|
| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
Posted: Tue Jul 15, 2008 9:13 am Post subject: |
|
|
Ngec Nallbani,
shans për
E.Bakajn
Megjithëse i federuar
për sfidat e Kupës UEFA,
Blendi Nallbani nuk është
dukur as dje në stërvitjen
e fundit që të kuqtë
kanë kryer në tokën shqiptare
para takimit me
Shirokin. Mesa mësohet
nga burime pranë klubit
të kuq, negociatat midis
palëve janë bllokuar për
shkak se nuk është arritur
një gjuhë e përbashkët financiare.
Gjithsesi duket
se stafi i kuq është përgatitur
që të paktën për
ndeshjen e së enjtes në
Bosnjë t’i japë shansin të
riut të talentuar E.Bakaj,
për t’u aktivizuar në
portë. Ndonëse ka edhe
një farë shprese që çështja
Nallbani mund të zgjidhet
në minutën e fundit.
Gjithashtu, probleme mësohet
se ka edhe me federimin
e Bejzades, të huazuarit
tjetër që klubi i kuq
ka vendosur të marrë
vetëm për ndeshjet e
Kupës UEFA. Çdo gjë
duket se ka të bëjë me faktin
se emri i sulmuesit ka
shkuar me vonesë në
UEFA. Prandaj gjatë këtyre
ditëve drejtuesit e klubit
të kuq kanë qëndruar
në kontakt me organizmin
evropian, në mënyrë që të
kërkojnë një zgjidhje pozitive
të kësaj çështjeje.
Përgjigjia përfundimtare
duhet të vijë sot. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Redbull Dem i Kuq

Joined: 12 Jan 2008 Posts: 1260 Location: Prishtina
|
Posted: Tue Jul 15, 2008 9:36 am Post subject: |
|
|
Emo futja Nallbanit.... pavaresisht se e paska nis te ne futbollin.... eshte konvertuar dhe eshte bere mi prandaj nuk mund t'ia shohesh hajrin ndonjehere _________________ Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Tue Jul 15, 2008 12:10 pm Post subject: |
|
|
Vetem Nallbani esht federuar sipas Gazetes SOT. Bejzaden se kan federu dot. Megjithate mesa duket sdo kemi as njerin as tjetrin. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Redbull Dem i Kuq

Joined: 12 Jan 2008 Posts: 1260 Location: Prishtina
|
Posted: Tue Jul 15, 2008 12:45 pm Post subject: |
|
|
Te shohim neser... e dime te gjithe si jane gazetat shqiptare  _________________ Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
Posted: Tue Jul 15, 2008 1:29 pm Post subject: |
|
|
| Eni wrote: | | Vetem Nallbani esht federuar sipas Gazetes SOT. Bejzaden se kan federu dot. Megjithate mesa duket sdo kemi as njerin as tjetrin. |
po te panorama thuhej qe nallbani s'ishte federuar e bejzade po _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Tue Jul 15, 2008 2:37 pm Post subject: |
|
|
e kishte dhen vizion plus sot qe sdo jet asnjeri _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
Posted: Tue Jul 15, 2008 2:42 pm Post subject: |
|
|
hajde merri vesh kta  _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Redbull Dem i Kuq

Joined: 12 Jan 2008 Posts: 1260 Location: Prishtina
|
Posted: Tue Jul 15, 2008 7:20 pm Post subject: |
|
|
Gjithsesi nga ajo qe po shoh ne pjesen e pare te Dinamo-Modrica.... niveli i kampionatit boshnjak eshte shume poshte tonit. Tani e dime te gjithe se ne kemi loje me te mire se Dinamo. Edhe Shiroki me Modrica duhet te jene aty aty..... meqe kane disa braziliane mund te jene me te veshtire... veq kesaj jane skuader me me shume tradite, por prape nuk jane nje skuader qe mund te na eliminojne.
Neser barazimin e kemi te sigurte.... Ishalla po debuton me gol Ngjela. _________________ Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI |
|
| Back to top |
|
 |
Redbull Dem i Kuq

Joined: 12 Jan 2008 Posts: 1260 Location: Prishtina
|
Posted: Tue Jul 15, 2008 8:05 pm Post subject: |
|
|
Edhe pas 0-2 te Dinamos i qendroj fjaleve se kjo skuadra kampione e Bosnjes eshte nje ekip diletant. Kunder cdo skuadre tjeter do te me gezonte nje humbje e Dinamos, po jo kunder nje skuadre te serbeve.
Dallimi mes nesh edhe Dinamos eshte se ne luajme me grinte.... tani me shume se kurre duhet te fitojme pasneser per te mbrojt nderin e futbollit shqiptar qe u be lecke nga ekipe pa grinte si Dinamo.
Nuk eshte Vllaznia apo ndonje skuader tjeter per te bere pazare. Kur luan kunder nje skuadre te motivuar qofte ajo edhe gjysme profesioniste me nje buxhet sa skuadrat e kategorise se dyte shqiptare, patjeter se do humbesh....... _________________ Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
Posted: Tue Jul 15, 2008 9:43 pm Post subject: |
|
|
ska problem se ja marrim ne hakun  _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Redbull Dem i Kuq

Joined: 12 Jan 2008 Posts: 1260 Location: Prishtina
|
Posted: Tue Jul 15, 2008 9:55 pm Post subject: |
|
|
e thash edhe nje here..... ishte skuader serbe e sma bente zemra.... se po te ishte kunder tyre Shiroki Brijeg do beja tifo per ta me gjithe zemren  _________________ Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI |
|
| Back to top |
|
 |
Redbull Dem i Kuq

Joined: 12 Jan 2008 Posts: 1260 Location: Prishtina
|
Posted: Wed Jul 16, 2008 7:15 am Post subject: |
|
|
PARTIZANI, NË BOSNJE PA FRIKË
Gjyla: “Asgjë më pak se Shiroki”. Hallaçi: “Gol që në sfidën e parë”
Me nota të larta optimizmi, Partizani ka nisur udhën evropiane për në Bosnje, ku ka mbërritur pas 12 orësh rrugë rreth orës 21.00 të ditës së djeshme. Gjithsesi, përkundër lodhjes së mundshme, gjendja e skuadrës së kuqe duket mëse optimale për të përballuar sfidën e parë të Kupës UEFA, të enjten ndaj Shiroki Brijeg (ora 20.15). Kjo vërehet edhe nga fjalët e shprehura nga disa prej lojtarëve, para nisjes.
“Besoj se kundërshtari ynë është i të njëjtit nivel dhe kemi mundësia ta kalojmë”, ka deklaruar mesfushori Viktor Gjyla.
Nënkampionia e Bosnjës, ashtu si Partizani në Shqipëri, është një nga skuadrat më të forta të vendit të vet. Pa harruar se para dy sezonesh ka eliminuar Teutën, po në Kupën UEFA.
“Jemi përgatitur me seriozitet. Në letër nuk ka skuadra të lehta, pasi futbolli në të dy vendet është i përafërt. Ne do të bëjmë më të mirën tonë, për të marrë një rezultat
pozitiv në takimin e parë dhe t’i mbyllim llogaritë në ndeshjen e kthimit në Tiranë”, thotë plot bindje 26-vjeçari Gjyla, i cili ka debutuar në Kategorinë Superiore më 28 tetor 2004 dhe është në sezonin e tij të tretë te Partizani, ku ka qenë një nga elementët më të dalluar në kampionatin e fundit.
Rahman Hallaçi është një nga lojtarët “veteranë” të Partizanit, për të cilin kontribuon që prej sezonit 2002-2003. “Skuadra ka optimizëm, pasi boshti i ekipit ekziston, pavarësisht
mungesave. Me këtë kontingjent që kemi besoj se do të arrijmë diçka. Kemi pasur largime titullarësh në krahasim me sezonin e kaluar, por kemi marrë lojtarë të rinj, të cilët besoj se do të bëjnë më të mirën. Kemi futbollistë që do të përballojnë me sukses ndeshjet e turit të parë dhe do të dimë të shënojmë që në ndeshjen e parë”, thotë 24-vjeçari Hallaçi. Kuksiani pohon se të kuqtëkanë pak njohuri për Shirokin, ndonëse ka luajtur në Shqipëri kundër Teutës. “Sigurisht që bëhet fjalë për një ekip që duhet vlerësuar. Për më tepër që ka bërë edhe përforcime, por edhe ne jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, prandaj s’duam të gabojmë”, përfundoi mbrojtësi i Partizanit.
As Shiroki s’trembet
Edhe në kampin e kundërshtarëve të Partizanit mbizotëron besimi për sfidën e parë të turit eliminator të Kupës UEFA. Një prej futbollistëve, Stanko Bubalo sheh si favor faktin që ndeshja luhet në Shiroki Brijeg: “Jemi më të favorizuar, pasi luajmë në shtëpi. Partizani është vonë me përgatitjet dhe besoj se nuk do të jetë gati për ndeshjen e parë, prandaj duhet shfrytezuar ky fakt. Por shqiptarët s’duhen nënvlerësuar, pasi me aq sa kemi shikuar në dvd, Partizani është serioz dhe dimë që ka investuar për lojtarë gjatë viteve te fundit. Por Shiroki është përgatitur mirë dhe presim që puna të na shpërblehet të enjten”.
UEFA u mohon të kuqve edhe Bejzaden
Përfundimisht, Partizani është nisur drejt Bosnjes, përveçe pa portierin Nallbani, edhe pa sulmuesin Skerdi Bejzade. Përgjigjia e ardhur nga UEFA, që pritej pikërisht dje, ka qenë negative në lidhje me federimin e lojtarit tiranas. Emri i tij mësohet se është dërguar me vonesë në organizimin e futbollit evropian. Prandaj, nga UEFA nuk është parë e arsyeshme që të shkelen rregullat, megjithëse bëhet fjalë për një tur të parë eliminator. Në këtë mënyrë, tekniku Lika nuk do ta ketë në dispozicion Bejzaden të paktën për ndeshjen e së enjtes. Atëherë kur sulmi i Partizanit duket e pashmangshme që të përbëhet nga Bakaj e Ngjela. Ndërsa me siguri do të bëhet e mundshme që sulmuesi i Elbasanit të jetë në ndeshjen e kthimit, më 31 korrik, që do të luhet në “Qemal Stafa”. Ndërsa nuk ka shumë shpresa që kjo të ndodhë me portierin Nallbani, i cili mesa duket nuk ka rënë dakord financiarisht me presidentin Xhani për aktivizimin e tij vetëm për Kupën UEFA. Pavarësisht se është ruajtur boshti i skuadrës nuk mund të thuhet se Partizani ka të njëjtën fytyrë si sezonin e kaluar, pas largimit të disa futbollistëve të formacionit bazë gjatë merkatos së verës. _________________ Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
Posted: Thu Jul 17, 2008 8:37 am Post subject: |
|
|
Bakaj lë MerkatonMënjanë përNjë natë
17 Korrik Kupa UEFA
Shiroki Brijeg?Partizani, ora 20.15
Elis Bakaj është një nga lojtarët më të spikatur të Partizanit, tek i cili shpreson jo pak trajneri Hasan Lika në një rezultat pozitiv në Bosnjë. Elis Bakaj është edhe mbajtësi i një rekordi shqiptar, atij të futbollistit më të ri në moshë të aktivizuar në një ndeshje ndërkombëtare. Bakaj është aktivizuar në ndeshjen Dacia Kisinau?Partizani (2?0), të zhvilluar më 5 korrik 2003, në Kisinau në moshën 16 vjeç e 10 ditë. Përpara nisjes drejt Bosnjës, Elis Bakaj dha këtë intervistë për “Albania?sport.com”.
Bakaj, në turin e parë eliminator të Kupës UEFA, Partizani do të përballet me boshnjakët e Shiroki Brijegut. Sa i përgatitur është ekipi për këtë sfidë?
?Jemi stërvitur intensivisht për rreth dy javë dhe unë besoj se Partizani do të tregojë atë nivel, me të cilin është paraqitur edhe në kampionat”
Në merkaton e verës janë larguar shumë lojtarë të formacionit bazë. Sa mund të ndikojë kjo në takimin e parë kundër Shiroki Brijeg?
?Kanë qenë lojtarë titullarë në ekipin tonë, por unë besoj se do t’i mbushim boshllëqet e largimeve.
A keni njohje për skuadrën e Shirokit, pasi nga informacionet është skuadra nënkampione e Bosnjës, ndërkohë që kanë dhe lojtarë të huaj në gjirin e tyre, brazilianë e të tjerë?
Personalisht nuk kam njohje për atë, por megjithatë ekipi ynë i ka ta forcat për ta kaluar këtë tur. Ka optimizëm në skuadër se mund t’i eliminojmë.
E ardhmja juaj vazhdon të jetë akoma enigmë. Keni qenë për provë në Ukrainë, ndërkohë që është folur edhe për Borusian e Dortmundit në Gjermani. Vazhdojë të qëndrojnë këto pista?
Pistat ekzistojnë akoma, por si klubi dhe unë jemi duke parë ofertat më të mira për të zgjedhur. Shpresoj se do të largohem në një kampionat të huaj.
Pjesa e tjerët e formacionit kundër Shirokut nuk ka asnjë dilemë: pritet nga Ngjela
Porta e kuqe kthehet në rebus
Kanë mbetur dy rezervat, Xhika dhe Bakaj, Lika nuk e ka vendosur kush do të jetë i pari
Partizani, ekipi i parë shqiptar, që ka marrë pjesë në një kompeticion Europian, ai kundër Norkepingut në Ligën e Kampioneve (1962), i ka nisur me optimizëm ditët anti?Shiroki Brijeg, pikërisht në Bosnjë. Në orën 10, drejtuesit e Partizanit dolën në konferencë për shtyp, ku deklaruan se kishin mbërritur për një rezultat pozitiv. Nënkampionët e Shqipërisë kryen paradite edhe seancën e parë, me vrapime në pyll, ndërkohë që në mbrëmje (ora 19:00) do ta kryejnë atë në stadiumin ku do të luhet ndeshja. Porta është një problem më vete për Partizanin. Pas largimit të Orges Shehit dhe mospasjes mundësi të angazhimit me huazim të portierit të Tiranës, Blendi Nallbani, Edvan Bakaj pritet të jetë në atërkëndëshin e kuq. Për portierin e huazuar për dy sezone me radhë të Luftëtari, ndeshja kundër Shiroki Brijeg do të jetë ndeshja e parë ndërkombëtare. Por çuditërisht, Lika thotë: “Të shohim kush do të jetë në portë, pasi nuk e kemi vendosur akoma se kush do të luajë nga dy portierët (Bakaj apo Xhika), ? thotë trajneri Hasan Lika, i cili synon një rezultat pozitiv me skuadrën e kuqe, pavarësisht se takimi do të luhet në “skrofullën e armikut”.
...
Lika do ta drejtonin Partizanin në ndeshjen e parë ndërkombëtare. Të paktën në letër Shiroki Brijeg duket më i fortë...
...Më i fortë?!...Edhe ata si ne kanë dalë nënkampionë në vendin e tyre. Ne jemi munduar të bëjmë më të mirën në ditët e fazës përgatitore, duke pasur parasysh edhe kontingjentin e lojtarëve. Në përgjithësi, skuadra është e përgatitur për të dhënë më të mirën këtë takim
Si duket skuadra pas fazës në Pogradec?
? Skuadra ka marrë një gjendje përgatitore të mirë për momentin. Megjithatë,jemi stërvitur për një kohë relativisht të shkurtër. E rëndësishme për ne është të bëjmë një paraqitje të mirë, dhe besoj se kështu do të marrim edhe rezultate.
Sa optimizëm ka Partizani për ta kaluar turin e parë?
? Të gjitha skuadrat në kompeticionet europiane luajnë për t’u kualifikuar. Ne do të japim maksimumin e mundësive tona.
A e kanë përligjur ardhja e lojtarëve të rinj mungesën e disa titullarëve të sezonit të kaluar?
= Ne e kemi bazën e grupit të lojtarëve, pavarësisht mungesave të atyre lojtarëve. Mendoj se në vazhdimësi ne do të përforcohemi akoma më tepër, për të bërë një kampionat të mirë. Besoj se në të ardhme do të jemi në një gjendje më të mirë _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Redbull Dem i Kuq

Joined: 12 Jan 2008 Posts: 1260 Location: Prishtina
|
Posted: Fri Jul 18, 2008 12:27 am Post subject: |
|
|
Eufori ballkanase, Partizani feston barazimin si fitore
Pas barazimit pa gola në stadiumin “Pecara” në Shiroki Brijeg përballë skuadrës me të njejtin emër futbollistët e Partizanit kanë festuar si të kishin fituar ndeshjen duke besuar kështu se kualifikimi për në xhirone e dytë të Kupës UEFA tashmë është një punë e kryer. Por me këtë gjë nuk pajtohet trajneri i Shiroki Brijeg, Ivan Kataliniç, që e sheh skuadrën e tij akoma në lojë për t’u kualifikuar për në turin e dytë.
“Ata po festojnë sikur të kishin fituar, dhe ky është një mentalitet tipik ballkanas. Pikërisht për këtë unë besoj se akoma asgjë nuk ka mbaruar, pasi në ndeshjen e kthimit mund të shënojmë një gol dhe të shkojmë më tutje”, ka thënë pas ndeshjes për “abcportal.com” Kataliniç.
Ai beson se Partizani do të luajë në të njejtën mënyrë edhe në ndeshjen e dytë që do të zhvillohet më 31 korrik në “Qemal Stafa”, por duke qenë se janë edhe dy javë deri te ndeshja, skuadrës nënkampione të Shqipërisë i mbetet kohë e mjaftueshme për të përmirësuar disa aspekte të lojës së saj. Edhe efekti fushe dhe përkrahja e tifozërisë do të jetë një element shtesë në këtë përballje.
Skuadra e trajnerit Hasan Lika duhet që të tregohet e kujdesshme dhe të mos nënvlerësojë kundërshtarin në ndeshjen e kthimit. E rëndësishme do të jetë vazhdimi i fazës përgatitore dhe zhvillimi i ndeshjeve miqësore në mënyrë që skuadra, sidomos sulmi dhe mesfusha të arrijnë të shprehen më qartazi në fushë pasi në Shiroki Brijeg këto dy reparte kanë pasur jo pak probleme sidomos në pjesën e dytë, për ndryshim nga mbrojtja që ka bërë një paraqitje solide.
P.S. Eno po deshe vere te faqja e pare kete shkrim (nese mendon se ia vlen). per kete arsye e pergatita. Kroateve u kishte ardh inat qe tanet kishin festuar. Gjithsesi nje lloj logjike e ka se futbollistet nuk duhet te gezohen para kohe, po te pergatisin me seriozitet ndeshjen e kthimit.
Favorite jemi po prape kujdes duhet _________________ Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Fri Jul 18, 2008 1:34 pm Post subject: |
|
|
e shtova Redbull, faleminderit.
ndryshova titullin se ishte shume i gjate  _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
|
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum
|
|