|
| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Tue Feb 26, 2008 5:52 pm Post subject: |
|
|
| Forever Red wrote: | ashtu them dhe une por ce do qe malindi do iki  |
kemi Dashin le te iki
pastaj paskemi dhe nje Shkembi te vogel te U17 qe na ben gola  _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
Posted: Wed Feb 27, 2008 8:49 am Post subject: |
|
|
mos eshte vellai vet?  _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Wed Feb 27, 2008 1:24 pm Post subject: |
|
|
| Forever Red wrote: | mos eshte vellai vet?  |
mbase. po 10 vjet diference a me shume, cik si veshtire _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
gim_murati Tifoz

Joined: 01 Sep 2007 Posts: 93
|
Posted: Wed Feb 27, 2008 5:37 pm Post subject: |
|
|
amon mer si si vje turp i lojtari si puna ktij qe del neper gazeta mas asaj neshje skandaloze kunder dinamos.....te kishte qene per ket merreni me men vet... _________________ Citoj Leninin
"Fshataret ne qytet, Atdheu ne rrezik"
Forca Partizoni
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
Posted: Wed Feb 27, 2008 5:37 pm Post subject: |
|
|
gjera qe ndodhin  _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
Posted: Thu Mar 27, 2008 5:56 pm Post subject: |
|
|
Modeli “Shkëmbi”, askush nuk fiton më para nga shitja
27 Mars Në janarin e vitit 2001, Bledi Shkëmbi ishte vetëm 22 vjeç dhe përpara tij po shfaqej një tratativë e vërtetë e ngjashme me atë të futbollit ndërkombëtar. Një nga ato tratativa që ishte mësuar vetëm t’i shikonte nëpërmjet gazetave. Pasi mori një ofertë nga PAOK?u i Selanikut shkoi te presidenti i tij, te Teuta, Hasanbelliu dhe i kërkoi letrat në mënyrë që të vijonte aventurën e tij ndërkombëtare. “Në asnjë mënyrë – i ka thënë Hasanbelliu – je nën kontratë dhe nëse do fitosh diçka, do fitoj edhe unë”. Me të drejtë, por Shkëmbi fillimisht është mërzitur. Ka parë dhjetra e dhjetra lojtarë që iknin nga skuadrat shqiptare kur të donin. Më vonë kuptoi se kjo do ta ndihmonte në mënyrë direkte atë. “Fillimisht tratativat u bënë për te skuadra e PAOK?ut, por klubi grek nuk arriti marrëveshjen me Teutën. Atëherë në lojë u fut skuadra e Etnikos Asterais, e cila pagoi 100 mijë euro për kartonin tim. Unë sigurisht që nënshkrova një kontratë shumë të mirë, por edhe klubi fitoi. Më pas ky çmim fillestar më ndihmoi edhe mua. Nuk është njësoj të bësh kontratë në parametra zero dhe të bësh një kontratë, ndërkohë që ke një çmim në karton”.
Të tjerët – Shkëmbi e kujton jo pa kënaqësi atë periudhë. “Të kuptohemi nuk është se unë përfitova ndonjë gjë të jashtëzakonshme nga kjo tratativë, por asokohe mbaj mend që në ambjentet futbollistike shqiptare filloi të diskutohej gjatë në lidhje me paratë që kishte fituar Teuta. U bë, le të themi, si promotor edhe për skuadrat e tjera që të funksiononin në këtë mënyrë, si gjithë Evropa”. Por nuk u arrit kurrë. “Unë jam futbollist vetë dhe e di shumë mirë e sa do një futbollist të marrë kartonin kur të dojë, por kjo nuk e ndihmon futbollin. Një klub duhet patjetër të përfitojë nga shitja e një lojtari”.
Sot ? Që nga viti 1990 e deri tani ka vetëm tre raste që njihen si shitje të lojtarëve shqiptarë nga klubet, të bëra në tratativa serioze dhe me të drejtë kompensimi për kartonin e lojtarit. “Unë isha i pari, madje me një shifër të bujshme, nëse e konvertojmë në euro, sepse atëherë bëhej fjalë për marka; unë them se Teuta ka fituar rreth 100 mijë euro. Mund të them që është shitblerja më e madhe deri tani”. Pas Shkëmbit, dy lojtarët që u transferuan duke përfituar edhe klubet respektive janë Malindi, nga i cili Partizani përfitoi 50 mijë euro dhe Semina, nga ku Vllaznia kapi një shifër modeste prej 10 mijë eurosh.
Fenomeni – Drejtuesit dhe presidentët e klubeve shqiptare janë akuzuar gjithnjë për diçka të tillë. Nuk po marrim asgjë për investimin tonë”, thonë lart e poshtë, ndërkohë që rrisin lojtarë dhe i lënë të lirë të largohen si pa të keq ku të duan ata, megjithëse janë nën kontratë. Një gjë të ngjashme ka bërë Tirana që la të lirë Salihin në muajin janar të vitit të shkuar. Tani austriakët kërkojnë ta shesin Salihin për të paktën 500 mijë euro. Ky është biznes. Një numër i madh lojtarësh shqiptarë lëvizin pa asnjë detyrim jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë. “Unë mendoj se nëse duam të fillojmë të bëjmë merkato dhe të luajmë me kartonë duhet ta bëjmë këtë gjë ndoshta fillimisht brenda vendit. Por kjo gjë nuk mund të bëhet nëse lojtarët kanë kontrata njëvjeçare. E vetmja mundësi për t’u bërë realitet kjo merkato është dimri, ku skuadrat realisht nuk kanë shumë nevojë. Presidenti Xhani me kontratat trevjeçare ka dhënë një shembull për të filluar e për të luajtur edhe këtu. Por duhet që të gjithë të kenë kontrata të tilla”, thotë vetë Shkëmbi.
Të ardhurat – Paratë e një klubi vijnë pikërisht nga shitblerja e lojtarëve. Për aq kohë sa klubet shqiptare do të nënshkruajnë me lojtarët vetëm kontrata njëvjeçare dhe për aq kohë sa edhe pse në kontratë e sipër do t’i lënë të lirë lojtarët të largohen jashtë për të mos “u prishur të ardhmen”, atëherë klubet shqiptare kurrë nuk do të kenë mundësi të arkëtojnë shuma që kalojnë shpenzimet. Një shembull: Partizani arkëtoi nga Malindi 50 mijë euro. Kaq janë shpenzimet e Partizanit për dy muaj. Nëse kjo skuadër shet të paktën tre Malindë me të njëjtin çmim, atëherë fare mirë presidenti Xhani mund të ketë më shumë hapësira për të paguar _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Redbull Dem i Kuq

Joined: 12 Jan 2008 Posts: 1260 Location: Prishtina
|
Posted: Fri Mar 28, 2008 6:07 pm Post subject: |
|
|
Sikur s'ka shume lidhje titulli me vete shkrimin..... nje tjeter shembull kur gazetari ia fut kot _________________ Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Fri Mar 28, 2008 7:20 pm Post subject: |
|
|
me duket pak e cuditshme qe qenkan paguar 100 mije per SHkembin atere. Mos e fryn vete ky. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
Posted: Sat Mar 29, 2008 2:32 pm Post subject: |
|
|
ka qene lojtar i madh ateher  _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
Posted: Tue Apr 22, 2008 2:54 pm Post subject: |
|
|
Kur titulli “luhet” në një bar
22 Prill
“Ngjarjet” zhvillohen përgjithësisht paradite. Dhe sidomos të shtunën në mbrëmje. Në të njëjtin vend. Sapo merr kthesën në rrugicën e parë të ish bllokut në një prej bareve më të këndshme të kryeqytetit. Ka një verandë prej druri përjashta, ndërkohë që brenda në formën e një korridori mirëpret pak nga rinia trendy e kryeqytetit. Mes tyre, në një nuëmr të konsiderueshëm gjenden dhe aktorët e vërtetë të futbollit. Shqiptar. Në mëngjes, mes kapuçinove dhe gazetave, ndërsa në mbrëmje me ndonjë Amaro, Corona, apo, pse jo edhe Vodka. Gjithnjë pas ndeshjes. Të festosh para saj është e ndaluar.
Gjithçka varet nga stërvitja e mëngjesit. Nëse ekziston, atëherë frekuentimi sportiv rifillon e merr jetë përreth orës 11:00. i pari zakonisht është Shkëmbi. Gjithnjë në praninë e dy celularëve, i njohur në ambjent dhe gjithnjë gazmor me kamarierët porosit të zakonshem, ndërkohë që pas tij mbijnë me radhë Devolli dhe Osmani. Ky i dyti është gjithnjë në kërkim të diçkaje për të ngrënë, ndërsa mesfushori ka filluar të shqetësohet për shëndetin. “Që kur më kanë pezulluar më është bërë fobi dhe më duket sikur jam shëndoshur. Në fakt nuk kam shtuar asnjë kile, por darkën nuk e konsumoj më”. Duket se ka shtuar cigaret. Pa to nuk rri dot, e ka thënë e stërthënë, nuk është më një risi.
Bari fillon e mbushet me personazhe të tjerë. Erion Rizvanolli,q është kthyer në shpëtimtarin e skuadrave të vogla. Shfaqet me një nga gazetarët e tij të preferuar dhe ulet në një tryezë tjetër. “E marr gjithnjë për kafe ditën e premte sepse e kam shans”, justifikohet, pasi ata të Partizanit e kanë ngacmuar se ka filluar të “manipulojë” mediat. Një përshëndetje me të kuqtë dhe radhën e ka Daniel Xhafaj. Zë vend përkrah Devollit dhe Shkëmbit dhe kujtojnë e rikujtojnë histori durrsake. “Na akuzonin se i blenim të gjitha ndeshjet – thotë Shkëmbi – por për hir të së vërtetës dinim të fitonim vetë. Madje e bënim shuëm mirë”. Devolli është më i drejtpërdrejtë: “Partizani vjet thonte që bëmë sistem. Po ne e mundëm Partizanin si për Kupë ashtu edhe për kampionat, eliminuam Tiranën dhe barazuam në Shkodër. Ku është sistemi këtu”. Me kujdes tani janë lojtarë të kuq dhe të thuash që nuk ka sistem duket e vështirë. Osmanit nuk i rri goja asnjëherë. “Në analizë i thashë presidentit Xhani, kot na bie neve në qafë, nëse do të fitosh tund xhixhat me gjyqtarët”. Shkëmbi që e konsideron gjithnjë Tefikun si nj- nga ata që “nuk e vret shumë mendjen” i kthehet aty për aty. “E sheh ty të dëgjoi Xhani dhe menjëheë e tha këtë gjë për gazetë”.
Daniel Xhafaj është gjithnjë në siklet. Te Tirana nuk po i ecën ashtu si duhet, ndërkohë që treshja e tavolinë si bën presion psikologjik. “Të thamë eja te Partizani, me shokë do ishe, gola do shënoje. Ti zgjodhe Tiranën”. Xhafaj e ka mendjen tjetërkund. “Në janar kisha një mundësi të mirë të shkoja në Rusi, ndoshta duhet të kisha shkuar”. E pastaj e kap me ambjentin te Tirana. “Unë nuk u bëra çun i keq për disa muaj, të gjithë më njohin se kush jam”.
Shkëmbi ia vë pak veshin. Një ditë përpara ndeshjes së Dinamos me Vlorën, presidenti Xhani e ka ngarkuar me një mision të rëndësishëm. Të kuptojë nëse vlonjatët do lëshojnë. “Këta premtojnë për futboll – i thotë Osmanit duke iu referuar kroatëve të Vlorës – kam folur tre herë deri tani”. Osmani është më indiferent: “të bëjnë ç’të duan”. Shkëmbi u kthehet të gjithëve: “Po na e shpifin futbollin, s’po merret më vesh gjë se çfarë po bëhet”.
Devolli shpreson te një falje. “Ah sikur të isha në fund në skuadër me Partizanin kundër Dinamos. Një gol tjetër do desha, vetëm një”. Të tre bashkë bien në një mendje, që me ta Partizani është më i fortë: “Të kishim edhe Danielin – qeshin – do ishim patjetër në krye”. Xhafaj nga ana tjetër nuk premton asnjë lëshim: “Këto punë nuk bëhen me miqësi, do luajmë fort kundër jush”.
Në tryezën e parë të lokalit janë ulur me njëri?tjetrin dy kapitenë. Është Pisha dhe Muka. Të dy bashkë flasin pak për futbollin, ose edhe nëse flasin e bëjnë vetëm për Tiranën: “Këta të Tiranës janë të gjithë për t’i pasur frikë – thotë tryeza e kuqe – nuk dorëzohen asnjëherë”. Më pas biseda bëhet më miqësore. Osmani dhe Shkëmbi bëjnë shaka gjithnjë me njëri?tjetrin, ndërkohë që Devolli është në stres të vazhdueshëm. Të mos luash është e vështirë. Pas disa batutave në lidhje me grintën e Likës i kthehen diskutimeve teknike: “Ai Dashi është një sulmues shumë i mirë ? të thotë Devolli – tani që luajmë bashkë në ekipin e dytë e kuptoj që do bëhet një lojtar i aftë”. Shkëmbi vijon me teorinë e tij që futbolli në Shqipëri me gjithë këto prapaskena po bëhet i mërzitshëm, ndërsa Osmani mendon vetëm për të ngrënë.
Të mendosh se futbollistët luftojnë njësoj si në fushë edhe jashtë saj është një çmenduri. Kur i shikon të shtunave në mrëmbje bindesh edhe më shumë. Sepse gjen kombinime lojtarësh që frekuetojnë njëri?tjetrin, që në fushë do ishin “therur”. Por sipas tyre: “Ne jemi të gjithë miq, lojtarë dhe të gjithë kemi dëshirë të rrimë bashkë. Kemi shokë kudo, te Tirana e Dinamo”. Në fund ama, një derbi mund të degjenerojë edhe me sherr. Ky është futbolli _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
Posted: Tue Apr 22, 2008 2:55 pm Post subject: |
|
|
hajde artikull hajde  _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Mon Jun 02, 2008 4:00 pm Post subject: |
|
|
Ofertë nga Ukraina për Shkëmbin
Kur ai luante në Ukrainë, përpara jo më shumë se dy viteve, të gjithë mendonin në mënyrë të padiskutueshme se Bledi Shkëmbi ishte një lojtar i padiskutueshëm për kombëtaren shqiptare. Madje kishte edhe nga ata, futbollistë, në kampionatin shqiptar që e kishin idhull atë, që më pas do të rikthehej atje ku e nisi, tek Teuta, për të përfunduar një supersezon në vend të dytë me “djemtë e detit”, finalist i kupës së Shqipërisë, edhe pse nuk luajti asnjë sekondë në Kupën UEFA me durrsakët.
Por më pas ëndërra e të gjithë tifozëve të Partizanit u bë realitet. Mesfushori korçar, i vetmi që mund t’ua zëvendësonte në zemrat e tyre Dorian Bylykbashin, firmosi një kontratë trevjeçare me të kuqtë. Edhe pse fillimi ishte një “luftë” mes tij dhe trajnerit Lika, Shkëmbit i mjaftoi një kohë shumë e shkurtër t’u tregonte të gjithëve se ç’ishte në gjendje të bënte. Edhe pse nuk arriti të dilte kampion, një ëndërr kjo që ai deshte medoemos ta realizonte me të kuqtë, sezoni i tij ka qenë shumë i mirë.
Por, pikërisht atëherë kur mendohej se Shkëmbi tani do ta mbyllte karrierën e tij futbollistike në Shqipëri, sidomos me Partizanin, disa oferta të ardhura këto ditë merkatoje në adresë të tij, kanë nisur të ndryshojnë planet e mesfushorit. Ofertat vijnë nga të gjitha anët, por sidomos më realet janë ato që vijnë nga Rusia dhe Ukraina. Përjashto të parën, sepse skuadra që e kërkojnë nuk janë të një niveli të lartë në kampionatin e tyre, “opsioni” i dytë, atje ku Bledi ka jetuar për disa vite, Ukraina, mbetet një “dashuri” shumë e madhe, jo vetëm për të, por për të gjithë shqiptarët.
“Po, kam patur disa oferta, kryesisht nga Ukraina, por jam ende nën kontratë me Partizanin. Nuk e di se ç’farë do të bëj, nuk mund të flas dot tani”, ka thënë Shkëmbi. Nuk është më Krivbas (tek i cili korçari qëndroi për gjysëm sezoni), e as Metalurg Zaporozhe (ku Shkëmbi ka patur edhe periudhën më të gjatë të aktivizimit në Ukrainë, bashkë me Osmanin), por për një tjetër Metalurg, atë të Donetskut. “Nuk mund t’ju them ende emra, por është një nga tre skuadrat më të mira të Ukrainës”, ka thënë Shkëmbi. Por, një burim pranë lojtarit ka pohuar se është pikërisht ish skuadra e Elvin Beqirit, Metalurgu i Donetskut, ai që i ka bërë një ofertë shumë të mirë Shkëmbit, ofertë të cilën mesfushori korçar nuk ka përse mos ta pranojë.
Sport Ekspres _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
Posted: Mon Jun 02, 2008 5:09 pm Post subject: |
|
|
kur te degjojn ukrahinasit sa kerkon xhani te ikin me vrap  _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Tue Aug 19, 2008 1:52 pm Post subject: |
|
|
edhe Shkembi me ca thot demi, do shkoj n Korc, kshuqe besoj se do e myllim dhe ket tem se shpejti.
t presim zyrtarizimin _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
demi Dem i Kuq

Joined: 28 Nov 2007 Posts: 2246
|
Posted: Tue Aug 19, 2008 1:54 pm Post subject: |
|
|
| Eni wrote: | edhe Shkembi me ca thot demi, do shkoj n Korc, kshuqe besoj se do e myllim dhe ket tem se shpejti.
t presim zyrtarizimin |
me mire mbylle,zyrtare eshte qe ka ik nga ne.kaq mjafto _________________
 |
|
| Back to top |
|
 |
|
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum
|
|