| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Wed Jan 17, 2007 4:24 pm Post subject: Elis Bakaj |
|
|
Pozicioni: Mesfushor
Datëlindja: 25/06/1987
Vendlindja: Tirane
Karriera:
2007/08 - Partizani (29[27] nd, 11 gola, 8 as)
2006/07 - Partizani (28[20] nd, 5 gola, 9 as)
2005/06 - Partizani
2004/05 - Partizani U-19
Profili te Partizani.Net _________________ Partizani.Net
Last edited by Eni on Fri Aug 29, 2008 4:01 pm; edited 2 times in total |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Thu Feb 01, 2007 1:48 pm Post subject: |
|
|
FSHF-ja hakmerret me Elis Bakajn
Drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit janë hakmarrë sapo u ka ardhur rasti me të riun e Partizanit, Elis Bakaj, i cili shkëlqeu në miqësoren e Shpresës sonë me Turqinë. Ky veprim ka ardhur për shkak të mosparaqitjes së futbollistit të Partizanit në grumbullimin e kombëtares së Bariçit vetëm dy ditë pas miqësores. Në fakt, ka qenë presidenti Xhani ai që nuk e lejoi futbollistin e tij të grumbullohej nga Bariçi, pasi Lika e donte në Ulqin. FSHF-ja nuk mbajti asnjë qëndrim zyrtar ndaj klubit të kuq në atë moment, edhe pse u tha se do të zhvillohej një mbledhje e posaçme për këtë problem, por gjeti rastin për t'u hakmarrë me lojtarin në grumbullimin pasardhës. Në listën e lojtarëve që do të luajnë në miqësoren e gjashtë shkurtit ndaj Greqisë nuk figuron emri i Bakajt. Emri i tij është shënuar në listë nga Artan Bushati, por është fshirë nga zyrtarët e tjerë të FSHF-së, të cilët nuk morën masa ndaj klubit, por ndëshkuan lojtarin, që në ditën kur është thirrur nga Bariçi ndoshta ka qenë njeriu më i lumtur në botë. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
HuHu Tifoz

Joined: 20 Dec 2006 Posts: 50 Location: Anej, Knej, Gjithanej.............
|
Posted: Mon Mar 12, 2007 12:39 pm Post subject: |
|
|
Ndeshje e vlefshme per javen e 23-te te Kampionatit Kombetar
Partizani-Kastrioti 4-1
Spikati
Elis Bakaj - Mesfushori i majte i te kuqve, jo vetem ka shenuar dy gola, njerin me te bukur se tjetrin, por ka zhvilluar nje ndeshje shume te mire, teksa ka dhene edhe asistin per Abilaliajn, ne rastin e golit te pare per Partizanin. _________________ Forca Partizoni |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Thu Mar 15, 2007 7:54 pm Post subject: |
|
|
Bakaj: “2007-a, me Kupë për Partizanin”
Nga Dash Frashëri
“Bakaj është shndërruar në trurin e skuadrës”, - kështu u shpreh presidenti i Partizanit, Albert Xhani, për futbollistin e talentuar Elis Bakaj. Mesfushori shënoi dy gola në takimin Partizani-Kastrioti (4-1), dha një asist në golin e parë të Abilaliajt dhe ishte pjesë e golit tjetër të vlonjatit së bashku me Gjergj Muzakën. Kjo ndeshje u transmetua direkt nga televizioni “Vizionplus”, që ka të drejtën ekskluzive të transmetimit të ndeshjeve të KF Partizani.
SYNOJME KUPEN DHE VENDIN E DYTE
“Më e rëndësishme është që fituam ndeshjen, pastaj vjen kënaqësia ime për shënimin e golave me Kastriotin dhe atë që dhashë në fushë për ekipin, për më tepër që kisha kohë të gjatë pa shënuar, që nga ndeshja me Shkumbinin ”, - u shpreh Bakaj. Partizani, pas 23 javësh, ndodhet dy pikë larg, pas Teutës (41 pikë), me të cilën do të përballet në gjysmëfinale. “Për vendin e dytë, së bashku me ne dhe Teutës lufton edhe Vllaznia. Objektivi për Partizanin është të arrijmë vendin e dytë në kampionat, finalen e më pas fitimin e Kupës”, shtoi 19-vjeçari Elis Bakaj, që është shënuesi më i mirë i Partizanit në Kupën e Shqipërisë me 3 gola, dy të shënuar ndaj Gramozit të Ersekës (turi i parë), një kundër Lushnjës (turi i dytë).
KATËR “RRJETA” SEZONALE
Nëse sezonin e kaluar, 2005-2006, Elis Bakaj shënoi vetëm 1 gol (një prej të cilëve ndaj Elbasanit në barazimin 1-1), gjatë këtij sezoni ai është autor i katër golave në kampionat. Bakaj ka shënuar kundër Teutës (1 gol), Shkumbinit (1) dhe Kastriotit (2).
Bakaj ka një eksperiencë të mjaftueshme ndërkombëtare, ku ka qenë pjesë e përfaqësuesve të moshave, madje ka shënuar gol me U-17, ku spikat goli me Lituaninë në ndeshjen e humbur 3-2 (28 shtator 2003).
GOLAT NDËRKOMBËTARË
Gjatë ndeshjeve të Kupës Intertoto 2006, në qershorin e vitit të kaluar, Partizani, edhe pse u eliminua nga Kupa Intertoto qysh në turin e parë nga skuadra qipriote Ethnikos Achnas, pas një humbjeje në Qipro (4-2) dhe një fitoreje në Tiranë (2-1), shënoi katër gola në dy takimet, ku autor i njërit prej tyre ishte Elis Bakaj (66'), në ndeshjen e zhvilluar në Qipro. 19-vjeçari, me fanellën e Kombëtares U-21 ka shënuar dy gola në ndeshjet miqësore. Të parin kundër Bjellorusisë (3-1) në Tiranë dhe të dytin në miqësoren e fituar nga formacioni i Bushatit me Turqinë (0-2)në Stamboll.
REKORDI ABSOLUT SHQIPTAR
Elis Bakaj është edhe mbajtësi i një rekordi shqiptar, atij të futbollistit më të ri në moshë të aktivizuar në një ndeshje ndërkombëtare. Bakaj është aktivizuar në ndeshjen Dacia Kisinau-Partizani (2-0), të zhvilluar më 5 korrik 2003, në Kisinau, duke qenë 16 vjeç e 10 ditë. Më 5 korrik të vitit 2006, Elis Bakaj nënshkroi edhe një kontratë me skuadrën helene të kategorisë së dytë, PAS Janinës, por më pas, për arsye ende jo fort të qarta, Bakaj u rikthye në Tiranë te Partizani.
Golat e Elis Bakaj në sezonin 2006-2007
Partizani 2-0 Teuta
Bakaj 65’
Partizani 2-0 Shkumbini
Bakaj 23’
Partizani 4-1 Kastrioti
Bakaj 35’, 70’ _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
Posted: Fri Mar 16, 2007 10:56 am Post subject: |
|
|
bakaj do jet lideri i ardhshem i skuadres (gjithmone nese se shet xhani)  _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
Posted: Thu Apr 19, 2007 2:34 pm Post subject: |
|
|
bakaj nuk do luaj ne ndeshjen me apolonine sepse kartonin e kuq te ndeshjes me teuten do e shlyej kete ndeshje ndersa finalen mund ta luaj
 _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
Posted: Mon Apr 30, 2007 10:51 am Post subject: |
|
|
edhe bakaj e teproi me kartonat e kuq.nese pretendon te jete lideri i skuadres duhet te sillet si i tille dhe te jete me i pergjgjshem _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Mon Apr 30, 2007 12:46 pm Post subject: |
|
|
kemi dhe ndeshje me Vllaznin javes tjeter. budallik i modh shum ai kartoni kuq.
esht i pari per kartona te partizoni dhe ky ishte kartoni i par i kuq qe marrim gjith kampionatin
per Fair Play jemi te paret besoj se nuk marrim pothuj fare as kartona te verdhe _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
Posted: Wed May 02, 2007 2:05 pm Post subject: |
|
|
tani do mungoj me vllaznine.nga nje ane me mire qe mori te kuqen se po te merrte te verdh s lunte dot as me tiranen _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Tue Jun 12, 2007 1:18 pm Post subject: |
|
|
do mundohet seriozisht me e fitu xhani ket sezon qe ta marri prap partizonin per nja 10 vjet te tjera _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
Posted: Wed Jun 27, 2007 2:34 pm Post subject: |
|
|
pardje ishte ditelindja e bakajt ku mbushte 20 vjec e me kete rast u organizua nje koktej i madh me gjithe ekipin.madje te sport ekspresi thuhej qe kishte marre si dhurate nje ore 750 euro nga xhani _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Mon Oct 01, 2007 6:42 pm Post subject: |
|
|
 _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
|