë për shtypin edhe presidenti Armand Duka. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për trukime ndeshjesh, por vetëm për ndonjë tolerim nga ndonjë lojtar i caktuar. "Siç e patë edhe vetë, diskutuam gjatë në lidhje me problemet e fundit të dala në futboll. Jam i mendimit se gjërat duhet t'i zgjidhim mes nesh. Nuk bëhet fjalë për ndonjë trukim ndeshjesh, por vetëm ndonjë rast të izoluar, që duhet të hetohet. Federata, siç e dini, ka një komision të përhershëm për hetimin e këtyre ngjarjeve dhe ne do të bëjmë të pamundurën që të zbulojmë të vërtetën. Për sa i përket kampionatit, mund të them se ai nuk është i komprometuar, është më i forti i viteve të fundit dhe ndoshta lufta sportive i ka çuar gjërat deri në këtë pikë," është shprehur Duka. Njëshi i FSHF së duket se ka konfirmuar edhe një herë se kjo histori është mbyllur me kaq. Hetime nga ana e prokurorisë nuk do të ketë. Vetëm komisionet disiplinore të federatës do të jenë ato që do të vendosin për këtë çështje, e cila duket se do të tretet si sheqeri në ujë, paçka se ishte mjaft e rëndë dhe e paprecedentë. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Wed Mar 29, 2006 3:42 pm Post subject: |
|
|
5 ndeshjet e konsideruara të trukuara
Gjatë debatit të ashpër mes palëve, dy nga drejtuesit më të lartë të Partizanit dhe Tiranës, Albert Xhani dhe Refik Halili, kanë aluduar se janë trukuar të paktën 5 ndeshje të kampionatit shqiptar. Bëhet fjalë për takimet Skënderbeu Elbasani, Partizani Vllaznia, Besa Elbasani, Shkumbini Elbasani dhe Elbasani Tirana. Të dy drejtuesit e skuadrave të kryeqytetit kanë pohuar se për këto 5 ndeshje dikush duhet të përgjigjet. "Ndeshje janë shitur që nga Partizani e deri tek të gjitha skuadrat e tjera. Problemi është se jemi ne presidentët që i kemi shitur dhe blerë takimet. Këto takime që thashë më lart janë të trukuara," është shprehur Xhani. Ndërkohë, Refik Halili, një nga donatorët e Tiranës, është shprehur se trukimet e ndeshjeve janë të vërteta. "Për këto ndeshje e dinë të gjithë që janë të trukuara. Paguajnë lojtarët a nuk e di se çfarë, por dihet që Elbasani i ka të rregulluara rezultatet. Turpi kryesor ishte në Kavajë. Bizhdili të mos dalë duke thënë në shtyp se ndeshja nuk u shit, ndërkohë që mua në telefon më ka thënë që ka qenë i detyruar t'ia linte ndeshjen Elbasanit," është shprehur Halili. Disa nga pjesëmarrësit nuk kanë qenë të të njëjtit mendim në lidhje me dy deklarat e drejtuesve të lartë të skuadrave të kryeqytetit. Gjithsesi, Duka është shprehur se për këtë çështje federata duhet të hetojë me imtësi. Madje shefi i Tiranës, Shkëlqim Muça, është shprehur se për këtë gjë federata duhet të ngrejë një komision hetimor për të parë nëse këto ndeshje janë shitur me të vërtetë. Sipas Muçës, nuk duhet të pranohet që një kampionat të jetë i paragjykuar. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Jimmy Dem i Kuq

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 560 Location: Tirane
|
Posted: Mon Apr 03, 2006 1:00 pm Post subject: |
|
|
Ne Spanje per shitje te nje ndeshje ekipi u denua duke shkuar ne kategorine e 3-te, dhe mezi ka aritur perseri ne kategorin e pare pas 3 vjetesh. Nuk e maj men cili ekip ishte por kshu ka ndodhur. Ka qen nje rast identik si ndeshja Besa - Elbasani, ku tifozat edhe atje ishin protagonistet ku nderpren ndeshjen pasi kuptuan qe ekipi i tyre e kishte shit.
Ndersa ktu i shesin ndeshjet sepse nuk ka ekipe hetimore, dhe nuk ka ligj per shitjen e ndeshjeve. Kshu qe nuk mund ti denosh dot edhe sikur te kesh prova te pakontestueshme, sepse nuk e kap asnje ligj dhe asnje Nen.
Dhe federata fle gjume, as nuk e can trapin fare qe te krijoj ndonje ligj per kte gje , qe ne kto vitet e fundit eshte bere nje problem shum serioz. _________________
 |
|
| Back to top |
|
 |
Mir Tironsi Anetar i ri
Joined: 22 Mar 2006 Posts: 14
|
Posted: Mon Apr 17, 2006 11:11 pm Post subject: |
|
|
| duhen patjeter me u bo ligje per ket pun dhe mos ket denime vetem me lek, se kta president qe merren me pislliqe si kan problem paret. Duhet bo kjo qe thot Jimmy qe te denohen me renie nga kategoria ose 2 kategori posht. dhe presidentat, nese provohet qe kan pas dijeni per shitjet, mos lejohen te marrin skuader tjeter kur u shko skuadra vet n kategori te tret. Vetem kshu pastaj kan frik me shit neshje. |
|
| Back to top |
|
 |
toncubi Dem i Kuq

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 643 Location: Afganistan
|
Posted: Tue Apr 18, 2006 1:40 am Post subject: |
|
|
Shume e drejte po kush ta beje kete? Duka zgjidhet nga keta presidente keshtu qe i duhen votat e tyre. Po keshtu edhe te tjeret qe mund te vijne. Meqe ministria e sporteve qeka kaq e interesuar per futbollin pse nuk e merr ajo inisiativen te beje nje projektligj te tille ? _________________ Segnare un gol in fuorigioco con l'inter non ha prezzo...
Per tutto il resto c'e Burdisso...
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Tue Apr 18, 2006 1:00 pm Post subject: |
|
|
| toncubi wrote: | | Shume e drejte po kush ta beje kete? Duka zgjidhet nga keta presidente keshtu qe i duhen votat e tyre. Po keshtu edhe te tjeret qe mund te vijne. Meqe ministria e sporteve qeka kaq e interesuar per futbollin pse nuk e merr ajo inisiativen te beje nje projektligj te tille ? |
po pse per futbollin po zihej ministria me federaten? as nuk pyt njeri fare. Po puna esht se futbolli ka lek dhe ministria dote copen e vet.
Neve pa na ber ndonje perjashtim UEFA a FIFA s'kemi per te rregullu gje. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
toncubi Dem i Kuq

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 643 Location: Afganistan
|
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Tue Apr 25, 2006 3:56 pm Post subject: |
|
|
Pershkrimi i vonesave ne Selman Stermasi dhe Loro Borici nga arbitrat dhe te derguarit e FSHFse
Ndërkohë që Pashaj i bie bilbilit për të hyrë në fushë në stadiumin "Selman Stërmasi", portieri i Teutës, Xhevahir Kapllani "kujtohet" se bluza e tij ka të njëjtën ngjyrë me skuadrën. Priten disa minuta derisa punonjësit e klubit gjejnë një bluzë tjetër për numrin 1 të Teutës. Në Shkodër për ironi të fatit ndodh e njëjta gjë. Kësaj radhe me bluzën ka "probleme", futbollisti i ri i Elbasanit Xhevahir Sukaj. Skuadrat nuk mund të dalin në fushë, megjithë presionin e gjyqtarit për ta bërë një gjë të tillë. Situata është e nderë, lajmet që vijnë nga të dy kampet nuk janë aspak qetësuese. Ndeshjet nuk fillojnë ndonëse në tri fushat e tjera ka disa minuta që kjo ka ndodhur. Pasi janë harxhuar "gurët" e parë për të vonuar startin, skuadrat kalojnë në planet rezervë. "Dikush nuk kishte vënë qëllimisht palestrinat në këmbë, dikush tjetër shkonte në banjo dhe dikush tjetër kthehej për herë të dytë apo të tretë në dhomën e vet të zhveshjes. Dikush tjetër kërkonte leje për të pirë ujë, etj., etj",- kanë thënë para Sektorit të Garave, përfaqësuesit e FSHF-së në të dy ndeshjet e mësipërme. "Urdhërat për ta bërë këtë u vinin nga drejtuesit e klubeve",- thuhej në raportet e delegatëve për dy ndeshjet
hajde kampionat hajdeee _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Tifozja_Elbasanllije Anetar i ri
Joined: 26 Apr 2006 Posts: 5
|
Posted: Wed Apr 26, 2006 10:44 pm Post subject: |
|
|
| toncubi wrote: | | Katunari thote se Tirana i ka ofruar leke per te fituar ndaj Elbasanit. Mor idiot, ajo nuk eshte shitje ndeshje, po nje stimul per lojtaret pa stimul per te luajtur ate ndeshje. Eshte njesoj sikur ai vete t'u jepte premio lojtareve per ti motivuar per te mos e shkerdhyer kampionatin. Eshte praktike legale ne gjithe boten. |
Ehh leku si te vin ashu iken kurse kampionati te mbetet shenj
kshuqe sma ha menja se tirana pa dhan pare qe ta lej Elbasani te fitoj perkundraziiiiiii ................. _________________ Elbasani Kampion |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Thu Apr 27, 2006 12:41 pm Post subject: |
|
|
Duke bërë llogaritë, Elbasanit i duheshin edhe dy gola për kualifikimin, teksa ishin minutat e fundit e pjesës së parë. Dhe pikërisht në këto momente ndodh edhe "incidenti" me kapitenin Dede. Qendërmbrojtësi i Elbasanit ndërhyn ashpër ndaj Bokatolës dhe menjëherë heq bluzën dhe del nga fusha e lojës. Sipas deklaratës së vetë kapitenit Dede, këtë veprim ai e bëri pasi kuptoi që ndërhyri vërtet ashpër dhe e dënoi veten duke qëndruar në dhomat e zhveshjes. Mirë Dede që bëri një gjest që rrallë ndodh në fushat tona, por gjyqtari i ndeshjes duhet të kishte nxjerrë patjetër kartonin e kuq, çka e vë në përgjegjësi të plotë gjyqtarin kryesor. Elbasani nuk futi asnjë lojtar për ta zëvendësuar, as në fundin e pjesës, as në pjesën e dytë.  _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Tue Oct 24, 2006 12:50 pm Post subject: |
|
|
Vllaznia paguan arbitrin ?
Pas ndeshjes Kastrioti Vllaznia, ne nje kontakt qe ka pasur me gjyqtarin kryesor te saj, Sopjani, natyrisht per te kontestuar disa vendime te tij (goli i Vllaznise, sipas Zhilles, ka qene teper i dyshimte, pasi topi nuk e ka kaluar vijen fatale), “xhaketa e zeze” eshte justifikuar pak a shume keshtu: “Mesohuni te silleni mire, ashtu sic eshte sjelle Vllaznia me mua”(!?). _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Thu Nov 23, 2006 3:56 pm Post subject: |
|
|
Besa - Kastrioti
Skuadra kavajase, brenda 30 minutave ka shënuar çuditërisht 4 gola, që kanë lejuar kualifikimin për më tej, ndërkohë që "kështjellarët" e Krujës nuk kanë mundur dot të bëjnë asnjë "rrethim", si qëmoti. Madje janë paraqitur në Kavajë të gjymtuar, pa trajnerin Petrit Haxhia, i cili një ditë më parë deklaronte se "Besa nuk është Ajaksi, që të përmbysë 3-0 e Kastriotit në ndeshjen e parë", pa goleadorin Abazaj, pa mbrojtësin e përvojës, Alpin Gallo, dhe pa disa titullarë të tjerë, të cilët, sipas informacioneve pranë tyre, nuk kanë pranuar të bëhen "aktorë" të një "dirigjenti" në sferën presidenciale. Njëri ka bërë sikur ka qenë i sëmurë, tjetri sikur ka qenë i dëmtuar, për të mos e njollosur veten e tyre në "përmbysjen" e pazakontë të Kavajës, ku Besa çuditërisht theu disa rekorde të këtij sezoni në shtëpi, gjeti fitoren e parë, shënoi aq gola sa nuk i kishte shënuar deri tani, dhe mori kualifikimin. Kësaj maskarade i shtohet edhe fakti se 4 ditë më parë, po kjo Besë, pa Bicin në krye, por me Bizhdilin në ballë, nuk mundi t'i shënonte qoftë edhe një gol Kastriotit, dhe jo më katër, pa shtuar këtu edhe ndeshjen në Krujë, ku pësuan 3 gola dhe u kthyen me furgona rasti për në Kavajë. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
|
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum
|
|