Forum Index   
  Forumi i FK Partizani Tirane      FAQ      Search      Memberlist  
  · Log in Register · Profile · Log in to check your private messages · Usergroups  

Java 26: Flamurtari - Partizani 3-0
Goto page Previous  1, 2, 3, 4  Next
 
Post new topic   Reply to topic     Forum Index -> Ndeshjet e Partizanit
View previous topic :: View next topic  

Si do te perfundoje ndeshja?
Fiton Flamurtari
0%
 0%  [ 0 ]
Barazim
0%
 0%  [ 0 ]
Fiton Partizani
100%
 100%  [ 5 ]
Total Votes : 5

Author Message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5310
Location: Italia

PostPosted: Thu Apr 03, 2008 12:48 pm    Post subject: Reply with quote

se di
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 5894

PostPosted: Fri Apr 04, 2008 12:50 pm    Post subject: Reply with quote

Xhani: Nuk luajmë nëse nuk ndërrohet arbitri

Presidenti i Partizanit Albert Xhani ka kërcënuar se nuk do ta hedhë në fushë Partizanin në ndeshjen ndaj Flamurtarit, në rast se Federata nuk do të ndërrojë Sazan Velçanin si arbitër. Kreu i të kuqve e ka quajtur caktimin e kryesorit nga Patosi si një hakmarrje personale të Dukës për shkak të kërkesës për bojkot të bërë nga klubi i kuq pak ditë më parë. "Për ndeshjen që dob të luajmë të shtunën ndaj Flamurtarit, është caktuar gjyqtar kryesor Sazan Velçani, i cili njihet si një përkrahës i zjarrtë i ekipit të Dinamos dhe e urren Partizanin", ka deklaruar Xhanim, që shkon më tej: "Kjo është një hakmarrje e presidentit të FSHF-së, Armand Duka ndaj klubit të Partizanit, që u pozicionua mes klubeve kundër tij pak javë më parë e që i kërkoi dorëheqjen nga Federata. Unë nuk do ta pranoj këtë dhe kërkoj ndryshimin e gjyqtarit. Ekipi do të udhëtojë për në Vlorë, por të jeni të sigurt se nuk do të zbresë në fushë me arbitër Sazan Velçanin", është shprehur më tej kreu i të kuqve. Xhani ka shkuar më tej, duke kërcënuar haptazi, ndonëse një gjë e tillë mund të përkthehet edhe si një lloj presioni që gjyqtari nga Patosoi të bëjë një arbitrim të mirë. "Po të dojë më pas federata, nëse ia mban, le ta dërgojë Partizanin një kategori më poshtë, pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë. E pamë të gjithë se si Dinamos iu akordua një penallti në minutën e 94-t ndaj Teutës, ndërkohë që Partizanit ndaj Kastrioti iu mohua një penallti e pastër", ka deklaruar presidenti i Partizanit.

Kontestimi
Në fakt, gjithë mllefi i presidentit të Partizanit ka qenë në adresë të shortit të arbitrave. Sipas tij, caktimi i gjyqtarëve për ndeshjet e kampionatit është duke u bërë me qëllim për të penalizuar klubet që dolën kundër presidentit Duka, në deklaratën për bojkot të pak ditëve më parë. "Kjo është një hakmarrje e pastër", tha ai. "Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të kësaj. Sa herë që kam paralajmëruar probleme me gjyqtarët, koha më ka dhënë të drejtë. Kontestimi ynë është i bazuar në fakte. Si ka mundësi që një gjyqtar si Sazan Velçani, i cili ishte dënuar me 6 muaj për shkak të gabimeve të bëra në drejtimin e ndeshjeve, sapo përfundon pezullimin vihet të gjykojë një ndeshje të Partizanit. Në ndeshjet e Partizanit dhe Dinamos duhen gjyqtarët më të mirë, duke qenë se këto dy ekipe janë pretendente për titullin kampion dhe kanë sfida delikate", deklaroi Xhani. Partizani do të ndeshet të shtunën ndaj Flamurtarit, në një sfidë decizive për titullin.

Balkanweb
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Redbull
Dem i Kuq


Joined: 12 Jan 2008
Posts: 2023
Location: Prishtina

PostPosted: Fri Apr 04, 2008 1:31 pm    Post subject: Reply with quote

Per kete punen e penalltise se dhene Dinamos ka shume te drejte Xhani.... ajo vetem penallti nuk ishte. Ne si tifoza po biem nga provimi cdo dite sa i perket ketyre gjerave. Ketu fus edhe veten time. Le te tjerat, po as te forumi jone nuk ngrisim zerin kur na bejne me hile. Sad
_________________
Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 5894

PostPosted: Fri Apr 04, 2008 2:01 pm    Post subject: Reply with quote

se kam pa ate penalltin e Dinamos a ishte a jo.

mesa lexova ishte per prekje me dore
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5310
Location: Italia

PostPosted: Fri Apr 04, 2008 3:54 pm    Post subject: Reply with quote

prap fillun nga kontestimet? Mad
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 5894

PostPosted: Fri Apr 04, 2008 4:58 pm    Post subject: Reply with quote

Shkëmbi, përfundimisht “out”

Mesfushori korçar i Partizanit, Bledi Shkëmbi, përfundimisht nuk do të mund të jetë në ndeshjen e së shtunës, me Flamurtarin. Një lajm i tillë ka ardhur dje, nga stafi mjekësor i të kuqve, sipas të cilit, “ai është i dëmtuar dhe aktivizimi do të ishte i pamenduar. Sepse, nëse do të dëmtohej, do të humbiste sezonin. Pra, më mirë le të qëndrojë edhe një ndeshje jashtë”, kanë qenë fjalët e mjekut Pertef Rusi. Shkëmbi, për shkak dëmtimi nuk ka luajtur as të shtunën e kaluar, ndaj Kastriotit. Megjithatë, duket se alternativat janë gati. i vetmi ndryshim vjen nga mbrojtja, ku në vend të Tafajt, do të aktivizohet që nga 1’ Pinari, i cili nuk luajti ndaj krutanëve. Në mesfushë dhe sulm do të jenë po të njëjtët. Starohet me Bakajn dhe Abilaliajn, në mbështetje të të cilëve do të jenë Muzaka dhe Gjyla nga krahët.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
toncubi
Dem i Kuq


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 949
Location: Afganistan

PostPosted: Fri Apr 04, 2008 5:12 pm    Post subject: Reply with quote

Redbull wrote:
Per kete punen e penalltise se dhene Dinamos ka shume te drejte Xhani.... ajo vetem penallti nuk ishte. Ne si tifoza po biem nga provimi cdo dite sa i perket ketyre gjerave. Ketu fus edhe veten time. Le te tjerat, po as te forumi jone nuk ngrisim zerin kur na bejne me hile. Sad


Nqs behet fjale per penalltine dhene Dinamos ndaj Durresit..... nuk besoj se hyn tek padrejtesite e bera ndaj nesh.
Na e kishte arbitri fajin qe nuk beme gol ndaj Kastriotit? JO. Madje edhe nje 1-0 nuk do ishte e justifikueshme.
Me duket se lojtaret tane kane probleme psikollogjike, nuk jane mesuar te jene ne krye. Sepse ky fenomen po behet i perhershem. Edhe vjet kishim nje periudhe ku u afruam dy pike ndaj tiranes, duke fituar ndeshjet njera pas tjetres, dhe kur erdhi momenti per sprintin final ....... ekipi u kolaps.
Ketu i ve faj edhe trainerit sepse ai duhet te jete motivuesi kryesor i ekipit. Per sa kohe nuk jemi ekip me yje, po me lojtare mesatare dhe punetore, impenjimi ka rol te madh ne fitore.
_________________
Back to top
View user's profile Send private message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5310
Location: Italia

PostPosted: Fri Apr 04, 2008 8:10 pm    Post subject: Reply with quote

po shkembi kaq keq qenka demtu? Mad
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
partizonia
Tifoz


Joined: 21 Oct 2007
Posts: 71

PostPosted: Fri Apr 04, 2008 8:14 pm    Post subject: Reply with quote

Forever Red wrote:
po shkembi kaq keq qenka demtu? Mad


gjynof Crying or Very sad
Back to top
View user's profile Send private message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5310
Location: Italia

PostPosted: Fri Apr 04, 2008 8:17 pm    Post subject: Reply with quote

na prish pune Sad
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5310
Location: Italia

PostPosted: Sat Apr 05, 2008 1:43 pm    Post subject: Reply with quote

qenka e fort.as flamurtari se do velcanin Laughing
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5310
Location: Italia

PostPosted: Sat Apr 05, 2008 1:55 pm    Post subject: Reply with quote

Zoti Xhani! Eja në studio, lëri turbulencat
5 Prill Dje, në “Sport Ekspres”, është botuar reagimi i presidentit të Partizanit, Albert Xhani, për shortin e hedhur drejtpërsëdrejti në Alsat, për arbitrin e ndeshjes Flamurtari?Partizani.Duke qenë se kjo ndodh për të dytën herë në gazetën tuaj, po për të njëjtën gjë absolutisht të pavërtetë, e drejta personale e sqarimit për tifozerinë e kuqe, trajnerin dhe stafin, është legjitime. Kjo, duke qenë se Xhani atakon shortin, të cilin, mbi bazën e projektit që sjell FSHF,e përsëris, Sektori i Garave në FSHF, e realizojmë direkt, çdo të enjte në TV Alsat. Kur i pëlqen arbitri i ndeshjes, shorti hidhet direkt në Alsat; kur nuk i pëlqen arbitri, presidenti i Partizanit, Xhani, mendon se shorti qenka montuar!

Dje është botuar mashtrimi i radhës i presidentit të klubit Partizani, Albert Xhani i cili, me gjithë thirrjet e vazhdueshme të federatës, si dhe të vetë Televizionit, për të ardhur dhe për të ndjekur shortin vetë LIVE, madje, edhe për të tërhequr vetë goglën, po LIVE, jo vetëm që nuk ka pranuar të vijë, por nuk ka sjellë madje as edhe një përfaqësues klubi. Pse?të, le t’i publikojë vetë. Më vjen keq që jam i detyruar të pohoj që ai, me këtë që deklaron, prodhon vetëm një çudi që çdo ditë humbet nocionin e besimit. Shorti ne Tv Alsat ka 26 javë që hidhet direkt: Xhani, kur fiton, mendon se hidhet LIVE. E kunderta, më lë shkas të mendoj, që e shtyn Xhanin të gënjejë dukshëm.

Nga ana tjetër, mendoj se është etike dhe në respekt të misionit të përbashkët mediatik, që jo çdo trill, apo diçka tërësisht e sajuar, mund të gjejë vend në faqet e gazetës, madje,duke hedhur baltë mbi TV, por njëkohësisht,edhe duke nëpërkëmbur punën korrekte të shefit të arbitrave në FSHF, Plarent Kotherja, apo shefit të sektorit të garave, Ilir Shulku. Edhe një herë ftoj presidentin t’i rikthehet qetësisë,shumë e rëndësishme në këtë fund?sezoni. E pres zotin Xhani në studio çdo të enjte, apo secilin përfaqësues klubi që ai do të sjellë, duke tërhequr edhe ndeshjen e tij po vetë, por kurrsesi nuk mund të pranoj sajimet dhe turbulencat e pabaza të presidentit të kuq. Le të vijë çdo të enjte në shortin e arbitrave,dhe të terheqë vetë goglën e ndeshjes së tij, apo edhe të ndeshjeve të tjera, nëse në CV?në e tij kërkon të shtojë edhe back?ground?in televiziv dhe mediatik.

Gerti Çarçani

Gazetar sportiv, drejtues i shortit të arbitrave në Tv Alsat
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5310
Location: Italia

PostPosted: Sat Apr 05, 2008 1:56 pm    Post subject: Reply with quote

Xhani nuk tërhiqet: “E lëmë fushën nëse shikojmë Velçanin”
5 Prill Presidenti i “demave”: “Skuadra nesër (sot) do të presë 15 minuta dhe, nëse nuk do të jetë ndërruar gjyqtari, atëherë lojtarët do të vishen e do të nisen drejt Tiranës”



Presidenti i Partizanit, Albert Xhani nuk tërhiqet, por edhe FSHF nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë. Kështu, pas deklaratave kërcënuese të së enjtes, ku njëshi i “demave”, ka pohuar se “nuk do të dalim në fushë, nëse nuk ndërrohet gjyqtari”, dje, Federata Shqiptare e Futbollit, ka dhënë edhe verdiktin më të fundit. “Nuk ka ndërrim gjyqtari dhe, nëse Partizani nuk del në fushë, do të zbatohet rregullorja”. Me pak fjalë, humbje 0?2 në “tavolinë”, ?3 pikë dhe nëse kjo përsëritet skuadra zbret një kategori më poshtë. Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Xhanit, i cili, duke dalë paksa nga kërcënimi fillestar dje ka nisur skuadrën në drejtim të Vlorës, madje, nga sa mësohet ka takuar stafin dhe lojtarët në “Hotel Besani”, gjatë rrugës së skuadrës, për në qytetin jugor. Nuk dihet ende se çfarë i ka thënë ai ekipit, por menjëherë pas disa minutash ka ardhur edhe “bomba” e dytë e Xhanit. “Skuadra do të udhëtojë drejt Vlorës (gjë që e ka bërë, madje që mbrëmë është akomoduar në hotel “Pavarësia”), do të dalë në fushë në orën 16:30 dhe do të presë 15 minuta. Nëse në fushë do të shfaqet gjyqtari Velçani, atëherë lojtarët do të vishen dhe do të kthehen në Tiranë. Kësaj here do t’i shkoj deri në fund”, kanë qenë fjalët e Xhanit. Madje, pas deklarimit të FSHF?së, ku, në bazë të Rregullores, skuadra që e përsërit këtë zbret një kategori më poshtë, Xhani ka thënë se “ta provojnë njeherë ta bëjnë”, duke shtuar edhe se, për të, e gjitha kjo i bëhet Partizanit për inat, pasi ai ka qenë ndër skuadrat që janë kundër presidentit të FSHF?së, Armand Duka.

“Demat”, në Vlorë,

për Likën do luhet

Megjithatë, pavarësisht deklaratave të presidentit të Partizanit, Albert Xhani, trajneri i “demave”, Hasan Lika, nuk ka dashur të flasë fare lidhur me këtë çështje. I kontaktuar me telefon, ai ka pohuar se ka qenë në rrugë së bashku me skuadrën dhe se për të, Partzani do të luajë. “Jemi thuajse 40 kilometra nga Vlora dhe ne po shkojmë për të zhvilluar një ndeshje. Kaq di të them. Ndryshe nuk do ta merrnim rrugën deri këtu”, kanë qenë fjalët e Likës, kur është pyetur se çfarë do të ndodhë. Ndërkohë, të kuqtë kanë mbërritur në Vlorë dhe janë akomoduar në Hotel “Pavarësia”, pranë Rivierës, dhe sot pritet të dalin në fushë për të luajtur ndaj Flamurtarit.
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Redbull
Dem i Kuq


Joined: 12 Jan 2008
Posts: 2023
Location: Prishtina

PostPosted: Sat Apr 05, 2008 2:39 pm    Post subject: Reply with quote

Panorama sport shkruante se Xhani paska hequr dore nga kontestimi.,.... Question kush i merr vesh
_________________
Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5310
Location: Italia

PostPosted: Sat Apr 05, 2008 4:05 pm    Post subject: Reply with quote

xhani proteston gjith javen e 2 or para ndeshjes heq dor Mad
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Display posts from previous:   
Post new topic   Reply to topic     Forum Index -> Ndeshjet e Partizanit All times are GMT + 1 Hour
Goto page Previous  1, 2, 3, 4  Next
Page 2 of 4

 
Jump to:  
You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot vote in polls in this forum



Surf Anonymous with Zzoop Proxy Free Games Online

Web Hosting for this free forum is provided by Free Bulletin Board get your free phpbb forum or free Invision forum today!



Powered by phpBB � 2001, 2002 phpBB Group   ·   supports phpBBHacks.com