| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
Partizani_forever Tifoz
Joined: 08 May 2006 Posts: 56 Location: USA
|
Posted: Sun Apr 13, 2008 11:51 pm Post subject: IDE |
|
|
Cuna te me falni por duke pare ndeshjen me shkumbinin me vinte me te vertete keq per Emrin e Ekipit tone te Zemres!
Ku jane tifozet???
Le ti marim gjerat pak me shtruar.
Kush jane DEMAT E KUQ?
Ku e kane seline?
Sa antare te regjistruar kane?
Si antar te regjistruar te shoqates, çfare avantazhesh kane ata nga tifozat e thjeshte?
Duke qene se jane antar te regjistruar (qe duhet te influencojne direkt tek drejtuesit e klubit) ata kane edhe pergjegjesi me te medha, kush jane keto pergjegjesi?
Kush jane projektet dhe idet e tyre?
Cila eshte rregullorja e shoqates dhe kush eshte denimi per moszbatimin e saj nga antaret?
Cilat jane rregullat e antaresimit dhe te perjashtimit nga ky grupim?
A ka ky grupim baza te tjera neper rrethe ku dihet qe tifozet e Partizanit jane te shumte?
Ja mbi keto pyetje dhe te tjera duhet te fillohet organizimi i tifozerise se kuqe.
Une personalisht jam shume larg por po te isha aty do te jepja kontributin tim per kete! Pershembull le te marim DEMAT E KUQ, une do ti regjistroja te gjithe antaret ne nje database ne kompjuter dhe do tu merja te gjitheve numrat e telefonit dhe adresat e emailit ne qofte se kane, do caktoja kryetarin e pergjithshem te shoqates, nenkryetarin, dhe keshillin drejtues, pastaj do beja nje rregullore me nene si kashtetute qe askush nuk mund ta preke. Do te kerkoja nje takim me presidentin e klubit dhe do ti kerkoja ndihme financiare per te hapur disa zyra (ne qofte se do ta quaja keshtu) te vogla neper te gjitha lagjet e Tiranes dhe vecanerisht neper Lagjet qe jane historikisht Tifoze te Partizanit si ne Laprake, Kombinat etj etj. Gjithashtu do krijoja kontakte me Tifoze ne rrethet e tjera te vendit si pershembull ne Permet po e mar si shembull me qense une jam me orgjine andej dhe me sa di une aty Partizani eshte si nje kombetare e dyte. Te gjithe e duan Partizanin pas skuadres se tyre lokale. (Kjo ska lidhje me presidentin e klubit qe eshte me orgjine nga Permeti)
Ne kete menyre tifozet krijojne nje network ku ka shkembim informacioni dhe ka shkembim idesh takim tifozash, bojkot ndeshjesh ne qofte se eshte e nevojshme. Une do ti beja nje kerkese klubit gjithashtu per bileta me te lira per antaret e shoqates, por gjithashtu do kishte dhe detyra per cdo antar..........................................
Per te gjithe ata qe jane ne Tirane le ti marin ne konsiderate keto ide edhe le te diskutojme rreth tyre. Ne qofte se ju duken te mira le te fillojme nga puna, ne qofte se nuk u duken ide te mira le ti permiresojme.
E njejta gje edhe per grupimet e tjera te tifozerise se kuqe, ky ishte thjesht nje shembull
Faleminderit _________________ Ngjyra kuqe ngjyr dashnie, Partizonit i ka hije.......! |
|
| Back to top |
|
 |
Redbull Dem i Kuq

Joined: 12 Jan 2008 Posts: 1260 Location: Prishtina
|
Posted: Mon Apr 14, 2008 5:37 am Post subject: |
|
|
Ke shume te drejte. Eshte koha e fundit qe te behet dicka ne kete drejtim.
Nga kjo qe shohim ketu dhe nga disa transparente ne stadium gjate ndeshjeve na del se aktive jane dy grupe aktualisht. Ultrasit e Kombinatit dhe Redboys te Laprakes. Puna eshte se ne akoma nuk dime sakte se nga sa anetare ka secili prej ketyre grupeve (nga ajo qe shoh ne ndeshje duket se nuk jane shume). Detyra e tyre eshte qe te shtojne sa me teper numrin e anetareve te tyre. Per mua nuk eshte e thene te kene nje zyre apo seli....... thjesht te caktojne nje kafene apo bar apo si i thoni ne Tirane qe te jete vendtakim. Besoj se ka shme tifoza te Partizanit qe jane pronare kafenesh...... le qe po te jete grupi i organizuar mire mund ta mbaje fare mire nje bar te vetin.
Po keto jane gjera qe behen me kohe, ajo qe me shqeteson mua dhe qe do te duihej te benim eshte qe t'a rikthejme se qeni "trendy" te shkuarit ne stadium.
Kjo ideja e krijimit te grupeve te tifozeve ne qytetet tjera me pelqen shume. _________________ Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4429
|
Posted: Mon Apr 14, 2008 2:31 pm Post subject: |
|
|
Kjo duhet filluar nga ata qe jane ne Tirane se ne qe jemi jasht nuk mund te bejme shume pervecse ndonje gje ne internet. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4429
|
Posted: Mon Apr 14, 2008 2:33 pm Post subject: |
|
|
| Redbull wrote: | Po keto jane gjera qe behen me kohe, ajo qe me shqeteson mua dhe qe do te duihej te benim eshte qe t'a rikthejme se qeni "trendy" te shkuarit ne stadium.
Kjo ideja e krijimit te grupeve te tifozeve ne qytetet tjera me pelqen shume. |
Ajo qe ke thene ketu eshte problemi kryesor. Ne Tirane besoj se quhet si budallik te shkosh ne stadium. Une kur isha atje dhe u thosha ca shokve hajd ikim shofim ndeshjen n Qemal Stafa, hapnin syte. Le qe se ksihin idene fare qe behej ndeshje. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5076 Location: Italia
|
Posted: Mon Apr 14, 2008 2:55 pm Post subject: |
|
|
| Eni wrote: | | Redbull wrote: | Po keto jane gjera qe behen me kohe, ajo qe me shqeteson mua dhe qe do te duihej te benim eshte qe t'a rikthejme se qeni "trendy" te shkuarit ne stadium.
Kjo ideja e krijimit te grupeve te tifozeve ne qytetet tjera me pelqen shume. |
Ajo qe ke thene ketu eshte problemi kryesor. Ne Tirane besoj se quhet si budallik te shkosh ne stadium. Une kur isha atje dhe u thosha ca shokve hajd ikim shofim ndeshjen n Qemal Stafa, hapnin syte. Le qe se ksihin idene fare qe behej ndeshje. |
KJO ME NDODHTE DHE MUA JANE ME NE MODE KAFENETE DHE BILARDOT  _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Redbull Dem i Kuq

Joined: 12 Jan 2008 Posts: 1260 Location: Prishtina
|
Posted: Mon Apr 14, 2008 9:04 pm Post subject: |
|
|
Po ama eshte pune qe behet lehte. Une e di se si eshte ngrit interesimi i tifozave ne Kosove per te percjell basketboll. Mediat mediat dhe vetem mediat e bejne nje gje te tille. Shpiknin rivalitet mes skuadrave qe s'kishin qene rivale ndonjehere vetem e vetem per tu nxef gjakun njerzve. Ne Shqiperi rivaliteti mes Tiranes edhe Partizanit eshte akoma shume i madh. _________________ Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI |
|
| Back to top |
|
 |
fatjoniPARTIZONI Tifoz
Joined: 26 Jul 2007 Posts: 155
|
Posted: Tue Apr 15, 2008 12:17 am Post subject: |
|
|
| Mo mir mos u lodhni kot me kto lloj idesh,se ier per ier as qe se rru njeri per kampjonatin SHQIPTAR.Mileti osht merzit tu pa neshje t'shitme pranej nuk e ca mo kaptinen per kampjonatin ton,ene ato qe shkojn jon t'fiksum me pa top pranej shkojn.Un isha t'shtunen m'stadjum,pash i paknaqsi ke tifozat shumica kishin shku me shajt lojtaret.Fillun tu u zi ene me njoni tjetrin me llafe se ca shajshin e tjeret thojshin mos shani se do lujn mo keq.Ajde me det ku ka arrit puna me pas fryk me shajt se s'lujn top.Kjo tregon qe futbolli jon osht shum amator. |
|
| Back to top |
|
 |
Redbull Dem i Kuq

Joined: 12 Jan 2008 Posts: 1260 Location: Prishtina
|
Posted: Tue Apr 15, 2008 5:21 am Post subject: |
|
|
E cka te bejme. Se nuk e rru njeri per kampionatin shqiptar e dime se e shohim cdo jave, po si thua ti ta leme fare kete pune.... E ke shume gabim. Me kete logjike me mire te ndalojme fare se luajturi futboll. te shuhen skuadrat, te shuhet federata. Te dorezohesh eshte lehte.... po duhet qe gjithkush ta tregoje veten kur puna eshte ngusht. _________________ Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_forever Tifoz
Joined: 08 May 2006 Posts: 56 Location: USA
|
Posted: Sat Apr 19, 2008 10:03 pm Post subject: |
|
|
| fatjoniPARTIZONI wrote: | | Mo mir mos u lodhni kot me kto lloj idesh,se ier per ier as qe se rru njeri per kampjonatin SHQIPTAR |
Fatjono une nuk mendoj se se rru njeri per Kampionatin Shqiptar se ne fund te fundit njerzit interesohen si kane dale ndeshjet edhe cfar ndodh me skuadrat e te tjera gjera si keto por une mendoj se shkuarja ne Stadium nuk eshte ne mode ne Shqiperi sepse kane dale ca katunar qe dalin ka blloku hedhin nje kile xhel ne kok i bejn floket sikur kan bo sherr me pasqyren edhe u duket veteja teper te mire per te shkuar ne stadium edhe ata qe shkojne ne stadium konsiderohen si te semure a ku ta di une. Une isha ne Shqiperi per vitin e ri dhe ndenja nje muaj kur u flisja njerezve per futbollin thoshin, Ca bo ti mor burr se mos te degjoj njeri! Une vishesha me bluza sportive edhe kishte edhe nga ata qe thoshin po ca bo ti o burr se ti rri edhe ne Amerike. Kujtojne se ne Amerike njerzit rrine vetem neper Pube! Llogjik katunaresh thuaj, se nuk e din injorantet se ne Amerike njerzit jane te cmendur per Sport edhe te shkosh te shohesh nje ndeshje Futbolli ketu qe eshte sporti me pak popullor kushton te pakten 40 dollar pa i llogaritur sportet e tjera apo garat me makina.
Ajo qe dua te them une eshte se duhet te behet mode te jesh Tifoz i Partizanit edhe te kthehet si ketu ku edhe pse eshte skuadra e shkolles se mesme i gjithe qyteti vish bluzat e skuadres eshte, ne mode pa permendur skuadrat e kolegjeve apo te ligave prefesioniste. 1 ne cdo 2 Amerikan ketu mban kapele te nje skuadre te cfardolloj sporti Futboll Amerikan, Bejsboll, Basketboll, Garash me makina e ku ta di une. Ndersa tek ne duhet te kesh nje kapele te nje skuadre te famshme qe te dukesh i kohes se po te kesh nje kapele qe thot Partizani apo Tirana apo Dinamo, Vllaznia, Flamurtari etj, dukesh fshatar.
Nje tjeter ide eshte Shkollat e mesme apo edhe ato 8 vjecare. Sepse kur ka ndeshje ne qytet ketu shkollat vishen 100 % me uniformen e skuadres dhe ne qofte se nuk ke uniforme do veshesh te pakten dicka me ngjyren e uniformes. Eshte kthyer ne mode. Pse te mos filloj edhe neper shkollat tona kjo ku ata Tifoza te Partizanit qe jane ne gjimnaz te bejne uniformen e Partizanit sa me popullore neper shkolla, edhe te ftojne shoket e tyre ne stadium.
Justifikimet se kampionati jone nuk ka nivel jane vetem sepse njerzit nuk duan te shkojne ne stadium sepse nuk eshte ne mode, po te hedhesh syte rrotur ka plot kampionate qe kane te njejtin nivel me tonin por stadiumet i kane plot cdo jave.
Perse ka gjithmone Tifoza ne derbin me Tiranen? Sepse eshte ne mentalitetin e njerezve qe kjo eshte nje ndeshje e bukur kur une do te thoja se kjo nuk ka asnje gje me shume se nje ndeshje me Flamurtarin e Vlores. Biles po te shohesh statistikat me te shumtat e ndeshjeve jane 0-0, 1-1, 1-0, 0-1 e gjera te tilla ndersa ne ndeshjet e tjera ka me shume spektakel ka me shume gola vetem se ka nje atmosfere te ftohte pa tifoza. Per mendimin tim tifozat jane ata qe ja ngrene nivelin ndeshjesh duke i dhene me shume adrenaline.
Keshtu qe na del si detyre per te gjetur nje menyre per te sjelle tifozat e Partizanit ne stadium. Nuk eshte per pune lekesh se per 3 mije leke i gjejne njerzit gjat gjithe javes por eshte ajo qe thash me lart se njerzit duhet te fillojne te ndihen ne mode kur jane tifoze.
Le te me thote njeri qe ne Angli po te mos jesh tifoz i nje skuadre ti je njeri normal. Po ti thuash dikujt se ti nuk ndek futbollin te gjithe do fillojne te te pyesin a ke qene tek doktori kohet e fundit.
Gjithsesi se e zgjata si shume me duket ne duhet te bejme dicka per ta bere te qenurit tifoz te jete ne mode se vetem keshtu do ti rritet niveli kampionatit tone, vetem keshtu do shikojme ndeshje me te zjarrta sepse une mendoj se ne kemi aq potencial per te bere nje kampionat te bukur ne fund te fundit nuk ka asgje me teper pervec ambienteve nje kampionat si ai i Zvicres apo i Austrise, i Norvegjise i Danimarkes i Finlandes, apo kampionati Cek, kusherinjte e tyre Sllovak, Sllovenet, Kroatet, Serbet, apo qofte edhe fqinjet tone Greket. Dy skuadra kane ata Panathinajkos dhe Olimpiakos te tjrerat as qe do ti krahasoja me Partizanin une. Une kam qene para nja dy vjetesh per nja 15 dite ne Krete per plazh edhe ne nje qytet te vogel ishte nje skuader qe luante ne kategorine e dyte a te trete dhe aty prane hotelit ku rrija une ishte nje shtepi e vjeter karakteristike dhe poshte saj ishte nje restorant i vogel ne krah te ketij restoranti ishte nje dhome 3 x 3 me flamuj te skuadres neper dritare edhe postera nga te katerta anet e lagjes. Une u bera kurjoz edhe pyeta ata kamarjeret e restorantit dhe me thane se keta jane shoqata e tifozeve te skuadres ata ate pune benin cdo mbasdite shkonin aty edhe diskutonin idete e tyre se cfare do te benin ndeshjen e radhes aty kishin edhe nje kompjuter dhe keshtu i benin punet. Ata kamarjeret thane se si kjo zyra e tyre ishin edhe dy te tjera ne krahun tjeter te qytetit. Me beri shume pershtypje kjo edhe kjo ishte edhe nisma e idese sime per te patur disa si zyra te vogla neper lagje te Tiranes.
Edhe nje here niveli i kampionatit tone eshte me se normal per nje vend si puna jone por mungojne vetem tifozet per ti dhene magjine lojes se skuadrave.
Si ka mundesi qe nje Kastriot si ky qe po bie nga kategoria te vije ne Tirane dhe te shvilloje nje loje shume te bukur dhe eficente perball Partizanit dy jave me pare?
Ja pra qe ne i kemi mundesite per te zhvilluar nje kampionat te bukur!
Pershendetje te gjitheve _________________ Ngjyra kuqe ngjyr dashnie, Partizonit i ka hije.......! |
|
| Back to top |
|
 |
Redbull Dem i Kuq

Joined: 12 Jan 2008 Posts: 1260 Location: Prishtina
|
Posted: Sun Apr 20, 2008 11:30 am Post subject: |
|
|
Partizani forever i ke rene pikes me gjitha ato qe ke thene...... jam plotesisht i nje mendimi me ty.... ishalla po binden sa me shume njerez dhe te mendojne ne kete menyre _________________ Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5076 Location: Italia
|
Posted: Sun Apr 20, 2008 1:33 pm Post subject: |
|
|
jam dhe une dakort me ato qe tha partizani forever per motivet e neglizhences ne shqiperi _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_forever Tifoz
Joined: 08 May 2006 Posts: 56 Location: USA
|
Posted: Fri May 02, 2008 3:59 pm Post subject: |
|
|
A e degjuat per ate deputetin qe kishte shku ne stadium i veshur me kompletin e Partizanit?
Ja pra kjo eshte nje shkendije qe per cdo njeri qe e vesh tani ndihet paksa ne mode duke ju referuar nje deputeti te parlamentit shqiptar
(ndoshta ka lexuar keto idet tona ai)  _________________ Ngjyra kuqe ngjyr dashnie, Partizonit i ka hije.......! |
|
| Back to top |
|
 |
Redbull Dem i Kuq

Joined: 12 Jan 2008 Posts: 1260 Location: Prishtina
|
Posted: Sat May 03, 2008 4:21 am Post subject: |
|
|
Une kam pershtypjen se mbi 90 % qe jemi te ky forum jetojme jashte Shqiperise.... kjo eshte e keqja se dicka do benim... _________________ Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5076 Location: Italia
|
Posted: Sat May 03, 2008 9:04 pm Post subject: |
|
|
lere lere se dhe ne vere qe isha ne shqiperi s'arrita te shkoj ne stadium _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Redbull Dem i Kuq

Joined: 12 Jan 2008 Posts: 1260 Location: Prishtina
|
Posted: Thu Jul 03, 2008 5:01 am Post subject: |
|
|
Djema nuk ka rast me te mire se data 31 korrik qe te bejme nje gje te madhe ne ndeshjen kunder Shiroki Brijeg. Te mblidhemi te gjithe tifozet disa ore para ndeshjes ne stadium apo para stadiumit dhe te bejme nje here e pergjithmone nje organizim te mirefillte te ultrasve te Partizanit.
Fitimin e ndeshjes dhe kalimin e turit nuk e diskutoj, por duhet qe te bejme gjithcka per te qene si tifoza sa me te organizuar per kampionatin e ardhshem.
Une kam filluar te dyshoj qe e gjithe kjo puna e mediave qe shkruanin cdo dite se Partizanit i iku skuadra, po i ikin lojtaret eshte thjesht nje strategji per te na ulur entuziazmin neve si tifoza te Partizanit... _________________ Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI |
|
| Back to top |
|
 |
|