|
| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4429
|
Posted: Wed Apr 26, 2006 4:22 pm Post subject: Yjet ne Vite |
|
|
Ilir Shulku: Nuk e tradhëtova kurrë ekipin e “zemrës”
Ishte vetëm 17 vjeç kur u aktivizua me fanellën e kuqe dhe që nga ai moment e deri sa u nda nga futbolli në moshën 32-vjeçare, nuk e ndërroi asnjëherë ekipin e zemrës. Ilir Shulku, “emblema” e Partizanit të pasviteve 90-të, padyshim që është futbollisti që ka kontribuar më shumë për këtë klub me histori në futbollin shqiptar në dekadën e fundit. Ai ka zhvilluar me qindra ndeshje me “të kuqtë” dhe përherë ka rënë në sy grinta e tij në fushë dhe dëshira për të fituar. Mbrojtësi titullar i kombëtares shqiptare nga viti 1990 deri në vitin 2000, ka trguar një “besnikëri” të admirueshme ndaj klubit të kuq dhe i qëndroi pranë edhe në momentet më të vështira.Në intervistën për gazetën, Iliri foli diçka për karrierën e tij, “dashurinë” për futbollin dhe planet e të ardhmes.
-Si ju ka lindur pasioni për futbollin?
-Unë e kam pasur pasion futbollin që në fëmijëri dhe luaja shpesh me shokët e lagjes. Më pas kjo dëshirë për të luajtur futboll erdhi duke u rritur gjithmonë e më tepër, derisa u kthye në një profesion të vërtetë për mua. Jam shumë i kënaqur që vazhdova rrugën e futbollit pasi ka qenë dëshira ime më e madhe. Unë kam ardhur tek Partizani në sezonin 1986-1987, kur kam qenë vetëm17 vjeç. Gjithmonë kam qenë tifoz i Partizanit, edhe përpara se të luaja me fanellën e këtij klubi. Duhet të them se në këtë “dashuri” me Partizanin ka ndikuar edhe familja ime, pasi babai im ka qenë ushtarak dhe dihet lidhja e ngushtë e ushtrisë me këtë klub, kështu që nuk kisha zgjedhje tjetër përveçse të luaja për klubin me të cilin isha tifoz. Në fakt, në atë kohë përveç Partizanit kisha kërkesa edhe nga Dinamo, por siç e thashë edhe më lart, duke qenë se kisha simpati për këtë klub vendosa të luaja për të.
-Çfarë trofesh keni fituar me Partizanin?
-Partizani ka qenë një nga ekipet kryesore të vendit dhe për hir të së vërtetës ka qenë gjithmonë pretendent. Padyshim që gjatë karrierës me këtë ekip unë kam pasur shumë momente të bukura, por dua të veçoj sezonin 1992-1993, kur Partizani fitoi gjithçka që ishte e mundshme në kompeticionet në rang kombëtar. Në atë vit, Partizani ka qenë absolut në Shqipëri dhe ka fituar kampionatin, Kupën e Republikës si edhe Superkupën e Shqipërisë.
-Pse cilësoheni si “i përjetshëm” tek Partizani?
-Në fakt kjo është e vërtetë. Unë gjatë gjithë karrierës sime futbollistike kam luajtur vetëm për ngjyrat e Partizanit dhe për këtë jam shumë krenar. Duke qenë se kam qenë tifoz me këtë ekip që i vogël, më dukej sikur do ta tradhëtoja po të vishja bluzën e ndonjë ekipi tjetër. Siç dihet, atëherë rivaliteti mes ekipeve të kryeqytetit ka qenë shumë i madh dhe po të largohesha nga Partizani dhe të shkoja tek Dinamo, ose tek Tirana, më dukej sikur do të bëja ndonjë “tradhëti” ndaj fanellës së kuqe. Në fakt e kisha vendosur që po të largohesha nga ekipi i zemrës, do ta bëja vetëm për të shkuar tek ndonjë ekip i huaj, pasi në kampionatin tonë kombëtar nuk mund të luaja për asnjë skuadër tjetër.
-Kush është momenti më i bukur në karrierën tuaj?
-Unë kam pasur shumë çaste të bukura gjatë karrierës sime, por një është me të vërtetë shumë i veçantë për mua dhe mund të them se më ka lënë mbresa të paharrueshme. Unë kam qenë i vetmi lojtar i Partizanit, madje mund të them edhe në vend, që kam luajtur me një përfaqësuese bote. Padyshim që aktivizimi im krahas lojtarëve më të mirë të asaj periudhe në botë, më ka lënë një kujtim shumë të bukur dhe është një eveniment në karrierën time futbollistike. _________________ Partizani.Net
Last edited by Eni on Tue Jan 22, 2008 5:35 pm; edited 1 time in total |
|
| Back to top |
|
 |
toncubi Dem i Kuq

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 693 Location: Afganistan
|
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4429
|
Posted: Wed Nov 15, 2006 1:31 pm Post subject: |
|
|
| toncubi wrote: | http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&task=view&id=35164&Itemid=1&lang=
Lexoni intervisten e Perlatit |
nuk puno linku.
s'po e gjej te gazeta sot. veje artikullin ktu po ke mundsi _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
toncubi Dem i Kuq

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 693 Location: Afganistan
|
Posted: Wed Nov 15, 2006 4:34 pm Post subject: |
|
|
Do ta provoj kur te shkoj ne shtepi ne darke. Po Perlati thoshte se Xhani nuk ka mentalitet per Partizanin, ai ka mentalitet per kategorine e dyte, le te behet president i permetit apo leskovikut. Bajko ka faj sepse ishte ai qe e afroi tek partizani. Per keto arsye jam larguar nga Partizani qe tre vjet me pare. _________________
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4429
|
Posted: Wed Nov 15, 2006 4:38 pm Post subject: |
|
|
| toncubi wrote: | | Do ta provoj kur te shkoj ne shtepi ne darke. Po Perlati thoshte se Xhani nuk ka mentalitet per Partizanin, ai ka mentalitet per kategorine e dyte, le te behet president i permetit apo leskovikut. Bajko ka faj sepse ishte ai qe e afroi tek partizani. Per keto arsye jam larguar nga Partizani qe tre vjet me pare. |
mir e paska thon. se dhe Bajko s;duhet t hiqet si engjell qe ja ka fut Xhani dhe s'ka dit asgje. Nuk esht cudi qe gjith emrat e mdhenj t partizonit jan largu pak nga pak nga skuadra _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4429
|
|
| Back to top |
|
 |
Werwolf Anetar i ri
Joined: 23 May 2006 Posts: 10
|
Posted: Fri Feb 02, 2007 4:15 pm Post subject: |
|
|
| turp eshte qe lojtaret me te medhenj qe ka pas partizani, per ylli shehun e perlat musten e kam fjalen, te mos jene me pune te klubi. vetem te partizani bejne vaki keto gjera. e pastaj del xhani qe ben dhe rolin e heroit, te mos isha une thot partizani do kishte vdekur. ik mor plere, me mire te shoh nje partizan qe loz me 17 vjeçar, e qe lufton per te mos rene nga kategoria se sa nje ekip i lodhur si ky. |
|
| Back to top |
|
 |
enimal Shef
Joined: 16 Mar 2006 Posts: 30
|
Posted: Sat Feb 17, 2007 8:06 pm Post subject: |
|
|
aaaaa _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4429
|
Posted: Tue Mar 13, 2007 1:44 pm Post subject: |
|
|
Pano: Do te ishim kampione!
Kishte kohe qe nuk vinte ne stadium, nisur edhe nga fakti se gjate ketyre viteve ai ka qendruar te shumten e kohes pertej Atlantikut. Megjithate, kur luan Partizani, ai deshiron te jete gjithmone atje, ne tribune. Ndoshta sepse ai ka qene njeriu qe i ka dhene me shume, jo vetem kesaj skuadre, por edhe futbollit shqiptar, cka ka bere qe ai te kthehet ne nje nga legjendat e ketij sporti ne vendin tone. Fjala eshte per Panajot Panon, ish?lojtarin me te famshem te te gjitha koherave ne Shqiperi, i cili te dielen ka qene perseri ne tribunen e “Qemal Stafes”, per te pare Partizanin e tij, teksa mundte Kastriotin me rezultatin e thelle, 4?1. “I gjithe rezultati eshte veper e djemve te rinj dhe mua me behet zemra “mal”, qe futbolliste 18 dhe 19?vjecare po luajne ne cdo ndeshje, madje, po dallohen si me te miret”, ka thene Pano ne fund te takimit.
Vazhdimesia e nje shkolle futbolli
Pano vazhdon me tej, kur thote se Partizani ka qene gjithmone shkolla me e mire e futbollit ne Shqiperi dhe, sado qe vitet kalojne, ky klub nxjerr gjithmone talente te reja. “Klubi Partizani e ka patur, e ka dhe duhet ta kete gjithmone prioritet zbulimin e talenteve, qe “rrjedhin” nga ekipet zinxhire. Qe ne kohen e formimit e deri tani, skuadra ka prodhuar gjithmone lojtare te afte per kombetaren shqiptare, por edhe per te luajtur ne kampionatet europiane. Mos harroni qe Bogdani, apo edhe Tare kane luajtur me fanellen e kuqe, ndersa tani aktivizohen ne Serine A italiane. Per te mos folur per futbolliste te tjere”, ka nenvizuar Pano.
Ecuria e te kuqve do te ishte shume e mire
Nderkohe, duke vijuar me temen e lojtareve te rinj, te cilet jane bere pjese e pandashme e formacionit te Likes, pyetjes se ku do te mund te shkoje Partizani me keta futbolliste, Pano i eshte pergjigjur: “Nese Partizani nuk do te kishte marre futbolliste dosido ? shumica e tyre te “importuar” ? dhe te krijonim qe perpara pese viteve nje grup si ky, atehere ne kete moment nuk kishim pse te diskutonim me as titullin, jo me vendin e trete”, ka perfunduar Pano. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4429
|
Posted: Fri Mar 16, 2007 7:06 pm Post subject: |
|
|
Perfundon Kupa “Lefter Millo”
Tirane, 9 mars - Ka perfunduar dje edhe Kupa “Lefter Millo”, e organizuar nga KF Partizanit, ne 10-vjetorin e ndarjes nga jeta te ish-futbollistit te famshem te Partizanit, Kombetares shqiptare dhe te Luftetarit te Gjirokastres. Kupa, e zhvilluar ndermjet kater skuadrave 15-vjecaresh te Akademise se Klubit te Futbollit Partizani, eshte fituar nga 15-vjecaret e Ledio Panos, djalit te te madhit Panajot Pano. Kupen e ka dhene vellai i Millos, Niko, se bashku me djalin e ish-lojtarit te njohur. Per te dhene kete kupe, ne klubin Partizani prezente ka qene esdhe shefi i Sektorit te Garave ne FSHF, Hito Hitaj. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 4429
|
Posted: Wed Mar 12, 2008 12:56 pm Post subject: |
|
|
Papadhopulli, Bytyçi, Maliqati and Frashëri ne Rinas me medaljet e argjendit nga Spartakiada e Hanoit 1963
Papadhopulli, 75 vjeç dhe “Mjeshtër i madh”
Miço Papadhopulli, ish-presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe president nderi i saj, festoi dje 75-vjetorin e lindjes, me një ceremoni ku nuk munguan sekretari i përgjithshëm i kabinetit të Presidenti të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, zv/ minisri i MTKRS-së, Ekrem Spahia dhe presidenti i FSHF-së Armand Duka. “Presidenti Topi ka shumë respekt për Papadhopullin - tha sekretari i përgjithshëm i Presidencës, Aleksandër Flloko. - Presidenti i Republikës i jep zotit Miço Papadhopulli urdhrin “Mjeshtër i madh” për kontributin e rëndësishëm në futbollin shqiptar ndër vite si lojtar, trajner dhe specialist i shquar”. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5076 Location: Italia
|
Posted: Wed Mar 12, 2008 1:22 pm Post subject: |
|
|
ishte bere nje dokumentar per te kujtuar xhavot demnerin _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5076 Location: Italia
|
Posted: Fri Apr 18, 2008 7:38 pm Post subject: |
|
|
 _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
toncubi Dem i Kuq

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 693 Location: Afganistan
|
Posted: Fri Apr 18, 2008 7:59 pm Post subject: |
|
|
Si o puna Nerit?????????  _________________
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5076 Location: Italia
|
Posted: Fri Apr 18, 2008 8:19 pm Post subject: |
|
|
se di.tu kerku gjera ne google gjeta kete _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
 |
|
| Back to top |
|
 |
|
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum
|
|