|
| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Fri Mar 09, 2007 5:43 pm Post subject: |
|
|
 _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
HuHu Tifoz

Joined: 20 Dec 2006 Posts: 50 Location: Anej, Knej, Gjithanej.............
|
Posted: Tue Mar 20, 2007 7:25 pm Post subject: |
|
|
Fatjon Tafaj feston 25-vjetorin
Nuk mund të shkonte më mirë se kaq festa personale e Fatjon Tafajit, që dje ka mbushur 25 vjeç. Pa dyshim, fitorja e fundit në transfertë me Flamurtarin e ka entuziazmuar mbrojtësin e krahut të majtë, pasi është arritur në prag të ditëlindjes së tij, një motiv për të gëzuar më shumë. Deri sot, askush nga shokët e skuadrës nuk e dinte se Tafaj ka mbushur 25 vjeç, pasi mbrojtësi i kuq ka menduar t'u bëjë surprizë me një festë të vogël në klub. Tafaj, i rritur tek skuadra e Partizanit, ka luajtur me disa ekipe të rretheve, për t'u rikthyer në fillim të këtij sezoni tek skuadra që ai e ka shumë për zemër. Edhe 100 vite Fatjon Tafajit!
Shkrim i marre nga Sportishqiptar.com.al i dates 20/03/2007
Gazetar Gjergj Kola _________________ Forca Partizoni |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Wed Mar 21, 2007 12:41 pm Post subject: |
|
|
ka lujt mire me flamurtarin, me pelqeu. dhe ky dhe Pinari largonin cdo top _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
HuHu Tifoz

Joined: 20 Dec 2006 Posts: 50 Location: Anej, Knej, Gjithanej.............
|
Posted: Sun Mar 25, 2007 5:57 am Post subject: Interviste e Fatjon Tafaj |
|
|
Tafaj: Ne, Arsenali shqiptar
“Jemi te gjithe lojtare te rinj, qe duam te bejme gjithcka per kete skuader dhe, ne nje te ardhme jo shume te larget, mundimi yne do te shperblehet me nje trofe”
Partizani eshte nje ekip, ne te cilin ia vlen te luash. Nje mendim te tille e ka mbrojtesi i “demave”, Fatjon Tafaj, sipas te cilit, skuadra e Likes, atje ku edhe ai militon, po zhvillon nje kampionat te mire. Keshtu, dy ndeshjet e fituara se fundmi, sipas Tafajt, jane pjese e asaj loje te paster dhe te bukur, te treguar nga grupi i futbollisteve gjate kesaj kohe. Madje, duke pare moshen e re ne skuader, Tafaj e sheh Partizanin ne kampionatin shqiptar, si Arsenali ne ate anglez, edhe pse pohon se ky krahasim eshte paksa i ekzagjeruar, por me vend.
- Nje fitore me Kastriotin dhe nje tjeter me Flamurtarin, ne dy ndeshje te radhes; si e shpjegoni kete ecuri te Partizanit?
- Une mendoj se ketu nuk ka asgje per t’u cuditur. Ne kemi nje grup lojtaresh te rinj cilesore, per te cilet nuk flasin vetem drejtuesit e Partizanit, por te gjithe specialistet. Pra, nuk eshte puna se ne arritem te fitojme dy here rresht, sepse e verteta eshte qe po zhvillojme nje kampionat te mire dhe, nese do ta kishim nisur keshtu qe ne fillim, mendoj se do te ishim te pakten te dytet ne kete moment.
- Nuk ka me te huaj, por vetem futbolliste shqiptare, madje, shumica prej tyre jane “made in Partizani”, perfshire edhe ju. C’do te thote te luash ne skuadren me mesataren e moshes me te re te kampionatit?
- Do te thote te luash nje futboll te paster dhe te bukur. Une, ashtu si te gjithe te tjeret, jam pjese e ketij grupi dhe ndihem shume i kenaqur per kete. Madje, edhe pas perfundimit te kontrates, kam deshire qe te jem serish ketu, nese grupi i tanishem nuk do te prishet.
- Cili eshte avantazhi i te qenurit nje “dem i kuq”, qe e terhiqka kaq shume Tafajn?
- Jemi te gjithe futbolliste te rinj, me te njejtin mentalitet dhe deshire: te bejme gjithcka per kete skuader. Pra, edhe pse mund t’u duket e ekzagjeruar si krahasim, mund te them se ne jemi si Arsenali, por ai i kampionatit shqiptar.
- Dhe ku mund te arrini?
- E thashe, se do te bejme maksimumin per kete skuader dhe kam besim qe, ne nje te ardhme jo shume te larget, mundimi yne do te shperblehet me nje trofe. Dhe une dua te jem qe ta shijoj, se bashku me te tjeret.
Shkrim i marre nga Sportekspre.com i dates 24/03/2007
Gazetar Gjergj Cicani _________________ Forca Partizoni |
|
| Back to top |
|
 |
HuHu Tifoz

Joined: 20 Dec 2006 Posts: 50 Location: Anej, Knej, Gjithanej.............
|
Posted: Sun Apr 01, 2007 2:49 pm Post subject: Kapiteni jone :) |
|
|
Kampionati Kombetar i Futbollit - Kategoria Superiore
Partizani - Elbasani 1 - 0
Pjese e marre nga shkrimi i Sportekspres.com date 01/04/2007
Gazetar Gjergj Cicani
Spikati
Fatjon Tafaj - Mbrojtesi i qendres se majte te "demave" ka treguar edhe nje here se po kthehet ne nje lider ne prapavije. Nuk ka qene vetem i pakalueshem, por edhe i pathyeshem, ne te gjitha dyluftimet ajrore me kundershtaret. _________________ Forca Partizoni |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
|
| Back to top |
|
 |
gim_murati Tifoz

Joined: 01 Sep 2007 Posts: 93
|
Posted: Wed Sep 05, 2007 6:03 pm Post subject: |
|
|
ky eshte futbollist _________________ Citoj Leninin
"Fshataret ne qytet, Atdheu ne rrezik"
Forca Partizoni
 |
|
| Back to top |
|
 |
HuHu Tifoz

Joined: 20 Dec 2006 Posts: 50 Location: Anej, Knej, Gjithanej.............
|
Posted: Mon Sep 10, 2007 4:36 pm Post subject: |
|
|
Shkrim i marre nga Sportekspres.com, i dates 10/09/2007
Gazetar : Gjergj Cicani
Tafaj shpreson rikthimin: Dua te jap per Partizanin
Lojtari ka kaluar demtimin dhe eshte i gatshem te kontriboje per skuadren
Ka nje "jete" qe e njeh Partizanin, por edhe te kuqte e njohin ate. Fatjon Tafaj ka qene pjesetar i "demave" qe nga "epoka" Bajko, per te shkuar ne Peqin (ku qendroi per dy sezone), teksa ka qene Sulejman Starova, ai qe e terhoqi perfundimisht serish tek kryeqytetasit. "Grinta" e tij nuk ka nevoje te komentohet. I ashper ne fushe me kundershtaret, por shume fisnik jashte saj, me shoket e tij. "Agresivitetin dhe sigurine ne fushe e kam fituar ne Peqin, pasi dihet qe tifozeria atje te stimulon shume qe te besh gjera ndoshta edhe me shume se kapaciteti yt", ka thene me te qeshur Tafaj. Megjithate, tani eshte Partizani dhe jo me nje skuader qe pretendon per te qendruar ne superiore, por per te dale kampion i saj. "Edhe kete e di. Madje, per mua eshte nje kenaqesi te jem ketu. Rikthimi im ka qene vendimi me i mire qe kam marre", ka vijuar Tafaj. I pelqen skuadra e Likes, madje me shume ajo e ketij sezoni, ku te kuqte e kane nisur me mbare se sa te gjithe sezonet e kaluar. Madje, nje gje te tille Tafaj e analizon, duke kapur ndeshje per ndeshje. Ka qene i demtuar ne dy javet e para dhe nderprerja e kampionatit, per shkak te impenjimeve te kombetares, e ka ndihmuar ate te rekuperoje.
Shkumbini
Ndeshja ndaj Shkumbinit, ajo ku te kuqte kane fituar 2-1 ndaj skuadres se Maganit, ka qene edhe perballja me e veshtire per "demat". Ky eshte mendimi i ish-it peqinas dhe aktualisht pjesetarit te skuadres se Likes, Tafajt. "Ndeshja me Shkumbinin ka qene dhe mendoj se do te vazhdoje te jete me e veshtira per Partizanin", thote ai. "Nje gje e tille u vertetua edhe ne kete kampionat, qe ne javen e pare madje. Skuadra ishte pak e lodhur, ndoshta edhe nga faza pergatitore e zhvilluar, por edhe me mungesa", ka vijuar mbrojtesi. "Megjithate, e rendesishme ishte qe arritem te merrnim trepikeshin dhe kjo i mbyll te gjitha mendoj une".
Beselidhja
Persa i perket ndeshjes se dyte, ndaj Beselidhjes, te cilen Tafaj e ka pare ne stol, ne ndryshim nga ndeshja e pare, ai sqaron se Partizani ishte me superior, sidomos ne pjesen e dyte. "Ne pjesen e pare Beselidhja ishte me mire se ne. Ata vinin nga nje humbje shkaterruese ndaj Dinamos dhe duhet te merrnin nje rezultat pozitiv ne fushen e tyre. Por, ne pjesen e dyte ne e kthyem ndeshjen dhe gjithcka foli per ne, teksa edhe atje morem nje fitore shume te merituar", ka shtuar Tafaj.
Vllaznia
Persa i perket Vllaznise, ajo eshte nje "teme", te cilen Tafaj nuk ka shume deshire te flase. "Do te jete nje ndeshje e hapur dhe nje ndeshje ku te dyja skuadrat do te kerkojne trepikeshin".
Rikuperimi
Rikuperimi duket edhe "misioni" kryesor i Tafajt. Pas demtimit, ai e ka marre veten, madje ka arritur formen e tij, edhe pse ende jo ate optimalen. "Dua te rikthehem sa me shpejt, ne menyre qe te kontriboj per Partizanin. Dua te jem i gatshem, madje qe kete jave", ka perfunduar ai. _________________ Forca Partizoni |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Tue Sep 11, 2007 12:44 pm Post subject: |
|
|
shyqyr u kthye se ikemi nja 4-5 mborjtsa tani. se vitin e kaluar 3 kishim gjithsej _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
gim_murati Tifoz

Joined: 01 Sep 2007 Posts: 93
|
Posted: Sat Oct 06, 2007 2:20 pm Post subject: ky eshte lojtar mer daje |
|
|
Të fortë, edhe pse pa kapitenin
Ndeshja me Flamurtarin do të ketë shumë ndryshim me përballjet e tjera të këtyre pesë javëve dhe njëri do të jetë mungesa e Ardit Beqirit. Kapiteni i të kuqve ka krisur legenin dhe i duhet të qëndrojë të paktën 3 javë jasht` fushave, çka do të thotë se ai nuk do të jetë këtë javë ndaj vlonjatëve. “Beqiri nuk do të jetë, sepse rikuperimi i tij nuk mund të bëhet brenda kësaj jave”, ka thënë mjeku fizioterapist Perli Rusi. Një dhimbje koke për Likën? Aspak. Të gatshëm ka Fatjon Tafajn, një tjetër mbrojtës, i cili, parë faktin se ka qëndruar kaq gjatë në pankinë, do të dijë ta zëvendësojë në mënyrën e duhur, madje edhe në grintë kapitenin. Ka qenë ai që ka luajtur pas dëmtimit të Beqirit në ndeshjen e fundit, ndaj durrsakëve, dhe ka zhvilluar një ndeshje të një niveli shumë të lartë, për të mos përmendur faktin se ai e di shumë mirë sesi luhet në transfertë. Pra, e thënë shkurt, pavarësisht se Beqiri dihet se cili është dhe grinta, por edhe administrimi i skuadrës në fushë nga ana e tij, nuk mund të zëvendësohet, përsa i përket aftësive teknike dhe fizike, të kuqtë këtë herë nuk do ta ndiejnë edhe aq shumë këtë mungesë. “Mund dhe do t’ia dalim edhe pa Beqirin. Duhet thjesht të japim më shumë se në ndeshjet e tjera, për të kompensuar atë”, kanë thënë “demat”.
Shkrim i marre nga sportekspres.com i dates 04/10/2007
Gazetar Gjergj Cicani _________________ Citoj Leninin
"Fshataret ne qytet, Atdheu ne rrezik"
Forca Partizoni
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
Posted: Tue Oct 09, 2007 12:00 pm Post subject: |
|
|
normal qe sdo ndihej mungesa e beqirit se ne fund te fundit kemi tafajn per lojtar shqelmi  _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Tue Oct 09, 2007 12:46 pm Post subject: |
|
|
| Forever Red wrote: | normal qe sdo ndihej mungesa e beqirit se ne fund te fundit kemi tafajn per lojtar shqelmi  |
mos e shaj tafajn se te vrau huhu _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
Posted: Wed Oct 10, 2007 6:58 am Post subject: |
|
|
ska dal huhu ktej.ka humb  _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Tue Oct 23, 2007 12:23 pm Post subject: |
|
|
 _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
gim_murati Tifoz

Joined: 01 Sep 2007 Posts: 93
|
Posted: Sat Jan 19, 2008 8:55 pm Post subject: |
|
|
“Partizani s’ka nevojë për mëshirë”
19 Janar Ka qenë nga të vetmit lojtarë, përfshirë edhe sulmuesin Elis Bakaj, i cili nuk e ka përmendur asnjëherë largimin nga Partizani. Edhe në ditët më të vështira, që sapo kanë kaluar, mbrojtësi i “demave”, Fatjon Tafaj ndryshe nga pjesa më e madhe e lojtarëve, të cilët flisnin në media se do të iknin, nëse nuk merrnin paratë kurrë nuk e ka diskutuar qëndrimin tek të kuqtë. “Sepse isha i bindur se gjithçka do të zgjidhej”, të thotë ai. Po nga buronte ky besim? “Unë kam kohë tek Partizani dhe e di që një skuadër e tillë, e madhe, ashtu si në të gjithë botën, është e prirur që çdo problem ta maksimizojë, edhe kur situata nuk është në të vërtetë aq kritike”. Dhe nuk është se e ka gabim, sepse, në fund të fundit, një gjë e tillë, është krejt normale dhe këtë e pranojnë të gjithë, duke filluar që nga tifozët, e deri tek vetë dejtuesit, me në krye presidentin Xhani. Po nëse, qoftë edhe për një çast, paratë nuk do të jepeshin, atëherë skuadra do të kishte përjetuar ditët më të vështira të saj. Por, për Tafajn, një gjë e tillë nuk kishte shanse që të ndodhte. Përse? Sepse, sipas tij, kjo skuadër e madhe ka treguar se ka dalë gjithmonë vetë nga situata. “Nëse ju kujtohet, Partizani ka qenë edhe në kategori të parë dhe, pavarësisht se një gjë e tillë mund të evitohej, kjo skuadër nuk i kërkoi mëshirë askujt që ta ndihmonte, por zhvilloi një kampionat të tërë një kategori më poshtë dhe u kthye sërish konform të gjitha rregullave. Pra, unë mendoj se Partizani s’ka kërkuar dhe s’do të kërkojë ndonjëherë mëshirë, por do të dijë të dalë gjithmonë vetë nga situata”, të thotë Tafaj.
Sportekspres.com
ky eshte futbollist dhe dora jone njekohesisht e jo osmanerat,shkomerat,dhomerat,devollerat.....plenat...ptuhhhh
se qesh tu harru beqirerat _________________ Citoj Leninin
"Fshataret ne qytet, Atdheu ne rrezik"
Forca Partizoni
 |
|
| Back to top |
|
 |
|
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum
|
|