|
| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Tue May 30, 2006 2:01 pm Post subject: |
|
|
Xhani, në Janinë për Muzakën
Presidenti i Partizanit, Albert Xhani ka udhëtuar sërish dje drejt Greqisë, prej nga ku ishte kthyer vetëm pak ditë më parë. Arsyeja e këtij udhëtimi ka qenë një telefonatë që numri një i klubit kryeqytetas ka marrë nga presidenti i klubit të Janinës, që militon në ligën e dytë të Greqisë. Sipas burimeve pranë presidencës së të kuqve, në takimin që dy krerët e klubeve do të kenë në Janinë, është diskutuar për çështje të merkatos. Kështu, mësohet se skuadra greke ka shfaqur interes për të pasur në radhët e saj mesfushorin e talentuar të Partizanit, Gjergji Muzaka. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Wed May 31, 2006 1:10 pm Post subject: |
|
|
Muzaka dhe Bakaj te PAZ Janina
31 Maj Edhe pse nje gje e tille nuk konfirmohet zyrtarisht, nga burime te brendeshme te klubit mesohet se, Gjergji Muzaka dhe Elis Bakaj shume shpejt mund te jene pjese e skuades greke qe sapo eshte ngjitur ne kategorine e dyte, PAZ e Janines. Te dy lojtaret, ne fund te kesaj jave do te nisen ne drejtim te Janines, per t’u provuar pikerisht tek kjo skuader. Si Muzaka, ashtu edhe Bakaj kane futur dokumentacionin e nevojshem ne Ambasaden Greke, per t’u pajisur me vizen hyrese per ne vendion fqinj. Nisja e tyre pritet te behet te premten. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Thu Jun 01, 2006 1:26 pm Post subject: |
|
|
Beqiri, ndoshta ne Qipro
1 Qershor Pas lajmit te djeshem, sipas te cilit dy nga futbollistet e Partizanit, Gjergji Muzaka dhe Elis Bakaj, do te shkonin per te bere nje prove ne skuadren greke PAZ Janines, qe militon ne kategorine e dyte helene, nje tjeter lojtar i te kuqve po behet gati per nje prove. Fjala eshte per mesfushorin e “demave”, Ardit Beqiri, i cili, ne ndrysim nga dy te paret, do te shkoje ne Qipro, me nje skuader emri i se ciles nuk behet i ditur. Nderkohe, vete futbollisti e ka mohuar mundesine e nje levizjeje te tille, por burime te brendshme nga klubi bejne me dije se futbollisti pritet te shkoje per prove, ndoshta javen tjeter. Gj.C. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Fri Jun 09, 2006 12:42 pm Post subject: |
|
|
“Demat e kuq”, rrezik “eksodi”
9 Qershor Partizani rrezikon nje largim masiv te lojtareve te tij, te cilet jane te joshur nga klube te tjere. Kapiteni Dorian Bylykbashi, mesfushori Igli Allmuca dhe mbrojtesi Ardit Beqiri jane vene ne shenjester, nderkohe qe i riu Elis Bakaj tashme e ka konfirmuar largimin te PAS Janina. Bylykbashi eshte nje nga lojtaret me te kerkuar ne javet e fundit dhe kapitenin e te kuqve e deshirojne kampionet e Elbasanit, por edhe Dinamo. Te merkuren ne mbremje, lojtari elbasanas ka pasur nje takim me drejtues te bluve, te cilet i kane bere oferten per te kaluar ne kampin e rivaleve historike te Partizanit. Dinamo synon te ndertoje nje skuader te forte dhe e ka shpallur me kohe synimin per te marre nje lojtar cilesor, te afte per te luajtur pas kraheve te dy sulmuesve te avancuar. Megjithate, nuk eshte mesuar per asnje perfundim ne biseden e lojtarit me blute, nderkohe qe nuk dihet as nese Dinamo e deshiron Bylykbashin qe tani, per ta pasur ne dispozicion edhe per Kupen UEFA. Nje gje e tille do te binte ndesh me pretendimet e presidentit te Partizanit, Albert Xhani, i cili i deshiron te gjithe lojtaret e tij per ndeshjet e Kupes Intertoto.
Allmuca drejt Tiranes
Ndersa Bylykbashi eshte ne bisedime, duket se mesfushori Igli Allmuca e ka marre rrugen qe te con te Tirana. Nuk ka asnje konfirmim nga ana e lojtarit, por burime prane tij thone se eshte e sigurt qe sezonin e ardhshem ai do te jete me ngjyrat bardheblu. Pavaresisht ketij fakti, eshte ende per t’u pare nese do te realizohet vertet nje marreveshje, nisur nga cka ngjau vitin e kaluar. Vjet, Allmuca deklaroi se ishte fare prane Tiranes, e cila i afronte me teper se Partizani. Teksa lojtari deklaronte se nenshkrimi ishte ceshtje oresh, nje kunderoferte e presidentit Xhani beri qe ai te linte “me gisht ne goje” Tiranen e te nenshkruante per te kuqte kontraten njevjecare, e cila sapo ka skaduar. Tirana, megjithate, nuk ka hequr dore, aq me teper qe mesfushori Ervin Bulku esht- prane largimit nga bardheblute, ne tentativen per te luajtur ne Ukraine. Boshlleku i lene nga Bulku do te ishte trondites per skuadren e Mirel Joses dhe Allmuca shihet si nje zevendesues i pershtatshem, nderkohe qe edhe me qendrimin e Bulkut lojtari i Partizanit mund te luaje se bashku me te. Ndersa firma ende nuk ka ardhur, dicka duket e sigurt. Edhe ne rast se zgjedh perfundimisht Tiranen, Allmuca do te luaje me skuadren aktuale ne ndeshjet e Kupes Intertoto. Vete ai ka pohuar nje jave me pare se fillimisht do te jape maksimumin per Partizanin ne Intertoto, me pas do te vendose perfundimisht per te ardhmen.
Beqiri, Limasol ngulmon
Skuadra qipriote Limasol eshte ende ne kerkim te mbrojtesit te te kuqve, Ardit Beqiri. Ky i fundit ka mohuar transferimin atje, por qipriotet e japin lojtarin e Partizanit si objektivin kryesor te tyre per te forcuar mbrojtjen. Kontakte me konkrete mund te kete midis klubit e lojtarit ne ndeshjen e Kupes Intertoto, kunder skuadres tjeter qipriote, Ethnikos. Megjithate, Beqiri edhe mund te mos luaje ne ndeshjen e pare, e cila do te zhvillohet ne Qipro, per shkak te nje demtimi ne gju, nga i cili nuk eshte riaftesuar ende.
Bakaj te Janina
I riu i te kuqve, Elis Bakaj, eshte i vetmi qe ka pohuar se e ardhmja e tij do te jete larg Partizanit. Ne sezonin e ardhshem ai do te luaje me skuadren e liges se dyte greke, PAS Janina, pronar i se ciles eshte Aleksis Kujas, pretendent per blerjen e gjysmes se aksioneve te Partizanit dhe mik i president Xhani. Sapo te perfundojne ndeshjet e Kupes Intertoto, 19 vjecari do te largohet drejt Greqise. Ai sqaron se ende nuk eshte hedhur firma per te zyrtarizuar marreveshjen, por thote se ka rene dakord per gjithcka dhe nenshkrimi do te jete thjesht nje akt formal. Kontrata qe do ta lidhe ate me Janinen do te jete per dy sezonet e ardhshme.
Nderkohe, pas shume kohesh jane bashkuar me grupin e te kuqve ne stervitje edhe sulmuesi Mahir Halili e mesfushori Gjergji Muzaka. Halili ka pasur nje demtim ne gju, ndersa Muzaka ka pasur probleme muskulare rreze kofshes. Sipas mjekut te ekipit, Muzaka do te jete ne dispozicion te trajnerit Starova per Kupen Intertoto. Persa i perket Halilit, atij i duhet te prese ende edhe ca kohe per te hyre ne loje. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Tue Jun 13, 2006 1:15 pm Post subject: |
|
|
Mund te kthehet dhe Rodrigo prap ne skuader _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Wed Jun 14, 2006 5:47 pm Post subject: |
|
|
Bakaj do firmsi pas Intertotos per PAS Janinen. Elis Bakaj per dy vjet do jet lojtar i kesaj skuadre _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Tue Jun 20, 2006 12:51 pm Post subject: |
|
|
Qipriotët, të premten në Tiranë për Beqirin
Në fund të kësaj jave duket se do të zgjidhet dilema e futbollistit të kuq, i cili kërkohet me ngulm nga drejtuesit e Ael Limasolit. Pasi i kanë dhënë kohë një javë për të vendosur, menaxheri dhe zëvendëspresidenti i këtij klubi do të mbërrijnë të premten në Tiranë për të kontaktuar me Ardit Beqirin. Ata do ta ndjekin nga shkallët e stadiumit takimin e kthimit me Ethnikos Achnasin, pastaj do të kërkojnë të përfundojnë marrëveshjen e nisur disa ditë më parë. Këtë e ka konfirmuar vetë futbollisti i kuq, që, gjithsesi, e ka shumë të vështirë ta pranojë ofertën qipriote. "Është e vërtetë që kanë kërkuar të firmosë për këtë skuadër, por për arsye personale e kam shumë të vështirë ta pranoj ofertën. Ata (zëvendëspresidenti dhe një menaxher) do të vijnë që të premten në Tiranë dhe të shtunën do të ndjekin takimin e kthimit të Intertotos, por zor se do të pranoj të firmos,"- ka deklaruar Ardit Beqiri. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Thu Jun 22, 2006 1:08 pm Post subject: |
|
|
Ardit Beqiri, te premten firmos per AEL-in e Qipros
E Merkure, 21 Qershor 2006
Ardit Beqiri do te firmose te premten kontraten 2-vjecare me AEL-in e Qipros. Burime prane lojtarit bejne te ditur, se pas dy ditesh do te vije ne Tirane nenpresidenti i klubit qipriot, Andreas Trimikliotis, per te mbyllur bisedimet me te kuqte e Partizanit dhe me vete lojtarin. Vete Beqiri nuk ka deshire te beje shume komente, por mesohet nga gazetat qipriote, se kontrata do jete 2-vjecare. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Wed Jun 28, 2006 12:44 pm Post subject: |
|
|
Beqiri: AEL, harroje sherbimin tim!
Eshte demtuar qe ne minutat e para te takimit, duke e detyruar trajnerin Starova te beje nje nderrim te detyruar, i cili i ka kushtuar jo pak Partizanit, ne takimin e kthimit me Ethnikos Aknasin. Megjithate, pas tri diteve, mesfushori i “demave” Ardit Beqiri, ka qetesuar tifozerine e Partizanit, duke folur per te paren here pas demtimit te tij ne gju, te pesuar te shtunen. “Gjithcka eshte ne rregull dhe gjuri nuk ka asgje. Jam duke shkuar drejt permiresimit”, ka thene “pistoni” i krahut te djathte dje, teksa ka perfunduar rezonancen manjetike. Nderkohe, i pyetur per mundesine e kalimit tek skuadra qipriote e AEL te Limasolit, te cilin faqja zyrtare e klubit te ishullit te Aferdites e ka bere te mbaruar tashme , Beqiri ka prere shkurt, duke dhene edhe mendimin e tij perfndimtar per kete. “Nuk me intereson skuadra e AEL, madje nuk me ka interesuar ndonjehere. Nuk kam bere bisedime te verteta me kete klub, por vetem nepermjet telefonit. Edhe pse thane se do te vinin te me shihnin, kjo nuk ndodhi. Une nuk mund te firmos me nje skuader, e cila s’tregon interes”, ka perfunduar ai, duke lene te hapur, madje me shume se kurre, mundesine e qendrimit tek te kuqte. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Thu Jun 29, 2006 1:03 pm Post subject: |
|
|
Allmuça, lamtumira e paralajmëruar
Më në fund ka ardhur divorci i shumëpërfolur mes Partizanit dhe Igli Allmuçës. Me të përfunduar aventura europiane me eleminimin në Intertoto nga Ethnikos Achnasi, Igli Allmuça ka menduar ta mbyllë karrierën e gjatë te Partizani, për t'iu bashkuar rivalëve bardheblu. Në fakt, "divorci" i Allmuçës me Partizanin është paralajmëruar që para disa javësh, por mesfushori i kuq nuk ka dashur ta pranojë pa përfunduar kontrata. Me eleminimin e Partizanit nga Ethnikosi, Allmuça mbeti futbollist i lirë, kështu që nuk ka hasur asnjë vështirësi për t'u bashkuar me bardheblutë. Që dje ai ka vijuar stërvitjen me Tiranën, duke i thënë lamtumirë skuadrës ku u afirmua si futbollist. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Thu Jun 29, 2006 1:03 pm Post subject: |
|
|
Edhe Starova ka shume mundsi te iki _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Mon Jul 03, 2006 3:50 pm Post subject: |
|
|
Muzaka mesa duket do iki ne Gjermani ne Bundesliga 2 me Unterhaching.
Kurse Bylykbashi sipas Sporti Shqiptar ka firmos nje kontrat 4 vjecare me PAS Janinen.
Po na e ben gati Partizanin Xhnai per te dal kampion bote _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Thu Jul 06, 2006 1:09 pm Post subject: |
|
|
dhe ai Gjyla qe than u be lojtar i Partizanit tani thot jam mes Partizanit dhe Lushnjes. S'di ke te zgjedhi.
Sa posht kemi ra _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Thu Jul 06, 2006 3:29 pm Post subject: |
|
|
Gallo: S’largohem si “ilegal”
Pas largimeve te njepasnjeshme te shume prej futbollisteve nga gjiri i te kuqve, ka qene mbrojtesi i Partizanit, Alpin Gallo, i cili ka folur ne lidhje me te ardhmen e tij. Keshtu, duke e konsideruar aspak etike ikjen fshehurazi nga skuadra, me te cilen eshte aktivizuar ne sezonin e fundit, mbrojtesi veteran i kampionatit shqiptar deshiron qe te takohet me pare me drejtuesit e kuq dhe me pas te largohet. “Nuk largohem si ilegal, nese eshte kjo ajo qe mendohet”, ka thene Gallo. “Une kam kerkuar nje takim me presidentin Xhani, ne menyre qe te flas per te ardhmen time dhe, nese do te vazhdoj, apo jo, bashkepunimin me te kuqte. Vetem nese nuk biem dakord, atehere une do te largohem, por me dijeni te te gjitheve”, ka perfunduar Gallo. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
|
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum
|
|