Partizani.Net Forum Index Partizani.Net  
  Forumi i FK Partizani Tirane      FAQ      Search      Memberlist  
  · Log in Register · Profile · Log in to check your private messages · Usergroups  

::::: LAJMET E FUNDIT :::::
Goto page Previous  1, 2, 3, ... 56, 57, 58  Next
 
Post new topic   This topic is locked: you cannot edit posts or make replies.    Partizani.Net Forum Index -> Partizani
View previous topic :: View next topic  
Author Message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Tue Apr 04, 2006 12:49 pm    Post subject: Reply with quote

Delain, mungesa pa shpjegim
Qendërmbrojtësi i Partizanit, Sasha Delain, nuk ka dalë as sot në stërvitje, duke hedhur dyshime për mungesën e tij. Në fakt, të njëjtin veprim kongolezo-gjermani e ka bërë edhe në sezonin e kaluar, pasi ai nuk ishte paguar me këstin e fundit të kontratës. Drejtuesit e kuq kanë qenë të përpiktë me pagesat e futbollistëve deri në këtë pikë të sezonit, kur ka ngelur për t'u paguar vetëm pjesa e mbetur e kontratës së nënshkruar në fillim. Procesi i dhënies së kësteve të fundit nuk ka përfunduar ende, ndonëse disa prej futbollistëve të formacionit bazë mësohet se janë likuiduar. Gjithsesi, Delaini, siç ka konfirmuar ai vetë, ka qenë në pritje të këstit të fundit, ndonëse nuk ka dashur ta konsiderojë problem të madh. Mungesa e fundit në stërvitje, pa lajmëruar stafin teknik, hedh dyshimin se kjo është mënyra e tij për të protestuar për vonesën e këstit të fundit.

Kardek, lamtumira e parakohshme
Për Alan Kardek De Souzën, eksperienca e dytë me Partizanit duket se ka përfunduar. Dënimi prej tetë javësh nga komisioni i disiplinës nuk i kanë lënë asnjë mundësi mbrojtësit brazilian për të dhënë kontributin e tij në ndeshjet e mbetura te sezonit. Komisioni i apelit, i mbledhur dje, as nuk e ka marrë në shqyrtim dënimin e Kardekut, kështu që mbetet në fuqi vendimi i disiplinorit. Në bazë të këtij vendimi, Kardek mund të luajë në këtë sezon vetëm takimin e fundit me Tiranën. Nga burime pranë klubit të kuq mësohet se Kardek i ka thënë lamtumirë Partizanit, ndoshta për t'u rikthyer në fillim të sezonit që vjen. Gjithashtu, komisioni i apelit ka lënë në fuqi vendimin e disiplinorit për dënimin me katër javë të Dhëmbit. Kështu, Dhëmbi do t'i mungojë Partizanit me Dinamon dhe Skënderbeun, për t'iu bashkuar skuadrës në ndeshjen me Teutën.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Jimmy
Dem i Kuq


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 560
Location: Tirane

PostPosted: Tue Apr 04, 2006 4:26 pm    Post subject: Reply with quote

Ja ..... nonen federates dhe legenave qe ka kjo federate e shkerdhyer si puna e Hito Hitaj.
Na kan heq lojtarin më me zemer qe ka Partizoni, Karder. I vetmi lojtar qe nuk e kishte friken, as ne Peqin as ne Lushnje dhe as ne PlDHlN e nones se federates. I vetmi lojtar qe shkelmit i pergjigjej me shkelm pa iu dridh syri. I vetmi lojtar qe pa albitrin qe futi doren ne xhep me nxjerr kartonin dhe i ra me koke pa e prek fare me dore.

Ja boft Zoti mbar atij vigani kudo qe te shkoje. I respektuar do jet nga te gjith tifozet e Partizonit.
Karder ne vitin 1994 :

_________________

Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Tue Apr 04, 2006 4:48 pm    Post subject: Reply with quote

hahaha po ate foto ku e ke gjet.

sia ulen denimin as Karderit as Dhembit. Karder i bi te lozi vetem ne neshjen e fundit te kampionatit. Kshuqe ka me ik qe tani. Te gazeta thoshte qe do iki n brazil meqe ku sezon mbaroi po ka mundsi vazhdo loz akoma me Partizanin. Kurse Dhembi ka dhe 2 neshje denim
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Fri Apr 07, 2006 12:45 pm    Post subject: Reply with quote

Dorëzohet Xhani, Partizani duarbosh
Humbja e fundit në derbin me Dinamon i shoi përfundimisht shpresat e Partizanit jo vetëm për titullin kampion, por edhe për vendin e dytë. Nuk ishte thjesht rezultati ai që i zhgënjeu tifozët e pakët, që shpresonin ende te një mrekulli, por loja e skuadrës, që kurrsesi nuk i përshtatej një skuadre që pretendon titullin. Partizani ka humbur shumë takime në këtë sezon, plot 10, por ajo e së mërkurës ishte vërtet një goditje e rëndë. Kjo u pa qartë edhe në qëndrimin e trajnerit Starova, i cili për herë të parë nuk është prononcuar për shtypin pas përfundimit të një takimi. Zhgënjimi është i madh edhe te drejtuesit, të cilët kanë pranuar pa kushte kapitullimin e skuadrës që drejtojnë. Presidenti Xhani tashmë është i bindur për dështimin e sezonit dhe me ironi akuzon futbollistët për formën e dobët që kanë treguar, për sjelljen joprofesioniste të tyre në fushë, dhe në të njëjtën kohë shprehet se kjo rënie e skuadrës është pasojë e një kampionati të trukuar që në fillim.

"Futbollistët tanë aq dinë, aq bëjnë"
Në qendër të vëmendjes në derbin e fundit me Dinamon mbetet gjesti i kapitenit Bylykbashi, i cili u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda pak sekondash për protestë ndaj gjyqtarit. Ndërkohë që vetëm pak javë më parë, në Peqin, pati përsëri zhvillime të pakëndshme e si pasojë dy futbollistë të formacionit bazë u dënuan nga komisioni i disiplinës: "Me sa duket, kjo është mundësia që kanë futbollistët e Partizanit. Ata aq dinë, aq bëjnë. Është e kotë të kërkosh diçka më tepër prej tyre. Rezultatet e fundit negative kanë ardhur nga forma e dobët e këtyre futbollistëve, që me sa duket s'kanë ç'të japin më shumë për Partizanin. Më vjen shumë keq që edhe një vit tjetër Partizani do të mbetet pa trofe."

"Starova s'mund të bënte më shumë"
Edhe pse në krye të të kuqve gjatë pjesës më të madhe të sezonit ka qenë Sulejman Starova, me të cilin Partizani ka fituar titullin e fundit kampion, skuadra ka zhgënjyer sërish. Mirëpo për Xhanin Starova ka bërë gjithçka për këtë skuadër, kështu që nuk ka asnjë lloj përgjegjësie për atë që ka ndodhur: "Rezultatet e Partizanit nuk kanë ardhur si pasojë e punës së dobët të trajnerit, përkundrazi, kushdo trajner të ishte në krye, me këta lojtarë dhe në këtë kampionat prapaskenash do ta kishte të pamundur të merrte më shumë. E theksoj edhe një herë se ky kampionat ka qenë i trukuar që në fillim, çka ka ndikuar direkt në psikologjinë e skuadrës dhe në lojën e saj. Partizani nuk i fiton trofetë duke bërë prapaskena. Starova do të vazhdojë ta drejtojë Partizanin, madje edhe në të ardhmen, pasi ka punuar shumë mirë."

"Luajmë për të respektuar kampionatin"
Tashmë gjithçka ka mbaruar dhe për këtë janë të ndërgjegjshëm edhe drejtuesit më të lartë të skuadrës. Një vit tjetër pa trofe, një vit tjetër me zhgënjim. "Partizani s'ka se ç'fiton më, ndaj do ta quaja një sezon të përfunduar. Ndeshjet e fundit do të luhen për të mos prishur imazhin e skuadrës dhe për të respektuar kampionatin. Të paktën në këto gjashtë ndeshje të mbetura të bëhet gjithçka për hir të tifozëve, që nuk e meritonin aspak këtë fund. Vërtet jam shumë i zhgënjyer nga ky sezon, që për hir të së vërtetës u luajt në mënyrë të pandershme."

"Herët për të ardhmen e të kuqve"
Tashmë Partizanit nuk i ka ngelur gjë tjetër, veçse të mendojë për të ardhmen. Në fakt, kësaj skuadre në këtë sezon nuk i ka munguar mbështetja financiare, por ajo ka paguar koston e një merkatoje të vakët, me shumë emra, por pa cilësi. Skuadra është formuar vonë dhe me emergjencë, çka ka ndikuar në përzgjedhjet e lojtarëve dhe përgatitjet e vona për këtë sezon. "Sigurisht, do të bëjmë gjithçka që Partizani i sezonit të ardhshëm të jetë shumë i fortë dhe kompetitiv. Në fakt, mendoj se është herët për të folur për këtë problem, pasi nuk është mbyllur ende ky sezon. Le të përfundojë kampionati në mënyrën më të mirë të mundshme, pastaj të veprojmë për të ardhmen," - ka nënvizuar Xhani
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Fri Apr 07, 2006 12:58 pm    Post subject: Reply with quote

Bylykbashi: Nuk pata incident
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Tue Apr 11, 2006 2:11 pm    Post subject: Reply with quote

Presidenti: "No comment" për të ardhmen
Edhe pse sezoni aktual nuk ka përfunduar ende, në shtyp kanë filluar të qarkullojnë emrat e parë si përforcime të të kuqve. Sinani, Bejzade dhe Dede janë vetëm disa nga futbollistët cilësorë të kampionatit tonë, të cilët, sipas disa zërave, pritet të vishen të kuq. I pyetur rreth këtyre zërave, presidenti Xhani nuk ka dashur të bëjë komente, duke thënë se nuk ka dijeni për fjalët që qarkullojnë: "Nuk kam asnjë koment për këto fjalë, pasi nuk di gjë për çfarë po flitet." Në fakt, Xhani vetëm disa ditë më parë në "Sportin shqiptar" pati deklaruar se është akoma herët për të folur për të ardhmen, kështu që edhe tani po i përmbahet kësaj linje.

Mashado i është rikthyer stërvitjes
Erdhi, mungoi për disa ditë dhe përsëri u rikthye. Uonder Mashado duket se e ka tepër të vështirë të bëjë "divorcin" me Partizanin, edhe pse drejtuesit e stafit teknik dhe atij mjekësor nuk janë aspak të bindur për formën e tij. Ai dje ka dalë në stërvitje bashkë me grupin dhe ka vrapuar për rreth një orë rresht nga Kodrat, ku Partizani ka zhvilluar seancën e parë stërvitore të javës. Mësohet se Mashado ka kërkuar me ngulm të luajë në ndeshjet e mbetura, ndoshta për të treguar se e ka kaluar dëmtimin e rëndë në rrëzë të kofshëve, i pësuar që në fazën e dytë të sezonit. Gjithsesi, zor se Starova do ta përfshijë në formacion në këto 5 ndeshje të mbetura.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Tue Apr 11, 2006 2:13 pm    Post subject: Reply with quote

Bylykbashi: Kerkoj falje per gjithcka
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Tue Apr 11, 2006 2:18 pm    Post subject: Reply with quote

Intertoto, Shqipëria përballë Qipros
Skuadra shqiptare që do të luajë në Kupën Intertoto, në qershor, do të ndeshet me një skuadër qipriote, në bazë të shortit të hedhur dje nga UEFA. Aktiviteti fillon më 17 qershor dhe tashmë janë projektuar përballjet, edhe pse ende nuk dihen emrat e skuadrave pjesëmarrëse, pasi kampionatet kombëtare në Evropë duan edhe disa javë që të mbarojnë. Shorti është hedhur duke çiftuar vendet pjesëmarrëse dhe interesi do të jetë i madh, për shkak të ndryshimeve në formatin e Intertotos. Sivjet do të luhen tre ture, në vend të pesë që luheshin deri në sezonin e kaluar. 11 skuadrat fituese të turit të tretë do të futen në turin e dytë paraeliminator të Kupës UEFA, çka e bën më interesant kompeticionin. Ndër skuadrat shqiptare, pjesëmarrësit e mundshëm në Intertoto, nisur nga renditja aktuale, janë Partizani ose Dinamo, edhe pse situata është e paqartë, si në kampionat, ashtu edhe në Kupën e Shqipërisë. Kundërshtari më i mundshëm qipriot është Anorthosis Famagusta, ku luan Altin Haxhi, që renditet në vendin e katërt. Anorthosis duket se e ka të sigurt venin e katërt, por mund të ketë ndryshime të diktuara nga renditja përfundimtare në kampionat, kombinuar edhe me Kupën e Qipros. Aktualisht, skuadra e vendit të parë ka vetëm dy pikë më tepër se skuadra e vendit të tretë. Kështu që kundërshtarë të mundshëm mund të jenë edhe Apollon, Omonia e Apoel. Qipro, ashtu si Shqipëria, ka vetëm një skuadër që shkon në Kupën UEFA nga kampionati kombëtar. Në rast kualifikimi, skuadra shqiptare ndeshet në turin e dytë me një skuadër kroate. Ndeshja e parë do të luhet më 17/18 qershor, ndërsa kthimi pas një jave, më 24/25 qershor.


_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Tue Apr 11, 2006 2:22 pm    Post subject: Reply with quote

Bejzade dhe Dede te kuq ?
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
toncubi
Dem i Kuq


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 643
Location: Afganistan

PostPosted: Tue Apr 11, 2006 5:35 pm    Post subject: Reply with quote

Eh sa thashetheme do kete tani deri ne fillim te kampionatit tjeter. Nje dynja lojtaresh do na bashkangjiten dhe nje dynja do na ikin.
Sa per intertoton, me kete ekip qe kemi .... me mire te shesin ndeshjen e te bojne ndonje lek se te turperojme veten kot.
Dori kerkon falje, po pak si vone, dhe pak si e ceket. Sepse sapo u kthye nga demtimi, pa mbaru nje ndeshje denohet. Humbja qe i ka shkaktuar skuadres nuk llogaritet. Te mos harrojme se edhe ne fillim te kampionatit kishte shume dengla. Nqs ka akoma kontrate me Partizonin, e meriton ta rrasesh ne stol, ene mos e fusesh gjithe vitin, qe ta shohi bythen e vicit.
_________________
Segnare un gol in fuorigioco con l'inter non ha prezzo...
Per tutto il resto c'e Burdisso...
Back to top
View user's profile Send private message
toncubi
Dem i Kuq


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 643
Location: Afganistan

PostPosted: Thu Apr 20, 2006 3:22 am    Post subject: Reply with quote

20 Prill Stervitja e djeshme eshte shoqeruar edhe nga tonet e ashpra te trajnerit Starova, i cili u ka kerkuar futbollisteve llogari, si asnjehere tjeter, per cdo gabim te bere. Ai u ka kerkuar atyre, ne mbledhjen e shkurter perpara fillimit dhe ne fund te stervitjes, qe te japin maksimumin e tyre ne ndeshjen me Lushnjen, ne menyre qe te mos lene me asnje pike rruges, sic kane bere deri me tani.


O bo Starova si Capello? Pa pa pa ca konincidence? Te dy ne nje dite e paskan gjetur me shfry?
_________________
Segnare un gol in fuorigioco con l'inter non ha prezzo...
Per tutto il resto c'e Burdisso...
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Thu Apr 20, 2006 12:51 pm    Post subject: Reply with quote

ka kopju Capello me siguri
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Thu Apr 20, 2006 1:07 pm    Post subject: Reply with quote

Allmuca: Mund te ngjitemi!
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Fri Apr 21, 2006 6:20 pm    Post subject: Reply with quote

Kthimi i te munguarve

Partizani ka vazhduar edhe dje stervitjet ne Qendren e skuadrave kombetare ne Kamez dhe ne dispozicion te trajnerit Starova kane qene te gjithe lojtaret e tij. Per ndeshjen kunder Lushnjes pritet rikthimi i mesfushorit Paulin Dhembi, teper i rendesishem per lojen e te kuqve. Dhembi perfundoi pezullimin prej kater ndeshjesh dhe mund te luante qe ne javen e kaluar, kunder Teutes, por kjo nuk u arrit per shkak te mosshlyerjes se gjobes ne FSHF. Po ashtu, gati do te jete edhe sulmuesi Arber Abilaliaj, i cili ka vuajtur gjate pasojat e nje demtimi. Partizanit i duhet te llogarise gjithashtu edhe mungesen afatgjate te kapitenit Dorian Bylykbashi, i pezulluar per 12 jave, pas ndeshjes kunder Dinamos, ku ai u largua nga fusha me karton te kuq. Te Partizani mbeten ende ne pritje te Komisionit te Apelit, me shpresen se do te kete nje ulje sado te vogel te denimit te tij. Ende nuk eshte e sigurt nese Apeli do te mblidhet sot, apo neser, megjithate kapitenit te te kuqve do t’i duhet te luftoje i vetem, pasi klubi e ka deklaruar si ceshtje personale incidentin e Bylylbashit me gjyqtarin Shkelqim Guce, meqenese ai ndodhi jashte stadiumit, pas perfundimit te ndeshjes.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Mon Apr 24, 2006 12:32 pm    Post subject: Reply with quote

Kardek, pezullimi i ka dhënë forcë
Disa minuta para fillimit të sfidës me "lagunarët", tifozët e paktë të pranishëm në stadium janë çuditur nga prania në fushë e Alan Kardek De Souza, i dënuar disa javë më parë nga komisioni i displinës me 8 javë pezullim. Në fakt, vetëm disa orë para këtij takimi apeli e ka falur Kardekun për tri ndeshjet e mbetura për t'u shlyer, duke i bërë të mundur aktivizimin me Lushnjën. Kardek nuk ka zhgënjyer aspak, madje është paraqitur në lartësinë e duhur, duke i fituar thuajse të gjitha dyluftimet me kundërshtarët. Vetëm në një moment Kuli ka arritur t'i shpëtojë mbulimit të tij, por që nuk solli ndonjë rrezik konkret në portën e Shehit.

Abilaliaj gjen gjuhën me golin
Më në fund, Arbër Abilaliaj ka arritur të zhbllokohet, duke shënuar golin e dytë për të kuqtë ndaj myzeqarëve. Dëmtimet e njëpasnjëshme e kanë detyruar të riun vlonjat të mungojë thuajse gjatë gjithë fazës së katërt, madje paraqitjet e tij sporadike nuk kanë lënë shije të mirë te tifozët. Por goli i shënuar me Lushnjën e ka zhbllokuar përfundimisht, kështu që ai do të mbetet deri në fund përfaqësuesi më i denjë i sulmit të kuq. Me rikthimin e tij si golashënues, sulmi bëhet më efikas.

Që sot, përgatitjet anti-Elbasan
Vetëm të dielën futbollistët e Partizanin kanë pasur mundësi të çlodhen disi, pasi që sot vëmendja do të përqendrohet në maksimum në takimin më të rëndësishëm të javës, që të kuqtë do ta diskutojnë me Elbasanin kryesues. Në fakt, seanca e sotme do të ketë thjesht karakter shkrydhës, ndërsa në ditët në vazhdim intensiteti i stërvitjes do të vijë duke u rritur. Fushat e Kamzës do të shfrytëzohen në të gjitha ditët e javës, për të qenë sa më të përgatitur taktikisht me Elbasanin.

Freskia fizike, "aleat" i të kuqve
Pezullimet e shumta e kanë penalizuar jo pak Partizanin në fazën e katërt, por në këtë fund sezoni futbollistët që i kanë munguar për një kohë të gjatë skuadrës janë më të freskët fizikisht. Dhëmbi e Alan Kardek luajtën gjatë gjithë 90-minutëshit me Lushnjën, pasi nuk aktivizoheshin prej javësh. Edhe Abilaliaj, për aq minuta sa luajti, tregoi një rritje të theksuar të përgatitjes fizike. Tre kundërshtarët e Partizanit në ndeshjet në vazhdim, Elbasani, Vllaznia e Tirana, vazhdojnë të luftojnë për trofeun e dytë më të rëndësishëm, Kupën e Shqipërisë, kështu që kanë qenë dhe janë të detyruar të sforcohen fizikisht. Në këtë aspekt, Partizani ndihet më i favorizuar jo vetëm për faktin se nuk ka luajtur prej javësh në takimet e kupës, por se disa lojtarë të rikthyer në formacion janë në një gjendje më të mirë fizike.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Display posts from previous:   
Post new topic   This topic is locked: you cannot edit posts or make replies.    Partizani.Net Forum Index -> Partizani All times are GMT + 1 Hour
Goto page Previous  1, 2, 3, ... 56, 57, 58  Next
Page 2 of 58

 
Jump to:  
You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot vote in polls in this forum



Surf Anonymous with Zzoop Proxy Free Games Online

Web Hosting for this free forum is provided by Free Bulletin Board get your free phpbb forum or free Invision forum today!



Powered by phpBB � 2001, 2002 phpBB Group   ·   Partizani.Net supports phpBBHacks.com