|
| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
Jimmy Dem i Kuq

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 572 Location: Tirane
|
Posted: Sat Jun 03, 2006 5:51 pm Post subject: |
|
|
ME THA NJONI SOT QE E KAN ME BLE 50 % TE AKSIONEVE TE PARTIZONIT.  _________________
 |
|
| Back to top |
|
 |
toncubi Dem i Kuq

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 694 Location: Afganistan
|
Posted: Sun Jun 04, 2006 5:49 am Post subject: |
|
|
Sot pra thoshin gazetat se do i mori ai greku janines. avokat tjetri. Them se eshte nje tjeter fllucke sapuni e Xhanit. Edhe po u realizua prape nuk kam besimse do behet ndonje gje. Nuk behet gje me Xhanin, ka more fund ai muhabet. _________________
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Mon Jun 05, 2006 1:12 pm Post subject: |
|
|
Partizani, trajneri Starova mund te kaloje te Teuta
E Diele, 04 Qershor 2006
Vete trajneri nuk e pohon, por burime ne klubin e te kuqve e thone si te sigurt qe Sulejman Starova do te jete drejtues i Teutes se Durresit, sezonin e ardhshem. "Starova ka nenshkruar nje parakontrate me Teuten, - thone keto burime, - dhe do largohet nga Partizani, menjehere pas Kupes Intertoto". Vete i interesuari flet ne menyre diplomatike, si gjithnje. "Une vazhdoj te jem trajner i Partizanit, - tha ai dje, - dhe do te respektoj kontraten, pra do te jem edhe per Kupen Intertoto. Me pas, do te flasim". _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Tue Jun 06, 2006 1:02 pm Post subject: |
|
|
Stërvitja, në një terren të vështirë
Seanca e parë tekniko-taktike u zhvillua në ambientet e klubit, ku kushtet e terrenit linin për të dëshiruar. Ndikim mjaft negativ kanë pasur reshjet e shumta gjatë këtyre ditëve, që kanë ndikuar direkt në cilësinë e keqe të fushave. Futbollistët e kanë pasur shumë të vështirë të shprehnin më të mirën e tyre, megjithëse grinta nuk u ka munguar, edhe pse në një ndeshje kontrolli. Sot pritet që stërvitja të spostohet në fushat e Kamzës, në terrenet me bar sintetik, ku reshjet e shiut nuk ndikojnë aspak në cilësinë e fushës.
Stafi teknik, dorën e fundit listës
Ka qenë shumë e vështirë dje në mbrëmje të zbuloje listën e futbollistëve që do t'i dërgohet UEFA-s për Intertoton. Drejtuesit e stafit teknik nuk kanë pranuar ta bëjnë publike këtë listë, me pretendimin se po i japin dorën e fundit, duke hequr apo shtuar ndonjë element. Afati i fundit i dorëzimit ka qenë ora 24:00 e ditës së djeshme. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Wed Jun 07, 2006 1:11 pm Post subject: |
|
|
Braziliani Alain Kardek kthehet mbrapsht në Rinas për dokumentat
Partizani ka vijuar dje me ditën e dytë të minifazës përgatitore për Kupën Intertoto. Ishte lajmëruar se stërvitja do të zhvillohej në kompleksin stërvitor të ekipit kombëtar në Kamzë, por kjo nuk ka ndodhur. Skuadra është stërvitur sërish në ambientet e klubit, pasi fusha e Kamzës ishte e zënë nga disa aktivitete të moshave të vogla. Gjithsesi, tekniku Starova ka grumbulluar grupin në orën 17:20 minuta dhe ka nisur programin e plotë. Mungonin Muzaka, Bakaj, Dhëmbi dhe Kardek, ndërsa të tjerët ishin që të gjithë prezentë në stërvitje. Seanca ka zgjatur për rreth një orë e gjysmë dhe tekniku nuk e ka ngarkuar shumë skuadrën. “Jam i kënaqur për gjendjen e skuadrës pas këtyre seancave të para, tha Starova në përfundim të stërvitjes. – Në këtë periudhë nuk mund ta ngarkosh shumë skuadrën, pasi vjen nga një kampionat i gjatë dhe i lodhshëm. Gjëja më e mirë që mund të bëjmë për momentin është të mbajmë ritmin dhe gjendjen fizike të mëparshme. Nëse lojtarët do të ngarkoheshin shumë me përgatitje, nuk do të kishim kohë kur t’i relaksojmë ata”, tha trajneri. Një episod kurioz ka ndodhur dje. Braziliani i të kuqve, Alain Kardek ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, por është detyruar të kthehet mbrapsht pasi autoritetet shqiptare kanë gjetur parregullsi në dokumentacionin e tij. Nuk është e qartë se çfarë problemesh saktësisht janë hasur në dokumentacionin e mbrojtësit brazilian, pasi është kthyer menjëherë prej nga ka ardhur dhe drejtuesit nuk kanë mundur të komunikojnë me të. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Wed Jun 21, 2006 12:47 pm Post subject: |
|
|
Stërvitja shtyhet 2 orë nga Starova
Dje ishte programuar që seanca stërvitore të zhvillohej rreth orës 16:00, por ajo ka filluar 2 orë me vonesë, për shkak të mungesës së trajnerit. Të gjithë futbollistët janë paraqitur në klub në orarin e përcaktuar, madje edhe zëvendëstrajneri Shehu, por Starova ka urdhëruar nëpërmjet telefonit se stërvitja do të niste dy orë më pas, pra, në orën 18:00. Megjithëse futbollistët kanë këmbëngulur që stërvitja të zhvillohej në orën 16:00 nga Shehu, siç ishin njoftuar një ditë më parë, Starova ka urdhëruar që futbollistët të prisnin për dy orë. Në orën 16:00 po luhej takimi mes Gjermanisë dhe Ekuadorit, kështu që futbollistët e kanë shfrytëzuar këtë orar për të ndjekur këtë takim të botërorit.
Muzaka, gati për takimin e kthimit
Gjergji Muzaka nuk është aktivizuar nga trajneri në takimin e parë, për shkak të një dëmtimi në rrëzë të kofshës. Megjithëse mjeku Rusi pat deklaruar se Muzaka mund të luajë që në takimin e parë, duket se Starova nuk ka dashur të rrezikojë, për ta pasur në formë optimale në takimin e kthimit. Gjatë zhvillimit të ndeshjes në Qipro Muzaka është shfaqur tepër i nervozuar në stolin e rezervave, ngaqë te skuadra e tij diçka nuk po shkonte mirë. Me gjithë dëshirën e tij për të luajtur, Starova ka menduar se është më mirë ta ketë në gjendje optimale për takimin e kthimit. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Endri Tifoz
Joined: 21 Mar 2006 Posts: 76
|
Posted: Wed Jun 21, 2006 5:18 pm Post subject: |
|
|
Lexova ke Albaniasoccer.com qe Ardit Beqiri i paska thene ''po'' ofertes se Limasolit!!! Dhe pritet firmosja e nje kontrate 2 vjecare me Qipriotet
 _________________ Kampjon Partizoni!!!!!!!! |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Wed Jun 21, 2006 8:41 pm Post subject: |
|
|
do vinin ta shifnin te ndeshja kthimit me duket, pastaj do firmosi _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Tue Jun 27, 2006 12:39 pm Post subject: |
|
|
Beqiri, rikuperimi brenda disa ditësh
Dje është bërë ekzaminimi mjekësor i dëmtimit të mesfushorit të djathtë të Partizanit, që luajti vetëm për 5 minuta në ndeshjen e kthimit me Ethnikosin. Në momentin e parë u duk sikur Beqiri u dëmtua rëndë, por, fatmirësisht, atij do t'i duhen vetëm disa ditë pushim absolut për t'u rikuperuar. "Nuk ka asnjë dëmtim serioz që mund të lidhet me ligamentet apo tendinat. Ka një dëmtim në pjesën e poshtme të gjurit, që shërben për amortizimin e goditjeve që mund të pësojë. Beqirit duhet të pushojë disa ditë, pastaj do të jetë në gjendje të mirë,"- ka sqaruar Perli Rusi.
Të kuqtë, më pak se tri javë pushim
Që para dy ditësh kanë nisur pushimet zyrtare për futbollistët e Partizanit, pas përfundimit të aventurës europiane. Por nuk do të zgjasin për një kohë të gjatë ditët e pushimit për skuadrën e kuqe. Drejtuesit kanë vendosur që më datë 10-12 korrik të bëhet grumbullimi i skuadrës. Në këtë periudhë do të vendoset se kush do të qëndrojë e kush do të afrohet, dhe vetëm disa ditë më pas do të nisë faza përgatitore. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Thu Jun 29, 2006 1:04 pm Post subject: |
|
|
Partizani, ekzistenca vetëm në letër
Të kuqtë vazhdojnë pushimet, pa e ditur nëse do të jenë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Asnjë futbollist momentalisht nuk është nën kontratë me Partizanin, pasi ajo ka përfunduar me eleminimin në Intertoto. Presidenti Xhani ka deklaruar se shtylla e ekipit nuk do të preket, por faktikisht disa nga futbollistët po bëjnë realitet largimin nga Partizani. Igli Allmuça përfundimisht është futbollist i Tiranës, ndërsa Elis Bakaj është në pritje të udhëtimit drejt Pas Janinës, ku e ka shitur vetë presidenti Xhani. Shumë pranë largimit ka qenë edhe Ardit Beqiri, që vetëm arsyet familjare e kanë bindur të mos firmosë për Ael të Limasolit. Fatin e Allmuçës mund ta ketë çdo futbollist tjetër, natyrisht në varësi të ofertave që mund të vijnë nga klube të tjera brenda dhe jashtë Shqipërisë. Edhe për pak javë nuk do të këtë rinovim apo nënshkrim të kontratave, kështu që Partizani ekziston vetëm në planet e drejtuesve për të ardhmen. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Wed Jul 05, 2006 1:35 pm Post subject: |
|
|
Bajko: Projektet janë ende në letër
Bashkëpunimi Xhani-Bajko ka nisur të vihet në jetë që dje. Pas bisedave të gjata në hotel "Rogner", Bajko i ka thënë "po" ftesës së Xhanit, duke shpalosur synimet për të ardhmen. Sipas tij, projekti i nisur është vërtet ambicioz, por për momentin është vetëm në letër. "Është e vërtetë që rikthehem te Partizani me synimin për të bërë më të mirën për këtë skuadër. Kam rënë dakord me Xhanin për të qenë në postet drejtuese dhe për projektet që duhet të realizojmë në të ardhmen. Por dua të theksoj se gjithçka është ende në letër dhe për realizimin e këtyre projekteve duhet shumë angazhim edhe nga presidenti Xhani. Shpresoj që gjithçka të shkojë sipas planeve, që projektet tona të bëhen realitet,"- është shprehur Bajko. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
toncubi Dem i Kuq

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 694 Location: Afganistan
|
Posted: Wed Jul 05, 2006 10:48 pm Post subject: |
|
|
Akoma me Bajkon? Akoma me keto budallalliqe? Projekte te medhaja?
Xhani FUCK OFF _________________
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Thu Jul 06, 2006 1:08 pm Post subject: |
|
|
ket se mora vesh. Bajkon qe e hoqi mas 4 javesh dhe qe solli nga gjermania lojtar skarco qe nuk lozen fare me Partizanin, shko e ve drejtor t pergjithshem a ca mut emri i ka ven. Tani do merret Bajko me blerjen e lojtarve.
t shofim sa i MADH do jet projekti ksaj rradhe _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Thu Jul 06, 2006 3:30 pm Post subject: |
|
|
Bajko, tani edhe trajner?
Cudira te medha po ndodhin ne klubin e kuq. Keshtu, duket se largimeve te shume prej futbollisteve te formacionit baze neper skuadrat e tjera, por edhe “bombes” me te fundit, lidhur me emerimin e teknikut Bajko nga ana e Xhanit, ne postin e zevendespresidentit te klubit, por edhe te drejtorit te pergjithshem, i eshte shtuar edhe nje tjeter emerim. Tekniku 58 vjecar mund te jete njekohesisht edhe trajner i Partizanit per sezonin 2006 07! E cuditshme, madje deri e papritur, por qe mund te jete plotesisht e vertete, te pakten e thene nga burimet e sigurta brenda klubit.
Nderkohe, vete Bajko nuk e ka pranuar nje gje te tille, kur ka thene se eshte e vertete qe mund te jete ne krye te klubit si zv/president dhe si drejtor i pergjithshem, madje, as kjo, sipas tij, nuk eshte e sigurt, por jo si trajner. “Me ka pelqyer projekti dhe kete e kam thene. Vecse jo ne rolin e nje trajneri, por ne ato poste per te cilat eshte folur. Madje, edhe per te bere kete, me duhet, sic e thashe, te bisedoj me pare me presidentin Xhani”, ka thene Bajko. Por, pavaresisht se tekniku nuk e pranon nje gje te tille, cka do te thote se zyrtarisht asgje nuk mund te behet publike, nga sa mesohet, do te jete zv/presidenti dhe drejtori i ardhshem i KF Partizanit ai, qe do te drejtoje skuadren. Nje rikthim, i cili, nese do te jete i vertete, do te rezultoje edhe i gjashti per Bajkon si trajner i “demave”, vetem gjate ketyre viteve te fundit.
Xhani: Pyesni vetem Bajkon!
Por Bajko nuk ka qene i vetmi qe ka mohuar kete “dublim postesh”, te mesuar dje. Kjo, pasi i pyetur per kete ceshtje, ka qene vete presidenti i Partizanit, Albert Xhani, qe jo vetem nuk e ka pranuar si te vertete nje gje te tille, por i ka cilesuar ato vetem fjale. “Jane thjesht fjale dhe asgje tjeter. Kaq di te them per momentin”, ka thene Xhani, i cili nuk ka dashur te flase me teper. Madje, kur eshte pyetur per ndonje hollesi edhe lidhur me merkaton, ka dhene nje pergjigje te shkurter dhe domethenese: “Pyesni Bajkon, ai duhet t’ju jape nje pergjigje”. Fjale qe thone shume. Madje, me shume nga c’eshte thene edhe ne shkrim, pasi me fjale te tilla “njeshi” i klubit te kuq ka dashur te tregoje se, jo vetem zv/presidenti dhe drejtori i pergjithshem, por tani edhe trajneri do te jene i njejti person. Dhe ky i korrespondon emrit te Neptun Bajkos. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Tue Jul 11, 2006 12:47 pm Post subject: |
|
|
Bajko thot se ka biseduar me Xhanin dhe STaroven dhe se kane vendosur qe Sulejman Starova do te jete trajneri i Partizanit edhe per sezonin qe vjen _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
|
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum
|
|