Forum Index   
  Forumi i FK Partizani Tirane      FAQ      Search      Memberlist  
  · Log in Register · Profile · Log in to check your private messages · Usergroups  

Albert Xhani
Goto page 1, 2, 3 ... 10, 11, 12  Next
 
Post new topic   Reply to topic     Forum Index -> Lojtaret dhe stafi
View previous topic :: View next topic  
Author Message
toncubi
Dem i Kuq


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 693
Location: Afganistan

PostPosted: Tue Aug 22, 2006 2:06 pm    Post subject: Reply with quote

Mire me lal i more lojtaret, po nuk mbaron me kaq muhabeti. Lojtaret duan te sterviten, dhe sot tek Balkanweb, nje tifoz thoshte se stervitja eshte bere kryesisht tek Liqeni, dhe ajo me top eshte bere shume pak. Si mund te fitohet kampionati kur lojtaret nuk kane as kushtet minimale te stervitjes? Dhe pastaj javen e katert shkarkojme Neptunin.
_________________
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4429

PostPosted: Tue Sep 05, 2006 12:35 pm    Post subject: Reply with quote

Tani ka fillu ben dhe rolin e trajnerit. I kerkon Bajkos formacion me sulmues dhe lojtaret te bejn loje me spektakolare Very Happy Se fitoret i kemi ne xhep ne, vetem loja spektakolare mungon qe te jemi perfekt
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4429

PostPosted: Mon Oct 30, 2006 3:34 pm    Post subject: Reply with quote

Presidenti: Tifozët nuk kanë të drejtë
Barazimi i së shtunës me Vllazninë ka sjellë reagimin e ashpër të tifozërisë, që në përfundim të ndeshjes ka hedhur akuza ndaj skuadrës, drejtuesve të lartë dhe futbollistëve. Gjatë 90 minutave me Vllazninë, mbështetësit e të kuqve thuajse nuk e kanë përkrahur skuadrën e tyre, duke pritur momentet e fundit të ndeshjes, për të shpërthyer në kor kundër futbollistëve dhe presidentit. "Nuk është e drejtë që tifozët mezi presin të humbasë skuadra që të hidhen në sulm kundër drejtuesve. Gjatë gjithë lojës pritej mbështetja e tyre, por ata mezi prisnin ta shihnin Partizanin në moment të keq me qëllimin e vetëm shfryrjen ndaj drejtuesve. Unë u jap shumë të drejtë atyre për titujt që mungojnë apo për rezultatet jo të pritshme, por nuk mund të pranoj kurrsesi që ata të sillen në atë mënyrë. Unë e pranoj se skuadra nuk u shfaq siç kërkojnë ata dhe se ka vend për përmirësime, por këto arrihen me mbështetjen dhe jo sulmet e pajustifikueshme të tifozëve,"- është shprehur presidenti i Partizanit, Albert Xhani.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4429

PostPosted: Wed Nov 01, 2006 2:38 pm    Post subject: Reply with quote

Xhani: Bajko, ke skuader per titull
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4429

PostPosted: Thu Nov 02, 2006 2:54 pm    Post subject: Reply with quote

http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=20572
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4429

PostPosted: Mon Nov 06, 2006 1:32 pm    Post subject: Reply with quote

Xhani: Lika trajner, Partizani premtues
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4429

PostPosted: Mon Nov 20, 2006 3:59 pm    Post subject: Reply with quote

Xhani: S'është ende koha për të folur!
Presidenti i Partizanit, Albert Xhani, vazhdon t'i qëndrojë besnik deklaratës së tij të pak ditëve në parë, që vendoste heshtjen për shtyp në kampin e kuq. Edhe pse Partizani ka fituar në transfertë, duke rikthyer buzëqeshjen pas një muaji e gjysmë, presidenti Xhani nuk ka dashur të prononcohet për shtypin. "Nuk kam asgjë për të thënë për fitoren me Apoloninë. Mendoj se nuk ka ardhur momenti i duhur për ta bërë këtë. Partizani duhet të vazhdojë të flasë në fushë, dhe jo në media. Vetëm kur të arrijmë vendin që na takon, do të flasim për shtypin," - është shprehur njëshi i të kuqve.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4429

PostPosted: Thu Nov 23, 2006 4:02 pm    Post subject: Reply with quote

Xhani: Kujdes, e hoqa këpucën!
Takimin e djeshëm midis Partizanit dhe Lushnjës e ka ndjekur edhe presidenti i të kuqve, Albert Xhani. Xhani, gjatë gjithë takimit, është parë në një humor të mirë dhe shpeshherë ka ironizuar me lojën e lojtarëve të skuadrës së tij. Ka pasur raste kur presidenti është shprehur se futbollistët nuk janë të aftë të shënojnë dhe se shpresonte më shumë te lushnjarët dhe arbitri, për të mposhtur Spahon. Gjithashtu, ka pasur raste kur sulmuesit gabonin përpara portës dhe Xhani, me të qeshur, u bënte thirrje të tijve të vinin e të ndiznin nga një cigare me të. Madje, presidenti i Partizanit ka arritur deri aty sa të deklarojë me humor se te skuadra e tij më mirë kanë luajtur ata që s'janë paguar mirë sesa ata që kanë marrë shuma të majme. Takimi i djeshëm pati edhe raste kontestimi në drejtim të gjyqtarëve dhe, ironia e presidentit Xhani nuk ka munguar as në këtë rast, kur ai thoshte: "Kujdes, e hoqa këpucën!"
Kjo thirrje bëhej si me të qeshur, pasi Xhani kishte parasysh veprimin e presidentit të Besës, Nexhat Bixhdili, në drejtim të gjyqtarit Pashaj. Sipas humorit "të kuq", del se këpuca e Xhatit i dha rezultatet e saj, sepse dje Besa e mundi thellë ekipin e Kastriotit.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Jimmy
Dem i Kuq


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 572
Location: Tirane

PostPosted: Thu Nov 23, 2006 4:42 pm    Post subject: Reply with quote

Eni wrote:
Xhani: Kujdes, e hoqa këpucën!
Takimin e djeshëm midis Partizanit dhe Lushnjës e ka ndjekur edhe presidenti i të kuqve, Albert Xhani. Xhani, gjatë gjithë takimit, është parë në një humor të mirë dhe shpeshherë ka ironizuar me lojën e lojtarëve të skuadrës së tij. Ka pasur raste kur presidenti është shprehur se futbollistët nuk janë të aftë të shënojnë dhe se shpresonte më shumë te lushnjarët dhe arbitri, për të mposhtur Spahon. Gjithashtu, ka pasur raste kur sulmuesit gabonin përpara portës dhe Xhani, me të qeshur, u bënte thirrje të tijve të vinin e të ndiznin nga një cigare me të. Madje, presidenti i Partizanit ka arritur deri aty sa të deklarojë me humor se te skuadra e tij më mirë kanë luajtur ata që s'janë paguar mirë sesa ata që kanë marrë shuma të majme. Takimi i djeshëm pati edhe raste kontestimi në drejtim të gjyqtarëve dhe, ironia e presidentit Xhani nuk ka munguar as në këtë rast, kur ai thoshte: "Kujdes, e hoqa këpucën!"
Kjo thirrje bëhej si me të qeshur, pasi Xhani kishte parasysh veprimin e presidentit të Besës, Nexhat Bixhdili, në drejtim të gjyqtarit Pashaj. Sipas humorit "të kuq", del se këpuca e Xhatit i dha rezultatet e saj, sepse dje Besa e mundi thellë ekipin e Kastriotit.

Shenjat e para qe tregojn se Xhani ka ikur per lesh.....
... Te shikojm se kur do shkalloj 100 %, ishalla e ha vitin e ri te pakten Laughing Laughing Laughing
_________________

Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4429

PostPosted: Tue Nov 28, 2006 2:20 pm    Post subject: Reply with quote

Xhani: 1 milion per koke per fitoren e fundit
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4429

PostPosted: Tue Dec 05, 2006 5:36 pm    Post subject: Reply with quote

Xhani: Lereni te qete Liken!
Ajo, cka duket se ka nisur si nje problem i vogel, ne dukje i parendesishem, mundet te kete kaluar paksa “caqet” e normalitetit. Fjala eshte pikerisht per “udhezimet”, qe tifozeria e kuqe, ashtu si te gjithe fansat e skuadrave te tjera, japin nga tribunat e stadiumit, ne lidhje me aktivizimin, apo daljen nga fusha te njerit, apo tjetrit lojtar, qe sipas tyre nuk po luan mire. Gjithcka ka nisur me sulmuesin vlonjat, Arber Abilaliaj, i cili eshte kontestuar gjate ne ndeshjen ndaj Teutes, kur tifozeria ka kerkuar ne kor aktivizimin e Sokol Bulkut, i cili, duhet pranuar, me pas ktheu edhe fatin e ndeshjes. Megjithate, per “njeshin” e te kuqve, Albert Xhani, nje gje e tille gjithmone flitet per kerkesat dhe pretendimet e tifozeve gjate ndeshjes duket se eshte e dale “mode”, aq me teper per nje trajner si Hasan Lika, i cili, sipas Xhanit, e di shume mire se cfare po ben. “Lereni Liken te punoje i qete”, u eshte drejtuar Xhani tifozeve, te cilet duket se e ekzagjerojne paksa, me nderhyrjet e tyre vend e pa vend, qe vetem demtojne skuadren. “Cili do te luaje nga fillimi ne formacion, apo cili duhet te zevendesohet, eshte nje vendim qe e merr trajneri, vijon Xhani, keshtu qe, ju lutem shume, lerjani ne dore atij gjera te tilla dhe mos ia kerkoni ne stadium”. Madje, ai ka folur edhe per “ceshtjen” Abilaliaj, por edhe Bakaj, te cilet duket se nuk po japin ate qe pritet ne fushen e lojes dhe, si pasoje e kesaj, po nderrohen shume shpesh dhe nuk jane stabel ne formacion. “Kjo nuk me perket mua. Ata duhet te japin me shume per skuadren dhe kjo eshte normale, por persa i perket aktivizimit te njerit, apo tjetrit, une e thashe qe kjo eshte ne dore te trajnerit Lika”, ka perfunduar Xhani.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4429

PostPosted: Tue Dec 12, 2006 3:42 pm    Post subject: Reply with quote

E drejta televizive
Bisedimet paraprake per krijimin e Liges Profesioniste ngecen persa i perket menyres se ndarjes se fitimeve nga shitja e se drejtes televizive, qe do te jete burimi kryesor i te ardhurave. Ne kete pike ishte presidenti i Partizanit, Xhani, i cili pati kundershtime per perqindjet, nisur nga fakti qe klubi i kuq ka me teper tifoze ne te gjithe Shqiperine, pervec nje historie te madhe. Si perfundim, u la qe per kete ceshtje do te diskutohet me vone.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4429

PostPosted: Wed Jan 10, 2007 1:46 pm    Post subject: Reply with quote

Autobusi i kuq, në shërbime funerale!?
Njerëzit që e vizitojmë më shpesh klubin "Partizani" s'kanë si të mos e vënë re mungesën e autobusit, që prej disa javësh nuk ndodhet i parkuar para ndërtesës shumëkatëshe të skuadrës së kuqe. Natyrisht, ka arsye pse autobusi nuk ndodhet në klub, por ajo që kanë nxjerrë disa tifozë të Partizanit është më e çuditshmja. Ata e kanë parë të parkuar pranë një shërbimi funeral, përballë Spitalit Pediatrik në kryeqytet. Mos vallë drejtuesit e kuq kanë gjetur një mënyrë afikase për të nxjerrë para? Madje ka edhe nga ata tifozë, që ndoshta kërkojnë ta tregojnë si barcaletë, që thonë se autobusi i skuadrës së tyre të zemrës ka bërë disa rrugë nga Tufina dhe Sharra. Kjo është shumë e vështirë për t'u besuar, pasi ngjyra e kuqe nuk është aspak e përshtatshme në raste morti. Por ka edhe një arsye tjetër, më shumë të besueshme, që shpjegon "zhdukjen" e autobusit nga klubi. Shteti shqiptar është gati për të sekuestruar çdo pasuri të Partizanit, pasi nuk ka shlyer borxhet e shumta që ka, për këtë arsye është vendosur që ky mjet motorik të qëndrojë larg syrit të "shtetit". Për momentin, kjo zgjidhje mund të rezultojë efikase, por çfarë do të bënin futbollistët dhe stafi teknik i Partizanit nëse autobusi i tyre do të bllokohej gjatë rrugës për në stadiumet e rretheve?
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4429

PostPosted: Thu Feb 01, 2007 1:48 pm    Post subject: Reply with quote

Xhani, vizitë "flash" në klub
Presidenti i Partizanit prej shumë kohësh nuk e ndjek nga afër stërvitjen e Partizanit, megjithatë ai ka qenë dje i pranishëm në klub bashkë me dy të huaj, pa pasur si qëllim këqyrjen e stërvitjes. Njëshi i të kuqve ka inspektuar fushat e klubit dhe ka biseduar për probleme personale me dy shoqëruesit e tij, të cilët nuk është se janë interesuar për ndonjë futbollist apo për kushtet e stërvitjes. Më pas, Xhani është larguar nga klubi, për të mos u kthyer në seancën e pasdites
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
ROSI
Anetar i ri


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 41

PostPosted: Fri Feb 02, 2007 2:12 am    Post subject: Reply with quote

XHANI ofendon tifozet ne takimin qe beri sot me ta.
Si mundet qe nje president klubi te flasi ne ate menyre te arij te thote se une nuk e caj b.... per asnje .
Une harxhoj aq e kaq per partizanin ,dakort jame me kete, por desha me te pyet ty ti mor z. xhani ato pare te teperta i ke qe humb , po mire mor zotni keto para nuk po tu mbarokan ndo nje here .....
Ne si tifoza nuk na na interson se sa arxhon ti e sa fiton, ne na intereson qe partizani yne te jete ai qe ka qene , por eshte kote me u mare me ty.
Back to top
View user's profile Send private message
Display posts from previous:   
Post new topic   Reply to topic     Forum Index -> Lojtaret dhe stafi All times are GMT + 1 Hour
Goto page 1, 2, 3 ... 10, 11, 12  Next
Page 1 of 12

 
Jump to:  
You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot vote in polls in this forum



Surf Anonymous with Zzoop Proxy Free Games Online

Web Hosting for this free forum is provided by Free Bulletin Board get your free phpbb forum or free Invision forum today!



Powered by phpBB � 2001, 2002 phpBB Group   ·   supports phpBBHacks.com