Forum Index   
  Forumi i FK Partizani Tirane      FAQ      Search      Memberlist  
  · Log in Register · Profile · Log in to check your private messages · Usergroups  

Shitje ndeshjesh ne kampionatin tone ???
Goto page 1, 2, 3  Next
 
Post new topic   Reply to topic     Forum Index -> Futbolli yne
View previous topic :: View next topic  
Author Message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4429

PostPosted: Tue Mar 28, 2006 1:42 pm    Post subject: Shitje ndeshjesh ne kampionatin tone ??? Reply with quote

trajneri Bese po i mohon zerat se ka pas shitje neshjesh. Laughing Laughing
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
toncubi
Dem i Kuq


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 693
Location: Afganistan

PostPosted: Tue Mar 28, 2006 3:41 pm    Post subject: Reply with quote

Katunari thote se Tirana i ka ofruar leke per te fituar ndaj Elbasanit. Mor idiot, ajo nuk eshte shitje ndeshje, po nje stimul per lojtaret pa stimul per te luajtur ate ndeshje. Eshte njesoj sikur ai vete t'u jepte premio lojtareve per ti motivuar per te mos e shkerdhyer kampionatin. Eshte praktike legale ne gjithe boten.
_________________
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4429

PostPosted: Tue Mar 28, 2006 3:44 pm    Post subject: Reply with quote

shfajsohet duke then "E kan ber dhe te tjeret"

doli dhe Rraklli dhe tha qe ka pas pislliqe. dhe Rraklli esht pak profesionist te pakten se ka par bot me sy. dhe un per vete i besoj me shum rrakllit e lojtarve te tjer te tille sesa xhanit e bizhdilit e lazes
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4429

PostPosted: Wed Mar 29, 2006 3:39 pm    Post subject: Reply with quote

Duka: Nuk ka ndeshje të shitura
Menjëherë pas mbledhjes ka thënë dy fjalë për shtypin edhe presidenti Armand Duka. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për trukime ndeshjesh, por vetëm për ndonjë tolerim nga ndonjë lojtar i caktuar. "Siç e patë edhe vetë, diskutuam gjatë në lidhje me problemet e fundit të dala në futboll. Jam i mendimit se gjërat duhet t'i zgjidhim mes nesh. Nuk bëhet fjalë për ndonjë trukim ndeshjesh, por vetëm ndonjë rast të izoluar, që duhet të hetohet. Federata, siç e dini, ka një komision të përhershëm për hetimin e këtyre ngjarjeve dhe ne do të bëjmë të pamundurën që të zbulojmë të vërtetën. Për sa i përket kampionatit, mund të them se ai nuk është i komprometuar, është më i forti i viteve të fundit dhe ndoshta lufta sportive i ka çuar gjërat deri në këtë pikë," është shprehur Duka. Njëshi i FSHF së duket se ka konfirmuar edhe një herë se kjo histori është mbyllur me kaq. Hetime nga ana e prokurorisë nuk do të ketë. Vetëm komisionet disiplinore të federatës do të jenë ato që do të vendosin për këtë çështje, e cila duket se do të tretet si sheqeri në ujë, paçka se ishte mjaft e rëndë dhe e paprecedentë.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4429

PostPosted: Wed Mar 29, 2006 3:42 pm    Post subject: Reply with quote

5 ndeshjet e konsideruara të trukuara
Gjatë debatit të ashpër mes palëve, dy nga drejtuesit më të lartë të Partizanit dhe Tiranës, Albert Xhani dhe Refik Halili, kanë aluduar se janë trukuar të paktën 5 ndeshje të kampionatit shqiptar. Bëhet fjalë për takimet Skënderbeu Elbasani, Partizani Vllaznia, Besa Elbasani, Shkumbini Elbasani dhe Elbasani Tirana. Të dy drejtuesit e skuadrave të kryeqytetit kanë pohuar se për këto 5 ndeshje dikush duhet të përgjigjet. "Ndeshje janë shitur që nga Partizani e deri tek të gjitha skuadrat e tjera. Problemi është se jemi ne presidentët që i kemi shitur dhe blerë takimet. Këto takime që thashë më lart janë të trukuara," është shprehur Xhani. Ndërkohë, Refik Halili, një nga donatorët e Tiranës, është shprehur se trukimet e ndeshjeve janë të vërteta. "Për këto ndeshje e dinë të gjithë që janë të trukuara. Paguajnë lojtarët a nuk e di se çfarë, por dihet që Elbasani i ka të rregulluara rezultatet. Turpi kryesor ishte në Kavajë. Bizhdili të mos dalë duke thënë në shtyp se ndeshja nuk u shit, ndërkohë që mua në telefon më ka thënë që ka qenë i detyruar t'ia linte ndeshjen Elbasanit," është shprehur Halili. Disa nga pjesëmarrësit nuk kanë qenë të të njëjtit mendim në lidhje me dy deklarat e drejtuesve të lartë të skuadrave të kryeqytetit. Gjithsesi, Duka është shprehur se për këtë çështje federata duhet të hetojë me imtësi. Madje shefi i Tiranës, Shkëlqim Muça, është shprehur se për këtë gjë federata duhet të ngrejë një komision hetimor për të parë nëse këto ndeshje janë shitur me të vërtetë. Sipas Muçës, nuk duhet të pranohet që një kampionat të jetë i paragjykuar.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Jimmy
Dem i Kuq


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 572
Location: Tirane

PostPosted: Mon Apr 03, 2006 1:00 pm    Post subject: Reply with quote

Ne Spanje per shitje te nje ndeshje ekipi u denua duke shkuar ne kategorine e 3-te, dhe mezi ka aritur perseri ne kategorin e pare pas 3 vjetesh. Nuk e maj men cili ekip ishte por kshu ka ndodhur. Ka qen nje rast identik si ndeshja Besa - Elbasani, ku tifozat edhe atje ishin protagonistet ku nderpren ndeshjen pasi kuptuan qe ekipi i tyre e kishte shit.
Ndersa ktu i shesin ndeshjet sepse nuk ka ekipe hetimore, dhe nuk ka ligj per shitjen e ndeshjeve. Kshu qe nuk mund ti denosh dot edhe sikur te kesh prova te pakontestueshme, sepse nuk e kap asnje ligj dhe asnje Nen.
Dhe federata fle gjume, as nuk e can trapin fare qe te krijoj ndonje ligj per kte gje , qe ne kto vitet e fundit eshte bere nje problem shum serioz.
_________________

Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Mir Tironsi
Anetar i ri


Joined: 22 Mar 2006
Posts: 14

PostPosted: Mon Apr 17, 2006 11:11 pm    Post subject: Reply with quote

duhen patjeter me u bo ligje per ket pun dhe mos ket denime vetem me lek, se kta president qe merren me pislliqe si kan problem paret. Duhet bo kjo qe thot Jimmy qe te denohen me renie nga kategoria ose 2 kategori posht. dhe presidentat, nese provohet qe kan pas dijeni per shitjet, mos lejohen te marrin skuader tjeter kur u shko skuadra vet n kategori te tret. Vetem kshu pastaj kan frik me shit neshje.
Back to top
View user's profile Send private message
toncubi
Dem i Kuq


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 693
Location: Afganistan

PostPosted: Tue Apr 18, 2006 1:40 am    Post subject: Reply with quote

Shume e drejte po kush ta beje kete? Duka zgjidhet nga keta presidente keshtu qe i duhen votat e tyre. Po keshtu edhe te tjeret qe mund te vijne. Meqe ministria e sporteve qeka kaq e interesuar per futbollin pse nuk e merr ajo inisiativen te beje nje projektligj te tille ?
_________________
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4429

PostPosted: Tue Apr 18, 2006 1:00 pm    Post subject: Reply with quote

toncubi wrote:
Shume e drejte po kush ta beje kete? Duka zgjidhet nga keta presidente keshtu qe i duhen votat e tyre. Po keshtu edhe te tjeret qe mund te vijne. Meqe ministria e sporteve qeka kaq e interesuar per futbollin pse nuk e merr ajo inisiativen te beje nje projektligj te tille ?


po pse per futbollin po zihej ministria me federaten? as nuk pyt njeri fare. Po puna esht se futbolli ka lek dhe ministria dote copen e vet.

Neve pa na ber ndonje perjashtim UEFA a FIFA s'kemi per te rregullu gje.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
toncubi
Dem i Kuq


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 693
Location: Afganistan

PostPosted: Tue Apr 18, 2006 1:15 pm    Post subject: Reply with quote

http://www.sportishqiptar.com.al/sporti/view/LajmAfishim.php?ID=34493
_________________
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4429

PostPosted: Tue Apr 25, 2006 3:56 pm    Post subject: Reply with quote

Pershkrimi i vonesave ne Selman Stermasi dhe Loro Borici nga arbitrat dhe te derguarit e FSHFse

Ndërkohë që Pashaj i bie bilbilit për të hyrë në fushë në stadiumin "Selman Stërmasi", portieri i Teutës, Xhevahir Kapllani "kujtohet" se bluza e tij ka të njëjtën ngjyrë me skuadrën. Priten disa minuta derisa punonjësit e klubit gjejnë një bluzë tjetër për numrin 1 të Teutës. Në Shkodër për ironi të fatit ndodh e njëjta gjë. Kësaj radhe me bluzën ka "probleme", futbollisti i ri i Elbasanit Xhevahir Sukaj. Skuadrat nuk mund të dalin në fushë, megjithë presionin e gjyqtarit për ta bërë një gjë të tillë. Situata është e nderë, lajmet që vijnë nga të dy kampet nuk janë aspak qetësuese. Ndeshjet nuk fillojnë ndonëse në tri fushat e tjera ka disa minuta që kjo ka ndodhur. Pasi janë harxhuar "gurët" e parë për të vonuar startin, skuadrat kalojnë në planet rezervë. "Dikush nuk kishte vënë qëllimisht palestrinat në këmbë, dikush tjetër shkonte në banjo dhe dikush tjetër kthehej për herë të dytë apo të tretë në dhomën e vet të zhveshjes. Dikush tjetër kërkonte leje për të pirë ujë, etj., etj",- kanë thënë para Sektorit të Garave, përfaqësuesit e FSHF-së në të dy ndeshjet e mësipërme. "Urdhërat për ta bërë këtë u vinin nga drejtuesit e klubeve",- thuhej në raportet e delegatëve për dy ndeshjet

hajde kampionat hajdeee
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Tifozja_Elbasanllije
Anetar i ri


Joined: 26 Apr 2006
Posts: 5

PostPosted: Wed Apr 26, 2006 10:44 pm    Post subject: Reply with quote

toncubi wrote:
Katunari thote se Tirana i ka ofruar leke per te fituar ndaj Elbasanit. Mor idiot, ajo nuk eshte shitje ndeshje, po nje stimul per lojtaret pa stimul per te luajtur ate ndeshje. Eshte njesoj sikur ai vete t'u jepte premio lojtareve per ti motivuar per te mos e shkerdhyer kampionatin. Eshte praktike legale ne gjithe boten.




Ehh leku si te vin ashu iken kurse kampionati te mbetet shenj

kshuqe sma ha menja se tirana pa dhan pare qe ta lej Elbasani te fitoj perkundraziiiiiii .................
_________________
Elbasani Kampion
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4429

PostPosted: Thu Apr 27, 2006 12:41 pm    Post subject: Reply with quote

Duke bërë llogaritë, Elbasanit i duheshin edhe dy gola për kualifikimin, teksa ishin minutat e fundit e pjesës së parë. Dhe pikërisht në këto momente ndodh edhe "incidenti" me kapitenin Dede. Qendërmbrojtësi i Elbasanit ndërhyn ashpër ndaj Bokatolës dhe menjëherë heq bluzën dhe del nga fusha e lojës. Sipas deklaratës së vetë kapitenit Dede, këtë veprim ai e bëri pasi kuptoi që ndërhyri vërtet ashpër dhe e dënoi veten duke qëndruar në dhomat e zhveshjes. Mirë Dede që bëri një gjest që rrallë ndodh në fushat tona, por gjyqtari i ndeshjes duhet të kishte nxjerrë patjetër kartonin e kuq, çka e vë në përgjegjësi të plotë gjyqtarin kryesor. Elbasani nuk futi asnjë lojtar për ta zëvendësuar, as në fundin e pjesës, as në pjesën e dytë. Shock Laughing
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4429

PostPosted: Tue Oct 24, 2006 12:50 pm    Post subject: Reply with quote

Vllaznia paguan arbitrin ?

Pas ndeshjes Kastrioti Vllaznia, ne nje kontakt qe ka pasur me gjyqtarin kryesor te saj, Sopjani, natyrisht per te kontestuar disa vendime te tij (goli i Vllaznise, sipas Zhilles, ka qene teper i dyshimte, pasi topi nuk e ka kaluar vijen fatale), “xhaketa e zeze” eshte justifikuar pak a shume keshtu: “Mesohuni te silleni mire, ashtu sic eshte sjelle Vllaznia me mua”(!?).
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4429

PostPosted: Thu Nov 23, 2006 3:56 pm    Post subject: Reply with quote

Besa - Kastrioti

Skuadra kavajase, brenda 30 minutave ka shënuar çuditërisht 4 gola, që kanë lejuar kualifikimin për më tej, ndërkohë që "kështjellarët" e Krujës nuk kanë mundur dot të bëjnë asnjë "rrethim", si qëmoti. Madje janë paraqitur në Kavajë të gjymtuar, pa trajnerin Petrit Haxhia, i cili një ditë më parë deklaronte se "Besa nuk është Ajaksi, që të përmbysë 3-0 e Kastriotit në ndeshjen e parë", pa goleadorin Abazaj, pa mbrojtësin e përvojës, Alpin Gallo, dhe pa disa titullarë të tjerë, të cilët, sipas informacioneve pranë tyre, nuk kanë pranuar të bëhen "aktorë" të një "dirigjenti" në sferën presidenciale. Njëri ka bërë sikur ka qenë i sëmurë, tjetri sikur ka qenë i dëmtuar, për të mos e njollosur veten e tyre në "përmbysjen" e pazakontë të Kavajës, ku Besa çuditërisht theu disa rekorde të këtij sezoni në shtëpi, gjeti fitoren e parë, shënoi aq gola sa nuk i kishte shënuar deri tani, dhe mori kualifikimin. Kësaj maskarade i shtohet edhe fakti se 4 ditë më parë, po kjo Besë, pa Bicin në krye, por me Bizhdilin në ballë, nuk mundi t'i shënonte qoftë edhe një gol Kastriotit, dhe jo më katër, pa shtuar këtu edhe ndeshjen në Krujë, ku pësuan 3 gola dhe u kthyen me furgona rasti për në Kavajë.
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Display posts from previous:   
Post new topic   Reply to topic     Forum Index -> Futbolli yne All times are GMT + 1 Hour
Goto page 1, 2, 3  Next
Page 1 of 3

 
Jump to:  
You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot vote in polls in this forum



Surf Anonymous with Zzoop Proxy Free Games Online

Web Hosting for this free forum is provided by Free Bulletin Board get your free phpbb forum or free Invision forum today!



Powered by phpBB � 2001, 2002 phpBB Group   ·   supports phpBBHacks.com