Forum Index   
  Forumi i FK Partizani Tirane      FAQ      Search      Memberlist  
  · Log in Register · Profile · Log in to check your private messages · Usergroups  

Tefik Osmani
Goto page Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
 
Post new topic   This topic is locked: you cannot edit posts or make replies.     Forum Index -> Lojtaret dhe stafi
View previous topic :: View next topic  
Author Message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4445

PostPosted: Fri Jan 18, 2008 2:04 pm    Post subject: Reply with quote

te shumica ndeshjeve qe kam pa un nuk eshte ndje shume se s'ka pas shum pune.

po per kombtare nuk eshte njer. Kur e futi brigeli atere qe ishte dhe n form gjasme ishte bloz fare
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5078
Location: Italia

PostPosted: Sat Jan 19, 2008 10:58 am    Post subject: Reply with quote

ne pergjithesi s'ka mbrojtesa ne shqiperi qe mund te jene per kombetare
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU

Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4445

PostPosted: Tue Jan 22, 2008 1:13 pm    Post subject: Reply with quote

as jasht as brenda.

i kemi cop cop mbrojtsat
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5078
Location: Italia

PostPosted: Wed Jan 23, 2008 8:19 am    Post subject: Reply with quote

duket nga rezultatet Laughing
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU

Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5078
Location: Italia

PostPosted: Thu Jan 24, 2008 8:40 am    Post subject: Reply with quote

Mos harroni, jam vetëm 22”
23 Janar Osmani: Do ishte më mirë të mos luaja në përfaqësuese që 18 vjeç, tani më shohin ndryshe



Kur në ndeshjen me Ukrainën, në shkurt të vitit 2005, ka dalë në nxemje, ende nuk kishte mbushur 19 vjeç. “Ishte e pabesueshme; unë edhe si tifoz ndiej emocione, jo më të zbres në fushën e lojës”. Ky ka qenë momenti më interesant i karrierës së shkurtër me kuqezinjtë. Nuk është vetëm kaq. Të jesh 22 vjeç dhe të kesh përjetuar aq shumë sa ai, duhet të ishte të paktën 27.



- Që 18 vjeç në përfaqësuese si ishte?

- Në atë periudhë po luaja me skuadrën e Elbasanit. Dhe po luaja vërtet mirë. Elbasani ishte në vend të dytë dhe papritur më erdhi një thirje nga Brigeli. Fillimisht u habita, më pas ju përgjigja grumbullimit dhe mendoj se në ato pak minuta që luajta me Ukrainën bëra atë që duhej.

- Cili ka qenë momenti më negativ në përfaqësuese?

- Në Turqi nuk luajta, megjithëse ndejta gati gjithë ndeshjen në nxemje. Më pas luajta në Greqi. Mbaj mend që, për 20 minuta isha në top-formë aq sa Rehagel detyroi Janakopulosin të ndryshonte krah, sepse nga unë nuk po kalonte. Në një goditje dënimi, nuk mbulova si duhet Kariestas dhe ata shënuan golin e parë. Ishte mëkat, sepse e dija që në Greqi, tifozët shqiptarë do të donin të paktën një barazim. Ky ka qenë një moment negativ.

- Si ishte Kombëtarja nga brenda?

- Ka qënë e habitshme, le të themi se, në të njëjtin moment, të gjithë të ndihmonin dhe të gjithë të kthenin shpinën. Nuk di si ta spjegoj.

- Po trajnerët?

- Brigeli, të them të drejtën, për mua ka qenë një trajner i madh. Ky vlerësim vjen ndoshta edhe nga fakti që ai më ka stimuluar shumë. Ishte shumë i saktë në stërvitje. Bariçi më grumbulloi për një ndeshje në Holandë, dhe jo se më la në tribunë, por ndoshta mosha e tij nuk i përshtatej shumë lojtarëve, sepse nuk bënte kurrë shaka. Ndërsa Han më kujton pak Brigelin, në saktësinë që kërkon në stërvitje.

- Humbe kombëtaren po aq i ri sa e fitove: si ka mundësi?

- Mendoj se kam bërë një gabim në atë periudhë. Pata dy oferta, një nga Koniaspori dhe një tjetër nga Zhaprozhje. Zgjodha Ukrainën, por atje futbolli ishte shumë fizik, jashtëzakonisht i shpejtë. Unë ndoshta jam mësuar të luaj me zona të ngushta dhe me pasime në mbrojtje. Ku di unë, një mori gjërash në Ukrainë nuk shkuan aq mirë sa mendoja. U ktheva në Shqipëri, por në formë huazimi. Më kërkonte Tirana, por unë u ktheva sërish në Elbasan, sepse klubet arritën akord. Të them të drejtën, nuk u bëra pishman për këtë zgjedhje, sepse gjithnjë kam menduar se Elbasani ka qenë shtëpia ime. Derisa...

- Derisa?

- Filluan edhe aty problemet. Fillimisht pata një sherr me trajnerin Daja, por edicionin e shkuar ishte kulmi. Presidenti Laze më akuzoi se kisha shitur një ndeshje. Unë i thashë në sy që, “me gjyqe nuk merrem, por që të të shisja ty, është sikur të vidhja në shtëpinë time”, sepse shtëpia e tij ishte edhe e imja. Marrëdhëniet tona u prishën. Klubi i Elbasanit më mbeti borxh 20 mijë dollarë dhe sot e kësaj dite nuk flasim. Ky është një peng i madh: unë nuk e di nëse dikush e ka fryrë Lazen për gjëra të kësaj natyre, por ai nuk duhet t’i dëgjonte, sepse më njihte mirë.

- Partizani, një hap përpara?

- Presidenti Xhani kishte katër vite që më kërkonte. Gjithnjë i thoja jo, sepse ashtu ishin rrethanat. Verën e kaluar më mori në telefon dhe më tha: “Do të vish te unë dhe do ta vë rrogën dhe kontratën sa të duash. S’ke për të folur fare, po eja firmos!”. Unë qesha sepse e dija që do t’i thoja po. Firmosa me kushte shumë të kënaqshme; gjithashtu isha i kënaqur që ishte Lika, trajneri që e kisha te U-21.

- Por, edhe këtu, ulje-ngritje, debate. Është gjithnjë faji i të tjerëve, apo edhe i Osmanit?

- (nënqesh) Asnjëherë nuk është faji i të tjerëve; pothuaj gjithnjë ka qënë faji im. Fillimisht m’u desh të kuptoja që Partizani ishte përgjegjësi e madhe. Kryeqyteti, në përgjithësi, është përgjegjësi. Të bësh një orë e gjysmë stërvitje këtu nuk është njësoj si nëpër rrethe. Konkurrenca, gjithashtu. Megjithatë, mendoj që deri tani kam qenë konstant në atë që kam dhënë. Në muajt e ardhshëm do të bëj maksimumin për të qenë më në formë se kurrë. Ia kam vënë qëllim vetes. Janë muaj vendimtarë: ose do të jem një lojtar gjithnjë mesatar, ose do të jem një lojtar i madh.

- Po Xhani?

- Eshtë një president i madh, për atë që bën për Partizanin krejt i vetëm. Ne shpesh i themi që, s’kishim për ta bërë kurrë një gjë të tillë.

- Ju, Shkëmbi, Dhëmbi, Beqiri e Muzaka: ka vërtet klan me të rinjtë?

- Po, jo, prapë kjo historia e klaneve! Ju them një gjë, edhe pse vetë jam i ri: nuk është mirë që klubi dhe media të fryjnë lojtarët e rinj. Nuk është mirë për vetë ata, sepse edhe unë kur isha i ri më frynë shumë dhe pata nja 4 vite me oshilacione të mëdha. Fundja, të bëjnë ç’të duan, por edhe klubi duhet të tregohet më i kujdesshëm. Ata s’e kanë idenë se sa shpejt rrëshqet një futbollist. Pastaj, më vjen mirë ta them që, ne jemi korçarë dhe kurrë nuk bëjmë dot klan. Ne jemi njerëz të qetë e paqësorë.

- Përtej futbollit çfarë ndikon në jetën sportive të Osmanit?

- Familja, sigurisht. Vëllai im, Koli, mbi të gjithë, sepse e kam pikë të dobët. Normalisht edhe vëllai tjetër dhe babai. Ky i fundit është tifoz i Partizanit dhe i vjen mirë që unë luaj për Partizanin. Bashkëshortja, gjithashtu. E di që shumë vetë mendojnë se jam shum- ri dhe jam martuar shumë i ri, megjithatë unë nuk bëhem pishman që kam bërë zgjedhje të tillë. Kur je i huaj në një vend, të duhet dikush që të qëndrojë pranë. Të bën mirë.

- Sa vjeç ndihet Osmani?

- Njerëzit harrojnë që jam vetëm 22, kërkojnë shumë nga unë. Ndoshta do ishte më mirë të mos luaja në përfaqësuese aq i ri; sikur të luaja tani, do të ishte më ndryshe. Sepse tani, dreqi e mori, nuk quhem dot as i ri, sepse kam katër vite që bëj pjesë në listën e madhe të Kombëtares. Kur shoh ndonjë 23-vjeçar që përpiqet të hyjë e kam zili!
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU

Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5078
Location: Italia

PostPosted: Thu Jan 24, 2008 8:42 am    Post subject: Reply with quote

kjo eshte per gim muratin Laughing Very Happy Mr. Green
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU

Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4445

PostPosted: Thu Jan 24, 2008 12:55 pm    Post subject: Reply with quote

nuk ishte per kombtare ky as atere e as tani. te rrij ne Superlig e eshte ne rregull
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5078
Location: Italia

PostPosted: Fri Jan 25, 2008 12:40 pm    Post subject: Reply with quote

ka dhe pretendime Mad
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU

Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
gim_murati
Tifoz


Joined: 01 Sep 2007
Posts: 93

PostPosted: Fri Jan 25, 2008 1:36 pm    Post subject: Reply with quote

Forever Red wrote:
kjo eshte per gim muratin Laughing Very Happy Mr. Green


ja kom *çensuruar* rrobt ktij edhe gazetarit qe e ka shkrujt...
po ju them edhe i here, sepse une kam shkuar ne stervitje edhe ne stadium me pa neshjet....me robqima se osmoni dhe shkomi nuk ka....pastaj vijne me rradhe robçat e tjere, duke fillu ke beqiri,devolli dhe dhomi....
po je them une edhe kete me bindjen me te plote...qe po te ikin kto dhe normalisht te zevendesohen me lojtar vertet cilesor partizani del kampion dhe jo xhani ta kete po edhe perenia....
_________________
Citoj Leninin
"Fshataret ne qytet, Atdheu ne rrezik"
Forca Partizoni
Back to top
View user's profile Send private message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5078
Location: Italia

PostPosted: Sat Jan 26, 2008 10:59 am    Post subject: Reply with quote

per lojter cilesore ska pare xhani Mad
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU

Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4445

PostPosted: Tue Mar 04, 2008 2:10 pm    Post subject: Reply with quote


_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5078
Location: Italia

PostPosted: Tue Mar 04, 2008 2:18 pm    Post subject: Reply with quote

ai gjesti i puthjes se fanelles pas golit me pelqeu Very Happy
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU

Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Redbull
Dem i Kuq


Joined: 12 Jan 2008
Posts: 1260
Location: Prishtina

PostPosted: Mon Mar 24, 2008 11:31 am    Post subject: Reply with quote

E shoh se nuk paskeni thene shume fjale te mira per te. nuk e di arsyen po mua me duket se sikur i keni hyre ne hak. Dakort mbase nuk eshte akoma per te lujt me kombetaren, por une do ta konsideroja si kandidat. Nga te gjithe qendermbrojtesit qe luajne ne Shqiperi une do ta fusja ne mesin e me te mireve bashke me Leke Kciren e Tiranes.... Tipat e Dabulles e te Pishes nuk me pelqejne fare
_________________
Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5078
Location: Italia

PostPosted: Mon Mar 24, 2008 12:07 pm    Post subject: Reply with quote

mua me pelqen si mbrojtes.per kciren sdi gje
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU

Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4445

PostPosted: Mon Mar 24, 2008 1:12 pm    Post subject: Reply with quote

Redbull wrote:
E shoh se nuk paskeni thene shume fjale te mira per te. nuk e di arsyen po mua me duket se sikur i keni hyre ne hak. Dakort mbase nuk eshte akoma per te lujt me kombetaren, por une do ta konsideroja si kandidat. Nga te gjithe qendermbrojtesit qe luajne ne Shqiperi une do ta fusja ne mesin e me te mireve bashke me Leke Kciren e Tiranes.... Tipat e Dabulles e te Pishes nuk me pelqejne fare


Une mendoj qe Dabulla eshte, ose te pakten ka qene me i mire se Osmani. Nuk e di si luan tani po para 1-2 vjetesh qe ishte te Tirana dhe e kam pare disa here, ishte shume me lart se c'esht Osmani sot. Kapte cdo top me koke ne zone, pastronte topa me kemb e shume gjera te tjera.

Osmani luan si me frike. Sikur tmerrohet mos bej ndonji gabim. Pastaj dhe ne shume ndeshje ket sezon nuk eshte se ka pas shume pune. Nuk esht se esht mbrojts i keq fare, mund te jete nder 5 qendermbrojtsat me te mire ne kampionat, po per kombtare jo
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Display posts from previous:   
Post new topic   This topic is locked: you cannot edit posts or make replies.     Forum Index -> Lojtaret dhe stafi All times are GMT + 1 Hour
Goto page Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
Page 3 of 5

 
Jump to:  
You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot vote in polls in this forum



Surf Anonymous with Zzoop Proxy Free Games Online

Web Hosting for this free forum is provided by Free Bulletin Board get your free phpbb forum or free Invision forum today!



Powered by phpBB � 2001, 2002 phpBB Group   ·   supports phpBBHacks.com