Forum Index   
  Forumi i FK Partizani Tirane      FAQ      Search      Memberlist  
  · Log in Register · Profile · Log in to check your private messages · Usergroups  

Orges Shehi
Goto page 1, 2, 3, 4  Next
 
Post new topic   Reply to topic     Forum Index -> Lojtaret dhe stafi
View previous topic :: View next topic  
Author Message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4429

PostPosted: Tue Nov 07, 2006 2:33 pm    Post subject: Orges Shehi Reply with quote


_________________
Partizani.Net


Last edited by Eni on Fri Nov 09, 2007 4:39 pm; edited 1 time in total
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4429

PostPosted: Mon Apr 09, 2007 4:30 pm    Post subject: Reply with quote


_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
gim_murati
Tifoz


Joined: 01 Sep 2007
Posts: 93

PostPosted: Wed Sep 05, 2007 6:02 pm    Post subject: Reply with quote

ky eshte futbollist
_________________
Citoj Leninin
"Fshataret ne qytet, Atdheu ne rrezik"
Forca Partizoni
Back to top
View user's profile Send private message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5076
Location: Italia

PostPosted: Sat Oct 13, 2007 10:57 am    Post subject: Reply with quote

Gëzdari: Bariç duhet të marrë Shehin
11 Tetor Gjithmonë ka qenë i rezervuar dhe, gjatë gjithë kësaj kohe, nuk ka folur asnjëherë për mediat. Kjo, pasi zv/trajneri i Partizanit, Dashamir Gëzdari, e di shumë mirë, ashtu si edhe pjesa tjetër e skuadrës se tek Partizani, që nëse ka ndonjë problem, apo edhe element teknik, ai që flet në fund të fundit është vetë trajneri Lika. Por, kjo nuk do të thotë se edhe ai, si zv/trajner, apo edhe si trajner portierësh (dy pozicione tek të kuqtë, e vendit të parë) nuk mund të shprehë mendimin dhe shqetësimin e tij. Dhe e ka bërë dje një gjë të tillë. “Për mendimin tim, Orges Shehi duhet të thërritet në kombëtare”, ka thënë Gëzdari. Një mendim, që e ndan i gjithë stafi i “demave”, ashtu si edhe vetë lojtarët e drejtuesit, por që dje, për të parën herë, ka qenë Gëzdari, ai që e ka deklaruar. “Unë po shikoj një ndryshim shumë të madh në ekipin kombëtar dhe kjo është padyshim një meritë e trajnerit Oto Bariç”, ka vijuar ai. “Po shoh që ka të rinj, të cilët kanë dëshirë të luajnë dhe të vjetër, të cilët po tregojnë se nuk kanë moshë”. Nuk është se e ka gabim. Kristi Vangjeli, Debatik Curri, Armend Dallku, apo edhe Jahmir Hyka, Elis Bakaj dhe Andi Lila janë shembujt e gjallë të rinovimit. Ndërsa, Nevil Dede, Alban Bushi dhe Altin Haxhi, janë mishërimi i eksperiencës, por që luan përkrah këtyre të rinjve. Dhe Gëzdari, ashtu si edhe Lika, e kanë parë, ashtu si të gjithë një gjë të tillë.



Përse Shehi?

“Unë mendoj se Shehi duhet të thërritet për disa arsye”, ka thënë Gëzdari. “E para, sepse ai është një portier me eksperiencë, që mund t’i vlejë kombëtares shqiptare. E dyta, është duke kaluar një formë shumë të mirë dhe këtë po e reflekton edhe skuadra, teksa gjendemi të parët në klasifikim, për të mos përmendur edhe faktin që sapo ka mbushur 30 vjeç dhe nuk ka ndonjë moshë shumë të madhe për një portier”, ka vijuar Gëzdari. Zv/trajnerit dhe përgatitësit të portierëve tek “demat” i është bërë shumë qejfi që Bariç ka kthyer sytë nga të rinjtë, sidomos nga lojtari i Partizanit, Elis Bakaj. “Na bëhet shumë qejfi, si staf, për grumbullimin e Bakajt dhe kjo më bën të mendoj se ka një dëshirë të mirë për të grumbulluar në përfaqësuese ata lojtarë që janë më në formë dhe jo emrat. Unë thjesht i kërkoj trajnerit Bariç që të kthejë sytë dhe të shikojë. Shehi, për mendimin tim është portierimë i mirë i kampionatit shqiptar”, ka shtuar Gëzdari.



Kërkesa, në një moment delikat

Kjo kërkesë, për grumbullimin e Shehit, ka ardhur pikërisht pas dëmtimit të Arjan Beqajt dhe thërritjes nga ana e stafit kuqezi të portierit të Elbasanit, Ilion Likës. Mesa duket edhe Gëzdari është në dijeni të kësaj dhe ka kërkuar nga Bariç që të ketë në stolin e përfaqësueses edhe Orges Shehin. “Do të jetë gjithmonë një forcë plus E them me bindje këtë”. Dhe një njeri, i cili ka dy sezone që e stërvit, sigurisht që duhet besuar.
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU

Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4429

PostPosted: Mon Oct 15, 2007 12:26 pm    Post subject: Reply with quote

s'do therrasi fare ai as Liken, se vetem Beqajn dhe Hidin merr ai.

po erdhi puna per te trete, besoj se ee meriton edhe Shehi se ka dy sezone qe eshte nder portieret qe ka ngren me pak gola. Kjo eshte merite dhe e mbrojtjes, po dhe Shehi ka lujt mir shum.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5076
Location: Italia

PostPosted: Tue Oct 16, 2007 12:13 pm    Post subject: Reply with quote

shehi eshte me i mir se lika e hidi sipas meje
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU

Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4429

PostPosted: Wed Oct 17, 2007 12:10 pm    Post subject: Reply with quote

me then te drejten nuk e kam par Shehin te bej gafa te medha. Kurse Liken te pakten e kam par me Dinamon qe ka ber ca gafa te papame. Per Hidin kam deghuar qe ben plot gafa po s'para e kam pare.

megjithate Shehi po behet dy vjet qe eshte nje nga me te miret ne Superlige
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5076
Location: Italia

PostPosted: Thu Oct 18, 2007 1:53 pm    Post subject: Reply with quote

shehi eshte me verte shume mir.hidi eshte kallup ndersa lika vjet ishte dobet
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU

Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5076
Location: Italia

PostPosted: Wed Nov 07, 2007 8:56 am    Post subject: Reply with quote

Shehi: “Derbi me Dinamon s’mund te jete kurre si ai me Tiranen”
6 Nentor Barazimi i se shtunes 0?0 me El? basanin, ka merzitur shume te kuqte, teksa, sipas tyre ajo ishte nje ndeshje, ne te cilen “demave” – pare edhe “ngecjen” e Beses – u duhej trepikeshi. Megjithate, pavaresisht rezultatit, qe ne fund te fundit, mund te quhet negativ, duket se tek Partizani nuk ka asnje peng, te pakten persa i perket asaj qe djemte dhane ne fushen e lojes. “Mos u beni merk, fati nuk deshi qe ne te shenonim. Nuk keni faj ju”, u ka thene presidenti Xhani te kuqve, ne dhomat e zhveshjes, pas perfundimit te ndeshjes. Nje gje shume pozitive kjo qe ne fund te fundit ka vlejtur per dicka. Per te mbajtur te karikuar skuadren dhe per te mbrojtur anen psikologjike, e cila, pavaresisht humbjes me Besen, nuk ka pesuar luhajte te madhe. “Nuk ka ndodhur hataja”, ka thene portieri i te kuqve, Orges Shehi. Ka pesuar vetem kater gola ne tete jave dhe me siguri qe ai eshte lojtari qe duhet te jete me i gezuari tek “demat”, por nuk eshte keshtu. “Ne fitojme dhe humbasim te gjithe bashke, ashtu si dhe merzitemi dhe gezohemi ne te njejten menyre”, ka vijuar Shehi. E mundon goli qe nuk u gjet ndaj Elbasanit, por pavaresisht kesaj, “s’kemi kohe te qajme, kemi edhe dy ndeshje derbi shume te veshtira, per te cilat duhet te mendojme. Ajo qe kaloi kaloi tani”, ka shtuar Shehi.

Ndaj Dinamos, per “2”?sh

Te merkuren, pra neser, te kuqte do te ndeshen per here te pare ne kete sezon me Dinamon. Nje derbi, qe edhe pse deri perpara 1964?es, ka qene me i rendesishmi i kryeqytetit, pas ketij viti, ka kaluar ne plan te dyte. Megjithate, jo me. Dinamo pretendon per kreun, ndersa Partizani ndodhet ne te dhe kjo do ta beje kete derbi ndoshta me shume interesant. “Sigurisht qe do te jete nje ndeshje e rendesishme, ne fund te fundit, sic jane te gjitha ndeshjet e tjera. Por, ajo qe as une dhe asnjeri nuk e mohon dot eshte fakti qe Partizani?Tirana, nuk ka asnje rival si derbi brenda territorit shqiptar. Ai mbetet dhe do te mbese me i bukuri. Megjithate, pavaresisht kesaj, ne do te kerkojme fitoren ne kete perballje. Kemi lene shtate pike deri tani dhe na duhet te fitojme patjeter te merkuren”, ka shtuar “gardiani” i te kuqve. Pra nje “2” i sigurte? “Nuk ka gje te sigurte ne futboll, por ne do te bejme detyren tone”, ka perfunduar Shehi.

“S’kam “gare” me askend”

Derbi i neserm, do te jete edhe nje sfide brenda sfides per dy portieret, Orges Shehin e Partizanit dhe Elvis Kotorrin e Dinamos. Megjithate, sipas “gardianit” te te kuqve, ai nuk ka dhe nuk ka pasur ndermend te jete ne gare me njeri. “Nuk kam qene ndonjehere ne gare me askend se kush peson me pak gola. E kam thne kete edhe ne momentin kur kisha pesuar dy gola, tani qe jane kater dhe ndoshta edhe nese do te jene me shume, apo me pak sesa portieret e tjere. Une e kam thene qe ne funksionojme si skuader dhe jo si individe”, ka perfunduar Shehi.
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU

Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5076
Location: Italia

PostPosted: Mon Nov 19, 2007 12:32 pm    Post subject: Reply with quote

Shehi nuk ben llogari. “Me mire flasim ne fund”
18 Nentor Partizani ndodhet ne vend te trete, me 21 pike, po aq sa edhe Dinamo, megjithate, duket se nje gje e tille pak u intereson per momentin “demave”. Kane marre vetem dy pike ne kater ndeshjete fundit dhe kjo nuk eshte nje gje shume pozitive per ecurine e tyre, duke patur parasysh se fillimi ka qene shperthyes (19 pike ne shtate jave kampionat, gjashte fitore dhe vetem nje barazim, ndaj Flamurtarit). Megjithate, e kaluara tashme i perket nje kohe qe duket larg se tashmes. Nje Partizan qe mundet nga Besa, mezi barazon me Elbasanin, humbet me Dinamon dhe perseri barazon me Tiranen. Gjithsesi, per portierin e te kuqve, Orges Shehin, “nje gje e tillle nuk duhet kthyer ne drame”. Kjo, pasi per “gardianin” e portes se Partizanit futbolli eshte nje loje shume e pabese, qe, edhe atehere kur mendon se je me mire, merr goditjen. Por ka ndodhur kjo, pasi Partizani, pas ndeshjeve te lehta te fillimit, eshte perplasur me “te medhenjte” ne fund, apo per ndonje arsye tjeter? “Une mendoj se, ne nje fare menyre, edhe kjo ka qene”, ka thene Shehi. “Arritem te fitonim me Shkumbinin, me Beselidhjen, me Vllaznine, Kastriotin e Teuten dhe menduam se gjithcka do te shkonte vaj, madje, edhe pa u sforcuar. Me pas Flamurtari na beri te shijojme barazimin e pare, por serish fituam me Skenderbeun. Megjithate, humbja me Besen, ne Kavaje, na dha nje goditje te rende mendoj une”, ka shtuar Shehi.

S’ka kohe per llogari

Partizani pesoi humbjen e pare ne Kavaje dhe gjerat nisen te kthehen, nga nje enderr e bukur, ne nje makth per te kuqte. Barazohet me Elbasanin, pastaj humbja me Dinamon dhe plas “shashka”. “Grupi ka probleme”, deklaron Lika, i cili nuk e perfshin fare Shkembin ne kete grup per derbin me Tiranen, duke treguar se problemet kane qene pikerisht te lidhura me te. Gjithsesi, keto duket se kane kaluar, megjithate Partizani nuk po futet ende ne “shina”. “Une mendoj se ne kete moment ne duhet te kuptojme dhe te mendojme se kerkohet te bejme kthesen dhe te nisim te fitojme. Kemi me te vertete 21 pike, vetem tri me pak se Besa, por ne kater ndeshjet e fundit nuk kemi zhvilluar nje loje bindese, prandaj kane munguar edhe piket. Per renditjen flasim ne fund. Ajo qe duhet bere tani eshte goli dhe trepikeshat. Po nis faza e dyte dhe do te kemi serish kundershtaret, te cilet i kemi mundur ne te paren”, ka perfunduar Shehi.

Pasditja pushim

Dita e djeshme ka qene nje lloj relaksi per te kuqte, teksa kane zhvilluar vetem nje seance stervitore paradite. “Demat” kane kryer ushtrime te ndryshme ne palestren e klubit shumesportesh, teksa pasditja, duke pare shiun e dendur, eshte menduar te behet pushim. Stervitj pritet te rifilloje sot pasdite. Nje gje e tille eshte bere edhe ne nderprerjen paraardhese te kampionatit, per shkak te impenjimeve te kombetares, dhe duket se eshte kthyer ne nje metode pune per Liken.
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU

Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5076
Location: Italia

PostPosted: Wed Jan 16, 2008 1:28 pm    Post subject: Reply with quote

Turp, nëse shpërbëhej Partizani”
16 Janar Portieri, Orges Shehi, ndihet i kënaqur që gjithçka u zgjidh në mënyrën e duhur; “e dinim që do shlyheshim, por realisht, dy ditët e fundit, morëm parasysh edhe më të keqen”



Pas zgjidhjes, me një fund të lumtur, të krizës së kuqe, i pari që ka reaguar, është edhe numri “1” i skuadrës së kuqe, “gardiani” i portës së “demave”, Orges Shehi. Kështu, në intervistën për “Sport Ekspres” ai është shpehur i kënaqur me atë që ndodhi, teksa pranon se nuk mund ta imagjinonte dot më të keqen.

? Më në fund gjithçka u mbyll me një “happy?end” për ju dhe të gjithë skuadrën...

? Po, mund ta thoni me plot gojën një gjë të tillë. Presidenti na i dha të gjithëve, ato që u takonin. Tani jemi edhe më të qetë dhe më të kënaqur dhe mendoj se, edhe puna në fazën përgatitore do të vijojë të jetë më inensive. Jo se nuk ka qenë, sepse nëse e keni vënë re, pavarësisht pagesave, ne nuk i jemi shmangur asnjë ditë stërvitjes.

? Realisht, a menduat se gjithçka do të përfundonte mirë, apo mendja ju shkoi edhe tek më e keqja?

? Të them të vërtetën, në fillim nuk e kisha shumë problem, sepse pagesat vonohen dhe unë nuk fillova të luaja dje në Shqipëri, çka do të thotë se e di që gjëra të tilla ndodhin. Por, në dy ditët e fundit, sidomos edhe kur lexonim shtypin, apo na kërkonin skuadrat e tjera, menduam se edhe e keqja e madhe mund të ndodhte. Dhe atë ditë të hëne, të gjithë e kemi pritur me frikën më të madhe, sepse nëse nuk do të merrnim paratë, ne do të largoheshim dhe do të kishe qenë turp, nëse Partizani do të shpërbëhej. Nuk dua ta imagjinoj tani aspak një gjë të tillë.

? Ju ku do të shkonit?

? Nuk kam përse ta them. Tani unë jam këtu dhe do të qëndroj.

? A mendoni se një gjë e tillë mund të ndodhë përsëri?

? Vonesa edhe mund të ketë. Por, nëse presidenti Xhani arriti të zgjidhte këtë situatë, unë mendoj se ai mund të zgjidhë çdo gjë tjetër.

? Deri dje, ishte gjendja e Partizanit, që formonte 80 për qind të zërave, në merkaton e superiores. Po ani, a mendoni se jeni ju, ata që mund të kërkoni përforcime?

? Një gjë e tillë nuk më takon ta them unë, por drejtuesit e klubit, si edhe trajneri. Nëse do jetë nevoja, sigurisht edhe mundësia, atëherë përse jo, përforcimet gjithmonë janë të mirëpritura. Pastaj edhe fakti që lojtarët e Partizanit kërkoheshin në merkato, do të thotë se ne kemi potencial, apo jo.

? E fundit, por jo më pak e rëndësishmja; Besoni ende në “ëndrrën” titull?

? Sigurisht që po. Eshtë objektivi ynë primar dhe mesa di unë, jemi ende në lojë.
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU

Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
gim_murati
Tifoz


Joined: 01 Sep 2007
Posts: 93

PostPosted: Fri Jan 18, 2008 3:36 pm    Post subject: Reply with quote

ky eshte per zbor mer daje e jo tofiku me dhomin e me shkomin...
_________________
Citoj Leninin
"Fshataret ne qytet, Atdheu ne rrezik"
Forca Partizoni
Back to top
View user's profile Send private message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5076
Location: Italia

PostPosted: Sat Jan 19, 2008 11:00 am    Post subject: Reply with quote

se kuptoj pse se kane marre Mad
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU

Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Ylli Kuq
Tifoz


Joined: 30 Oct 2007
Posts: 113

PostPosted: Thu Feb 28, 2008 12:21 pm    Post subject: Reply with quote

edhe shehi spo paraqitet keq.u bene tre a kater ndeshje pa ngrene gol megjithese edhe mbrojta ka qene en forme
Back to top
View user's profile Send private message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5076
Location: Italia

PostPosted: Thu Feb 28, 2008 1:48 pm    Post subject: Reply with quote

kete vit ka qene mir fare
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU

Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Display posts from previous:   
Post new topic   Reply to topic     Forum Index -> Lojtaret dhe stafi All times are GMT + 1 Hour
Goto page 1, 2, 3, 4  Next
Page 1 of 4

 
Jump to:  
You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot vote in polls in this forum



Surf Anonymous with Zzoop Proxy Free Games Online

Web Hosting for this free forum is provided by Free Bulletin Board get your free phpbb forum or free Invision forum today!



Powered by phpBB � 2001, 2002 phpBB Group   ·   supports phpBBHacks.com