Partizani.Net Forum Index Partizani.Net  
  Forumi i FK Partizani Tirane      FAQ      Search      Memberlist  
  · Log in Register · Profile · Log in to check your private messages · Usergroups  

::::: LAJMET E FUNDIT :::::
Goto page Previous  1, 2, 3, 4 ... 56, 57, 58  Next
 
Post new topic   This topic is locked: you cannot edit posts or make replies.    Partizani.Net Forum Index -> Partizani
View previous topic :: View next topic  
Author Message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Tue Apr 25, 2006 12:32 pm    Post subject: Reply with quote

Beqiri, dëmtimi që shqetëson
Edhe atëherë kur mendohej se organika e Partizanit po "pasurohej" me rikthimin në formacion të futbollistëve të pezulluar dhe atyre të dëmtuar, përsëri shqetësimet nuk mungojnë. Ardit Beqiri u zëvendësua që në pjesën e parë të takimit me Lushnjën, për shkak të një shqetësimi serioz në kavilje. Gjithsesi, Partizani arriti një fitore të merituar me "lagunarët", por që la pasoja në organikë. Ndonëse nuk konfirmohet plotësisht prania e Beqirit me Elbasanin, mjeku Rusi shpjegon se gjendja e tij dy ditë pas dëmtimit është përmirësuar dukshëm. "Nuk mund ta them me siguri, por mendoj se për Elbasanin Beqiri do të jetë gati. Ka shumë përmirësim nga momenti i dëmtimit dhe shpresojmë që rikuperimi të vazhdojë me këtë ritëm. Në ditët në vazhdim pritet fillimi i stërvitjes me topin,"- ka shpjeguar Rusi.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Wed Apr 26, 2006 12:35 pm    Post subject: Reply with quote

26 Prill 2006 - Shpëtim Lamaj, futbollisti në provë
Dje është stërvitur me të kuqtë një futbollist i ri, i ardhur nga kampionati grek. Bëhet fjalë për fierakun Shpëtim Lamaj, i datëlindjes 1985. Në vizitën e parë në Shqipëri, pas 15 vjetësh emigrim, Lamaj e sheh veten në radhët e skuadrës më popullore në vend, sigurisht në një periudhë prove. "Do të qëndroj të paktën për dy javë në provë te Partizani, me dëshirën e madhe për të qenë pjesë e skuadrës në të ardhmen. Kam luajtur në Greqi me të rinjtë e Olimpiakosit dhe më pas me skuadra të tjera më të vogla. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë," - ka thënë Lamaj.

26 Prill 2006 - Sot, vendimi për gjyqtarin e huaj
Ende FSHF-ja nuk ka marrë një vendim për kërkesën e drejtuesve të Partizanit, që ndeshjen me Elbasanin ta drejtojë një gjyqtar i huaj. Hito Hitaj, shefi i sektorit të garave, ka sqaruar se vendimi do të merret sot, por mbetet pengesë shuma që duhet derdhur për ta bërë të mundur këtë iniciativë të të kuqve. "Vendimi për gjyqtarin e huaj do të merret nesër (sot), por pengesa kryesore mbetet shuma që duhet për t'i paguar këta gjyqtarë,"- ka deklaruar Hitaj.
Ndërsa Bujar Lubani, drejtori teknik i Partizanit, e ka hedhur kategorisht poshtë këtë justifikim, duke deklaruar: "Kërkesën për gjyqtarin e huaj e kemi bërë që më datë 13 prill, madje u kemi ofruar drejtuesve të federatës edhe shumën që duhet për gjyqtarët. Mirëpo Hito Hitaj nuk ka pranuar t'i marrë paratë, pasi më parë duhet të merret vendimi në FSHF. Pra, Partizani i ka gati paratë, por ndoshta nuk është gati FSHF-ja të zbatojë rregulloren përkatëse për këtë problem."

26 Prill 2006 - Partizani, dy seanca stërvitore nga Kodrat
Edhe dje të kuqtë nuk e kanë filluar stërvitjen me topin në fushat sintetike të Kamzës, por kanë zhvilluar, si dy ditë më parë, vrapime dhe ushtrime të ndryshme aerobike. Bashkë me grupin është stërvitur normalisht edhe Ardit Beqiri, dëmtimi i të cilit po shkon drejt rikuperimit. Paradite dhe pasdite të kuqtë kanë qenë vizitorë të parkut që ndodhet pranë Liqenit Artificial. Ndërsa sot skuadra do të stërvitet në kompleksin e ekipeve kombëtare.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Thu Apr 27, 2006 12:51 pm    Post subject: Reply with quote

Të kuqtë, "OK" kualifikimit të Tiranës
Takimet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë nuk kanë kaluar pa interes në kampin e kuq. Në fakt, Partizani është eliminuar në çerekfinale nga Tirana, duke i thënë lamtumirë edhe trofeut të dytë. Pjesëmarrja e të kuqve në Europë është e kushtëzuar edhe nga ecuria e bardhebluve në kupë. Në Europë marrin pjesë tri skuadra shqiptare: fituesja e titullit, ajo e kupës dhe vendi i dytë në renditje. Meqë Tirana i ka të gjitha mundësitë për ta fituar kupën, atëherë Partizani mund të marrë pjesë në Europë edhe me vendin e tretë. Dje, ndërkohë që po luhej takimi Dinamo-Tirana, djemtë e Starovës po zhvillonin stërvitjen e radhës, duke e pasur mendjen te përfundimi i këtij takimi, që në fund i ka kënaqur ata.

Partizani, stërvitjen e parë taktike
Ndryshe nga dy ditë më parë, stërvitja e "demave" është përqendruar në ushtrimet me topin. Rreth orës 14:00, të gjithë futbollistët janë mbledhur në ambientet e klubit, nga ku do të niseshin në drejtim të Kamzës. Mirëpo nuk ka ndodhur kështu. Stërvitja është zhvilluar në ambientet e klubit, pavarësisht se kushtet nuk janë nga më të mirat. Shkak për këtë, sipas informacioneve nga klubi, është bërë mungesa e shoferit të autobusit, i cili ka pasur probleme personale. Megjithatë, kjo nuk e ka penguar Starovën ta përgatitë taktikisht skuadrën. Në një nga fushat e klubit Starova ka vijuar sipas planit, ku theksi i është vënë përgatitjes taktike. Takimi me kryesuesit është mjaft delikat dhe vetëm me një taktikë të mirë ata mund të mposhten në fushën e tyre. Partizani e ka mposhtur në të tri takimet e mëparshme Elbasanin, falë një taktike të studiuar mirë.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Fri Apr 28, 2006 2:22 pm    Post subject: Reply with quote

Igli Allmuca: Per pike dhe prestigj

Bylykbashi, dita e ballafaqimit
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Mon May 08, 2006 12:48 pm    Post subject: Reply with quote

Muzaka dhe Beqiri, dëmtimet e radhës
Në humbjen me Vllazninë kanë mbetur të dëmtuar dy futbollistë të Partizanit. Në pjesën e dytë të takimit Gjergji Muzaka është ndërruar nga Starova me Qosën, për shkak të një tërheqjeje në kofshë. Sipas fizioterapistit Rusi, Muzaka rrezikon derbin me Tiranën, por përgjigjja përfundimtare do të merret pas ekzaminimit më të specializuar. "Muzaka vuan për shkak të një tërheqjeje në kofshë dhe për këtë arsye është zëvendësuar nga trajneri. Nesër (sot) do të bëhet ekzaminimi më i thellë dhe do të jepet një përgjigje më e saktë. Gjithsesi, duhet thënë se Muzaka rrezikon derbin me Tiranën,"- ka sqaruar Rusi. I dëmtuar nga "Loro Boriçi" ka dalë edhe Ardit Beqiri, që ndryshe nga Muzaka vuan nga një dëmtim në gju. Megjithatë, dëmtimi i Beqirit është më pak shqetësues, por nuk i siguron aspak aktivizimin në derbi.

Starova: Vuajmë mungesën e Bylykbashit
Pas përfundimit të sfidës me shkodranët, Sulejman Starova më shumë ka lavdëruar kundërshtarin për lojën e zhvilluar sesa ka kritikuar skuadrën e tij. Gjithashtu, për trajnerin e të kuqve ndikim të madh në këtë humbje ka pasur mungesa e stërzgjatur e kapitenit Bylykbashi, i cili nuk e jep kontributin e tij te të kuqtë që pas derbit me Dinamon, kur u ndëshkua me karton të kuq. "Në një takim të tillë skuadra e kishte të nevojshme shërbimin e Bylykbashit, por kjo qe e pamundur. Mungesa e kapitenit sigurisht që ka ndikuar shumë në lojën e skuadrës, por ne jemi të detyruar të bëjmë pa të,"- ka deklaruar Starova. Dorian Bylykbashi i ka thënë lamtumirë sezonit që në derbin me Dinamon, por ai të paktën do të luajë në ndeshjet e para të sezonit të ardhshëm, pasi i është falur gjysma e dënimit nga komisioni i apelit.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Jimmy
Dem i Kuq


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 560
Location: Tirane

PostPosted: Thu May 11, 2006 12:12 pm    Post subject: Reply with quote

Presidenti i të kuqve thekson se UEFA mbetet objektivi kryesor për t'u arritur 11-05-2006

Xhani: Përmes "derës së madhe" në Europë

Adi Metaliu


Dje u luajt finalja e Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë, takim ky që u interesonte shumë futbollistëve të Partizanit. Për fatin e mirë të të kuqve, ishte Tirana ajo që e ngriti lart trofeun e dytë më të rëndësishëm, duke u hapur rrugë dy skuadrave të tjera të kryeqytetit për një vend në kompeticionet europiane. Pas përfundimit të finales së kupës, "Sporti shqiptar" i ka marrë një intervistë presidentit të të kuqve, Albert Xhani, i cili thekson se Partizani ka hapur një derë të vogël për në Europë, ndërsa të shtunën e ardhshme, në ndeshjen e fundit të kampionatit, përballë fitueses së kupës, do të tentojë të hapë derën e madhe.
- Zoti Xhani, matematikisht Partizani e ka siguruar pjesëmarrjen në Intertoto, pasi kupën e fitoi Tirana. A do ta konsideronit të suksesshëm këtë sezon për skuadrën që drejtoni?
- Mendoj se duke marrë pjesë në Intertoto, Partizani ka hapur derën e vogël për një vend në Europë, ndërsa të shtunën do të kërkojmë të hapim derën e madhe, sigurisht duke marrë fitoren përballë Tiranës. Tani nuk dua të flas shumë për mënyrën se si është zhvilluar ky kampionat, sepse i kemi thënë të gjitha. Për Partizanin edhe pjesëmarrja në Intertoto është një sukses, për nga mënyra se si kanë shkuar ngjarjet në këtë sezon. Mendoj se nuk mund të merrnim më shumë se kaq. Tani na mbetet të bëjmë sforcon e fundit, përballë Tiranës, që të kemi mundësi të luajmë në UEFA.
- Ndeshja e fundit e kampionatit do të luhet në "Qemal Stafa", përballë Tiranës. Një mundësi për revansh, apo jo?
- Unë nuk i shoh derbet me bardheblutë për revansh. Gjithmonë kam deklaruar se është e vështirë të bëhen parashikime, madje edhe kur ka fituar Partizani nuk jam shprehur i sigurt për fitore. Ndeshjet me Tiranën janë të paparashikueshme. Madje edhe kur diferencat cilësore janë të dukshme, nuk fushë nuk janë të tilla.
- Megjithatë, Partizani ndihet më i favorizuar, duke pasur parasysh mungesën e Duros dhe futbollistëve të tjerë për arsye kartonësh si dhe impenjimin e kundërshtarëve tuaj në kupë, që kurrsesi nuk mund të jetë maksimal në derbi...
- Tiranës do t'i mungojnë lojtarë? Nuk shoh asnjë diferencë në këtë aspekt. Neve na mungon Bylykbashi prej më se 6 javësh dhe komisioni i apelit, që ka falur shumë futbollistë, Bylykbashit nuk i dha asnjë mundësi për të luajtur në fund të këtij sezoni. Megjithatë, nuk dua t'i kthehemi më kësaj historie. Pra, nuk mund të quhemi kurrsesi favoritë në derbi, madje do të theksoja se kushdo që do të luante si te Partizani dhe te Tirana, do të jepte maksimumin.
- Megjithatë, me fitoren në derbi Partizani do t'i bënte një mbyllje të mirë sezonit dhe më e mira do të ishte sikur të humbiste Dinamo...
- Natyrisht, fitorja në derbi ka shije tjetër, sidomos nëse arrihet objektivi i mbetur, zona UEFA. Fitorja në derbi është edhe për tifozët e Partizanit, që meritojnë më shumë nga skuadra që përkrahin.

Të kuqtë, të kënaqur nga finalja e kupës
Rezultati përfundimtar i ndeshjes finale të Kupës së Shqipërisë, që ligjëroi si fituese Tiranën, i ka kënaqur tej mase edhe futbollistët e Partizanit. Tani ata e kanë siguruar pjesëmarrjen në Intertoto dhe presin më padurim ndeshjen e fundit të kampionatit me Tiranën, ku synojnë fitoren për Kupën UEFA. Në fakt, Dinamo renditet 2 pikë më shumë se Partizani, por ajo do të ndeshet me Teutën, së cilës i duhet vetëm fitorja, për ta vazhduar luftën për mbijetesë. Ndërkaq, Tirana, duke e siguruar një trofe e sigurisht edhe pjesëmarrjen në Europë, nuk ka se ç'fiton më me Partizanin, përveç prestigjit.

Partizani, ndeshje kontrolli në Kamëz
Seancën e djeshme stërvitore futbollistët e Partizanit e kanë zhvilluar në kompleksin e ekipeve kombëtare. Këtë radhë Starova i ka gjetur fushat e lira, kështu që stërvitja është zhvilluar e qetë. Në fillim futbollistët kanë bërë nxehjen e rastit e pas ushtrimeve në kuadrat Starova ka menduar të zhvillojë një ndeshje kontrolli mes futbollistëve të tij. Për këtë arsye janë aktivizuar edhe futbollistët e rinj, që stërviten rregullisht me ekipin e parë. Edhe për dy seancat e fundit stërvitore të këtij sezoni, Partizani do të udhëtojë drejt Kamzës, ndërsa më pas programi stërvitor do të jetë krejt i ndryshëm.

Angjeli, urimet e para Halilit
Pirro Angjeli, bashkëpresidenti i Partizanit, nuk ka ngurruar, menjëherë pas përfundimit të finales së kupës, të urojë kolegun e tij te Tirana, Refik Halilin, për fitoren e trofeut të kupës, që sigurisht ka kënaqur edhe drejtuesit e Partizanit. Dy protagonistët në fjalë do të jenë kundërshtarë në derbin e së shtunës, në ndeshjen e fundit të sezonit.
_________________

Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Thu May 11, 2006 12:56 pm    Post subject: Reply with quote

s'me bohet mo me i lexu kto deklaratat e Xhanit.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Fri May 12, 2006 3:13 pm    Post subject: Reply with quote

Alpin Gallo: Ne derbi per UEFA n
12 Maj Partizani do te ndeshet me Tiranen per te arritur kualifikimin ne Kupen UEFA, duke qene me i qete, per shkak se tani eshte e sigurt e pakta pjesemarrja ne Kupen Intertoto. Kualifikimi ne kompeticionin qe nis ne qershor u arrit matematikisht fale kundershtarit te neserm, i cili fitoi Kupen e Shqiperise, duke nxjerre jashte loje Vllaznine. Po ashtu, fale fitores se Tiranes ne Kupe, Partizanit do t’i mjaftonte edhe vendi i trete per te arritur UEFA n, gjithnje nese Dinamo hedh hapin e gabuar ne Durres. Megjithate, nuk do te kete falenderime nga ana e te kuqve per bardheblute, perkundrazi, do te synohet vetem fitorja ndaj tyre. Partizanit i duhen tri piketdhe shpresa qe Dinamo te mos fitoje ne Durres, kunder Teutes, per te zene vendin e dyte, cka do te conte skuadren e Sulejman Staroves ne UEFA dhe ate te Vasil Bicit ne Intertoto. Mbrojtesi Alpin Gallo thote se te kuqve u duhet patjeter fitorja, per te luajtur ne nje kompeticion me emer me te madh se Intertoto. “Na duhen tri pike me Tiranen. Besoj se do t’i marrim, sepse jemi shume me te motivuar. Jam i bindur qe, nese fitojme ndeshjen tone, ne do te shkojme ne Kupen UEFA, pasi mendoj se Dinamo nuk do te arrije te fitoje ne Durres”, thote Gallo. Megjithate, mbrojtesi veteran, i cili ne karrieren e tij ka fituar tituj me Tiranen e Dinamon, pranon se sigurimi i Intertotos ka bere qe skuadra e tij te jete me e qete ne prag te javes se fundit. “Deshironim qe te luanim patjeter ne nje nga kompeticionet evropiane. Synimi kryesor mbetet UEFA, pasi eshte kompeticioni i deshiruar nga te gjithe, por tani qe kemi siguruar pjesemarrjen ne Intertoto jemi te gjithe me te qete. Nese Tirana nuk fitonte Kupen, ky sezon rrezikonte te perfundonte me deshtim per ne”, thote Gallo.

Motivi i te kuqve
Partizani rivalizoi gjate me Elbasanin per titullin kampion, nderkohe qe ne Kupen e Shqiperise shkoi deri ne cerekfinale, ku u eliminua nga Tirana. Gallo thote se skuadra e tij ka paguar mungesat e shumta, por tani shpreson qe situata te ndryshoje. “Kur u ndeshem me Tiranen, ne ndeshjen e kthimit ne Kupe, kishim shume mungesa. Nuk na luanin lojtaret kryesore, megjithate, arritem te ishim shume prane kualifikimit. Tani eshte tjeter situate. Nuk mendojme per revansh, sepse ai nuk na ben pune. Neve na duhet fitorja dhe tri piket per te arritur synimin tone, kjo eshte e gjitha”, komenton mbrojtesi. Gjate ketij kampionati, Tirana ka fituar dy here 1 0 me Partizanin, ndersa te kuqte kane arritur nje fitore, me te njejtat shifra. “Tani duhet te fitojme ne, qe te barazohemi”, thote Gallo, duke shtuar se shifrat nuk kane rendesi, mjafton qe te jete fitore. Sipas Gallos, Partizani favorizohet disi nga fakti qe Tirana tashme nuk ka me motive te forta per te luajtur, por paralajmeron se kjo nuk eshte gjithcka. “Eshte e vertete qe ne do te jemi te motivuar, sepse na duhet kjo fitore, ndersa ata jane me te relaksuar, sepse fituan Kupen. Por, kjo nuk na garanton. Tirana eshte gjithmone e rrezikshme dhe sidomos kur kemi parasysh qe kjo eshte nje ndeshje derbi, midis dy skuadrave qe gjithmone kane qene rivale per njera tjetren. Prandaj na duhet impenjim maksimal dhe seriozitet, gje qe nuk na mungon”, shprehet lojtari.

Beqiri e Muzaka
Atmosfera e qete ka mbizoteruar ne kampin e kuq edhe ne stervitjen e djeshme, kur ne dispozicion te trajneri Starova kane qene te gjithe lojtaret. Ne perballjen me Tiranen trajneri i Partizanit do te kete mundesi te bazohet edhe te Ardit Beqiri dhe Gjergji Muzaka. Dy lojtaret kane qene te demtuar dhe ne dyshim te forte per te luajtur ne derbin me bardhblute. Por, edhe pse nuk jane riaftesuar plotesisht, te dy lojtaret do te jene te gatshem per Staroven. Te munguarit e vetem do te jene Mahir Halili, i demtuar, si dhe kapiteni Dorian Bylykbashi, i cili neser perfundon pezullimin deri ne fund te sezonit, ne rast se Partizanit nuk do t’i duhet te luaje edhe nje ndeshje plotesuese me Dinamon, per te percaktuar te kualifikuaren ne UEFA. Kjo do te ndodhte nese neser Partizani fiton, ndersa Dinamo barazon me Teuten, cka do te sllte barazi ne pike midis bluve e te kuqve.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Sat May 20, 2006 4:33 pm    Post subject: Reply with quote

Angjeli: Nuk iki
20 Maj Pas kryeartikullit te sotem te “Sport Ekspres”,sipas te cilit, bashkepresidenti iPartizanit, Pirro Angjeli, mund te largohej nga skuadra e kuqe, per te nisur nje “aventure” te re me Tiranen, ka ardhur edhe reagimi i “krahut te djathte” te Xhanit.”Nuk eshte e vertete qedo te largohem nga Partizani”, ka thene Angjeli, i cili ka pranuar se “demat” kane qene dhe jane “dashuria” e tij e vetme dhe ai nuk do te largohet. Ka pohuar se ka patur nje takim me njerin nga donatoret bardheblu, me saktesisht me Shefikat Ngjelen, por ka dashur te sqaroje, se nuk ka folur per kete ceshtje. “Ka qene nje bisede pune, por jo per futbollin,” ka mbyllur Angjeli, i cili ka konfirmuar keshtu qendrimin, duke shuar te gjitha hamendjet e krijuara deri me sot.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
toncubi
Dem i Kuq


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 643
Location: Afganistan

PostPosted: Mon May 22, 2006 2:13 am    Post subject: Reply with quote

Mos e diskuto, ka me ik. Nuk rrihet ma Xhanin.
_________________
Segnare un gol in fuorigioco con l'inter non ha prezzo...
Per tutto il resto c'e Burdisso...
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Tue May 23, 2006 1:51 pm    Post subject: Reply with quote

Sot, stervitja e pare
23 Maj Ashtu sic eshte njoftuar edhe ne perfundim te sezonit futbollistik 2005 06, pas derbit me Tiranen, sot te kuqte pritet te mblidhen per te nisur stervitjen e pare, ne kuader te pergatitjeve per Kupen Intertoto. Seanca e pare e dies se sotme do te nise me vrapime nga kodrat e Liqenit Artificial, teksa pasdite nuk eshte planifikuar ende asgje. Trajneri Starova do te percaktoje programin qe do te kete skuadra, deri ne daten e fillimit te ndeshjeve te kompeticionit te trete europian mes klubeve, per nga rendesia. Keshtu, dita e sotme pritet te jete edhe nje lloj treguesi per levizjet me te fundit, nese ka patur, apo do te kete te tilla.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Wed May 24, 2006 6:40 pm    Post subject: Reply with quote

Xhani: Starova nuk preket
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Tue May 30, 2006 12:34 pm    Post subject: Reply with quote

Partizani, thuajse i plotë në stërvitje
Të kuqtë kanë vijuar dje stërvitjen në palestrën e klubit, ku janë grumbulluar rreth orës 18:00. Për herë të parë, pas përfundimit të kampionatit, skuadra ka qenë thuajse e plotë. Janë rikthyer të gjithë titullarët, me përjashtim të Qosës e Alan Kardek De Souzës, i cili, sipas drejtuesve të kuq, do të mbërrijë së shpejti. Vëllezrit Bylykbashi, Dhëmbi, Muzaka, Gallo, Pinari, Abilaliaj, Hallaçi, Allmuça, Shehi, Bakaj e Beqiri janë stërvitur të gjithë bashkë. Sigurisht, më shumë se gjysmën e ekipit e përbënin futbollistët e rinj. Gjithashtu, rregullisht me Partizanin stërviten Hamzaj dhe Tafaj, që do të jenë pjesë e skuadrës të paktën për Intertoton. Ndërsa në ditët në vazhdim pritet ardhja e Kardekut dhe e Ishakës si përforcim i krahut të majtë, pas largimit të Rodrigos. Edhe dje futbollistët më shumë kanë zhvilluar lojëra me topin si basketboll e cirkuite.

Më 1 qershor, stërvije tekniko-taktike
Për të kuqtë po përfundojnë seancat me ngarkesë të vogël fizike, ku kërkohej përgjithësisht të ruhej gjendja e fundsezonit. Pas dy-tri ditësh Starova do të vijë përgatitjen tekniko-taktike të skuadrës, më qëllim ingranimin sa më të shpejtë të elementëve të rinj, që do të përfshihen në skuadër për këtë kompeticion. Stërvitja do të zhvillohet në fushat e klubit, por nuk përjashtohet mundësia e rikthimit në fushat e Kamzës
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Tue May 30, 2006 1:33 pm    Post subject: Reply with quote

Kardek: S’kam thene lamtumire
Tirane Edhe pse eshte larguar per ne Brazil me shpejtesi, menjehere pas perfundimit te kampionatit, madje, duke lene te nenkuptohej se nuk do te kthehej me, mbrojtesi brazilian i Partizanit, Alan Kardek De Sousa, mund te rikthehet. Kete e kane pranuar jo vetem drejtuesit e klubit te kuq, por edhe vete futbollisti, i cili nga Brazili mesohet te kete kerkuar te vije serish, kete here per te luajtur ne Kupen Intertoto. “Nuk kam thene ndonjehere lamtumire”, mesohet te kete thene stoperi i djathte i “demave”, i cili ka shpjeguar se vajtja e tij ne vendlindje ka ndodhur sepse ka pasur nevoje per pak pushim, pas nje kampionati te lodhshem per te. Por kjo nuk do te thote se ai eshte larguar per fare nga kryeqytetasit. “Kam thene se do te iki dhe se jam ne dileme, nese do te luaj serish me Partizanin per sezonin tjeter, por une kam ende nje kontrate, e cila perfundon pas Kupave Europiane dhe dua ta respektoj ate”, ka vijuar Kardek, i cili duket se ka nderruar mendje. Vetem keshtu mund te thuhet, pas deklarates se tij direkt pas derbit te fundit me Tiranen, kur ai, se bashku me Rodrigon, kane pranuar se kane “prere bileten” per ne Brazil pa kthim. Me pas, nga sa mesohet, ai ka pranuar se do te jete hera e pare per te qe do te luaje ne nje kompeticion Europian dhe nuk mund ta humbte kete shans, qe ndoshta nuk do ta kete me.

Lubani: “Ai duhet te respektoje kontraten”
Nderkohe, edhe drejtori sportiv, Bujar Lubani, ka pranuar se kontaktet me brazilianin kane nisur dhe ai mund te kthehet qe me daten 4, ose 5 qershor, per te qene prane skuadres ne pergatitjet per garen europiane. “Ai eshte nje futbollist i Partizanit dhe e ka per detyre qe te respektoje, ashtu si te gjithe, kontraten e tij, ku shkruhet se duhet te jete i pranishem edhe ne Kupat e Europes. Pra, nuk e kuptoj perse eshte thene qe ai eshte larguar dhe nuk do te kthehet me”, ka shtuar Lubani. Nderkohe, nga sa mesohet, Kardek nuk eshte shlyer ende komplet nga ana financiare, ndoshta si edhe shume futbolliste te tjere, te cilet nuk mund te largohen dot pa luajtur ne Intertoto, dhe kjo mundet te kete qene edhe nje nga arsyet kryesore qe e ka bere ate te ndryshoje mendje dhe te kthehet serish te Partizani, per te qene pjese e skuadres, ne mos jo per sezonin e ardhshem, te pakten per Intertoton.

Delain, mungesa e vetme ne stervitje
Dje, palestra e klubit te basketbollit Partizani eshte mbushur si asnjehere tjeter. Ne ndryshim nga ditet e tjera, kur kane munguar shume nga lojtaret titullare, dje vetem njeri nga futbollistet nuk ka qene ne stervitje. Ai ishte pikerisht mbrojtesi gjermano kongolez, Sasa Delain, i cili, sic ka sqaruar ne telefon, ka qene i lodhur nga rruga (kur ka mberritur te henen, ne oren 1.00 pas mesit te nates) dhe per kete arsye ka kerkuar leje qe te mos vinte ne stervitje. Megjithate, ai nuk ka qene i vetmi, pasi edhe vete trajneri Starova eshte vonuar ne stervitjen e djeshme, kur ka ardhur vetem disa minuta perpara perfundimit te saj. Si zakonisht ne keto dite, te kuqte kane zhvilluar nje ndeshje basketbolli midis tyre dhe me pas jane larguar, per t’u ritakuar serish neser tek i njejti vend, ne te njejten ore.

Ishaka, i nevojshem, por ku eshte?
Edhe pse ishte lajmeruar se grupit te futbollisteve te kuq, dje, do t’i bashkohej ne stervitje edhe mesfushori afrikan i Beses, Abdulla Ishaka, nje gje e tille nuk ka ndodhur. Nuk dihet ende perse ai nuk eshte paraqitur, edhe pse, sipas burimeve te brendshme, mesohet qe nigeriani nuk eshte fare ne Shqiperi, madje, ndoshta nuk do te vije me Partizanin, qofte edhe per ndeshjet e Intertotos. Vete drejtori teknik, Bujar Lubani, ka pranuar se ai eshte nje prej te deshiruarve te klubit, ashtu si edhe shume te tjere, por qe ndoshta mund te thote edhe jo. “Dihet qe futbollistet, te cilet i kerkon Partizani, luajne ne skuadra qe nuk kane dale ne asnje kupe europiane. Ndryshe, do te ishte e pamundur te merrje, qofte edhe hua per Intertoto, futbolliste qe mund te luajne ne Kupen UEFA, apo edhe ne Ligen e Kampioneve me skuadrat e tyre”, ka perfunduar Lubani.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4171

PostPosted: Thu Jun 01, 2006 1:25 pm    Post subject: Reply with quote

Lista “sekrete”, thjesht inekzistente

Eshte folur shume per te, madje edhe per emrat “bombe” qe ajo permbante dhe qe priteshin t’u bashkoheshin te kuqve ne kete kohe merkatoje. Fjala eshte per listen “sekrete”, qe shume nga gazetaret sportive jane munduar ta marrin ne nje menyre, ose ne nje tjeter, nje qellim ky qe nuk ia kane arritur deri tani. Por, ne te vertete, c’eshte kjo liste dhe kush jane futbollistet qe jane te perfshire ne te? “Nuk ka asnje liste me emra lojtaresh dhe nuk e di perse eshte bere kjo “zhurme” e madhe. Ajo ka qene thjesht nje program per Kupen Intertoto, ne baze te te cilit ne do te operojme. Por nuk eshte folur asnjehere per emra futbollistesh qe Partizani do te marre”, ka thene drejtori sportiv i “demave”, Bujar Lubani. Jo vetem kaq, por gjithnje sipas Lubanit, klubi Partizani nuk ka menduar ende per futbollistet me te cilet do te perforcoje skuadren, si per Kupen Intertoto, ashtu edhe per sezonin e ardhshem, 2006 07.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Display posts from previous:   
Post new topic   This topic is locked: you cannot edit posts or make replies.    Partizani.Net Forum Index -> Partizani All times are GMT + 1 Hour
Goto page Previous  1, 2, 3, 4 ... 56, 57, 58  Next
Page 3 of 58

 
Jump to:  
You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot vote in polls in this forum



Surf Anonymous with Zzoop Proxy Free Games Online

Web Hosting for this free forum is provided by Free Bulletin Board get your free phpbb forum or free Invision forum today!



Powered by phpBB � 2001, 2002 phpBB Group   ·   Partizani.Net supports phpBBHacks.com