|
| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Wed Jul 09, 2008 12:56 pm Post subject: |
|
|
shi shi ma paske kalu me kohe ti
te te boj nj ban 1-mujor sa te te kap _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 4814 Location: Italia
|
Posted: Wed Jul 09, 2008 2:34 pm Post subject: |
|
|
eleminim konkurrence?  _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
 |
|
| Back to top |
|
 |
Redbull Dem i Kuq

Joined: 12 Jan 2008 Posts: 1049 Location: Prishtina
|
Posted: Mon Jul 14, 2008 8:06 am Post subject: |
|
|
Nuk e di nese ndan edhe dikush te njejtin mendim me mua, por kam pershtypjen se ka disa mediume keqdashese ndaj Partizanit. Ne radhe te pare do te permendja gazeten Panorama Sport. Ka me shume se nje muaj qe nuk kam lexuar asnje shkrim me trajtim pozitiv per Partizanin. Le qe i kushtojne fare pak rendesi (me shume shkruajne per Bylisin apo Lushnjen se per ne) po edhe atehere kur shkruajne i kepusin ndonje genjeshter apo i fryjne se tepermi disa gjera...... _________________ Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 4814 Location: Italia
|
Posted: Mon Jul 14, 2008 9:59 am Post subject: |
|
|
Partizani, një hap prapa Shirokit
Lika, ndryshe nga homologu Kataliniç, nuk di thuasje asgjë për kundërshtarin
“Shiroki ka ndryshuar
nga ajo
skuadër që u përball
tre vjet më parë me
Teutën. Për ekipin aktual
nuk di të them ende asgjë,
prandaj gjatë kësaj periudhe
duhet të punojmë edhe në
këtë drejtim”. Pak a shumë
ky ishte reagimi i trajnerit të
Partizanit, Hasan Lika, më
1 korrik, pasi mësoi se shorti
i turit të parë eliminator të
Kupës UEFA e kishte vendosur
kundër Shiroki Brijeg.
Ndërsa tani, kur kanë kaluar
plot dy javë dhe troket
përballja e parë, mësohet sërish
prej gojës së tij se asgjë
nuk ka ndryshuar: “Në
kuadrin e përgatitjeve të
skuadrës që deri tani kanë
shkuar mirë, e vetmja gjë
shqetësuese është fakti se
ende nuk kemi mundur të
shohim ndonjë filmim të një
ndeshjeje të Shirokit. Qoftë
për të krijuar një përshtypje
të vakët. Informacioni i paktë
na ka ardhur vetëm
përmes shtypit, por kjo nuk
mjafton. Sidoqoftë ne jemi
munduar dhe do të
përpiqemi që t’ia bëjmë
hyzmetin kësaj sfide, me aq
sa kemi vetë në dorë”. Errësira
vizive, apo edhe informative
për kundërshtarin,
përbën një problem jo të vogël
në përgatitjen e ndeshjeve të
këtij niveli. Sidomos duke ditur
që marrin pjesë ekipe
thuajse të panjohura në
arenën evropiane. Akoma
më shumë merr peshë ky
problem, duke ditur që nga
ana tjetër për Shirokin duket
se Partizani nuk është një
ekip fare i panjohur. Ishte
vetë ish-trajneri i Dinamos,
Ivan Katalaniç, që pranoi
hapur se ka shikuar kasetet
e disa ndeshjeve të fundit të
të kuqve. Tekniku 57-vjeçar,
i cili ka debutuar në kampionatin
shqiptar pikërisht me
një ndeshje kundër Partizanit,
të humbur 2-1, pohoi për
mediat boshnjake se i njeh
mjaftueshëm karakteristikat
e kundërshtarëve të Kupës
UEFA: “Kam njohje të futbollit
shqiptar, pasi kam punuar
para dy vitesh aty. Përsa i
përket Partizanit kam parë
disa video të ndeshjeve të
tyre”. Të kuqtë kanë ende
shansin të përpiqen të sigurojnë
ndonjë kasetë të Shirokit
gjatë 48 orëve, që do të
qëndrojnë në Bosnjë para
ndeshjes së të enjtes. Përndryshe
do të thotë se për duelin
e parë, boshnjakët do të
kenë një avantazh të dyfishtë:
përveçse të fushës, edhe
atë të njohjes së cilësive të
skuadrës kundërshtare. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 4814 Location: Italia
|
Posted: Mon Jul 14, 2008 10:00 am Post subject: |
|
|
Edhe dje, megjithëse e dielë,
Partizani ka vazhduar stërvitjen,
më i plotë nga një ditë
më parë. Nën urdhrat e trajnerit
Lika kanë munguar
vetëm Gjergji Muzaka dhe
Tefik Osmani, të cilët duket
se kishin marrë leje. Ndërkohë,
ndoshta sot pritet që
grupit t’i bashkohet edhe Nallbani.
Përfundimisht, të kuqtë
kanë vendosur të mos zhvillojnë
asnjë miqësore, për të
testuar skuadrën para takimit
të parë të Kupës UEFA. Kështu,
prova e vërtetë gjenerale e Partizanit
të ri do të jetë ndeshja
e së enjtes me Shirokin. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 4814 Location: Italia
|
Posted: Mon Jul 14, 2008 10:01 am Post subject: |
|
|
Partizani do të udhëtojë drejt
Bosnjës ditën e martë, me një
autobus të ofruar nga kompania
e njohur e udhëtimeve
“Joy Travel”. Parashikohet që
pas shtatë orësh udhëtimi,
ekipi i kuq të mbërrijë në
destinacion, i gatshëm që pas
thuajse 48 orësh të përballojë
sfidën e parë kundër Shiroki
Brijegt, një kundërshtar
që ka eliminuar dy sezone më
parë, Teutën e Durrësit (0-3,
në Durrës, 3-1 në Bosnjë).
Takimi Shiroki Brijeg-Partizani
do të luhet të enjten e 17
korrikut, në stadiumin “Pekari”
në orën 20:15. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
 |
|
| Back to top |
|
 |
Redbull Dem i Kuq

Joined: 12 Jan 2008 Posts: 1049 Location: Prishtina
|
Posted: Mon Jul 14, 2008 12:48 pm Post subject: |
|
|
Hajde ishalla rruga e hajrit edhe u kthefshin me nje fitore _________________ Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4171
|
Posted: Mon Jul 14, 2008 4:24 pm Post subject: |
|
|
7 or me atobus mer ejjj
sikur po shkojm nga i cep i europs n cepin tjeter. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 4814 Location: Italia
|
Posted: Mon Jul 14, 2008 6:45 pm Post subject: |
|
|
or ti eshte larg bosnja  _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
 |
|
| Back to top |
|
 |
Redbull Dem i Kuq

Joined: 12 Jan 2008 Posts: 1049 Location: Prishtina
|
Posted: Mon Jul 14, 2008 7:26 pm Post subject: |
|
|
gjithsesi kane mjaft kohe per te marre veten dhe per tu ambientuar.... kam shume besim se te pakten nje barazim do e marrim _________________ Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 4814 Location: Italia
|
Posted: Mon Jul 14, 2008 7:53 pm Post subject: |
|
|
s'shkonin dot me avion kta? _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 4814 Location: Italia
|
Posted: Tue Jul 15, 2008 9:09 am Post subject: |
|
|
Partizani/Sot udhëtohet për transfertën e Kupës UEFA
Skuadra më ‘popullore’,
pa tifozë drejt Bosnjes
Xhani: “I marrim turin tjetër”. Fansat: “S’shkojmë!”
Në një atmosferë të
vakët e kontradik
tore, Partizani
merr start paraditen e sotme
drejt rrugës së vështirë të turit
të parë eliminator të Kupës
UEFA, që do ta dërgojë në
Bosnje, aty ku të enjten do të
përballet me Shirokin
vendës. Kontigjenti i kuq, që
është përzgjedhur për të marrë
pjesë në këtë transfertë
grumbullohet sot në ora
10.00, në ambientet e klubit,
nga ku me autobus do të niset
me destinacion qytetin e
Shirokit, në të cilin është programuar
të mbërrijë pas rreth
7 orësh udhëtim. Nga sa mësohet
do të jetë një delegacion
prej gati 30 vetësh mes drejtuesish
e lojtarësh, ndër të
cilët nuk do të merren të gjithë
elementët, të cilët po stërviten
prej më tepër se dy javësh. E
bujshme është se ndryshe
nga sa ka ndodhur më parë,
në ndjekje të ekipit nuk është
planifikuar të merret asnjë tifoz
për këtë transfertë boshnjake.
Gjithmonë, presidenti
Xhani është krenuar me faktin
që drejton skuadrën më
popullore në Shqipëri dhe
për numrin e madh të
dashamirësve që e ndjekin
Partizanin, në krahasim me
ekipet rivale si Tirana apo
Dinamo. Por kur vjen puna
Partizani/Sot udhëtohet për transfertën e Kupës UEFA
Skuadra më ‘popullore’,
pa tifozë drejt Bosnjes
Xhani: “I marrim turin tjetër”. Fansat: “S’shkojmë!”
MOLGEN BALENA
te përfaqësimi ndërkombëtar,
ka treguar mospërfillje ndaj
fansave. “Këtë herë është e
pamundur. Shpresojmë të
marrim ndonjë tifoz, nëse
kualifikikohemi për në turin
e dytë”, mësohet të jetë shprehur
numri një i klubit të kuq,
në bisedat që ka patur me tifozë
të veçantë gjatë këtyre
ditëve. Vetë fansat e kuq kanë
mbetur jo pak të zhgënjyer
nga kjo mospërfillje e
panumërt që tregojnë drejtuesit
kundrejt tyre. Aq sa, si
për të protestuar ndaj kësaj,
nuk kanë ndërmend as të
marrin vetë iniciativën e vajtjes
në Bosnje që të mbështesin
skuadrën e zemrës.
“Askush s’ka për ta marrë
mundimin të shkojë”, thonë
thuajse një zëri. Në këtë
mënyrë, Partizani do të duhet
t’i bëjë ballë të enjten një
stadiumi që do të vlojë nga
boshnjakët, teksa të vetmit tifozë
shqiptarë pritet të jenë
disa nga drejtuesit që janë
parashikuar të shoqërojnë
ekipin. Megjithatë, kjo do të
jetë thuajse asgjë, në krahasim
me atë mbështetje që
janë mësuar të dhurojnë fansat
e kuq, qoftë edhe kur janë
të paktë në numër. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 4814 Location: Italia
|
Posted: Tue Jul 15, 2008 9:11 am Post subject: |
|
|
Ata që pritet të
nisen drejt Bosnjes
E.Bakaj
Xhika
Beqiri
Pinari
Tafaj
Osmani
Hallaçi
Shameti
Gjyla
Dhëmbi
Karapici
Muzaka
Capo
Karabeci
Përlleshi
Ngjela
Bejzade
Bakaj _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 4814 Location: Italia
|
Posted: Tue Jul 15, 2008 9:11 am Post subject: |
|
|
Xhani,
drekë me
“senatorët”
Një ditë para nisjes për në
Bosnje, pesë lojtarë të Partizanit,
Beqiri, Osmani,
Dhëmbi, Muzaka e Bakaj
kanë kaluar disa orë të
drekës jashtë kryeqytetit,
me presidentin Xhani. Për
këtë arsye, gjatë pasdites së
djeshme, ata kanë mbërritur
në stërvitje pak më vonë se
pjesa tjetër e lojtarëve, të
cilët kishin zbritur në fushë
dhe kishin disa minuta që
kishin filluar seancën. Nuk
dihet me saktësi se çfarë
është biseduar, por me siguri
që temë kryesore ka
qenë sfida e radhës me Shirokin
dhe e ardhmja e këtyre
lojtarëve, të cilësuar nga
Xhani si “senatorë” të ekipit. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 4814 Location: Italia
|
Posted: Tue Jul 15, 2008 9:12 am Post subject: |
|
|
Gati
uniformat
“Legea”
Në prag të ndeshjes së parë
të turit eliminator të Kupës
UEFA, të kuqtë kanë siguruar
edhe uniformat e reja,
që do të përurohen në këtë
përfaqësim evropian dhe do
të jenë të markës “Legea”.
Veç dy uniformave, një
ngjyrë e kuqe e një e
bardhë, lojtarët do të pajisen
edhe me kostumet sportive,
që do të mbahen gjatë
qëndrimit në Bosnje. Ekipi
do të udhëtojë me një autobus
të kompanisë së njohur
“Joy Travel” dhe pas 7
orësh duhet të mbërrijë në
Shiroki Brijeg, i gatshëm që
pas thuajse 48 orësh të
përballojë sfidën e parë
kundër vendësve. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
 |
|
| Back to top |
|
 |
|
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum
|
|