Forum Index   
  Forumi i FK Partizani Tirane      FAQ      Search      Memberlist  
  · Log in Register · Profile · Log in to check your private messages · Usergroups  

::::: LAJMET E FUNDIT :::::
Goto page Previous  1, 2, 3 ... 24, 25, 26 ... 56, 57, 58  Next
 
Post new topic   This topic is locked: you cannot edit posts or make replies.     Forum Index -> Partizani
View previous topic :: View next topic  
Author Message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5078
Location: Italia

PostPosted: Wed May 07, 2008 2:10 pm    Post subject: Reply with quote

Kur Partizani gjen
det para një faze të
rëndësishme të kampionatit,
Gjergji Muzaka
është shkëputur papritmas
për një provë jashtë Shqipërie.
Në klubin e kuq të thonë
vetëm se ka ikur për një periudhë
testimi në Francë, por
në lidhje me destinacionin
nuk kanë ditur të japin detaje,
ose kanë bërë sikur. Që nuk
kanë marrë ndonjë informacion,
kjo s’duket shumë
bindëse. Në këtë prizëm flet
shumë fakti që pas ndeshjes
së fundit me Besën, rrugën e
kthimit nga Kavaja mesfushori
e ka bërë në makinën e
presidentit Albert Xhani,
bashkë me një pjesë të stafit
drejtues të klubit. As në internet,
fatkeqësisht nuk ka
dalë ndonjë e dhënë në lidhje
me skuadrën, ku kishte shkuar
Muzaka. Vetëm disa
burime të “Panorama Sport”
në Francë kanë zbardhur
faktin se Nantë e kategorisë
së dytë është skuadra, ku lojtari
ka nisur të provohet. Kjo
është konfirmuar edhe nga
një foto e stërvitjes së
skuadrës franceze (e nxjerrë
mbrëmë vonë në faqen zyrtare
të Nantës), ku në sfond
duket mesfushori shqiptar.
Mësohet se çdo gjë është realizuar
me ndërmjetësimin e
Partizani/ Në klubin e kuq bëjnë të paditurit, në lidhje me destinacionin e lojtarit
Arratiset Muzaka, provë te Nantë
Mesfushori për 3-4 ditë do të testohet me francezët që do të kthehen në kategorinë I
MOLGEN BALENA
një menaxheri shqiptar, që
është marrë me këtë punë
pasi ka miqësi me drejtuesit
e klubit francez. Kështu nuk
ka nguruar t’i sugjerojë Muzakën
si një ndër përforcimet
për sezonin e ardhshëm. E
rëndësishme gjatë kësaj periudhe
që duhet të zgjasë 3-4
ditë (të premten, lojtari duhet
të kthehet në Shqipëri) do të
jetë se ç’përshtypje do t’i lerë
stafit teknik të Nantës, që në
përfundim të këtij sezoni duhet
të japë një përgjigje finale.
Për Muzakën nuk është
kontakti i parë me futbollin
francez, pasi ka qëndruar për
1 vit e gjysmë te gjigantët e
Paris SG, kur ishte në
moshën 17-vjeçare. Gjithashtu,
mbas kësaj përvoje në
Francë, është provuar për një
periudhë edhe tek Ajaksi,
ndërkohë që për disa muaj ka
luajtur në kampionatin grek
me Iraklisin. Gjithsesi, ndryshe
nga atëherë, sigurisht që
tani është shumë më i pjekur
dhe ka më tepër përvojë të
akumuluar. Gjithsesi, për të
mësuar nëse do të mund të
konkretizojë këtë transferim,
duhet pritur fundi i këtij sezoni.
Përderisa Partizani me
siguri nuk do të dojë ta humbasë
për këto tre ndeshje të
mbetura, teksa edhe transferimet
nuk fillojnë përpara
periudhës së verës.
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU

Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Redbull
Dem i Kuq


Joined: 12 Jan 2008
Posts: 1260
Location: Prishtina

PostPosted: Thu May 08, 2008 3:36 am    Post subject: Reply with quote

Kjo po qe do te ishte nje goditje nese realizohet si transfer. Pavaresisht se do te humbisnim futbollistin ndoshta me te mirin e keij sezoni, prape me shume do kishim fitim nga nje shitje e tille. Nese per Malindin u moren 50 mije euro nga nje skuader bullgare, atehere ne rastin me te keq te munshem them se per Muzaken klubi mund te marr te pakten 250 mije euro.... Do te ishte nje perfitim i mire sikur Xhani te kerkonte te mbante ndonje 20 % te kartonit apo dicka te tille.... te mos flasim qe per lojtarin do te ishte nje hap shume cilesor ne karriere
_________________
Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website
Redbull
Dem i Kuq


Joined: 12 Jan 2008
Posts: 1260
Location: Prishtina

PostPosted: Thu May 08, 2008 4:27 am    Post subject: Reply with quote

E die se eshte jashte teme po nuk mundem pa e permend humbjen e Tiranes nga Vllaznia ne finalen e Kupes.

“Fussballgott” ndeshkon

Gjermanet e perdorin shpesh shprehjen “Fussballgott” (zoti i futbollit) e nese ekziston nje i tille atehere e kreu punen e tij ne menyren me te mire te mundshme ne ndeshjen finale te Kupes. Nje skuader mekatare si Tirana qe i le ndeshjen Dinamos vetem e vetem qe te mundohet te na e beje ne me te mundimshme rrugen drejt titullit nuk kishte si te merrte me shume se nje humbje turperuese, per ta mbyll keshtu nje sezon katastrofal.
Analiste, eksperte, trajnere, ish-trajnere, gazetare e kushdo tjeter mendonin se do ta shpetonte sezonin...... sikur paskan harruar se gjynahqaret ndonjehere edhe ndeshkohen.
Very Happy Very Happy Very Happy
_________________
Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5078
Location: Italia

PostPosted: Fri May 09, 2008 2:13 pm    Post subject: Reply with quote

Kërkesë në FSHF për Devollin
dhe stadiumin e derbit
Një kërkesë e grupimit “Ultras Partizani”, bashkëngjitur
me një numër të stërmadh firmash, është
bërë gati të dërgohet në FSHF përpara mbledhjes së
Komitetit Ekzekutiv, që pritet të mbahet nesër, më
10 maj. Kjo kërkesë konsiston në dy pika të rëndësishme,
në lidhje me supersfidën Dinamo-Partizani,
që pritet të zhvillohet gjatë javës së fundit. “Së
pari – shkruhet ndër të tjera në kërkesën me shkrim
të tifozëve të Partizanit – kërkojmë faljen e mesfushorit
Bledar Devolli, me argumentimin që futbollisti
i Dinamos, Bekim Kuli, i cili ishte përsëritës në ngjarje
të tilla, u dënua 4 javë nga Komisioni i Disiplinës.
Dënim që më pas u reduktua në vetëm 1 javë,
ose në masën 80%. Ndërsa Devolli, duke mos patur
precedent të mëparshëm, mori dënim maksimal, 6
muaj pezullim dhe deri tani, ndryshe nga Kuli, ka
kryer 30% të masës ndëshkimore. Së dyti, duke parë
rëndësinë e sfidës Dinamo-Partizani dhe duke
parashikuar masën e madhe të tifozerisë që kërkon
ta ndjekë, mendojmë se stadiumi “Selman Stërmasi”
nuk i plotëson kushtet e sigurisë për tifozeritë
kundërshtare, duke parë që triubunat pas portave,
sipas udhëzimeve të FIFA-s dhe UEFA-s, nuk janë
lejuar të përdoren, pasi nuk kanë ndenjëse dhe janë
jashtë funksionit”. Këto janë pak a shumë kërkesat
që bëjnë ultrasit e kuq, me shpresën që gjykimi dhe
vendimet e mundshme që do të merren të jenë në
lartësinë e derbit përcaktues për titullin kampion.
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU

Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Redbull
Dem i Kuq


Joined: 12 Jan 2008
Posts: 1260
Location: Prishtina

PostPosted: Sun May 18, 2008 7:15 am    Post subject: Ky është një Partizan i madh Reply with quote

Ky është një Partizan i madh

Ndeshjet mund të humben e pokështu edhe kampionatet. Por kjo nuk na jep arsye dhe të drejtë që të hedhim poshte sakrificën dhe djersën e futbollistëve të Partizanit të këtij sezoni në luftën për titullin kampion që i mungon kësaj skuadre prej më shumë se 15 vitesh.
Skuadra e përbërë kryesisht nga futbollistë të rinj në moshë ka bërë një kampionat dinjitoz prej fillimit deri në fund. Patjetër se ka pasur gabime pasi pa ato (gabimet) futbolli është i paimagjinueshëm, por kjo nuk duhet të dekurajojë asnjë nga tifozat e kuq, madje përkundrazi duhet të na mobilizojë më shumë për t’i dhënë mbështetje edhe më të madhe skuadës në sezonin tjetër e gjithashtu edhe në Kupën UEFA ku kemi munguar për shumë vite.
Patjetër që ekipi do përmirësime pasi është vërejtur në këtë sezon sidomos mungesa e sulmuesve. Skuadra ka vuajtur dhe ka lënë pikë gjatë kampionatit pikërisht për këtë arsye, por kjo tashmë është një gjë e shkuar dhe diçka që nuk ia vlen të ndalesh. Kupa UEFA është shumë afër dhe klubi duhet të fillojë të mendojë për përforcime për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze në këtë kompteticion, e më pas edhe në kampionation e radhës.
Dikujt mund t’i jetë dukur i tepruar titulli i këtij shkrimi. Po për mua si një tifoz i zjarrtë ky vërtetë është një Partizan i madh. Ndoshta jo më i madhi i të gjitha kohërave, por definitivisht më i miri i dekadës së fundit. Për të arritur më të mirën vetëm qielli është kufi, dhe gjithmone do të ketë të pakënaqur, por e rëndësishme është që të mos dorëzohemi.
Për mua (dhe kam shumë besim se jo vetëm për mua) ky Partizan është më i madh se Dinamo që fitoi titullin kampion. Është më i madh se Vllaznia që fitoi Kupën e Republikës. Është më i madh se të gjitha skuadrat e këtij sezoni të mbyllur Superligës.
Sezoni tjetër vjen shpejt dhe ne duhet të besojmë sërish se do ta kthejmë titullin në shtëpi ashtu si besuam në këtë sezon deri në sekondat e fundit të ndeshjes së fundit të kampionatit.
I ka ndodhur edhe Real Madridit, edhe Juventusit, edhe Manchester Unitedit e shumë skuadrave të mëdha që të humbin ndeshje e kampionate. Ajo që i dallon mëdhenjtë është se ata asnjherë nuk dyshojnë te vetja, edhe kur rrëzohen, ngriten prapë. Dhe të mos e thotë dikush se për futbollin shqiptar të tillë. Edhe kundershtarët na konsiderojnë të tillë. Ndërsa ne të gjithë e dimë se jemi legjenda e futbollit shqiptar.
Fati s’do të jetë gjithmonë kundër nesh!


PARA PARTIZANI

Redbull, Prishtine
_________________
Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4445

PostPosted: Mon May 19, 2008 1:46 pm    Post subject: Reply with quote

ta ve te faqja redbull ?
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Redbull
Dem i Kuq


Joined: 12 Jan 2008
Posts: 1260
Location: Prishtina

PostPosted: Mon May 19, 2008 2:23 pm    Post subject: Reply with quote

Eni wrote:
ta ve te faqja redbull ?

Vere mo s'ke pse pyet fare
_________________
Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4445

PostPosted: Mon May 19, 2008 2:49 pm    Post subject: Reply with quote

Redbull wrote:
Eni wrote:
ta ve te faqja redbull ?

Vere mo s'ke pse pyet fare


falemnderit dhe bravo se e ke shkrujt shume bukur
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Redbull
Dem i Kuq


Joined: 12 Jan 2008
Posts: 1260
Location: Prishtina

PostPosted: Mon May 19, 2008 7:45 pm    Post subject: Reply with quote

paskam bere ca gabime gjuhesore..... nejse besoj se na falet
_________________
Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5078
Location: Italia

PostPosted: Mon May 19, 2008 7:53 pm    Post subject: Reply with quote

Redbull wrote:
paskam bere ca gabime gjuhesore..... nejse besoj se na falet



Very Happy Very Happy Very Happy Very Happy
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU

Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4445

PostPosted: Tue May 20, 2008 1:31 pm    Post subject: Reply with quote

Redbull wrote:
paskam bere ca gabime gjuhesore..... nejse besoj se na falet


hajd s'ka gje nuk jemi ne shkolle Very Happy
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Redbull
Dem i Kuq


Joined: 12 Jan 2008
Posts: 1260
Location: Prishtina

PostPosted: Tue May 20, 2008 2:30 pm    Post subject: Reply with quote

Very Happy
_________________
Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI


Last edited by Redbull on Tue May 20, 2008 2:32 pm; edited 1 time in total
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5078
Location: Italia

PostPosted: Tue May 20, 2008 2:31 pm    Post subject: Reply with quote

“Piratët”
serbë,
sulm faqes
Faqja zyrtare e klubit të Partizanir,
“fkpartizani.al” është
sulmuar nga piratë interneti
serbë. “Hakerat” kanë
mundur të vendosin në
“home” (faqen e parë) shkrimin
“Kosova është Serbi”
dhe thirrje të ndryshme
anti-shqiptare, por në gjuhën
angleze. Sipas një burimi
nga Shqipëriacom.shpk,
ku është hostuar edhe faqja
e Partizanit, në total ishin
12 faqe interneti të sulmuara
nga piratët serbë. Momentalisht
faqja është jashtë
funksionit për lexues
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU

Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5078
Location: Italia

PostPosted: Tue May 20, 2008 2:44 pm    Post subject: Reply with quote

esht lojtar i mir do na bente pune
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU

Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5078
Location: Italia

PostPosted: Fri May 23, 2008 1:43 pm    Post subject: Reply with quote

ka vdekur presidenti i top-channel dritan hoxha sot ne aksident
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU

Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Display posts from previous:   
Post new topic   This topic is locked: you cannot edit posts or make replies.     Forum Index -> Partizani All times are GMT + 1 Hour
Goto page Previous  1, 2, 3 ... 24, 25, 26 ... 56, 57, 58  Next
Page 25 of 58

 
Jump to:  
You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot vote in polls in this forum



Surf Anonymous with Zzoop Proxy Free Games Online

Web Hosting for this free forum is provided by Free Bulletin Board get your free phpbb forum or free Invision forum today!



Powered by phpBB � 2001, 2002 phpBB Group   ·   supports phpBBHacks.com