|
| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
Posted: Sat Oct 25, 2008 9:16 am Post subject: |
|
|
ti demo dalngadal do arrish enin  _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
demi Dem i Kuq

Joined: 28 Nov 2007 Posts: 2246
|
Posted: Sat Oct 25, 2008 12:37 pm Post subject: |
|
|
| Forever Red wrote: | ti demo dalngadal do arrish enin  |
eshte larg,pastaj ka 1 jav qe shum pak kam shkrujt _________________
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Sat Oct 25, 2008 1:58 pm Post subject: |
|
|
ej po mos i prishin temat me kshu muhabete, flisni te tema jasht futbollit per kto.
duhet me ju permbajt cik temave se po behen te gjitha njesoj
P.S. per psotimet, nuk me kalo dot ai se ja fshi  _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
demi Dem i Kuq

Joined: 28 Nov 2007 Posts: 2246
|
Posted: Sat Oct 25, 2008 3:04 pm Post subject: |
|
|
| Eni wrote: | ej po mos i prishin temat me kshu muhabete, flisni te tema jasht futbollit per kto.
duhet me ju permbajt cik temave se po behen te gjitha njesoj
P.S. per psotimet, nuk me kalo dot ai se ja fshi  |
shi shi shefi,qeka i poshter  _________________
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Mon Nov 03, 2008 3:35 pm Post subject: |
|
|
"Nata e Lisbones" dhe ditet e veshtira te Partizanit
Te kuqte, nga koha kur perballeshin me gjigantet e Evropes dhe pozitat e veshtira te sezonit aktual
Portieri legjendar i Partizanit, Perlat Musta e kujton naten e Lisbones, si te "erret" per te dhe per ekipin me te cilin ka luajtur 16 vjet. Trajneri i Benfikes ne vitin 1987 kur Partizani u ndesh ne turin e pare te Kupes UEFA ishte Sven Goran Erikson. "Me kujtohet kur na thane se do te luanim ndaj Benfikes ne Kupen UEFA dhe u gezuan te gjithe. Benfika ishte nje ekip i madh i historise se futbollit evropian, - kujton Musta, - Udhetimi per ne Portugali pati peripeci. Pritem kater ore ne aeroportin e Lisbones, si asnjehere tjeter, ne ndeshjen e kaluara. Nderruam edhe hotelin para ndeshjes. Me ne fund erdhi ora dhe dolem ne fushe, ne nje stadium plot, me 70 mije tifoze qe perkrahnin Benfiken." Partizani zhvillon nje pjese te pare historike. Barazim dhe ne minuten e fundit vjen nje autogol i Frasherit. "Ishte pa eksperience," - thote Musta.- "Po luanin shuam mire. Nuk u demoralizuam. Madje edhe tifozet e Benfikes po na perkrahnin.
Konflikti
Perlat Musta, pas nje dyluftimi me nje sulmues te Benfikes rrezohet ne toke dhe gjyqtari suedez jep faull per Partizanin. Papritur nxjerr karton te verdhe per Musten. I habitur, kapiteni i Partizanit ne ate kohe, i kerkon llogari per kartonin dhe kryen nje veprim qe do t'i kushtonte shtrenjte ekipit dhe vete lojtarit. 'I thashe me shenje nese je i paguar"- dhe ai me nxori menjehere me karton te kuq. Ishte minuta e 60-te e ndeshjes. Partizani kishte bere nderrimet dhe trajneri ne ate kohe, Neptun Bajko i ben me shenje Genc Tomorrit (mesfushor) te futet ne porte. "E mbrojten edhe 15 minuta rezultatin, me 10 lojtare dhe me portier emergjence. Pastaj Benfika shenoi tre gola te tjere ne minutat e fundit, kur ekipit tone i dolen me karton te kuq edhe Lame e Ocelli," - shprehet Musta. E mbyllem ndeshjen me tete lojtare. E rralle. Partizani nuk plotesoi as formularin e ndeshjes, pasi ishim vone dhe duhet te ktheheshin ne mengjes me avionin e linjes. Gjyqtari dhe Benfika plotesojne ne menyre te njeanshme formularin e ndeshjes.
Masat
Portieri legjendar i Partizanit, Perlat Musta, pas kthimit ne Shqiperi do te perjetonte ditet me te veshtira ne karriere. UEFA me nje vendim te mevonshem i jep Benfikes ne tavoline fitoren 3-0 per ndeshjen e kthimit dhe vendos masa te renda karshi ekipit tone, duke e perjashtuar pese vjet Partizanin nga arena nderkombetare. Federata Shqiptare e Futbolli denohet me 25 mije franga ne ate kohe. Perlat Musta behet pergjegjes per ngjarjen dhe largohet nje vit nga futbolli. Nje vit stervitje, pa te drejte rroge. Kthehet dhe mbron ngjyrat e tw njejtin ekip edhe per disa sezone te tjera.
Partizanit, sot braktisur nga ata qe bene epoke
Partizani mundet 2-0 ne "Qemal Stafa" nga Shkumbini dhe mbetet ne vend te fundit si asnjehere ne historine e tij, 60 vjecare. Edhe 10 vjet me pare ra ne nje kategori me poshte, ekipi ndodhej i parafundit. Gjithsesi, te kuqte jane braktisur nga te gjithe. Emra te medhenj qe kane shkruar historine, qe kane lene mbresa ne arenen nderkombetare, me jehone, nuk jane me prane ekipit. Edhe braktisja e tifozeve ka qene ne mase. Ne stadiumet tona ka pasur shume pak tifoze qe perkrahin ekipet e tyre. Sot Perlat Musta nuk eshte trajner ne asnje ekip. Nuk ka deshire te shohe nga afer nivelin e kampionatit tone dhe eshte larguar nga spektakli qe afron futbollin ne ditet e sotme.
Koha Jone _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
lumi Tifoz
Joined: 01 Sep 2007 Posts: 146 Location: Elbasan
|
Posted: Mon Nov 03, 2008 6:16 pm Post subject: |
|
|
Perlat Musta ka qen nje portjer i madh por si indivit ka qene shum percares ne eki,se bashku me Genc Tomorrin.Te pakten Musta nuk duhet te ankohet, _________________ Para Partizanicesht kjo zhurm porsi zhurm tanku ,triblon Frasherin AGIM JANKU |
|
| Back to top |
|
 |
Redbull Dem i Kuq

Joined: 12 Jan 2008 Posts: 1260 Location: Prishtina
|
Posted: Tue Nov 04, 2008 12:42 am Post subject: |
|
|
e pash ne alsat ne nje interviste dhe nuk me pelqeu shume qe tha se eshte tifoz me Flamurtarin. tha se i ka ngel merak qe ska lujt asnjehere me kete skuader.....
Nejse pune e tij. _________________ Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI |
|
| Back to top |
|
 |
toncubi Dem i Kuq

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 695 Location: Afganistan
|
Posted: Tue Nov 04, 2008 10:29 am Post subject: |
|
|
Sepse eshte Vlonjat ............. . _________________
 |
|
| Back to top |
|
 |
|
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum
|
|