|
| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
Posted: Tue Oct 02, 2007 3:10 pm Post subject: |
|
|
Therritet ne kombetare Bakaj realizon endrren
2 Tetor E ka deshiruar qe ne momentin e pare qe ka prekur topin. Qe ne hapat e tij fillestar te ketij sporti, Elis Bakaj, ka dashur, madje ka enderruar te jete atje, ne kombetare. Ne fund te fundit, si cdo futbollist tjeter, nen “gjurmet” e Tares, Koles, Bellait, Skeles, Lales, e shume e shume te tjereve. “Ishte nje lluks t’I shikoje ne stadium, ndaj skuadrave si Gjermania, Anglia, Greqia, etj”, te sqaron Bakaj. Por tani, dikujt tjeter i duhet ta shikoje kete enderr, sepse ajo e sulmuesit 20?vjecar te “demave” u be realitet. Do te jete pjese e perfaqesueses se madhe, ne dy ndeshjet zyrtare, ndaj Sllovenise, me 13 tetor dhe Bullgarise, kater dite me pas, ne Tirane. “Si ndihem? Si nje njeri qe sapo ka realizuar nje enderr, timen dhe te familjes, sidomos te babait”, ka thene Bakaj. Eshte i vetmi nga skuadra e Partizanit, kryesuesit aktual te kampionatit shqiptar, qe grumbullohet ne perfaqesuese per keto dy ndeshje, teksa do te kete ne skuader edhe Bylykbashin, si nje ish. Megjithate, ai e di shume mire se nuk duhet te krijoje iluzione dhe te mendoje se tani gjithcka ka perfunduar, perderisa ia arriti te jete atje. “Une e di qe asnjehere nuk duhet ndaluar se punuari dhe kete ma ka thene edhe babai im, i cili ka nje ndikim me shume tek une. Gjithsesi, me lini ta shijoj kete moment”. Dhe me te vertete, ai duhet dhe ka te drejten legjitime ta shijoje kete moment. Ne fund te fundi, ka punuar per t’ia arritur kesaj dhe do te vazhdoje te punoje qe ta mbaje kete pozicion. Gj.C. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Tue Oct 23, 2007 12:21 pm Post subject: |
|
|
 _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
Posted: Wed Oct 24, 2007 7:43 am Post subject: |
|
|
Bakaj: Me ne fund te vetem, tani s’ka me... rivale
23 Tetor Fitorja e thelle, 4?0, ndaj Skenderbeut, eshte cilesuar si nje sukses per Partizanin. Edhe pse perballe ka qene nje kundershtar i dobet ? qe per asnje moment nuk ka vene ne veshtiresi reale porten e Shehit ? perseri ai rezultat i se dieles, ne “Qemal Stafa”, ka shume ane pozitive. Kane shenuar sulmuesit Abialaliaj, Muzaka e Bakaj dhe kjo nuk eshte pak, aq me teper kur nje gje te tille e ka pohuar edhe vete trajneri Hasan Lika. “Mund te them se me te vertete eshte shume pozitiv ky fakt, sepse, ne fund te fundit, te gjithe kemi bere detyren: skuadra, sulmuesit, por edhe tifozet, te cilet, edhe pse ne nje ndeshje te tille te vaket, kane ardhur dhe na kane mbeshtetur”, ka thene sulmuesi i “demave”, Elis Bakaj. Gjithcka duket e perkryer, aq me teper kur te kuqte, duke perfituar edhe nga barazimi 0?0 i Dinamos me Besen, te shtunen, kryesojne kampionatin me 2 pike diference nga kavajasit, qe renditen te dytet, dhe 3 nga Dinamo e vendit te trete. Madje, Bakaj ironizon me kete gje: “Me ne fund jemi te vetem ne krye te tabeles, tani po nuk kemi me rivale”.
S’ka me “numra” me “te voglat”
Fitorja me Skenderbeun, ashtu si ajo me Kastriotin ne transferte, me Beselidhjen, Teuten, apo edhe Shkumbinin, ka treguar se, me ne fund, Partizani, ndryshe nga sezonet e kaluara, ka kuruar “semundjen” me te madhe te tijen, tolerimin me skuadrat e ashtuquajtura “te vogela”. “Kjo vjen edhe si pasoje e deshires se madhe per te fituar qe ka e gjithe skuadra, por edhe tifozet”, ka shtuar Bakaj. “Mua me vjen me te vertete shume mire qe skuadra nuk po toleron me me te voglat”.
Ndaj Beses, transferta e fundit
Por shtate ndeshjet tashme kane kaluar dhe 18 piket jane arkivuar nga te kuqte, me pak, apo me shume gola ne disa ndeshje. Tani, ajo qe eshte me e rendesishmja, jo vetem sipas Bakajt, eshte pikerisht transferta, qe do te jete edhe ndeshja e fundit jashte “shtepie” per kete faze (pare faktin se me pas Partizani do te prese Elbasanin dhe do te luaje dy derbit, ndaj Dinamos dhe Tiranes). “Do te jete nje ndeshje shume e veshtire. Jemi dy pike diference dhe do te luajme ne Kavaje, ndaj nje skuadre shume te motivuar, sic eshte Besa. Te them te drejten, ? nenvizon Bakaj, ? e kam pare kete skuader ne disa ndeshje ne tv, perfshire edhe ne perballjen e fundit, ndaj Dinamos, dhe me eshte dukur me te vertete nje ekip kompakt. Megjithate, ? ka shtuar 20?vjecari, ? ne e kemi per detyre qe te fitojme ne kete transferte dhe te vazhdojme kryesimin, ne menyre qe me pas t’i perkushtohemi dy perballjeve derbi, ndaj Dinamos dhe Tiranes”.
“Automatiku” lidhe me emrin Partizan
Te gjithe ata qe kane pare golat e Bakajt ne kete sezon, kane pyetur shume here veten, se perse pas shenimit te golave (3 deri tani ne kete kampionat), 20?vjecari ben gjithmone nje shenje te cuditshme, ate te automatikut qe qellon dhe shoket e tij qe bejne sikur vriten ne rresht. Dhe Bakaj, pasi ve buzen ne gas, e sqaron nje gje te tille. “Ne fakt, kjo menyre reagimi me ka ardhur natyrshem, per dy arsye. E para, sepse me duket se e kam lexuar dicka te tille ne nje gazete, s’e mbaj mend se ku me thene te drejten. E dyta, duke qene se emri i skuadres, Partizani, eshte i lidhur me Luften Nacionalclirimtare te popullit tone, atehere une, se bashku me shoket, menduam qe ta improvizonim kete reagim pas golave qe do te shenoja. Lidhja qe i bej une eshte “edhe nje here automatiku i kuq qellon”, dhe kjo ndodh gjithmone, pasi shenoj”, ka thene Bakaj.
Stervitja, vetem zevendesuesit
Stervitja e djeshme ne klubin e kuq ka qene shume e vaket. Keshtu, trajneri Lika ka zhvilluar seancen stervitore me lojtaret, qe nuk jane aktivizuar si titullare ne ndeshjen ndaj Skenderbeut, teksa, persa u perket atyre qe kane luajtur nga minuta e pare, jane lene pushim. Ne stervitje kane marre pjese edhe Ardit Beqiri e Bledi Shkembi, te cilet jane ne faze rikuperimi. Sot pritet qe te kuqte te zhvillojne stervitjen e tyre te pare, te plote, e cila do te nise me nje seance, teksa te merkuren, Lika ka menduar te filloje programin me dy seanca stervitore.
Perseri asnje karton
Jane bere jave tashme qe te kuqte nuk po ia ndjejne “eren” kartonave, teksa edhe ky mund te quhet nje objektiv, qe ka hyre ne planet e drejtuesve te klubit. Asje karton i verdhe dhe perseri te kuqte nuk rrezikojne asnje lojtar te skualifikuar per ndeshjen e radhes, me Besen. Te vetmit qe paraqesin probleme, ne kampin e kuq, persa i perket kartonave jane Dhembi dhe Devolli, te cilet kane nga dy kartona te verdhe dhe, nese mbushin numrin 3, atehere jane automatikisht te skualifikuar. Gjithsesi, deri tani, asnje karton shtese. Ku i dihet, nese do te kete premio edhe per kete.
Premio e forte per Besen
Edhe pse nuk dihet ende shuma, burime te besueshme prane klubit te kuq kane sqaruar se ne rast fitoreje, ne ndeshjen e se merkures, ku Partizani do te luaje ne transferte me Besen, do te kete nje shume te majme parash ne forme premioje nga ana e klubit. Zakonisht, mesa dihet, premiot e Partizanit jane stabel ne kontrata dhe jane llogaritur 1000 usd fitorja jashte dhe 500 usd ajo brenda, vetem se ne rastin e Shkumbinit eshte bere nje leshim, teksa futbollistet kane perfituar 1000 usd per fitoren brenda, ne ndeshjen e pare. Nuk dihet ende, se sa do te merren per suksesin me kavajasit. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Wed Oct 24, 2007 2:29 pm Post subject: |
|
|
| Quote: | “Automatiku” lidhe me emrin Partizan
Te gjithe ata qe kane pare golat e Bakajt ne kete sezon, kane pyetur shume here veten, se perse pas shenimit te golave (3 deri tani ne kete kampionat), 20?vjecari ben gjithmone nje shenje te cuditshme, ate te automatikut qe qellon dhe shoket e tij qe bejne sikur vriten ne rresht. Dhe Bakaj, pasi ve buzen ne gas, e sqaron nje gje te tille. “Ne fakt, kjo menyre reagimi me ka ardhur natyrshem, per dy arsye. E para, sepse me duket se e kam lexuar dicka te tille ne nje gazete, s’e mbaj mend se ku me thene te drejten. E dyta, duke qene se emri i skuadres, Partizani, eshte i lidhur me Luften Nacionalclirimtare te popullit tone, atehere une, se bashku me shoket, menduam qe ta improvizonim kete reagim pas golave qe do te shenoja. Lidhja qe i bej une eshte “edhe nje here automatiku i kuq qellon”, dhe kjo ndodh gjithmone, pasi shenoj”, ka thene Bakaj. |
duhet tja vem emrin Elis 'Automatiku' Bakaj  _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
Posted: Thu Oct 25, 2007 11:45 am Post subject: |
|
|
pseudonimin  _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
lumi Tifoz
Joined: 01 Sep 2007 Posts: 146 Location: Elbasan
|
Posted: Sat Nov 24, 2007 9:40 pm Post subject: |
|
|
eshte lojtari me i mire qe kemi vetem se sduhet te jete grindavec ne fushe.i duhet me shume displine. _________________ Para Partizanicesht kjo zhurm porsi zhurm tanku ,triblon Frasherin AGIM JANKU |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
Posted: Mon Nov 26, 2007 12:04 pm Post subject: |
|
|
me peqinin humbi nje rast te pafalshem _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Tue Nov 27, 2007 2:30 pm Post subject: |
|
|
| Forever Red wrote: | | me peqinin humbi nje rast te pafalshem |
hajd mo e kemi golashnus, mir qe fut ai dhe gjyla nga nji, edhe Muzaka, se do ishim cop cop _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
Posted: Wed Nov 28, 2007 8:28 am Post subject: |
|
|
vecse s'duhet te humb raste te pafalshme _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
Posted: Mon Dec 03, 2007 12:46 pm Post subject: |
|
|
kto ndeshjet e fundit ka rene fare ky _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Mon Dec 03, 2007 2:58 pm Post subject: |
|
|
| Forever Red wrote: | | kto ndeshjet e fundit ka rene fare ky |
loj ben, po gol mezi fut shkreti. nuk esht golashnus _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
Posted: Tue Dec 04, 2007 10:12 am Post subject: |
|
|
duhet te behet _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
vllaznit_ultras Tifoz
Joined: 10 Nov 2006 Posts: 74
|
Posted: Thu Dec 06, 2007 11:28 am Post subject: |
|
|
| ketij i duhet disiplina se per lojtar esht klas |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
Posted: Thu Dec 06, 2007 11:44 am Post subject: |
|
|
ashtu eshte.kte vit sikur eshte qetesuar disi  _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Thu Dec 06, 2007 12:59 pm Post subject: |
|
|
| Forever Red wrote: | | duhet te behet |
po nuk esht per ate pune. ky esht per te dhene pasin, dhe duhet te ket sulmus para. po ne kemi nja 4-5 qe jane per te dhene pasin e fundit dhe vetem Abilaliajn sulmus tamam _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
|
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum
|
|