Partizani.Net Forum Index Partizani.Net  
  Forumi i FK Partizani Tirane      FAQ      Search      Memberlist  
  · Log in Register · Profile · Log in to check your private messages · Usergroups  

Skuadra
Goto page Previous  1, 2, 3 ... 41, 42, 43, 44, 45  Next
 
Post new topic   This topic is locked: you cannot edit posts or make replies.    Partizani.Net Forum Index -> Partizani
View previous topic :: View next topic  
Author Message
Redbull
Dem i Kuq

Joined: 12 Jan 2008
Posts: 1049
Location: Prishtina

PostPosted: Mon Oct 06, 2008 5:30 pm    Post subject: Reply with quote

Eno sikur je shume i ngarkuar me urrejtjen ndaj te shkretit Very Happy

Nje gje dua te them. Nuk e besoj qe Xhani eshte ndonje spiun i Tiranes apo Dinamos edhe ka ardh te skuadra jone per ta shkaterru. Keshtu si po flisni ju i bie qe gjithe budalliqet i ben me qellim. Une nuk e besoj nje gje te tille.

Sa per punen e mosperfilljes se tifozave nuk e ze shume ne faj. Derisa sa ska ndonje grup te organizum qe kur t'i beje nje leter t'i thote per shembull "ne emer te 2000 anetareve te Brigada e Kuqe kerkojme apo propozojme qe te behet kjo apo ajo gje".

Tipet e kerkesave te tifozerise anonime per mua nuk jane te vlefshme. Shkon gazetari i Sportit Shqiptar edhe flet me nja 10 tifoza edhe na boon nje shkrim duke shfaq opinionin e tifozerise se Partizanit. Kjo per mua nuk eshte dicka qe ja vlen te merresh.
Prandaj edhe insistoj kaq shume qe te krijojme sa me shpejt grupin edhe ta bejme sa me te fuqishem..... betem keshtu i dalim ne ndihme skuadres sone te zemres..... edhe me besoni qe mund te behet shume
_________________
Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website
Eni
Shef

Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Tue Oct 07, 2008 9:34 am    Post subject: Reply with quote

Redbull wrote:

Nuk esht pune urrejtje dhe nuk diskutohet qe nuk po mundohet ta shkatarroje Partizanin. Por nuk diskutohet dhe qe nuk di dhe nuk ka mundsi te drejtoje Partizanin. I gjith klubi esht rremuj se nuk drejtohet sic duhet. Pastaj te keqijat e tjera me rradh.

Protestat kunder tij nuk jane ber nga 10 veta po ka pas dhe mijra qe ja kan then ne stadium, dhe ai thjesht esht tall.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Forever Red
Shef

Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4814
Location: Italia

PostPosted: Tue Oct 07, 2008 2:29 pm    Post subject: Reply with quote

ceshtja esht se me protesta s'ehet gje se s'mblidhen shum veta...po te ishte per politik do mbushnin sheshet
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
demi
Dem i Kuq

Joined: 28 Nov 2007
Posts: 1795
Location: KLUB SPORTIV PARTIZANI (Rruga Frosina Plaku)

PostPosted: Tue Oct 07, 2008 2:37 pm    Post subject: Reply with quote

Forever Red wrote:
ceshtja esht se me protesta s'ehet gje se s'mblidhen shum veta...po te ishte per politik do mbushnin sheshet

ore leji fare dhe protestat se me cflitet ktej mund te kemi "bos" tjeter ne janar
_________________
Kto Fjale qe ndjej ne zemer,po ti them ne sy:O Tirona t'*çensuruar* motren,tifozat edhe ty!!!
RED OR DEAD
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website MSN Messenger
Forever Red
Shef

Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4814
Location: Italia

PostPosted: Tue Oct 07, 2008 2:39 pm    Post subject: Reply with quote

pa he njeher...na azhorno me te rejat e fundt
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
demi
Dem i Kuq

Joined: 28 Nov 2007
Posts: 1795
Location: KLUB SPORTIV PARTIZANI (Rruga Frosina Plaku)

PostPosted: Tue Oct 07, 2008 2:42 pm    Post subject: Reply with quote

Forever Red wrote:
pa he njeher...na azhorno me te rejat e fundt

i ke te lajmet e fundit
_________________
Kto Fjale qe ndjej ne zemer,po ti them ne sy:O Tirona t'*çensuruar* motren,tifozat edhe ty!!!
RED OR DEAD
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website MSN Messenger
Eni
Shef

Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Wed Oct 08, 2008 11:07 am    Post subject: Reply with quote

Lika i do të gjithë bashkë: Kështu shpëtojmë Partizanin tonë

Trajneri për krizën e kuqe, lëvizjet që do të bëjë për të rikthyer skuadrën në formë dhe thirrja për ndihmë për të gjithë në klub

“Vetëm nëse mblidhemi të gjithë bashkë, mund ta nxjerrim Partizanin nga kjo situatë”. Kjo është thirrja e trajnerit Hasan Lika për lojtarët, stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe padyshim tifozët. E di mirë situatën që po kalon skuadra dhe kërkon të ruajë një ambjent sa më të qetë. Padyshim që i bën përshtypje renditja e “demave” në vendin e fundit që është një gjë që ndodh për herë të parë në histori. Në një intervistë për “Sport Ekspres”, tekniku flet për atë që po ndodh në klubin e kuq, çështjen Bakaj dhe planin e tij për të shpëtuar Partizanin. Gjithashtu, tregon se çfarë i ka thënë presidenti Xhani duke i mbushur mendjen që të qëndrojë sërish i kuq

- Per herë të parë në histori, Partizani renditet i fundit në tabelën e klasifikimit pas gjashtë javësh. A ju bën përshtypje ky fakt?

- Jo vetëm mua, por të gjithëve i bën përshtypje ky fakt që skuadra renditet në vend të fundit. Megjithatë, futbolli kështu është. Ashtu si ne, këtë e kanë provuar edhe skuadra të tjera. E rëndësishme është që po punojmë dhe duhet që të gjithë të bashkohemi për ta nxjerrë skuadrën e kuqe nga kjo situatë e vështirë që është duke kaluar.

- Kush përfshihet “tek të gjithë”?

- Që nga lojtarët ku futet i gjithë grupi, si ata që luajnë në formacion, ashtu edhe ata që aktivizohen më pak, për të cilët mund të them se kanë punuar në maksimumin e tyre. Stafi teknik ku përfshihem edhe unë, si edhe drejtuesit e skuadrës për të cilët mund të them se na kanë dhënë mbështetjen e duhur që skuadra të kthehet në rrugën e duhur. Gjithashtu që na duhet më shumë se kurrë në këtë periudhë, edhe mbështetja e tifozëve, të cilën e kemi pasur gjithmonë.

- Vetëm dy javë më parë keni dhënë dorëheqjen, por pa kaluar as 24 orë presidenti Albert Xhani iu ka mbushur mendjen që të qëndroni sërish i kuq

- Unë si trajner mora përgjegjësitë e mia pas humbjes ndaj Apolonisë dhe kërkova të largohem. Por, presidenti më dha besimin e tij të plotë duke më kërkuar që të qëndroja sërish në krye të pankinës së kuqe.

- Çfarë ju tha presidenti Xhani?

- Më dha besimin për të vazhduar punën me skuadrën e Partizanit. Më tha që duke u bashkuar të gjithë së bashku do të arrijmë që ta nxjerrim skuadrën nga situata në të cilën ndodhet.

- A ka një koment trajneri i Partizanit për cështjen Elis Bakaj?

- Këto janë probleme dhe incidente që ndodhin në çdo skuadër, ashtu si edhe te ne. Përsa i përket Bakajt, ashtu siç dihet ai është pezulluar për tre javë nga klubi dhe mendoj se kjo i ka bërë mirë.

- Cili është plani që ka Lika për të shpëtuar të kuqtë?

- Nuk mund të them se kam këtë apo atë plan pasi në lojën e futbollit nuk mund të parashikosh asgjë. E vetmja gjë që kemi bërë dhe do të vazhdojmë të bëjmë, është që të punojmë me të gjitha forcat për të arritur fillimisht te rezultatet pozitive, gjithashtu edhe te paraqitjet e mira. Mund të them se në sfidën ndaj Flamurtarit kemi bërë përmirësime në mënyrën e interpretimit të ndeshjes në krahasim me takimet paraardhëse. Tashmë, besoj se edhe rezultatet pozitive do të vijnë, duke nisur që nga ndeshja e javës së ardhshme ndaj Bylisit.

- Brazilianët duken shumë “larg” skuadrës

- Për këtë situatë nuk e kanë fajin brazilianët apo ndonjë lojtar tjetër. Të gjithë kanë dhënë maksimumin e tyre në çdo ndeshje. Brazilianët janë duke punuar intensivisht dhe besoj se shumë shpejt do të arrijnë në formën e tyre më të mirë dhe të harmonizohen me grupin. Dihet tashmë që nuk ishin në nivelin e duhur përsa i përket përgatitjes, si edhe dy prej tyre kishin probleme me peshën. Gjithsesi, duhet thënë se nuk kanë munguar as paraqitjet e tyre të mira në ndeshjet që kanë luajtur.

- A kanë ndikuar largimet e shumta të lojtarëve gjatë merkatos verore në këtë situatë që po kalon Partizani?

- Natyrisht që kanë ndikuar. Por, nuk është vetëm ky shkaku. Ne jemi një skuadër në rindërtim dhe nuk është e lehtë që të arrish menjëherë atë që kërkon nga ekipi. Besoj se shumë shpejt do të hyjmë në rrugën e duhur dhe gjërat do të shkojnë mirë.

Sport Ekspres
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef

Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Fri Oct 10, 2008 8:37 am    Post subject: Reply with quote

me email nga DON KELI MONTANA

KUSH E MERITON PARTIZANIN

Artikulli: DUA TE THEM SE MEKETE PRESIDENT NE NUK DO TE BEJM KURR PERPARA .NJE NJERI QE BETOHET DHE STERBETOHET DHE NUK E MBAN FJALEN E DHENE NUK KA AS DIN E AS IMAN PRANDAJ ATIJ NJERIU NUK ESHTE PER TI BESUAR. KY ESHTE ALBERT XHANI NJE NJERI ME NJEMIJE E NJE ENIGMA PER PASURINE E TIJ. ALLAHU I MADHERUAR KA THENE NE KURANIN FAMELARTE QE KURRE NUK DO TE BEJNE HAJER ATO NJEREZ NE PUNET E TYRE ME PASURINE E FITUAR NE HARAM.NE TIFOZET E VUAJME ME SHUME SE KUSHDO TJETER ECURINE E DOBET TE EKIT TONE DHE NUK NA PELQEN QE TE SHOHIM QE LEGJENDA E SHQIPERISE TE JETE E KATANDISUR NE KETE MENYRE .CFARE KUPTIMI KA PYLLI KUR LUANI NUK ESHTE NE FORME.ALBERT XHANI DUHET TE KUPTOJE NJE GJE SE PERDERISA NUK ESHTE NE GJENDJE TA NGREJE LART EMRIN E PARTIZANIT ME MIRE TE LARGOHET SA NUK ESHTE VONE DHE ME NDER DHE VENDIN E TIJ TA ZERE NJE I CILI TE JETE I AFTE TE INVESTOJE NE NJE MENYRE SERIOZE.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef

Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Fri Oct 10, 2008 9:35 am    Post subject: Reply with quote

Shlyerja e rrogave, “ilaçi” që shëron Partizanin

Te të kuqtë mungojnë shumë gjëra, por përmirësimi i gjendjes financiare është çelësi i të gjithave

Partizani i këtij sezoni është një antitezë e ekipit të sezonit të shkuar. Momentalisht këtë Partizan nuk ke ku ta kapësh, pasi ka dhimbje kudo, por mendohet se edhe kjo situatë e ka një ilaç shpëtimi. Sipas opinonit të shumicës së lojtarëve, tifozëve, pse jo edhe të vetë drejtuesve, shkaku që Partizani është degdisur në këtë pikë, është gjendje e keqe financiare që po përjeton klubi. Sipas fjalëve të tyre, të kuqtë nuk paguhen prej muajsh, prandaj pothuajse të gjithë kanë humbur motivin për të luajtur dhe për të përfaqësuar si duhet fanellën e Partizanit. Drejtori teknik i Partizanit, Bejkush Birçe, shprehet se detyrimet financiare pa dyshim që kanë dhënë një ndikim negativ te skuadra, pasi këtë gjë e pasqyron ecuria e këtyre gjashtë javëve të para të kampionatit të 70-të. “Shumë gjëra po bëhen rutinë te Partizani, por dihen shkaqet pse jemi në këtë situatë. Normalisht, Partizani është pozicionuar në një vend që nuk e meriton të rrijë, por besoj se këtë sezon do të jetë e pamundur të mendosh ecurinë që patën në kampionatin e fundit. Besoj se detyrimet financiare kanë ndikuar shumë në psikologjinë dhe përgatitjen e futbollistëve, pasi shikohet qartë se ata nuk janë të përqendruar te ndeshjet, që luhen në fushën e blertë. Kam besim se nëse gjendja financiare do të përmirësohej, ky grup lojtarësh menjëherë do ta ngrinte të paktën me 30% rendimentin që ka dhënë deri tani. Prandaj shpresojmë që situata të përmirësohet në mënyrë që Partizani t’i shkëputet sa të mundet fundit të tabelës së klasifikimit,”- është shpreh dje drejtori teknik i të kuqve, Bejkush Birçe. Tashmë këtij Partizani i ka ngelur vetëm fasada, pasi nga brenda gjithçka është e amortizuar. Por kjo “sëmundje” që ka kapur Partizanin e ka një “ilaç” dhe kjo padyshim është shlyerja e rrogave të prapambetura. Gjatë ditëve të fundit po qarkullojnë zëra, madje edhe brenda klubit, se ka biznesmenë, që janë gati të marrin përgjegjësitë te Partizani, nëse do të ketë ndonjë largim të presidentit Albert Xhani, i cili e financon skuadrën prej një dekade. Dihet se Partizani është i vetmi klub si në kategorinë superiore dhe atë të parë që financohet nga një njeri i vetëm dhe nuk merr asnjë ndihmë financiare si nga pushteti qëndror, por edhe ai lokal, apo edhe donatorë të tjerë, përveç presidentit Albert Xhani. Në këtë moment kritik flitet se pas kuintave po zhvillohet një garë e fortë nga disa biznesmenë për të marrë Partizanin, por me sa duket nuk po dinë sesi të afrohen me të kuqtë.

Sporti Shqiptar
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
demi
Dem i Kuq

Joined: 28 Nov 2007
Posts: 1795
Location: KLUB SPORTIV PARTIZANI (Rruga Frosina Plaku)

PostPosted: Fri Oct 10, 2008 10:47 am    Post subject: Reply with quote

ore as per rrogat spo flitet gje fare,skan faj lojtaret
_________________
Kto Fjale qe ndjej ne zemer,po ti them ne sy:O Tirona t'*çensuruar* motren,tifozat edhe ty!!!
RED OR DEAD
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website MSN Messenger
Forever Red
Shef

Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4814
Location: Italia

PostPosted: Fri Oct 10, 2008 1:50 pm    Post subject: Reply with quote

bobo ala si la kto ai?
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
demi
Dem i Kuq

Joined: 28 Nov 2007
Posts: 1795
Location: KLUB SPORTIV PARTIZANI (Rruga Frosina Plaku)

PostPosted: Fri Oct 10, 2008 6:17 pm    Post subject: Reply with quote

Forever Red wrote:
bobo ala si la kto ai?

VETEM DISA LOJTAREVE I KA LARE NJA 2 MUJ RROG POR KAN DHE 4 TE TJERA,lojtaret e tjer kan 6 muj dhe as qe kan per tu pagu.me kte habitem me xhanin un,ska kokerr leku,ska me biznese se ka falimentu,dhe byreket qe ble me honger te kullat binjake ktu ne tiran i shkrujn emrin ne fletore dhe ne fund te mujit i pagu per zotin,shif ku eshte katandis plera Mad
_________________
Kto Fjale qe ndjej ne zemer,po ti them ne sy:O Tirona t'*çensuruar* motren,tifozat edhe ty!!!
RED OR DEAD
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website MSN Messenger
Redbull
Dem i Kuq

Joined: 12 Jan 2008
Posts: 1049
Location: Prishtina

PostPosted: Fri Oct 10, 2008 7:19 pm    Post subject: Reply with quote

Very Happy Very Happy Very Happy edhe ne paskemi ngel skuader e listes
_________________
Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website
demi
Dem i Kuq

Joined: 28 Nov 2007
Posts: 1795
Location: KLUB SPORTIV PARTIZANI (Rruga Frosina Plaku)

PostPosted: Sat Oct 11, 2008 9:11 am    Post subject: Reply with quote

Redbull wrote:
Very Happy Very Happy Very Happy edhe ne paskemi ngel skuader e listes

qesh ti redbullo qesh,ne edhe presidenti po na vuan per buk tani Very Happy
_________________
Kto Fjale qe ndjej ne zemer,po ti them ne sy:O Tirona t'*çensuruar* motren,tifozat edhe ty!!!
RED OR DEAD
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website MSN Messenger
Forever Red
Shef

Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4814
Location: Italia

PostPosted: Sat Oct 11, 2008 10:54 am    Post subject: Reply with quote

vetem me qen pall fare me mos me e leshu klubin
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Display posts from previous:   
Post new topic   This topic is locked: you cannot edit posts or make replies.    Partizani.Net Forum Index -> Partizani All times are GMT + 1 Hour
Goto page Previous  1, 2, 3 ... 41, 42, 43, 44, 45  Next
Page 42 of 45

Jump to:  
You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot vote in polls in this forum

Surf Anonymous with Zzoop Proxy Free Games Online

Web Hosting for this free forum is provided by Free Bulletin Board get your free phpbb forum or free Invision forum today!

Powered by phpBB � 2001, 2002 phpBB Group   ·   Partizani.Net supports phpBBHacks.com