Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5078 Location: Italia
|
Posted: Thu May 08, 2008 2:57 pm Post subject: |
|
|
Kuqeblutë, pas 21 vitesh çojnë trofeun në Shkodër
8 Maj Vllaznia 2
Tirana 0
Shënues: Lika 2', Sukaj 38'
E mërkurë, 7 maj 2008, ora 16:00, në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” të Elbasanit
Vllaznia: Grima, Teli, Delain, Kapaj, Osja, I.Nallbani (Hoti 84'), Kotrri, Lici, Kaçi, Lika, Sukaj Tr.D.Haxhiosmanoviç
Tirana: Osmani, Sina (Hajdari 46'), Kçira, Vrapi (Gjorevski 46'), Fagu, Mohelebi, Duro (Arapi 46'), Deliallisi, Hyka, Fortuzi, Xhafaj Tr. S.Mema
Gjyqtarë: Babak Rafati, Carsten Kadach, Mike Pickel (Gjermani)
Vëzhgues: P.Kotherja (Tiranë)
Kartona të verdhë: Teli, Lici /Hyka, Mohelebi
Karton i kuq: /Mohelebi
Vllaznia ka fituar me meritë të plotë finalen e Kupës së Shqipërisë, ndonëse në “letër” shanset më të shumta i kishin tiranasit e Memës. Dyshimi në suksesin e kuqebluve lidhej me mungesën e golashënuesit më të mirë të kampionatit, Vioresin Sinanit, por edhe me lojën jobindëse të shkodranëve në javët e fundit të kampionatit. Por në “Ruzhdi Bizhuta” kuqeblutë e Haxhiosmanoviçit u treguan “ustallarë” në ruajtjen e shifrave 2?0, të arritura qysh në pjesën e parë. Vllaznia u dallua, në krahasim me Tiranën, për efikasitetin në sulm, kur nga katër aksione të pjesës së parë arriti të shënojnë dy herë. Ndërsa Tirana, ndonëse në dukje zhvilloi një volum më të madh loje dhe krijoi epërsi sulmesh, nuk e çoi asnjëherë topin përtej vijës së portës të ruajtur nga kapiteni Grima. Vllaznia duhet lavdëruar për prakticitetin e veprimeve të saj në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, kur u hoq dorë nga sulmi frontal, ajo zbatoi taktikën e orientuar nga stoli.
Përballë kësaj Vllaznie, dje Tirana nuk ishte “Tiranë”. Pavarësisht se sulmoi më shumë se skuadra shkodrane dhe kreu volum më të madh në fushë, loja e saj nuk mund të sillte përmbysjen e rezultatit. Madje, edhe rastin më të pastër për gol në gjithë ndeshjen e pati Vllaznia me anën e Sukajt, që duhet të kishte shënuar në të 12'. Sulmet e bardhebluve ishin ose të parrezikshme për portierin Grima, ose të karakterit dëshpërues, sidomos në dhjetë minutat e fundit. Këtë herë, te bardheblutë u pa një mbrojtje krejt difektoze, ndërsa në sulm diçka lëvizi më shumë se të tjerët Hyka, por loja e tij pak ndihmoi skuadrën. Duro ishte krejtësisht “aut” këtë herë, ndoshta për probleme shëndetësore, por gjendja e tij i prishi mjaft punë skuadrës tiranase. Ndërsa Fortuzi e Xhafaj në sulm nuk ranë fare në sy dhe pak rrezikuan para portës së kuqebluve.Kështu, në një lojë që herë?herë i mbeti borxh cilësisë së finales, fitoi skuadra që shfrytëzoi me aftësi rastet e krijuara. Ndërsa Haxhiosmanoviç është më i lumturi, sepse, pas titullit kampion në sezonin 2000?2001, e ka çuar Vllazninë në një tjetër sukses.
Spikati
Xhevahir Sukaj ? Ka qenë tepër problematik për mbrojtjen tiranase, sidomos në pjesën e parë, ndërsa ka bërë mrrekullinë në rastin e golit që shënoi, që ishte krejt merita e tij. Së bashku me Likën, e shmangën plotësisht frikën e mungesës së Sinanit, që zotëronte te shkodranët para fillimit të ndeshjes.
Fokus
? Pesë minuta para fillimit të ndeshjes, në tribunën VIP ka zënë vend presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shoqëruar nga presidenti i FSHF?së, Armando Duka, dhe presidenti i klubit të Elbasanit, Arben Laze.
? Pas përfundimit të ndeshjes, kreu i shtetit i ka dorëzuar kupën kapitenit të Vllaznisë, Armir Grima. Pjesëtarët e të dy skuadrave kanë marrë edhe medaljet përkatëse, të cilat janë shpërndarë nga presidenti i Republikës dhe ai i FSHF?së.
? Presidenti elbasanas, Arben Laze, u ka dhurar nga një fanellë verdheblu të Elbasanit, presidentit të Republikës, Bamir Topi, atij të FSHF?së, Armando Duka, kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, dhe presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj.
? Stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” e kishin “pushtuar” fansat shkodranë, të cilët, duke qenë dyfishi i atyre tiranas, kanë bërë “ligjin” me përkrahjen e tyre, ndërsa, pas ndeshjes ata kanë festuar gjatë në fushë dhe nëpër rrugët e qytetit.
? Para ndeshjes dhe gjatë pushimit midis dy pjesëve të lojës, atmosfera është ndezur nga koncerti i grupeve artistike të Elbasanit.
? Futbollistët shkodranë S.Osja, A.Kaçi dhe Xh.Sukaj kanë përjetuar të njëjtat momente emocionuese në “Ruzhdi Bizhuta”, si dy vjet më parë, kur kanë fituar titullin kampion me fanellën e Elbasanit. Këtë radhë ata kanë qenë në mes të tifozerisë së tyre “të vërtetë”.
? Një nga tifozët shkodranë, pas përfundimit të ndeshjes, ka hedhur në mes të futbollistëve, që po festonin në fushë, një shumë të konsiderueshme kartëmonedhash, të cilat përfunduan në xhepat e fëmijve elbasanas.
? I vetmi incident, në këtë ndeshje tepër korrekte, ishte ai i të 82'. Shkodranët kanë kontestuar fort francezin e bardhebluve, Mohelebi, i cili nuk respektoi “ferplejin”, kur në fushë mbeti i shtrirë Nallbani i dëmtuar. Si pasojë e këtij incidenti, Mohelebi mori kartonin e dytë të verdhë, që u shoqëruar me të kuqin, ndërsa po me të verdhin u ndëshkua edhe Lici i Vllaznisë.
Opinioni i specialistit
Muharrem Dosti: Nëse do të flisnim për cilësi loje, do të thoja se më pëlqyen ato minuta të pjesës së parë, kur të dyja skuadrat organizuan një sërë sulmesh në portat respektive, duke krijuar edhe raste për të shënuar. Ndërsa pjesa tjetër e lojës nuk ishte në nivelin që pritej. Megjithatë, duhet thënë se kjo u ndikua edhe nga shënimi i dy golave prej shkodranëve, të cilët më pas u munduan të ruanin këtë avantazh. Ia arritën qëllimit, sepse Tirana, pa Duron, jashtë forme, nuk ishte e rrezikshme, pavarësisht se ka edhe emra të tjerë të njohur. Vllaznia e meritoi të fitonte, sepse, në fund të fundit, shënoi dy gola. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|