|
| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Fri Mar 31, 2006 2:03 pm Post subject: Skuadra |
|
|
kemi dhe Gentian Bylykbashin ne? thash se e kishin shkrujt gabim dje G.Bylykbashi, po ai qeka. _________________ Partizani.Net
Last edited by Eni on Fri Aug 11, 2006 1:40 pm; edited 1 time in total |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Fri Mar 31, 2006 2:07 pm Post subject: |
|
|
Mashado, rikthimi i pavlerë
Uondër Mashado, sulmuesi brazilian i të kuqve, prej më se dy ditësh ndodhet në Tiranë, ndoshta për të vazhduar karrierën me të kuqtë. Rikthimi i Mashados ka ndodhur në një moment të keq për të kuqtë, të cilët i kanë thënë lamtumirë titullit dhe kupës brenda një jave. Gjithsesi, edhe para se Mashado të mbërrinte në Tiranë, kur Partizani pretendonte te të dy trofetë, drejtuesit e stafit teknik kanë qenë mjaft skeptikë për formën e futbollistit brazilian. Mashado vjen pas një mungese 4-mujore, kështu që nuk mund të jetë kurrsesi në formë optimale. Madje, sipas infermierisë së kuqe, ai nuk e ka kryer ndërhyrjen kirurgjikale, aq të nevojshme në rastin e dëmtimit të tij. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Jimmy Dem i Kuq

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 560 Location: Tirane
|
Posted: Sun Apr 02, 2006 11:39 pm Post subject: |
|
|
| Eni wrote: | Mashado, rikthimi i pavlerë
Uondër Mashado, sulmuesi brazilian i të kuqve, prej më se dy ditësh ndodhet në Tiranë, ndoshta për të vazhduar karrierën me të kuqtë. Rikthimi i Mashados ka ndodhur në një moment të keq për të kuqtë, të cilët i kanë thënë lamtumirë titullit dhe kupës brenda një jave. Gjithsesi, edhe para se Mashado të mbërrinte në Tiranë, kur Partizani pretendonte te të dy trofetë, drejtuesit e stafit teknik kanë qenë mjaft skeptikë për formën e futbollistit brazilian. Mashado vjen pas një mungese 4-mujore, kështu që nuk mund të jetë kurrsesi në formë optimale. Madje, sipas infermierisë së kuqe, ai nuk e ka kryer ndërhyrjen kirurgjikale, aq të nevojshme në rastin e dëmtimit të tij. |
Ore thuaj qe nuk i jep leke Xhani se i dhimbsen leket, jo se nuk eshte ne forme MACHADO. Ai esht pare ne stervitje dhe eshte ne forme te shkelqyer, po lejeni cthon gazetat se ja fusin komplet kot. _________________
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Mon Apr 03, 2006 2:04 am Post subject: |
|
|
mos do me loz vet sulmus Xhani _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Mon Apr 17, 2006 3:39 pm Post subject: |
|
|
Delain, prane rinovimit te kontrates
Ende pa perfunduar kontrata vjetore me mbrojtesin kongolez, Sasa Delain, drejtuesit e klubit te kuq e kane planifikuar qe ai te jete lojtari i Partizanit edhe per sezonin e ardhshem. Keshtu, per te shuar te gjitha zerat qe qarkullojne rreth ndonje levizjeje te mundshme te kongolezit, ne drejtim te nje tjeter skuadre te kampionatit shqiptar (Tiranes, ose Elbasanit), te kuqte i kane ofruar mbrojtesit nje tjeter kontrate edhe per sezonin e ardhshem, e cila pritet te firmoset keto dite nga Delain. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Tue Apr 18, 2006 1:38 pm Post subject: |
|
|
Abilaliaj, me prane Flamurtarit?
Nuk ka luajtur ne ndeshjen ndaj Teutes, pa asnje arsye, por edhe dje ka munguar ne stervitje. Fjala eshte per sulmuesin vlonjat, Arber Abilaliaj, i cili ka disa dite qe duket se eshte deklaruar jashte grupit te trajnerit Starova. Flitet per nje largim te mundshem te tij ne drejtim te Flamurtarit, tani qe kuqezinjte pritet te ngjiten ne kategorine superiore. Megjithate, kjo nuk pranohet nga vete futbollisti, i cili vazhdon me justifikimin e tij te vjeter “jam i demtuar”, edhe pse, sipas stafit mjekesor, gjithcka, perfshire edhe ekografine, i del mjaft mire. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
toncubi Dem i Kuq

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 643 Location: Afganistan
|
Posted: Tue Apr 18, 2006 10:25 pm Post subject: |
|
|
Ik ere pirdhu, po s'deshe nuk te mbajme me zor. Duam lojtare qe te jene te lidhur pas bluzes, jo mercenare. _________________ Segnare un gol in fuorigioco con l'inter non ha prezzo...
Per tutto il resto c'e Burdisso...
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Sun Apr 23, 2006 8:35 am Post subject: |
|
|
Apeli “cliron” Kardek
23 Prill Mbrojtesi i Partizanit, Alen Kardek, ka perfitur nje ulje denimi prej tri javesh dje paradite nga Komisioni i Apelit, cka i ka dhene mundesi te luaje ne ndeshjen kunder Lushnjes. Kardek ishte denuar me tete jave per goditje te gjyqtarit Bardhyl Pashaj ne ndeshjen kunder Shkumbinit, ne Peqin. Komisioni i Disiplines e kishte denuar brazilianin me tete ndeshje, por Apeli e ka klasifikuar veprimin e tij ne baze te nenit 25, pika 7 te KDS, ne baze te te cilit lojtari mund te denohet nga kater deri ne tete jave. Persa i perket Dorian Bylykbashit, pritet te kete nje ballafaqim midis tij dhe gjyqtari Shkelqim Guce, per te vendosur mbi pezullimin 12 javor. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Mon Apr 24, 2006 12:42 pm Post subject: |
|
|
Beqiri, sot, diagnoza e demtimit
24 Prill Eshte demtuar ne ndeshjen e se shtunes, me Lushnjen, duke lene me barele fushen e lojes ne te 40', pas nje nderhyrjeje te rende e te parregullt ne kavilje. Fjala eshte per mesfushorin e “demave”, Ardit Beqiri, i cili, edhe pse ka marre ndihmen e pare nga ana e stafit mjekesor te te kuqve, vetem sot do t’i nenshtrohet kontrollit te imet per te pare shkallen e demtimit. “Pati nje demtim ne kavilje, qe i krijoi nje hematome, te cilen me ane te ndihmes se pare beme te pamunduren per ta perthare. Megjithate, te henen (sot) do te shohim si ka reaguar”, ka thene mjeku fizioterapist i Partizanit, Perli Rusi. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Wed Apr 26, 2006 12:37 pm Post subject: |
|
|
26 Prill 2006 - Shpëtim Lamaj, futbollisti në provë
Dje është stërvitur me të kuqtë një futbollist i ri, i ardhur nga kampionati grek. Bëhet fjalë për fierakun Shpëtim Lamaj, i datëlindjes 1985. Në vizitën e parë në Shqipëri, pas 15 vjetësh emigrim, Lamaj e sheh veten në radhët e skuadrës më popullore në vend, sigurisht në një periudhë prove. "Do të qëndroj të paktën për dy javë në provë te Partizani, me dëshirën e madhe për të qenë pjesë e skuadrës në të ardhmen. Kam luajtur në Greqi me të rinjtë e Olimpiakosit dhe më pas me skuadra të tjera më të vogla. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë," - ka thënë Lamaj. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Wed May 03, 2006 1:05 pm Post subject: |
|
|
Vendimi për Bylykbashin, asgjë e re nga Apeli
Komisioni i apelit, për të dytën herë radhazi, nuk ka marrë vendim për çështjen "Bylykbashi", i cili është dënuar nga komisioni i disiplinës me 12 javë pezullim për kërcënin ndaj gjyqtarit Guçe. Në fakt, ky komision nuk është mbledhur fare, në njëfarë mënyre duke e anashkaluar këtë çështje. Dorian Bylykbashi e ka vijuar rregullisht stërvitjen, duke pritur uljen e masës së dënimit. "Kam pritur të më ulet dënimi nga apeli, por ky komision nuk është mbledhur. Nuk e di se çfarë do të bëhet, por shpresoj që këtë radhë të ketë një vendim pozitiv për mua,"- është shprehur kapiteni i kuq.
Dorian Lusha, rikthimi në bazë për provë
Prej disa ditësh, me ekipin e parë të Partizanit stërvitet edhe Dorian Lusha, ish-futbollist i të rinjve të Partizanit para disa sezonesh. Lusha ka luajtur në Itali në kategoritë inferiore dhe ka ardhur në Tiranë për një periudhë prove te skuadra me të cilën ka luajtur disa sezone më parë. Ndërsa Shpëtim Lamaj, futbollisti fierak që u stërvit disa ditë me të kuqtë, është larguar për në Greqi, por për t'u kthyer përsëri te Partizani. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Tue May 16, 2006 12:43 pm Post subject: |
|
|
Rodrigo dhe Kardek, “adios”
16 Maj Edhe pse deri dje ka qene ne dyshim largimi per ne vendlindje i dy brazilianeve, Alan Kardek dhe Rodrigo Do Nashimento, me ne fund eshte konfirmuar. Keshtu, mesa eshte mesuar, futbollistet (Kardek se bashku me te shoqen, te cilen e kishte marre ne Shqiperi dy muaj me pare) kane lene dje ne mengjes Aeroportin “Nene Tereza”, per te mos u kthyer me. Nje gje e tille eshte mesuar, se pari, nga vete mbrojtesi, me pas dhe nga disa te njohur te tij, te cilet kane lajmeruar se nuk do te kthehen me, jo vetem tek Partizani, por as ne Shqiperi. Keshtu, vetem dy dite pas perfundimit te kampionatit, te dy futbollistet u kane dhene lamtumiren te kuqve. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Sat May 20, 2006 4:33 pm Post subject: |
|
|
Delain, te dielen ne Shqiperi
20 Maj “Do te vij te dielen tjeter, per t’iu bashkuar grupit te lojtareve, ne pergatitjet per Intertoton”, ka thene permes telefonit nga Gjermania, qendermbrojtesi kongolez, Sasa Delain, i cili, pervec te tjerave, ka folur edhe per ofertat e ardhura nga skuadrat shqiptare, por qe ai i ka refuzuar, pasi ka vetem nje deshire, ate te perfaqesimit me Partizanin ne Intertoto. “Me kane kerkuar, si Tirana, ashtu edhe Elbasani e Dinamo. Por, tani per tani, dua te luaj me Partizanin, te pakten deri kur te perfundoje Intertoto”, ka mbyllur prononcimin kongolezi, i cili per te paren here me te kuqte ne nje kompeticion europian ka luajtur ne raundin e pare te Kupes UEFA, ndaj Hapoelit te Tel Avivit, perpara kater vitesh. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Mon May 22, 2006 1:05 pm Post subject: |
|
|
Lejdon Aliaj i U-19 drejt Italisë
Ka shënuar 19 gola këtë sezon dhe kjo i ka mjaftuar që të fitojë vëmendjen e menaxherëve. Sulmuesi Lejdon Aliaj, një nga talentet e të rinjve të Partizanit të drejtuar nga trajneri Sherif Çiçiku, është vëzhguar nga disa agjentë futbollistësh dhe pritet që shumë shpejt të kalojë në një nga kategoritë e kampionatit italian. Djaloshi është vëzhguar nga afër në një minindeshje stërvitore dhe agjenti i FIFA-s Lulëzim Haxhiaj ka premtuar një vend përtej Adriatikut për të. Para disa kohe për të flitej për një pistë gjermane, madje për disa nga skuadrat e njohura të të rinjve në Gjermani, por gjithçka u la pezull. Nëse do të qëndrojë në Shqipëri, Aliaj, pritet që të kalojë në skuadrën e të rriturve të Partizanit në një të ardhme të afërt. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
|
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum
|
|