Forum Index   
  Forumi i FK Partizani Tirane      FAQ      Search      Memberlist  
  · Log in Register · Profile · Log in to check your private messages · Usergroups  

Java 17: Partizani - Flamurtari 0-0
Goto page Previous  1, 2
 
Post new topic   Reply to topic     Forum Index -> Ndeshjet e Partizanit
View previous topic :: View next topic  
Author Message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5076
Location: Italia

PostPosted: Mon Dec 31, 2007 4:23 pm    Post subject: Reply with quote

keshtu sic po vazhdojme ne skemi gje ne terezi per titull Sad
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU

Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4445

PostPosted: Mon Dec 31, 2007 4:48 pm    Post subject: Reply with quote

Xhani: Gjykim i turpshëm, ishte arbitër kamikaz

Mosdhënia e një penalltie dhe anulimi i një goli, kanë sjellë një reagim shumë të ashpër nga ana e presidentit të Partizanit Albert Xhani. Edhe pse ndodhej jashtë vendit, ai ka kërkuar ndryshime në FSHF përsa i përket sistemit të arbitrave. “Komunikova me stafin teknik që më informuan për atë që ka ndodhur në fushën e lojës”, tha Xhani. “Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Edhe pse djemtë kanë dy muaj që nuk kanë marrë rrogat, janë treguar profesionistë të vërtetë dhe kanë bërë një ndeshje mjaft të mirë. Kanë pasur kundër fatin e keq, ndërkohë që u është dashur të luftojnë edhe me sëmundjen e gripit, që ka goditur shumë prej lojtarëve tanë aktualisht. Përveç kësaj, ata janë përballur edhe me një gjyqtar kamikaz (Abeshi), një anonim që është treguar shumë dashakeqës ndaj Partizanit me vendimet e tij në fushën e lojës. Më vjen shumë keq, që më duhet të flas për gjyqtarët,, por jemi përballë një fakti skandaloz. Nuk jam unë presidenti i parë apo i vetëm gjatë këtij sezoni që ngre një problem të tillë. Tashmë ka ardhur një moment, ku kupa është mbushur. Nuk mund të lejojmë më që të ndodhin gjykime kaq të turpshme, duhen marrë masa, por jo ndaj gjyqtarëve. Unë jam i mendimit se FSHF-ja duhet të ndërmarrë lëvizje brenda vetes dhe të vërë gjërat në vendin e vet”, ishte reagimi i ashpër i Xhanit. Barazimi e lë Partizanin 6 pikë pas Dinamos në renditje.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4445

PostPosted: Mon Dec 31, 2007 4:49 pm    Post subject: Reply with quote

Lika: Gjyqtarit i mungoi përvoja

As trajneri i të kuqve Hasan Lika nuk ka qenë i kënaqur me gjykimin e arbitrit pogradecar Abeshi në takimin e djeshëm. “Mendoj se penalltia ishte e diskutueshme, ndërsa duhet shikuar edhe situata e shënimit të golit që na u anulua. Sidoqoftë, gjyqtari ishte i ri dhe i mungoi përvoja për të vendosur në disa raste”, deklaroi Lika. Partizani e ka dominuar thuajse të gjithë takimin e djeshëm, por nuk ka arritur të shënojë. Teksa gjendja gripale që pati përfshirë ekipin gjatë javës, ka ndikuar jo pak në këtë rezultat.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5076
Location: Italia

PostPosted: Fri Jan 04, 2008 10:09 am    Post subject: Reply with quote

penalltia ishte ashiqare ndersa goli ishte pozicion jashte loje
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU

Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4445

PostPosted: Fri Jan 04, 2008 1:59 pm    Post subject: Reply with quote

Forever Red wrote:
penalltia ishte ashiqare ndersa goli ishte pozicion jashte loje


penalltia ishte 100%

kurse te replay qe bene gjate ndeshjes nuk dukej a ishte offside apo jo goli. Si pash ato emisionet sportive, mbase aty e kan treguar me mire
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
forri
Tifoz


Joined: 21 Jun 2007
Posts: 57
Location: Romë

PostPosted: Sat Jan 05, 2008 11:20 am    Post subject: Reply with quote

Penalltia ishte sagllam,ndërsa përsa i përket Flamurtarit,thash që për barazim kishte ardhur dhe barazim mori,pra nuk desha të them që luajti më mirë se Partizani por vetë që mori atë për të cilën kishte ardhur.Bile po ti kishin intesifikuar sulmet edhe mund të fitonin pasi lojtarët e partizanit ishin bërrnut,si i thonë.E di që dhanë maksimumin e tyre por ama,mu dukën shumë të lodhur nga gjëndja fizike(përjashto Arditin).
_________________
Para VLLAZNIA!
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5076
Location: Italia

PostPosted: Mon Jan 07, 2008 12:08 pm    Post subject: Reply with quote

Eni wrote:
Forever Red wrote:
penalltia ishte ashiqare ndersa goli ishte pozicion jashte loje


penalltia ishte 100%

kurse te replay qe bene gjate ndeshjes nuk dukej a ishte offside apo jo goli. Si pash ato emisionet sportive, mbase aty e kan treguar me mire


une i pash emisionet sportive por te kto emisionet tona nuk nxirret ndonje perfundim se vetem nje kamera ne mes te fushes eshte
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU

Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4445

PostPosted: Mon Jan 07, 2008 1:54 pm    Post subject: Reply with quote

forri wrote:
Penalltia ishte sagllam,ndërsa përsa i përket Flamurtarit,thash që për barazim kishte ardhur dhe barazim mori,pra nuk desha të them që luajti më mirë se Partizani por vetë që mori atë për të cilën kishte ardhur.Bile po ti kishin intesifikuar sulmet edhe mund të fitonin pasi lojtarët e partizanit ishin bërrnut,si i thonë.E di që dhanë maksimumin e tyre por ama,mu dukën shumë të lodhur nga gjëndja fizike(përjashto Arditin).


Partizani po bente gjith lojen. Si paskan qen berrnut? Flamurtari nisej nga nji her me kundersulme dhe aq. Po te kishte mundi Flamurtari te intensifikote sulmet do e bente, po aq mundsi kishte dhe prandaj beri 2 sulme gjith pjesen e dyt.

Ishin me fat. Dhe pa llogarit punen e golit e penalltis, kan shpetu nga zoti ne 2-3 raste.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5076
Location: Italia

PostPosted: Tue Jan 08, 2008 12:29 pm    Post subject: Reply with quote

ce do qe spo dilte goli
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU

Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Display posts from previous:   
Post new topic   Reply to topic     Forum Index -> Ndeshjet e Partizanit All times are GMT + 1 Hour
Goto page Previous  1, 2
Page 2 of 2

 
Jump to:  
You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot vote in polls in this forum



Surf Anonymous with Zzoop Proxy Free Games Online

Web Hosting for this free forum is provided by Free Bulletin Board get your free phpbb forum or free Invision forum today!



Powered by phpBB � 2001, 2002 phpBB Group   ·   supports phpBBHacks.com