Forum Index   
  Forumi i FK Partizani Tirane      FAQ      Search      Memberlist  
  · Log in Register · Profile · Log in to check your private messages · Usergroups  

Sezoni 2007/08
Goto page Previous  1, 2, 3
 
Post new topic   Reply to topic     Forum Index -> Futbolli yne
View previous topic :: View next topic  
Author Message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5078
Location: Italia

PostPosted: Mon May 26, 2008 4:42 pm    Post subject: Reply with quote

Lushnjarët, “bileta” e kthimit në Superiore
26 Maj

Kastrioti 0

Lushnja 0

(2?4 me penallti për Lushnjën)

Penalltitë: Osuji (?, shtyllë), Braho (?, grushton Spaho), Brahja (+), Gallo (+)/ Xhafa (+), Canka (+), Bubeqi (+), G.Arbëri (+)

E diel, 25 maj 2008, ora 16:00, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”

Nga Bedri Alimehmeti

Kastrioti: Mustafa, Caca (26' Shameti), Gallo, Grami, Brahja, Rustami, Merxha (55' Hyka), Kalari, Osuji, Rizvanolli, Turdiu (34' Braho) Tr. R.Ndreu

Lushnja: Spaho, Xhafa, Shala, Hasalla, Sulo, P.Arbëri, G.Arbëri (90' Xhakalliu), Topi, Elezi (80' Dervishi), Sefa (115' Canka), Bubeqi. Tr. A.Bano

Gjyqtarë: A.Janku, E.Doda, E.Biçaku (Tiranë)

Vëzhgues: H.Kuka (Tiranë)

Kartona të verdhë: Caca, Brahja/ Sulo, Sefa, Dervishi

(Shënim: në të 71' Bubeqi nuk ka arritur të shënojë nga pika e penalltisë, pasi Mustafa e ka grushtuar topin e gjuajtur prej tij Elezi është penguar brënda zopnës në mënyrë të parregullt nga Brahja, topi i goditur prej tij është grushtuar nga portieri Mustafa)

Episodet

9' Sefa ka depërtuar shpejt nga e djathta, krosim për Bubeqin, goditje e fuqishme me kokë, por Mustafa ka bërë mrekullinë me hedhjen e tij.

10' Rustami shërben saktë pas shpinës së kundërshtarit

për Rizvanollin, që shfaqet i vetëm përballë Spahos, por gjuajtja e tij ka qenë e gabuar; topi ka përfunduar jashtë.

20' Elezi, në të majtë, ka goditur drejtë portës, por Mustafa në pozicion ka pritur.

28' Bubeqi, me kokë, pas një harkimi të Hasallës, ka ftuar në gjuajtje Sefën, që fare pranë ia ka dhuruar topin në duar Mustafës.

50' Shameti ka harkuar për Osujin brenda në zonë të rreptësisë, ku i ka patur të gjithë mundësitë për të shënuar, por ka vepruar me vonesë: Spaho ia ka rrëmbyer topin para se t’i ipte goditjen e fundit.

56' Sefa në aksion personal që nga mesfusha, në harkun e zonës së rreptësisë godet fort, por topi ka fluturuar mbi tra.

62' Bubeqi ka shkarkuar të djathtën në hyrje të zonës, por Mustafa me grushtimin e tij nuk ka lejuar prekjen e rrjetës.

71' Elezi është penguar brenda zonës së rreptësisë në mënyrë të parregullt nga Brahja dhe gjyqtari ka akorduar penallti. Nga pika e bardhë ka gjuajtur Bubeqi, por Mustafa e ka grushtuar topin.

90'+3 Xhafa brenda në zonë të rreptësisë ka goditur me kthesë drejtë portës, stadiumi ka mbajtur frymën: topi ka kaluar ngjitur me pingulen e djathtë të portës së Mustafës dhe ka përfunduar jashtë.

109' Dervishi nga një goditje dënimi ka siluruar fort, por Mustafa e ka grushtuar topin tej vijës fundore.

116' Krosim i Gersi Arbërit për Hasall-n, që godet drejt portës, por Mustafa sërish ka grushtuar topin tej vijës fundore.

E veçantë

Futbollisti me thinja

Kishte kohë që Bardhyl Elezi nuk kishte luajtur në “Qemal Stafa”. Për këtë fakt ndoshta dje edhe mund të mos ishte kujtuar askush. Por flokët e thinjura kanë tërhequr vëmendjen e shikuesve. Dikush edhe ka pyetur për moshën e tij. Dhe, kur përgjigja ka qenë “40 vjeç”, habia ka qenë e bujshme. Tjetërkush edhe ka thënë: “Si është e mundur?”. Por gjatë lojës, teksa kanë parë virtuozitetin e futbollistit të shquar lushnjar, si të qe në vitet kur niste karrierën e sportive, e kanë admiruar për spektaklin që ka dhuruar. Dhe s’kish si të ndodhte ndryshe, tek e shihnin të vraponte, të shërbente për shokët, të driblonte njëri pas tjetrit dy?tre kundërshtarë e të bënte të pamundurën për ta rikthyer në superiore ekipin e qytetit të tij, pa harruar që falë tij Lushnja i pati të gjitha mundësitë ta mbyllte me fitore ndeshjen, kur në 70' qe pikërisht ai, Bardhyl Elezi, që nëpërmjet një depërtimi fitoi të drejtën e një penalltie. Ndaj, kur la fushën në të 80', askush nuk ia kurseu duartrokitjet.

Opinioni i specialistit

Shyqyri Rreli: Në fillim dua të them se ishte një ndeshje vërtet e pëlqyeshme. Të dyja skuadrat luajtën të mobilizuara dhe e kishin vlerësuar ndeshjen. Kushdo që e ka ndjekur, jam i bindur që për asnjë çast nuk duhet t’i ketë shkuar nëpër mend se Kastrioti i uperiores ishte duke u ndeshur me Lushnjën e kategorisë së parë. Ky fakt, për mendimin tim, dëshmon se në futbolli ynë në këtë stinë futbollistke, që u mbyll dje, ka rritje të ndjeshme. Për këtë bindeshe, kur vije re atë manovër sulmuese të menduar, që aq bukur dinte të ndërtonte skuadra lushnjare. Topi nisej që nga mbrojtja dhe futbollistët gjendeshin nëpër vendet e duhura. Edhe pse pak më e ngadaltë, e tillë ishte ajo edhe nga skuadra krutane. Përfundimisht, kam mendimin që me Lushnjën në Superiore kampionati ynë do të ketë në garë një skuadër mjaft interesante.

Fokus

? Për të mbështetur skuadrën e tyre, nga Lushnja kishin ardhur shumë tifozë, të cilët kishin mbushur plot tribunën B dhe thuajse tërësisht tribunën D1. Kurse nga Kruja, numri i futbolldashësve, të ulur në D2, ishte më i vogël.

? Në kangjellat e D1 binte në sy një parullë e madhe e tifozëve lushnjarë “Ultras Karbunar”, kurse në ato të D2 nga tifozët e Kastriotit ishin vendosur disa, si “Kastrioti, o sot o kurrë!”, “Forca Kastrioti” dhe “Kastrioti zemra jonë”.

? Në të 5' portieri lushnjar Spaho i ka kërkuar gjyqtarit të ndërronte dorezat.

Festa e lushnjareve në “Qemal Stafa”...

Fill pasi beratasi Gersi Arbëri e ka dërguar topin për të katërtën herë në rrjetën e portës krutane, festa e lushnjarëve, që rikthehen në superiore pas dy sezonesh, ka shpërthyer fuqishëm. Janë treguar të papërmbajtur verdhëjeshilët në gëzimin e tyre, teksa kanë vrapuar të gjithë drejtë tribunës D1, ku ka qenë përqendrimi më i madh i tifozëve të tyre. Bashkë me ta kanë vrapuar të gjithë drejtuesit e skuadrës dhe përfaqësues të pushtet vendor, që kanë shoqëruar ekipin në këtë takim mjaft të rëndësishëm. Festa e tyre ka mbërritur kulmin, kur futbollistët lushnjarë kanë hequr uniformat e ndeshjes dhe ua kanë hedhur fansave të tyre në tribunën D1.

... dhe në Lushnjë

Në qendër të qytetit skuadra është pritur si triumfatore, kur autobusi është rrethuar nga turma, që brohoriste dhe thërriste në kor emrat e futbollistëve, ndërsa fishekzjarret lëshoheshin si shatërvanë drejt qiellit. Eshtë pak ta quash festë mbarëpopullore, duhet të shikoje fytyrat e lushnjarëve, për të kuptuar gëzimin e tyre për këtë ngjarje të madhe sportive.

Edhe pse është arritur vetëm pas ekzekutimit të gjuajtjeve nga pika e bardhë e penalltisë, që në fillim duhet thënë se kalimi i skuadrës lushnjare në kategorinë superiore ishte plotësisht i merituar. Pa dyshim, meritë të veçantë në këtë sukses ka portieri Spaho, që me hedhjen e tij grushtoi topin e goditur prej Brahos nga pika e bardhë, duke u dhënë më shumë siguri shokëve në gjuajtjet e mëpasme, aq më tepër që Osuji e kishte përplasur topin në traun horizontal të portës, kur gjuajti penalltinë e parë. Skuadra lushnjare, me gjithçka demostroi dje pasdite në fushën e “Qemal Stafës”, tregoi se ishte shumë më e përgatitur se ajo krutane. Lushnjarët e kishin konceptuar qartë lojën e tyre, si në aspektin sulmues ashtu edhe në atë mbrojtës. Gjatë manovrës sulmuese, në vijën e parë, veçmas Bubeqit e Sefës të deklaruar, shfaqesh Elezi, gjithnjë problematik për mbrojtësit krutanë, ndërkohë që në çdo moment ishte mbështetja e Hasallës dhe dy Arbëve. E njëjta gjë ndodhte në pozitat mbrojtëse, ku përpara katërshes Xhafa, Shala, Sulo e Hasalla radhiteshin dy Arbërit, Topi dhe Sefa. Kurse Kastrioti këtë gjë nuk arrinte ta bënte, lojtarët e tij luanin shumë larg njëri?tjetrit, pa thënë që veproi me vetëm një sulmues të deklaruar. Madje, Rivanolli, edhe pse bëri të pamundurën, pak herë u shfaq i rrezikshëm përpara Spahos, pa harruar që në dy raste ideale u tregua i pasaktë. Në një farë mënyre, në lojën e krutanëve ka ndikuar edhe dëmtimi i shpejtë i Turdiut, që vepronte me shumë potencë në krahun e majtë. Mungesa e tij ishte një minus jo i vogël për lojën e Rizvanollit. Edhe në repartin e mbrojtjes krutanët kishin jo pak probleme, por forma mjaft e mirë e “gardianit” Mustafa, në ditën më të shkëlqyer të tij, madje priti edhe penalltinë e gjuajtur nga Bubeqi, bëri që rrjeta e portës së mbrojtur prej tij të mos prekej. Gjithsesi, me çka dhanë dje në “Qemal Stafa”, krutanët në një farë mënyre shpresonin dhe besonin njëherësh tek gjuajtja e penalltive, pa harruar që në këtë drejtim i “ngrohte” shumë gjendja e Mustafës. Por gjërat nuk rrodhën ashtu siç donin ata. Më të saktë futbollistët lushnjarë dhe shumë më i sigurt në ato çaste deçizive u tregua protieri Spaho, që me grushtimin e penalltisë së gjuajtur nga Braho, i dha “biletën” për në superiore Lushnjes.

Pas ndeshjes

Ramazan Ndreu (trajneri i Kastriotit) ? (Nuk u prononcua)

Artan Bano (trajneri i Lushnjes) ? Kalimi ynë në superiore mund të kishte ndodhur më përpara, por gjithsesi futbolli i ka këto. Për ne është i rëndësishëm fakti që e rikthyem skuadrën aty ku ka qenë. I kishim kushtuar një vëmendje të jashtëzakonshme kësaj ndeshjeje dhe natyrisht na vjen mirë që ia dolëm mbanë. Pavarësisht se rezultati përfundimtar i saj u vendos nga penalltitë, them se ne e dominuam lojën më shumë se krutanët. Mund ta kishin zgjidhur rezultatin si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën, në rastin e penalltisë së humbur. Përfundimisht, ne morëm atë që na takonte dhe nuk i vodhëm gjë Kastriotit.
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU

Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Display posts from previous:   
Post new topic   Reply to topic     Forum Index -> Futbolli yne All times are GMT + 1 Hour
Goto page Previous  1, 2, 3
Page 3 of 3

 
Jump to:  
You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot vote in polls in this forum



Surf Anonymous with Zzoop Proxy Free Games Online

Web Hosting for this free forum is provided by Free Bulletin Board get your free phpbb forum or free Invision forum today!



Powered by phpBB � 2001, 2002 phpBB Group   ·   supports phpBBHacks.com