|
| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
demi Dem i Kuq

Joined: 28 Nov 2007 Posts: 2246
|
Posted: Tue Sep 16, 2008 2:39 pm Post subject: |
|
|
halili ka te drejte vetem kur i thot se duhet investuar shum,gje qe ky joni nuk po e ben _________________
 |
|
| Back to top |
|
 |
demi Dem i Kuq

Joined: 28 Nov 2007 Posts: 2246
|
Posted: Tue Sep 16, 2008 2:40 pm Post subject: |
|
|
ne 14 tetor vjen milani ne tr per miqesore me minjt.marreveshjen e ka arrit taci oil. te shpartallohen icik minjt  _________________
 |
|
| Back to top |
|
 |
fatjoniPARTIZONI Tifoz
Joined: 26 Jul 2007 Posts: 155
|
Posted: Tue Sep 16, 2008 2:51 pm Post subject: |
|
|
| O cuna un kto xheste,ka kto prostituta kalimtare i pritsha,po pritni ne i cik akoma kur t'filloj ne muzak suma ti boj.Ktu do jena,ne do m'kujtoni.Lojtaret qe lujn m'Shqipni jon t'gjith njerez pa kultur,pa karakter.Po mur i shemull saimir putan patushin.Sa lozte me Tironen,nuk kishte lon gjo pa thon per Partizonin,sa shkoj tna e sillte xhani ke Partizoni ja bojte un isha tifoz qe i vogel me Partizonin.Vetse kur lexoj para nja 6 mujsh i intervist t'pidhropshit ,ja bojte u zisha qe i vogel me shokun e bankes ,se isha tifoz me Tironen,ece meruni vesht.Redbull amon na thuj nei gjo mo shum,per ket lajm qe ke mur vesh. |
|
| Back to top |
|
 |
Redbull Dem i Kuq

Joined: 12 Jan 2008 Posts: 1260 Location: Prishtina
|
Posted: Tue Sep 16, 2008 2:56 pm Post subject: |
|
|
nuk mora vesh noj gjo une jo thjesht keshtu shkrunte te kjo faqe... tashi sa mund te jete e vertete nuk e di....
There are plans for the team to be sold to an American Sports Management Group wanting to invest in football in Europe. There are also plans for a new 14,000 all-seated modern stadium.
(Ka plane qe ekipi ti shitet nje grupi American Sports Management qe deshiron te investoje ne Evrope. Ka gjithashtu plane per nje stadium te ri modern 14.000 vendesh qe te gjitha me ulese)
http://en.wikipedia.org/wiki/KF_Partizani_Tirana _________________ Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI |
|
| Back to top |
|
 |
toncubi Dem i Kuq

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 695 Location: Afganistan
|
Posted: Tue Sep 16, 2008 4:31 pm Post subject: |
|
|
| fatjoniPARTIZONI wrote: | | O cuna un kto xheste,ka kto prostituta kalimtare i pritsha,po pritni ne i cik akoma kur t'filloj ne muzak suma ti boj.Ktu do jena,ne do m'kujtoni.Lojtaret qe lujn m'Shqipni jon t'gjith njerez pa kultur,pa karakter.Po mur i shemull saimir putan patushin.Sa lozte me Tironen,nuk kishte lon gjo pa thon per Partizonin,sa shkoj tna e sillte xhani ke Partizoni ja bojte un isha tifoz qe i vogel me Partizonin.Vetse kur lexoj para nja 6 mujsh i intervist t'pidhropshit ,ja bojte u zisha qe i vogel me shokun e bankes ,se isha tifoz me Tironen,ece meruni vesht.Redbull amon na thuj nei gjo mo shum,per ket lajm qe ke mur vesh. |
Edhe Ibra ka qene tifoz i Interit qe kur ishte i vogel ...........
Per sa i perket Osmonit me shoke ........ aq e kane kulturen aq bejne....... po mos harrojme qe mund te kete edhe gjera nen rrogoz qe ne nuk i dime (mos harrojme se xhani ka marre nje qerre leke nga shitja e tyre)........ . _________________
 |
|
| Back to top |
|
 |
GJENERAL PETRIT DUME Tifoz i cmendur

Joined: 07 Sep 2008 Posts: 207 Location: SHTABI I PĖRGJITHSHĖM
|
Posted: Tue Sep 16, 2008 6:39 pm Post subject: |
|
|
| demi wrote: | ne 14 tetor vjen milani ne tr per miqesore me minjt.marreveshjen e ka arrit taci oil. te shpartallohen icik minjt  |
Ndeshja me minjte dhe jo me Dinamon si kampione, pasi keta kane ALPETIN sponsor, rivalin e Taci Oil.
Pa le c'thoshin keta te fundit, se Minjte jane klubi me prestigjoz ne vend. Pffff. _________________ TĖ PUSHKATOJMĖ MINJTĖ, SIĒ ĒLIRUAM TIRANĖN!  |
|
| Back to top |
|
 |
daniel.er Anetar i ri
Joined: 02 Sep 2008 Posts: 37 Location: Tirane
|
Posted: Wed Sep 17, 2008 6:58 am Post subject: |
|
|
| Redbull wrote: | nuk mora vesh noj gjo une jo thjesht keshtu shkrunte te kjo faqe... tashi sa mund te jete e vertete nuk e di....
There are plans for the team to be sold to an American Sports Management Group wanting to invest in football in Europe. There are also plans for a new 14,000 all-seated modern stadium.
(Ka plane qe ekipi ti shitet nje grupi American Sports Management qe deshiron te investoje ne Evrope. Ka gjithashtu plane per nje stadium te ri modern 14.000 vendesh qe te gjitha me ulese)
http://en.wikipedia.org/wiki/KF_Partizani_Tirana |
Ca lajmi eshte ky?
Kur eshte botuar? _________________ PARIZANI LEGJENDE E SHQIERISE |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
Posted: Wed Sep 17, 2008 9:45 am Post subject: |
|
|
Birce: Ata qė e shitėn kampionatin, ikėn nga Partizani!
Autori: Ilir Cara
Data: 17/09/2008
Pėr drejtorin teknik, Bejkush Birēe, grupi aktual premton mė shumė se ai i kaluari, pasi ėshtė pastruar
Pėrfundimi i derbit Tirana-Partizani, megjithėse luhej nė javėn e tretė, e ka ndezur shumė shpejt betejen e polemikave. Por pėr habinė e tė kuqve, pararojė e polemikave te bardheblutė janė pikėrisht ata qė sezonin e kaluar ishin pjesė e Partizanit. Gjithsesi, demat nuk e vrasin shumė mendjen, pasi ishin po kėta qė vjet para dhe pas derbeve me Tiranėn kanė folur me tė njėjtėn gjuhė qė pėrdorin sot ndaj ish-ekipit tė tyre. Nė kampin e kuq ka edhe nga ata persona, si drejtori teknik Bejkush Birēe, qė nuk druhet ti thotė gjėrat hapur dhe siē i ndien. Sipas tyre, nė kėtė sezon Partizani vėrtet po vuan nė fillim, por ka besim te grupi aktual dhe ndihet i lehtėsuar se ata qė dorėzuan vjet kampionatin dhe pėrballjen e Kupės UEFA, janė larguar vetė nga skuadra.
Nė krahasim me sezonin e kaluar, Partizani ka ndryshuar shumė, pasi janė larguar disa futbollistė, qė pėrbėnin bazėn e skuadrės. Besoj se ata qė u larguan ia bėnė vetes. Mė vjen keq qė njė pjesė e tė larguarve u treguan tė dielėn shumė entuziastė se mundėn Partizanin. Tė habit fakti se sa shpejt e harruan se deri para disa javėsh ishin pjesė e Partizanit. Nė fund tė fundit, njė pjesė e tyre bėnė mirė qė ikėn, sepse ishin ata qė e dorėzuan kampionatin dhe ndeshjen e Kupės UEFA. Kėta lojtarė qė shikoni tani te Partizani nuk janė ata qė e dorėzuan sezonin e shkuar, por janė ata qė u ėshtė dhimbsur mė shumė kampionati i humbur nė ndeshjen e fundit. Ata qė ikėn e dinė vetė se ēkanė bėrė, prandaj preferuan tė largohen nga Partizani. Pėr mua, mirė kanė bėrė qė kanė ikur, pasi kanė gjetur vendin e tyre,- ėshtė shprehur dje drejtori teknik i Partizanit, Bejkush Birēe.
Ekipi ėshtė top, kemi tė tjera pėr tė zgjidhur
Ish-trajneri i kombėtares, Bejkush Birēe, ėshtė personi qė beson mė shumė te grupi aktual i Partizanit. Por sipas drejtorit teknik, tė kuqtė kanė shumė pėr tė bėrė, pasi duhen zgjidhur disa probleme tė tjera qė nuk kanė tė bėjnė me lojtarėt. Skuadra aktuale ėshtė nė rregull, madje tė ardhmen e saj e shikoj mė tė mirė se ajo qė patėm nė sezonin e fundit. Nuk duhet marrė pėr bazė pėrfundimi i derbit, pasi ke ēfarė mėson edhe nga humbja, kur ajo vjen si logjikė e lojės. Forcat tona reale janė pėr tė balancuar ato ekipe qė pretendojnė se janė pėrforcuar, por momentalisht ne duhet tė evidentojmė dhe tė zgjidhim disa probleme tė tjera. Djemtė duhet vetėm tė stėrviten, por po tė shikosh kushtet stėrvitore tė ditės sė sotme (dje pėr shkak tė shirave terreni stėrvitor ishte rėnduar), normalisht qė dekurajohesh. Prandaj ne kemi disa gjėra tė tjera qė duhet tė zgjidhim, pasi ekipin e shikoj nė rrugė tė mbarė, ku me pak mė shumė pėrkushtim edhe repartet qė janė disi prapa do tė harmonizohen. Nė derbi Partizani tregoi progres, por duhet tė dini se ndaj bardhebluve nuk ishim tė plotė, pasi tre brazilianėt nuk janė ende nė kondicioninn e duhur, Bakaj vinte pas njė dėmtimi, ndėrsa nė pjesėn e dytė luajtėm me njė lojtar mė pak. Nuk ia kam frikėn skuadrės, por problemeve qė e rrethojnė atė. Jam shumė i bindur se tre lojtarėt brazilianė janė cilėsorė dhe me kalimin e javėve do ti japin mė shumė vlera lojės sonė,- ka vijuar mė tej tekniku Birēe.
Drejtimi i aktivitetit, problematikė mė vete
Problemtatika qė ka sjellė kampionati aktual qė nė javėn e tretė e shqetėson shumė Birēen, sipas tė cilit duhet gjetur njė mėnyrė mė efikase pėr tė menaxhuar futbollin nė Shqipėri, pasi po tė ecet me kėtė rrugė, spektatori do tė largohet mė shumė. Duhen ndryshuar shumė gjėra nė drejtimin e futbollit si dhe nė mėnyrėn e organizimit tė kampionatit. Shembulli mė konkret ishte derbi midis Partizanit dhe Tiranės, ku u pa mirė numri i tifozėve, qė ishte mė i ulėt se ai i policėve tė pranishėm. Nuk ėshtė katastrofė se humbi Partizani, por problem ėshtė mėnyra se si u vendos qė tė humbasė Partizani. Rrjedhojė e kėsaj ėshtė se pėr tė drejtuar kėtė derbi vendoset njė gjyqtar, i cili mund tė jetė i mirė, por e keqja e tij ėshtė se ėshtė dashamirės i njėrės skuadėr. Kjo mėnyrė tė vepruari djeg automatikisht gjyqtarin e ri, qė kėrkojmė ta promovojmė nė elitė, si dhe njollos kampionatin, duke humbur besueshmėrinė nė tė ardhmen. Ėshtė shumė herėt qė tė ndodhin gjėra tė tilla. Tirana, meqė ka shpenzuar shumė, nuk ėshtė e thėnė qė tė fitojė patjetėr. Mund tė gjenden shumė justifikime pėr tė shfajėsuar gabimet qė u panė nė derbin e fundit, por problemi ėshtė se kush e bėn garantin se Partizani, apo njė ekip tjetėr, nuk do tė pėrballet me tė njėjtat gjėra, sepse dihet qė pėrpara kemi edhe 30 javė kampionat, - shtoi mė tej drejtori teknik i tė kuqve, Bejkush Birēe.
Partizani ka nevojė pėr njė arkė kursimi
Ndryshimi i motit sjell shumė pėshtjellime nė stėrvitjet e tė kuqve, pasi shirat e rėndojė shumė terrenin stėrvitor. Prandaj pėr kockėn e vjetėr tė futbollit, Bejkush Birēe, duhet gjetur njė mėnyrė, qė skudra tė dalė nga ky batak dhe futbollistėt tė kenė mundėsi tė stėrviten nė kushte optimale. Terreni stėrvitor ėshtė njė nga problemet qė Partizani vuan prej vitesh, por nuk mund tė ecet gjatė kėshtu. Pėr tu stėrvitur normalisht Partizanit i duhen minimumi ēdo ditė njė 50 mijė lekėsh i vjetėr, qė tė paguajė njė fushė me dimensione dhe kushte tė rregullta, si pėr shembull fushat e qendrės stėrvitore tė ekipeve kombėtare nė Kamėz. Prandaj e kam nė mendje edhe hapjen e njė fushate, ku duke hapur njė arkė kursimi, mund tė mblidhen para, qė mund tė japin shanse tė pėrgatitemi nė kushte normale. Them se skuadrės i leverdis qė tri herė nė javė tė pėrgatitet nė njė fushė me dimensione tė rregullta, pasi nė kėtė mėnyrė futbollistėt orientohen mė drejt nė terrenin e lojės,- ka pėrfunduar tekniku Bejkush Birēe analizėn e tij rreth problematikės sė Partizanit dhe fillimit tė sezonit tė ri futbollistik. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
Posted: Wed Sep 17, 2008 9:48 am Post subject: |
|
|
Lika: Derbi, kapitull i mbyllur
Autori: Ilir Cara
Data: 17/09/2008
Trajneri flet pėr ndeshjen me Tiranėn dhe pėrgatitjet e ekipit pėr ndeshjen e radhės me Teutėn
Gjatė seancės sė parė stėrvitore, qė tė kuqtė kryen pasditen e djeshme, vihej re se trajneri Hasan Lika ndihej disi mė i qetėsuar, pasi derbin me Tiranėn e ka pėrjetuar si asnjėherė tjetėr. Ka qenė i pezulluar dhe i ėshtė dashur tė drejtojė nga shkallėt e stadiumit dhe tė durojė padrejtėsitė e gjykimit. Gjithsesi, trajneri Lika tregon se vlerat qė skuadra shprehu ndaj Tiranės shumė shpejt do tė japin rezultatet e tyre. Problematikėn e gjykimit tė derbit e konsiderojmė kapitull tė mbyllur tashmė, pasi tė gjithė e panė se gjyqtari pėrdori dy standarde nė punėn e tij. Dihet se nė njė ndeshje futbolli janė shumė gjėra tė pranishme. Nė pjesėn e parė mendoj se nuk luajtėm mirė, sepse ishim mė inferiorė se kundėrshtari. Nė pjesėn e dytė e morėm veten, madje e rritėm nivelin e lojės. Kjo gjė ėshtė pozitive, pasi me ardhjen e tre futbollistėve brazilianė, tė cilėt nė derbi kontribuan pėr skuadrėn, ėshtė rritur cilėsia. Mendoj se nė kėtė takim skuadra jonė shfaqi vlera, qė do ti japin rezultatet shumė shpejt. Ky ėshtė vetėm fillimi i kapionatit dhe njė pjesė e mirė e skuadrave po ecin nė logjikėn e fillimit, ku pėrfshihen problematikat e ndryshme. Prandaj ne si Partizan na del pėr detyrė qė tė pėrmirėsohemi dhe tė gjejmė rezultatet e duhura. Ėshtė mirė qė fillimi tė jetė me rezultate pozitive, por dihet se kampionati ėshtė i gjatė dhe ka vend e kohė pėr pėrmirėsime,- u shpreh dje pėr mediat trajneri Hasan Lika. Tri ndeshjet e para tė kuqtė i kanė zhvilluar vetėm tė dielave, por kjo gjė do tė ndodhė edhe nė dy javėt nė vazhdim. Duket se e diela nuk po i sjell fat Partizanit, gjė qė pranohet edhe nga tė kuqtė, por, sipas trajnerit Lika, ėshtė vetė skuadra ajo qė do ta pėrcaktojė fatin e saj, pavarėsisht ditės se kur luan. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
Posted: Wed Sep 17, 2008 9:49 am Post subject: |
|
|
Bruno: Partizanit i premtoj gola pėr trofe
Autori: Ilir Cara
Data: 16/09/2008
Sulmuesi brazilian i tė kuqve Bruno debuton me gol, por nga derbi priste tė merrte mė shumė
Jo pa qėllim java pėrgatitore nė kuadrin e derbit me Tiranėn ishte e mbėshtjellė me optimizėm, pasi pėrforcimet e fundit, ku bėjnė pjesė brazilianėt Roma, Bruno Kastelani si dhe sulmuesi Rrudho, e kishin rritur cilėsinė nė grup. Golin e vetėm pėr tė kuqtė e shėnoi sulmuesi Bruno Barbosa Da Enkarnasao, i cili ka debutuar me fanellėn e kuqe nė mėnyrėn mė tė mirė. Megjithėse ishte takimi i parė me Partizanin, sulmuesi brazilian nuk ka mbetur shumė i kėnaqur, pasi goli i tij mbeti vetėm pėr statistikė, si dhe terreni i rėnduar dhe mospėrshtatja me grupin nuk e lanė tė japė maksimumin. Por pėr tė ardhmen 24-vjeēari brazilian premton shumė, pasi ėshtė i sigurt se Partizanit do ti garantojė gola, qė do tė vlejnė nė luftėn pėr fitimin e trofeve. Pas pėrfundimit tė derbit, falė ndihmės sė menaxherit tė brazilianėve tė kuq, Nielsen Nashimento, qė flet disa gjuhė tė huaja, arritėm ti marrim njė prononcim sulmuesit, i cili komunikon vetėm nė portugalisht. Po bėhen tri javė qė jam te Partizani dhe sė bashku me patriotėt e mi, Roma dhe Kastelani, ndihemi mirė nė Shqipėri. Gjatė kėsaj kohe qė jemi pėrgatitur me skuadrėn, jemi munduar qė tė punojmė fort, pasi na duhet tė kapim formėn mė tė mirė, sepse nė krahasim me grupin jemi disi prapa me pėrgatitjen fizike. Megjithatė, nė prezatimin e parė me Partizanin, sė bashku me dy brazilianėt e tjerė u munduam tė japim mė tė mirėn pėr ekipin. Jam i lumtur qė karrierėn te Partizani e kam nisur me gol, por mė vjen keq qė ky kol nuk u konvertua nė pikė. Mendoj se nė mosarritjen e kėtij qėllimi ndikuan disa faktorė, ku pa dyshim gjyqtari u pa i lėkundur nė vendimet e tij, por besoj se kudo nė botė derbet, siē ishte ky midis Partizanit dhe Tiranės, ndikojnė nė psikologjinė e lojtarėve. Besoj se ndaj Tiranės vetėm sa kam hedhur hapin e parė, kėshtu qė tifozėve dhe drejtuesve tė Partizanit u premtoj mė shumė gola, tė cilėt do tė jenė gola pėr trofe. Nuk e njoh mirė ambientin, por kam dėgjuar se Tirana ėshtė pretendente kryesor pėr fitimin e titullit. Nėse i gjykojmė gjėrat ashtu siē u panė nė fushėn e lojės, mund tė them se ata nuk janė mė lart se Partizani. Prandaj, pavarėsisht rezultateve tė tri javėve tė para, kam bindjen se skuadra ku bėj pjesė do tė jetė nė grupin e pretendenteve pėr fitimin e trofeve,- u shpreh ekskluzivisht pėr Sportin shqiptar sulmuesi brazilian Bruno.
Ndaj Tiranės dėshiroja njė stil tjetėr loje
Sipas autorit tė golit tė vetėm tė Partizanit, Bruno, nė derbin me bardheblutė nuk janė parė vlerat e vėrteta tė futbollistėve brazilianė. Personalisht sė bashku me Romėn dhe Kastelanin ishim pėrgatitur pėr tjetėr gjė, por jo gjithēka shkoi sipas parashikimeve. Sė pari, terreni ishte i rrėshqitshėm dhe me zor u ambientuam. Natyrshėm, jemi mėsuar me tjetėr futboll, kėshtu qė nuk pritej tė ishim vetvetja qė nė fillim. Duke parė mbrojtėsit e Tiranės, qė ishin shtatlartė dhe tė fizikshėm gjatė gjithė takimit kam kėrkuar nga shokėt dhe stafi trajnues qė topi tė mė pasohej shtruar, dhe jo nė lartėsi apo gjysmėlartėsi. Por pėr fat tė keq, nė kėtė takim nuk jam kuptuar si duhet me shokėt, por shpresoj se nė tė ardhemn do tė funksionojė gjithēka. Nėse topat do tė mė vijnė si nė rastin e golit, jam i bindur se Partizanit nuk do ti mungojnė golat e mi. Pėrveē kėtyre gjėrave, nė mbarvajtien e derbit ndikoi edhe inferioriteti numerik, sepse nė pjesėn e dytė kemi luajtur me dhjetė veta. Gjyqtari pati disa raste nė kėtė takim qė ti balanconte forcat nė fushė, por kishte mendim tjetėr. Gjithsesi, tė gjithė duhet tė mbeten me shpresė se nga java nė javė paraqitja e tė kuqve do tė vijė vetėm nė rritje,- ka pėrfunduar proncimin e tij pėr Sportin shqiptar golashėnuesi mė i ri i Partizanit, braziliani Bruno. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
Posted: Wed Sep 17, 2008 9:59 am Post subject: |
|
|
Peza na tregoi
organet gjenitale
Gjesti inatos fansat e kuq: Dhe e quan veten gjyqtar!
Pakkush mund ta ketė
vėnė re nė fundin e
derbit, por tė prekurit
direkt e kanė patur tė pamundur
tė mos e shikonin. Veē
gjykimit qė ka sjellė shumė
kontestime e diskutime, edhe
njė gjest i pahijshėm i Ervis
Pezės nė fund tė ndeshjes ka
tėrbuar fansėt e kuq, tė cilėve
u ėshtė shtuar irritimi, ndoshta
mė tepėr se pėr humbjen e
Partizanit.
Momenti
Kur po hynte nė dhomat e
zhveshjes, ai gjyqtar tė cilit nuk
i pėrmendim dot as emrin, na
tregoi organet gjenitale - ėshtė
shprehur pėr Panorama
Sport njė pėrfaqėsi e ultrasve
tė kuq, tė cilėt janė dukur tejet
tė nervozuar -. Ky veprim tregoi
vėrtet se ēfarė njeriu ėshtė
Peza. Dhe e quan veten
gjyqtar. Nė atė mėnyrė la tė
kuptohej qartė se ia kishte dalė
mbanė tė realizonte me sukses
misionin e vet tė deklaruar prej
kohėsh, kundėr Partizanit.
Kėshtu, sikur tė mos mjaftonte
ajo qė bėri nė fushė dhe qė ka
irrituar drejtuesit e kuq, janė tifozėt
ata, tė cilėt kanė marrė njė
tjetėr goditje, shumė mė tė
rėndė, nga xhaketa e zezė e
derbit tė sė dielės.
E rrallė
E tė thuash qė bėhet fjalė
pėr njė rast tė paprecedent, tė
paktėn nė futbollin shqiptar,
ku gjatė viteve tė fundit vėshtirė
se mund tė ketė patur reagime
tė tilla tė gjyqtarėve, kundrejt
tifozerive. Ndėrkohė qė
ka patur disa raste, kur lojtarėt
kanė kryer veprime tė tilla.
Gjesti gjatė daljes sė gjyqtarit
nga fusha ėshtė evidentuar
edhe nė letrėn e dėrguar nga
drejtuesit e klubit nė FSHF,
teksa shkruhej: U bėri njė
shenjė shumė ofenduese tė
gjithė fansėve tė Partizanit,
mė i rėndė se gjesti ofendues
qė bėri lojtari Devolli pas
golit tė dytė. Me kėrkesėn e
klubit pėr skualifikimin e
Pezės pėr njė vit e gjysmė,
janė bashkuar edhe fansėt e
Partizanit. Ndonėse edhe
kaq, ultrasve u duket fare pak:
Me atė qė bėri meriton tė mos
gjykojė mė jo vetėm Partizanin,
por tė mos lejohet tė vazhdojė
mė karrierėn. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
Posted: Wed Sep 17, 2008 10:00 am Post subject: |
|
|
Lika i vė kapakun derbit:
Do tė na shihni se cilėt jemi!
Pėr tė mos i hedhur zjarrit mė tepėr benzinė, te Partizani kanė
vendosur tė mbyllin kapitullin e derbit dhe tė hedhin vėshtrimin
pėrpara. I thamė ato qė kishim kundėr gjyqtarit, madje edhe nė
rrugė institucionale me letrėn e dėrguar nė FSHF ka deklaruar
trajneri Lika -. Tani nuk kemi pėrse merremi sėrish me derbin.
Mendimi ynė duhet tė jetė i pėrqendruar pėr tė ndrequr atė, qė
nuk ka ecur deri tani nė ekip. E megjithatė, teniku ka lėnė tė
kuptohet se pavarėsisht humbjes, ka mbetur i kėnaqur nga
paraqitja e djemve pėrballė Tiranės: Pjesėn e parė nuk ishin nė
lartėsinė e duhur, por nė tė dytėn mund tė them se luajtėm mė
mirė se Tirana, qė kishte edhe njė lojtar mė shumė. Sidoqoftė,
ky Partizan ende nuk e ka dhėnė mė tė mirėn e vet dhe pėr kėtė
duhet tė punojmė nga tani e tuje. Fillimi sigurisht qė nuk ka
qenė pozitiv nė planin e rezultateve, por gjithēka e treguar deri
tani mund tė them se do tė na shėrbejė si bazė pėr tė ardhmen.
Ndėr tė tjera, Lika ka treguar se si pėrfundim nuk e pati problem
qė tė dielėn qėndroi larg pankinės: Eshtė diēka jo e
pėlqyeshme pėr ēdo trajner, megjithatė unė nuk e ndjeva edhe
aq shumė distancimin nga pankina, pasi edhe nga aty ku isha
mbeta nė kontakt tė vazhdueshem me Genc Tomorrin. Kurse
akuzės sė ardhur nga Osmani se pikėrisht trajneri ėshtė e keqja
e Partizanit, Lika ėshtė mjaftuar ti pėrgjigjet me njė farė
indiferentizmi: Ai mesa duket ka atė mendim pėr mua, ndėrsa
unė Osmanin e pėlqej si futbollist. Tashmė ėshtė njė lojtar i
Tiranės dhe nuk dua tė komentoj mė shumė. Ndoshta, ai flet nė
bazė tė rregullores qė i kanė caktuar te Tirana
. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
toncubi Dem i Kuq

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 695 Location: Afganistan
|
Posted: Wed Sep 17, 2008 11:08 am Post subject: |
|
|
Me ngroh fakti qe Bejkushi eshte optimist. Sepse ai gjithmone thote ate qe mendon, dhe ka qene ai qe nuk ka pranuar shume lojtare te huaj qe jane paraqitur tek partizani. _________________
 |
|
| Back to top |
|
 |
Lapeci Tifoz i cmendur
Joined: 02 Aug 2008 Posts: 244
|
Posted: Wed Sep 17, 2008 11:25 am Post subject: |
|
|
| toncubi wrote: | | Me ngroh fakti qe Bejkushi eshte optimist. Sepse ai gjithmone thote ate qe mendon, dhe ka qene ai qe nuk ka pranuar shume lojtare te huaj qe jane paraqitur tek partizani. |
Edhe mua gjithmone me eshte dukur tip shume i veshtire ndoshta jane te verteta ato qe thote dhe realisht kemi shpresa. _________________ Partizan ..... if i had two lives, i'd give them both to you |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4445
|
Posted: Thu Sep 18, 2008 9:07 am Post subject: |
|
|
cuna po e myll ket tem dhe po hap nje te re se vajten shum postime _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
|
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum
|
|