Partizani.Net Forum Index Partizani.Net  
  Forumi i FK Partizani Tirane      FAQ      Search      Memberlist  
  · Log in Register · Profile · Log in to check your private messages · Usergroups  

Elis Bakaj
Goto page 1, 2, 3 ... 10, 11, 12  Next
 
Post new topic   Reply to topic    Partizani.Net Forum Index -> Lojtaret dhe stafi
View previous topic :: View next topic  
Author Message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Wed Jan 17, 2007 4:24 pm    Post subject: Elis Bakaj Reply with quote

Pozicioni: Mesfushor
Datëlindja: 25/06/1987
Vendlindja: Tirane

Karriera:
2007/08 - Partizani (29[27] nd, 11 gola, 8 as)
2006/07 - Partizani (28[20] nd, 5 gola, 9 as)
2005/06 - Partizani
2004/05 - Partizani U-19

Profili te Partizani.Net
_________________
Partizani.Net


Last edited by Eni on Fri Aug 29, 2008 4:01 pm; edited 2 times in total
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Thu Feb 01, 2007 1:48 pm    Post subject: Reply with quote

FSHF-ja hakmerret me Elis Bakajn
Drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit janë hakmarrë sapo u ka ardhur rasti me të riun e Partizanit, Elis Bakaj, i cili shkëlqeu në miqësoren e Shpresës sonë me Turqinë. Ky veprim ka ardhur për shkak të mosparaqitjes së futbollistit të Partizanit në grumbullimin e kombëtares së Bariçit vetëm dy ditë pas miqësores. Në fakt, ka qenë presidenti Xhani ai që nuk e lejoi futbollistin e tij të grumbullohej nga Bariçi, pasi Lika e donte në Ulqin. FSHF-ja nuk mbajti asnjë qëndrim zyrtar ndaj klubit të kuq në atë moment, edhe pse u tha se do të zhvillohej një mbledhje e posaçme për këtë problem, por gjeti rastin për t'u hakmarrë me lojtarin në grumbullimin pasardhës. Në listën e lojtarëve që do të luajnë në miqësoren e gjashtë shkurtit ndaj Greqisë nuk figuron emri i Bakajt. Emri i tij është shënuar në listë nga Artan Bushati, por është fshirë nga zyrtarët e tjerë të FSHF-së, të cilët nuk morën masa ndaj klubit, por ndëshkuan lojtarin, që në ditën kur është thirrur nga Bariçi ndoshta ka qenë njeriu më i lumtur në botë.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
HuHu
Anetar i ri


Joined: 20 Dec 2006
Posts: 49
Location: Anej, Knej, Gjithanej.............

PostPosted: Mon Mar 12, 2007 12:39 pm    Post subject: Reply with quote

Ndeshje e vlefshme per javen e 23-te te Kampionatit Kombetar

Partizani-Kastrioti 4-1

Spikati

Elis Bakaj - Mesfushori i majte i te kuqve, jo vetem ka shenuar dy gola, njerin me te bukur se tjetrin, por ka zhvilluar nje ndeshje shume te mire, teksa ka dhene edhe asistin per Abilaliajn, ne rastin e golit te pare per Partizanin.
_________________
Forca Partizoni
Back to top
View user's profile Send private message Send e-mail Visit poster's website AIM Address Yahoo Messenger MSN Messenger
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Thu Mar 15, 2007 7:54 pm    Post subject: Reply with quote

Bakaj: “2007-a, me Kupë për Partizanin”

Nga Dash Frashëri


“Bakaj është shndërruar në trurin e skuadrës”, - kështu u shpreh presidenti i Partizanit, Albert Xhani, për futbollistin e talentuar Elis Bakaj. Mesfushori shënoi dy gola në takimin Partizani-Kastrioti (4-1), dha një asist në golin e parë të Abilaliajt dhe ishte pjesë e golit tjetër të vlonjatit së bashku me Gjergj Muzakën. Kjo ndeshje u transmetua direkt nga televizioni “Vizionplus”, që ka të drejtën ekskluzive të transmetimit të ndeshjeve të KF Partizani.

SYNOJME KUPEN DHE VENDIN E DYTE

“Më e rëndësishme është që fituam ndeshjen, pastaj vjen kënaqësia ime për shënimin e golave me Kastriotin dhe atë që dhashë në fushë për ekipin, për më tepër që kisha kohë të gjatë pa shënuar, që nga ndeshja me Shkumbinin ”, - u shpreh Bakaj. Partizani, pas 23 javësh, ndodhet dy pikë larg, pas Teutës (41 pikë), me të cilën do të përballet në gjysmëfinale. “Për vendin e dytë, së bashku me ne dhe Teutës lufton edhe Vllaznia. Objektivi për Partizanin është të arrijmë vendin e dytë në kampionat, finalen e më pas fitimin e Kupës”, shtoi 19-vjeçari Elis Bakaj, që është shënuesi më i mirë i Partizanit në Kupën e Shqipërisë me 3 gola, dy të shënuar ndaj Gramozit të Ersekës (turi i parë), një kundër Lushnjës (turi i dytë).

KATËR “RRJETA” SEZONALE

Nëse sezonin e kaluar, 2005-2006, Elis Bakaj shënoi vetëm 1 gol (një prej të cilëve ndaj Elbasanit në barazimin 1-1), gjatë këtij sezoni ai është autor i katër golave në kampionat. Bakaj ka shënuar kundër Teutës (1 gol), Shkumbinit (1) dhe Kastriotit (2).

Bakaj ka një eksperiencë të mjaftueshme ndërkombëtare, ku ka qenë pjesë e përfaqësuesve të moshave, madje ka shënuar gol me U-17, ku spikat goli me Lituaninë në ndeshjen e humbur 3-2 (28 shtator 2003).

GOLAT NDËRKOMBËTARË

Gjatë ndeshjeve të Kupës Intertoto 2006, në qershorin e vitit të kaluar, Partizani, edhe pse u eliminua nga Kupa Intertoto qysh në turin e parë nga skuadra qipriote Ethnikos Achnas, pas një humbjeje në Qipro (4-2) dhe një fitoreje në Tiranë (2-1), shënoi katër gola në dy takimet, ku autor i njërit prej tyre ishte Elis Bakaj (66'), në ndeshjen e zhvilluar në Qipro. 19-vjeçari, me fanellën e Kombëtares U-21 ka shënuar dy gola në ndeshjet miqësore. Të parin kundër Bjellorusisë (3-1) në Tiranë dhe të dytin në miqësoren e fituar nga formacioni i Bushatit me Turqinë (0-2)në Stamboll.

REKORDI ABSOLUT SHQIPTAR

Elis Bakaj është edhe mbajtësi i një rekordi shqiptar, atij të futbollistit më të ri në moshë të aktivizuar në një ndeshje ndërkombëtare. Bakaj është aktivizuar në ndeshjen Dacia Kisinau-Partizani (2-0), të zhvilluar më 5 korrik 2003, në Kisinau, duke qenë 16 vjeç e 10 ditë. Më 5 korrik të vitit 2006, Elis Bakaj nënshkroi edhe një kontratë me skuadrën helene të kategorisë së dytë, PAS Janinës, por më pas, për arsye ende jo fort të qarta, Bakaj u rikthye në Tiranë te Partizani.

Golat e Elis Bakaj në sezonin 2006-2007

Partizani 2-0 Teuta

Bakaj 65’



Partizani 2-0 Shkumbini

Bakaj 23’



Partizani 4-1 Kastrioti

Bakaj 35’, 70’
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4814
Location: Italia

PostPosted: Fri Mar 16, 2007 10:56 am    Post subject: Reply with quote

bakaj do jet lideri i ardhshem i skuadres (gjithmone nese se shet xhani) Mad
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4814
Location: Italia

PostPosted: Thu Apr 19, 2007 2:34 pm    Post subject: Reply with quote

bakaj nuk do luaj ne ndeshjen me apolonine sepse kartonin e kuq te ndeshjes me teuten do e shlyej kete ndeshje ndersa finalen mund ta luaj
Very Happy
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4814
Location: Italia

PostPosted: Mon Apr 30, 2007 10:51 am    Post subject: Reply with quote

edhe bakaj e teproi me kartonat e kuq.nese pretendon te jete lideri i skuadres duhet te sillet si i tille dhe te jete me i pergjgjshem
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Mon Apr 30, 2007 12:46 pm    Post subject: Reply with quote

kemi dhe ndeshje me Vllaznin javes tjeter. budallik i modh shum ai kartoni kuq.

esht i pari per kartona te partizoni dhe ky ishte kartoni i par i kuq qe marrim gjith kampionatin


per Fair Play jemi te paret besoj se nuk marrim pothuj fare as kartona te verdhe
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4814
Location: Italia

PostPosted: Wed May 02, 2007 2:05 pm    Post subject: Reply with quote

tani do mungoj me vllaznine.nga nje ane me mire qe mori te kuqen se po te merrte te verdh s lunte dot as me tiranen
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4814
Location: Italia

PostPosted: Tue Jun 12, 2007 10:45 am    Post subject: Reply with quote

http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=740
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Tue Jun 12, 2007 1:18 pm    Post subject: Reply with quote

Forever Red wrote:
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=740


do mundohet seriozisht me e fitu xhani ket sezon qe ta marri prap partizonin per nja 10 vjet te tjera
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4814
Location: Italia

PostPosted: Wed Jun 27, 2007 2:34 pm    Post subject: Reply with quote

pardje ishte ditelindja e bakajt ku mbushte 20 vjec e me kete rast u organizua nje koktej i madh me gjithe ekipin.madje te sport ekspresi thuhej qe kishte marre si dhurate nje ore 750 euro nga xhani
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4814
Location: Italia

PostPosted: Wed Jun 27, 2007 2:49 pm    Post subject: Reply with quote

http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=1455
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4814
Location: Italia

PostPosted: Wed Sep 19, 2007 2:06 pm    Post subject: Reply with quote

http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=3485
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Mon Oct 01, 2007 6:42 pm    Post subject: Reply with quote


_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Display posts from previous:   
Post new topic   Reply to topic    Partizani.Net Forum Index -> Lojtaret dhe stafi All times are GMT + 1 Hour
Goto page 1, 2, 3 ... 10, 11, 12  Next
Page 1 of 12

 
Jump to:  
You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot vote in polls in this forum



Surf Anonymous with Zzoop Proxy Free Games Online

Web Hosting for this free forum is provided by Free Bulletin Board get your free phpbb forum or free Invision forum today!



Powered by phpBB ďż˝ 2001, 2002 phpBB Group   ·   Partizani.Net supports phpBBHacks.com