|
| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Thu Oct 23, 2008 9:07 am Post subject: |
|
|
Partizani me dilemėn ka apo nuk ka sulmues
Takimi me Bylisin tregoi se tė kuqtė kanė alternativa tė pakta nė stolin e tyre, prandaj sytė mbeten nga janari
Tė dielėn pritej shumė qė Partizani tė merrte fitoren e parė sezonale nė fushėn e tij, por ndaj Bylisit nuk morėn mė shumė se njė pikė. Minutat e para tė takimit me ballshiotėt krijuan njė imazh tė rremė pėr tė kuqtė, pasi golin e gjetėn qė nė minutėn e 13 tė, por mė pas nisi rėnia e lirė. Nė kėtė takim, trajneri Lika pėrdori edhe tri zėvendėsimet e mundshme, por ato nuk dhanė asnjė rezultat.
Megjithėse tė kuqve u duhej medomos rezultati, nga fusha dolėn lojtarė sulmues, tė cilėt nuk dhanė asgjė nė fushėn e lojės, si Roma e Bruno, dhe nė vend tė tyre hynė tė tjerė, qė ndoshta pėr herė tė parė luanin nė sulm. Trajneri Lika nuk e konsideron gabim kėtė zgjidhje tė tij, pasi sipas njėshit tė pankinės sė kuqe, skuadra kėta sulmues ka.
Megjithėse duhet theksuar se prej dy javėsh sulmuesi korēar Marius Ngjela nuk pėrfshihet nė 18 she, i cili ndoshta do tė ishte mė efikas sesa alaternativat e tjera qė u pėrdorėn nė takimin me Bylisin. Nė listėn e federimeve tė Partizanit figurojnė edhe emra tė tjerė lojtarėsh, qė aktivizohen nė sulm, por nuk kanė luajtuar asnjė minutė.
Pra, kjo gjė tregon dilemėn e tė kuqve kanė apo nuk kanė sulmues. Gjatė seancave stėrvitore tė kuqtė tregojnė shpirt tė lartė gare, por nė kėto shtatė javė tė para kjo frymė nuk ėshtė transmetuar nė fushėn e lojės. Prandaj mosharmonizimi i grupit po i jep rezultatet e tij. Tė gjitha skuadrat japin maksimumin nė stėrvitje, prandaj kėrkoj qė punėn stėrvitore ta pėrcjellin edhe nė fushėn e lojės.
Pėr meritė tė kundėrshtarit, por edhe pėr mangėsi tė asaj qė nuk kemi te vetvetja, nuk arrijnė tė marrim maksimumin. Prandaj kjo gjė po i ndodh momentalisht edhe Partizanit, u shpreh trajneri i tė kuqve, Hasan Lika, pas pėrfundimit tė takimit me Bylisin. Pas shtatė javėve tė para Partizani ka arritur tė grumbullojė pesė pikė dhe sė bashku me ballshiotėt ndajnė fundin e renditjes.
Nėse pas tri javėsh tė kuqtė gjejnė golin, kanė kaluar plot gjashtė tė tjera qė Partizani nuk e njeh fitoren. Ky tregues dėshmon qartė situatėn e pazakontė qė po kalon skuadra. Madje, pas pėrfundimit tė takimit me Bylisin, trajneri Lika ka deklaruar se kjo situatė mund tė vazhdojė deri nė fund tė kėtij viti, duke i varur shpresat te merkatoja e dimrit. Situata qė po kalon Partizani zgjidhet vetėm me futbollistė tė tjerė, prandaj nuk ėshtė ēudi qė kjo situatė tė na shoqėrojė deri nė fund tė dhjetorit.
Futbollistėt e Partizanit, tė cilėt kanė pasur pretendime pėr tė luajtur, ja ku janė dhe shikohet se ēfarė po japin nė fushėn e lojės, ėshtė shprehur trajneri Lika pas ndeshjes me Bylisin. Pra, nga kjo frazė e fundit e njėshit tė pankinės sė kuqe del qartė se rindėrtimi i skuadrės nuk ka tė sosur pėr kėtė sezon dhe nuk ėshtė ēudi qė ai tė pėrfundojė pikėrisht me fundin e kampionatit.
Tė kuqtė mendojnė seriozisht pėr Dinamon
Dita e djeshme ka pasqyruar njė atmosferė ndryshe nė kampin e kuq, pasi gjatė seancės stėrvitore futbollistėt dukeshin sikur e kishin marrė veten nga rezultati jo i kėnaqshėm qė arritėn me Bylisin. Ndryshe nga njė ditė mė parė, dje trajneri Lika i ka pasur nė dispozicion tė gjithė futbollistėt, pasi grupit i janė bashkuar edhe Babamusta me Bakajn.
Jo vetėm dje, por nė pėrgjithėsi impenjimi i skuadrės nė seancat stėrvitore ėshtė i kėnaqshėm, por kjo gjė nuk pėrcillet nė ndeshjet e kampionatit. Nga mėnyra se si tė kuqtė u pėrgatiten dje, lė tė kuptosh se Partizani e ka marrė seriozisht derbin e sė shtunės me Dinamon. Situata aktuale i detyron tė kuqtė qė ēdo ndeshje ta konsiderojnė njė finale, e cila duhet fituar, pasi vetėm nė kėtė mėnyrė dilet nga zona e ftohtė e tabelės sė klasifikimit.
Dje tė kuqtė nėn drejtimin e stafit trajnues kanė punuar shumė me topin, por akoma nuk ėshtė vendosur se si do tė luajė Partizani ndaj Dinamos. Gjithsesi, ėshtė e sigurt se formacioni i Partizanit do tė ndryshojė nė krahasim me ndeshjen e fundit, pasi kthehen nga skualifikimi mbrojtėsit Pinari dhe Tafaj, si dhe nė derbi do tė mungojė Gjyla, qė ndaj Bylisit u ndėshkua me karton tė kuq. Gjatė ndeshjes sė kontrollit qė do tė bėhet nė seancėn e sotme do tė mėsohet pak a shumė se si do tė rreshtohet Partizani ndaj kampionėve dinamovitė.
Sporti Shqiptar _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Redbull Dem i Kuq

Joined: 12 Jan 2008 Posts: 1260 Location: Prishtina
|
Posted: Thu Oct 23, 2008 10:46 am Post subject: |
|
|
Tė kuqtė, vetėm mbrojtja sbie nga kategoria
Sulmi, katastrofė. Katėr gola deri tani, mė keq vetėm Elbasani
Ka pėsuar 7 gola nė shtatė javėt e para. E dhėna e vetme e pranueshme
Njė skuadėr me shumė probleme, e cila edhe pas kėsaj jave nuk ka arritur ti largohet fundit tė klasifikimit. Megjithėse kishte pėrballė ekipin qė ndajnė sė bashku vendin e fundit, Partizani nuk ia arriti qėllimit qė tė mundė Bylisin. Njė ekip qė ka probleme tė shumta nė sulm, por vazhdon tė mbahet nė mbrojtje. Trajneri ende nuk ka njė formacion pėrgjithėsisht konstant. Kjo pėr shumė arsye. Largimet e shumta nė verė e kanė detyruar ta bėjė shpejt e shpejt 11?en, ardhjet nė minutat e fundit, brazilianėt qė ende nuk e kanė njė pozicion tė saktė(pėrveē Brunos qė luan nė sulm) dhe shumė faktorė tė tjerė. Njė ekip qė nėse ka harruar tė shėnojė, tė paktėn nuk ėshtė se ka pėsuar qamet.
Mbrojtja - Padyshim njė ndėr repartet qė ka pėsuar shumė ndryshime gjatė kėtyre shtatė javėve, por qė duhet thėnė se mbahet mirė pasi ka pėsuar vetėm 7 gola nė po kaq ndeshje. Pėr koicidencė, edhe nė kampionat ėshtė mbrojtja e shtatė. Me po kaq gola tė pėsuar ėshtė edhe Flamurtari. Lika ka provuar shumė lėvizje nė mbrojtje. Jo vetėm duke i zhvendosur lojtarėt sa nė tė majtė apo nė tė djathtė, por duke i provuar edhe nė mesfushė. Gjyla ėshtė njė prej atyre qė ka provuar gjatė kėtyre javėve tė dyja repartet. Gjithashtu, nė kėto lėvizje kanė ndikuar edhe mungesat e shumta pėr shak tė kartonave. Pinari e Tafaj munguan ndaj Bylisit pasi ishin me tė kuqe, nė njė kohė qė Gjyla do tė mungojė nė derbin e kėsaj jave ndaj Dinamos. Pinari, Tafaj, Hallaēi e Shala janė kryesorėt e mbrojtjes, nė njė kohė qė edhe Pashai ėshtė njė alternativė e mirė.
Sulmi - Nėse reparti difensiv nuk ėshtė edhe aq keq, sulmi po kalon njė krizė totale. Tė kuqtė kanė shėnuar vetėm katėr gola duke qenė sulmi i dhjetė nė renditje. Po kaq ka realizuar edhe Teuta, nė njė kohė qė nė fund ndodhet Elbasani me vetėm tre rrjeta. Reparti ofensiv ka prodhuar vetėm njė gol. Braziliani Bruno shėnoi nė derbin me Tiranėn, pasi tre golat e tjerė tė demave i ka shėnuar njė mesfushor si Karapici. Edhe sulmi ka pėsuar ndryshime tė shumta gjatė kėtyre ndeshjeve. Fillimisht luante Ngjela, mė pas Bakaj qė u rikthye pas dėmtimit. Ardhja e brazilianėve e uli sulmuesin korēar nė stol, nė njė kohė qė Roma nė takimin ndaj Bylisit u provua nė mesfushė pasi shumicėn e ndeshjeve ėshtė aktivizuar nė repartin e avancuar. Lika ka tė gatshėm edhe tė riun Etien Ahmetaj, tė cilin e ka aktivizuar disa herė. (Sport Ekspres) _________________ Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Thu Oct 23, 2008 11:20 am Post subject: |
|
|
te panorama me duket se ishte, kishin nje artikull inetersant. Partizani 5 pik ne 7 jave, aq sa Tirana sezonin e kaluar. Dhe mesa mbaj mend nuk u be kaq shum zhurm atere  _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
Posted: Thu Oct 23, 2008 1:48 pm Post subject: |
|
|
vecse minjt i kishin lojtaret ne jo  _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Redbull Dem i Kuq

Joined: 12 Jan 2008 Posts: 1260 Location: Prishtina
|
Posted: Thu Oct 23, 2008 2:10 pm Post subject: |
|
|
Minjte vjet kishin Duron edhe Hyken me duket. Nga keta qe jane sot me duket se ishte edhe Kcira e Xhafa.... _________________ Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
Posted: Thu Oct 23, 2008 2:14 pm Post subject: |
|
|
kishin dhe lojtar te tjer qe me duken me te mir se ca qe kemi ne sot _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Jimmy Dem i Kuq

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 572 Location: Tirane
|
Posted: Thu Oct 23, 2008 5:00 pm Post subject: |
|
|
| Forever Red wrote: | | kishin dhe lojtar te tjer qe me duken me te mir se ca qe kemi ne sot |
Po ca thu mor burr, ne kena Karapicin organizator qe vjet as per ndrim nuk bente e jo me ne ekip kryesor.
I thrret menies ky Lika apo jo, a e kupto ai qe nuk bohet ekip me Karapicin e ca si puna e tij.
Me mire te iki te japi dorheqjen se sa te mbaj shpresa per ndryshim me Karapicin nkrye te skuadres. _________________
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Thu Oct 23, 2008 7:50 pm Post subject: |
|
|
ajo mer Jimm ta trego tamom gjendjen ku jemi ket sezon. Nga talljet qe bonim ktu per Karapicin kur lute 5 minuta, tani po e votojm si lojtarin mo t mir te sezonit. dhe biles duhet me thon mir qe kemi ate qe ka fut tre gola se do ishim t funit fare vetem. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
Posted: Fri Oct 24, 2008 4:41 am Post subject: |
|
|
c'faj ka lika?ai do te fus karapicin?mos ka lojtar te tjere me te mir ne ate rol dhe ai fut karapicin?jemi katandis qe te jete titullar i padiskutushem dhe karapici  _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
Posted: Fri Oct 24, 2008 5:00 am Post subject: |
|
|
Lika kthehet nė vendin e krimit
24 Tetor Partizani/ Trajneri humbi titullin nė 90 ndaj bluve, por tani synon tė marrė pikė
Tė shtunėn pėrsėritet derbi i titullit me Dinamon: Pėr ne po aq e rėndėsishme si mė 17 maj
Mund tė gjesh shumė arsye qė derbi i nesėrm nuk ėshtė si ai i sezonit tė kaluar. Por, pėr trajnerin e kuq Hasan Lika, Dinamo?Partizani i sė shtunės nuk ka ndryshim. Pėr ju mund tė mos jetė si ai i vjetshmi, ndėrsa pėr ne nuk ka ndryshim. Ėshtė sėrish njė derbi i rėndėsishėm, shprehet tekniku i demave. Kryepankina e kuqe, gjatė intervistėt sė tij flet pėr mundėsinė qė ka Partizani pėr rezultat pozitiv, ndryshimet nė formacion si edhe pėr sulmin. Nuk le pa pėrmenduar edhe merkaton e janarit, por pa pėrmendur emra.
?Kėtė javė ju pret derbi ndaj Dinamos, por nuk duket si ai i vjetshmi?
?Pėr ju mund tė mos jetė si ai i vjetshmi, ndėrsa pėr ne nuk ka ndryshim. Ėshtė sėrish njė derbi i rėndėsishėm dhe pėr kėtė jemi pėrgatitur seriozisht gjatė kėsaj jave. Dinamo po zhvillon njė kampionat tė mirė duke e ruajtur formėn e saj, pavarėsisht nga largimet apo ndryshimet qė ka pasur kjo skuadėr. Vazhdon tė mbetet pėrsėri e fortė.
?Derbet gjithmonė janė tė paparashikueshėm
?Ėshtė e vėrtetė qė derbet nuk mund tė parashikohen asnjėherė. Skuadrat kanė treguar se jo vetėm nė tė tilla ndeshje, por nė ccdo takim japin maksimumin, pavarėsisht se nė derbi bėjnė mė tepėr. Kjo ka ndodhur gjithmonė gjatė tė gjithė historisė sė skuadrave kur pėrballen nė derbi.
?Pavarėsisht problemeve qė ka kjo skuadėr, ka treguar se luan mė mirė ndaj skuadrave tė mėdha, sesa tė vogla
?Nuk mendoj se kemi zhvilluar ndeshje tė kėqija. Sigurisht qė nuk kemi mundur ti fitojmė ndeshjet me atė qė kemi dhėnė nė fushėn e lojės, nė varėsi kjo edhe tė kundėrshtarit. Shpresojmė qė tė zhvillojmė njė ndeshje tė mirė dhe tė marrim edhe njė rezultat pozitiv sepse dihen tashmė vėshtirėsitė qė kemi.
?A mendoni se keni mundėsi reale pėr rezultat pozitiv nė kėtė takim?
?Natyrisht qė kemi, ashtu si edhe Dinamo shpreson qė tė marrė rezultat pozitiv me ne.
?Keni filluar tė mendoni pėr merkaton e janarit?
?Merkato ėshtė kur shkon tė blesh patate dhe domate! Ne flasim shqip, quhet lėvizje e lojtarėve. Akoma ėshtė herėt. Sigurisht qė kemi nevojė, jo vetėm ne, por edhe tė tjerėt. Ndoshta jo tė gjithė. Sigurisht, me pozitat qė kemi do tė mendojmė pėr janarin.
?Mesa duket, Partizani do tė pėsojė ndryshime nė formacion nė sfidėn ndaj Dinamos
?Natyrisht qė kėto ndryshime bėhen jo vetėm nė kėtė ndeshje, por kanė ndodhur edhe nė takim tė tjera pasi kishim skuadėr tjetėr pėrpara kampionatit.
?Roma e Bakaj nė sulm. Njė repart ku mungon shtatlartėsia
?Nuk mendoj se shtatlartėsia ėshtė baza e sukssit tė njė sulmi. Mendoj se nė futbollin e sotėm, lojtarė tė gjatė duhet tė kesh nė mbrojtje, mė shumė sesa nė sulm. Megjithatė, shtatlartėsia nė repartin ofensiv varet edhe nga lojtarėt qė ti ke nė pėrbėrje. Ka lojtarė 2 metra qė shėnojnė gjithmonė, ashtu sicc ka edhe futbollistė po kaq tė gjatė qė nuk shėnojnė shumė. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
|
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum
|
|