Partizani.Net Forum Index Partizani.Net  
  Forumi i FK Partizani Tirane      FAQ      Search      Memberlist  
  · Log in Register · Profile · Log in to check your private messages · Usergroups  

Fatjon Tafaj
Goto page 1, 2, 3, 4  Next
 
Post new topic   Reply to topic    Partizani.Net Forum Index -> Lojtaret dhe stafi
View previous topic :: View next topic  
Author Message
HuHu
Anetar i ri


Joined: 20 Dec 2006
Posts: 49
Location: Anej, Knej, Gjithanej.............

PostPosted: Wed Feb 21, 2007 4:22 pm    Post subject: Fatjon Tafaj Reply with quote

Fatjon Tafaj
Lindur ne Tirane me 19/03/1982.
Qe ne moshe te vogel aktivizohet me ekipet zinxhir te Partizanit.
Ne keto vite merr pjese ne shume turne nderkombetar per ekipet e moshave, ne vende te ndryshme si ne USA, Kanada, Itali, Bullgari, Slloveni etj etj.
Aktivizimi i tij ne keto turne eshte i perhershem, dhe fondamental per skuadren, e cila shpeshhere rezultoi edhe fituese e ketyre turneve.
Pozicioni i tij i preferuar eshte mbrojtes i majte, por shpeshhere i gatshem te sakrifikohet per skuadren, luan edhe ne pozicione te tjera, duke e kryer mese me sukses detyren e tij.
Fillon karrieren si profesionist tek Elbasani ne kategorine e dyte.
Aty bie ne sy dhe afrohet serish tek Partizani.
Me pas luan per 2 sezone me Shkumbinin, ne te gjitha ndeshjet zyrtare ne formacionin baze. Eshte nje pike e forte e mbrojtjes Peqinase.
Ketu fiton eksperiencen e duhur dhe afrohet perseri tek Partizani ne fillim te ketij sezoni (2006/2007). Lojtar puntor qe fiton vendin ne formacion me pune dhe me lojen e tij te sakte e pa gabime.
Tani eshte nje pike e padiskutueshme e Partizanit.
Forza Tafaj


Last edited by HuHu on Sun Feb 25, 2007 1:00 pm; edited 3 times in total
Back to top
View user's profile Send private message Send e-mail Visit poster's website AIM Address Yahoo Messenger MSN Messenger
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Wed Feb 21, 2007 6:46 pm    Post subject: Reply with quote


_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Sat Feb 24, 2007 3:30 pm    Post subject: Reply with quote

ka qen me fat m duket kjo hapja temes ktu
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
HuHu
Anetar i ri


Joined: 20 Dec 2006
Posts: 49
Location: Anej, Knej, Gjithanej.............

PostPosted: Sat Feb 24, 2007 3:51 pm    Post subject: Reply with quote

Eni wrote:
ka qen me fat m duket kjo hapja temes ktu


Po po plotesisht dakort

Urime Tafajit per golin kunder Dinamos
Minuta e 21 Partizani 1 - Dinamo 0 Shenues Fatjon Tafaj

Rezultati Final Partizani 2 - Dinamo 1 (24/02/2007)
Back to top
View user's profile Send private message Send e-mail Visit poster's website AIM Address Yahoo Messenger MSN Messenger
Partizani_forever
Tifoz


Joined: 08 May 2006
Posts: 56
Location: USA

PostPosted: Sat Feb 24, 2007 5:36 pm    Post subject: Reply with quote

Hallall gjiza qe ke honger lale! Se qeke i kohes se gjizes ti si puna ime Laughing
Urime per golin, edhe nje falenderim per HuHu per informacionin qe ke sjell
_________________
Ngjyra kuqe ngjyr dashnie, Partizonit i ka hije.......!
Back to top
View user's profile Send private message
HuHu
Anetar i ri


Joined: 20 Dec 2006
Posts: 49
Location: Anej, Knej, Gjithanej.............

PostPosted: Sun Feb 25, 2007 12:50 pm    Post subject: Reply with quote

Pjese nga shkrimi i Sportekspres.com date 25/02/2007, lidhur me ndeshjen Partizani-Dinamo (2-1).

Fiton Partizani. Qetesohet Hasan Lika.
Ka qene kjo pak a shume “tablloja” e ndeshjes se djeshme, te luajtur ne “Selman Stermasi”, ku “demat e kuq” kane mposhtur Dinamon e Jupit, me rezultatin 2 me 1, ne derbin e dyte kryeqytetas te sezonit.
Partizani vinte nga nje humbje ne Shkoder, qe, po t’i shtosh faktin se luante ne “shtepi”, e kthente ne detyrim fitoren, edhe pse ne nje derbi.

Te kuqte kishin dale ne fushen e lojes me nje ndryshim ne formacionin anti-Vllazni te se merkures: Lika i kishte besuar serish 11-shen Abilaliajt (qe me golin e shenuar shperbleu, jo vetem trajnerin, por edhe tifozerine). Persa i perket pjeses tjeter, ne porte si gjithmone Shehi (deciziv ne disa raste), para tij Beqiri (kapiteni, si pasoje e gjendjes gripale u detyrua te zevendesohej ne te 64'), Tafaj, ne rolin e nje qendermbrojtesi (qe ka shkelqyer ne te gjitha drejtimet) dhe Pinari (qe duket se do te zere vendin e Bylykbashit persa i perket goditjeve te denimit). Persa i perket mesfushes, Hallaci, Babamusta (ndeshje e kenaqshme per te), Dhembi (ne cdo sektor), Muzaka (ne diten e tij me te mire), por edhe Progri i sherbenin dyshes sulmuese Abilaliaj?Bakaj (nje loje e mire e 21-vjecarit).

Goli
20' Goditje denimi ne kufijte e zones se rreptesise dinamovite, ka ekzekutuar Bakaj, topi ka shkuar ne krahun tjeter, atje ku Tafaj, duke perfituar nga neglizhenca e mbrojtjes se bluve, e ka shtyre me kembe per ne rrjete. 1-0.

Spikati

Fatjon Tafaj - Mbrojtesi tiranas, i vendosur ne qender te prapavijes, ka treguar se mund te kryeje shume mire cdo rol, madje, edhe ate te sulmuesit, teksa e ka treguar kete duke shenuar golin e pare te Partizanit.
Back to top
View user's profile Send private message Send e-mail Visit poster's website AIM Address Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4814
Location: Italia

PostPosted: Mon Feb 26, 2007 3:51 pm    Post subject: Reply with quote

e paske fiksim tafajn mer huhu Laughing
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Mon Feb 26, 2007 3:53 pm    Post subject: Reply with quote

Forever Red wrote:
e paske fiksim tafajn mer huhu Laughing


pse tani e ke mor vesh ti?

megjithate esht e vertet qe qekur esht fut titullar Tafaj e Pinari qe quheshin mbrojtsa stoli dhe loznin nga halli se s'kishte mbrojtsa te tjer, Partizai ka qen mir fare ne mbrojtje. Vetem Tirana na ka ber gol dhe Vllaznia 1 e Dinamo 1 mesa mbaj mend un. Kemi dal mbrojtja me e mir.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Mon Feb 26, 2007 4:47 pm    Post subject: Reply with quote

Grinta e Tafajt shpërblehet me gol
Në listën e golashënuesve të Partizanit është shtuar edhe emri i Fatjon Tafajt, mbrojtësit energjik të krahut të majtë, i cili është shndërruar titullar i padiskutueshëm i këtij reparti. Tafaj është vlerësuar me nota pozitive nga drejtuesit e kuq dhe futbollisti në fjalë ua ka shpërblyer jo vetëm me lojën e mirë në mbrojtje, por edhe me gol.

Sporti Shqiptar
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Partizani_forever
Tifoz


Joined: 08 May 2006
Posts: 56
Location: USA

PostPosted: Tue Feb 27, 2007 2:28 am    Post subject: Reply with quote

Hec te vdeksha! Jena bo mbrojtje e pakalushme. Nuk ka bir k...e me na ca ne mrojtje, tashi duhet pak pune me sulmin. Jo se jan te kep po thjesht duhet te piqen njeçik si futbollista. Very Happy
_________________
Ngjyra kuqe ngjyr dashnie, Partizonit i ka hije.......!
Back to top
View user's profile Send private message
HuHu
Anetar i ri


Joined: 20 Dec 2006
Posts: 49
Location: Anej, Knej, Gjithanej.............

PostPosted: Wed Feb 28, 2007 1:00 pm    Post subject: Reply with quote

Shkrim i marre nga Sportekspres.com, i dates 27/02/2007
Gazetar : Gjergj Cicani

Tafaj: Abilaliaj na dha pikët

27 Shkurt Kur ka luajtur për herë të parë si titullar me Partizanin, përpara katër sezonesh, askush nuk do të mendonte se Fatjon Tafaj do të kthehej në një nga “shtyllat” kryesore në prapavijën e “demave”. E pra, jo vetëm që një gjë e tillë ka ndodhur, por të shtunën e kaluar, në derbin me Dinamon, mbrojtësi tiranas ka shënuar edhe golin e parë për skuadrën e Likës, në minutën e 20?të, duke kaluar të kuqtë në avantazhin e parë. “Ishte një moment rrëmuje, pas një krosimi të Bakajt në zonën e rreptësisë së bluve ?, kujton Tafaj, ? dhe, kur pashë që topi po dilte jashtë e askush nga mbrojtja dinamovite nuk po e largonte, atëhere futa këmbën dhe e shtyva atë në rrjetë”. Një gol, i cili i kënaqi shumë të kuqtë, por më shumë autorin e tij, Tafajn, që pohon se është gëzuar pa masë, kur gjyqtari drejtoi dorën nga mesi i fushës. “Mezi prisnim që të shënonim, sepse një gol do të thoshte shumë për ne në ato momente. Pra, mund ta imagjinoni se sa i lehtësuar u ndieva”, ka pohuar lojtari.

“Avantazhi i dytë na çliroi psikologjikisht”

Megjithatë, gëzimi për golin e Tafajt nuk ka zgjatur thuajse as 4 minuta, pasi Dinamo ka barazuar menjëherë rezultatin, me anë të Miles. Një gjë e tillë i ka shtangur paksa “demat”, por nuk i ka dekurajuar aspak ata. Ka qenë goli i Arbër Abilaliajt, ai që ka ngritur peshë, jo vetëm stadiumin dhe stolin e Partizanit, por edhe lojtarët në fushë, të cilët më pas kanë nisur të luajnë më të çliruar. “Të them të drejtën, goli i Abilaliajt më gëzoi më shumë se ai që shënova vetë. Kjo, sepse ishte ai që na dha trepikëshin aq të dëshiruar. Dhe, si të mos mjaftonte, pas golit të Abilaliajt skuadra nisi të luante më e çliruar psikologjikisht dhe i vetmi gabim ishte që shpërdoruam shumë përpara portës kundërshtare. Megjithatë, e rëndësishme ishte që e fituam ndeshjen”, ka shtuar Tafaj.

“Në Vlorë, për pikë”

Por derbi me Dinamon ka përfunduar tashmë dhe të kuqve u duhet që të udhëtojnë drejt Vlorës në fundjavë. Do të përballen me Flamurtarin dhe kjo do të jetë një transfertë tepër e vështirë, parë faktin se ka qenë pikërisht skuadra e Rucit, që i ka mundur të kuqtë 3?0, në “Qemal Stafa”,në ndeshjen e fazës së parë. “Do të jetë një sfidë aspak e lehtë. Por, kam besim se do të arrijmë të marrim një pikë dhe do të vazhdojmë të ecim kështu siç kemi nisur”, ka përfunduar Tafaj.
Back to top
View user's profile Send private message Send e-mail Visit poster's website AIM Address Yahoo Messenger MSN Messenger
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Wed Mar 07, 2007 9:54 pm    Post subject: Reply with quote


_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Wed Mar 07, 2007 9:54 pm    Post subject: Reply with quote


_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4814
Location: Italia

PostPosted: Fri Mar 09, 2007 4:11 pm    Post subject: Reply with quote

ne na duhen lojtare qe luajn me shpirt per fanellen e kuqe e jo braziliane e afrikane qe se di cfar esht partizani Twisted Evil
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Fri Mar 09, 2007 5:39 pm    Post subject: Reply with quote

Forever Red wrote:
ne na duhen lojtare qe luajn me shpirt per fanellen e kuqe e jo braziliane e afrikane qe se di cfar esht partizani Twisted Evil


nuk esht brazilian Sheta Very Happy
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Display posts from previous:   
Post new topic   Reply to topic    Partizani.Net Forum Index -> Lojtaret dhe stafi All times are GMT + 1 Hour
Goto page 1, 2, 3, 4  Next
Page 1 of 4

 
Jump to:  
You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot vote in polls in this forum



Surf Anonymous with Zzoop Proxy Free Games Online

Web Hosting for this free forum is provided by Free Bulletin Board get your free phpbb forum or free Invision forum today!



Powered by phpBB � 2001, 2002 phpBB Group   ·   Partizani.Net supports phpBBHacks.com