|
| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 5895
|
Posted: Wed Dec 26, 2007 1:13 pm Post subject: Java 17: Partizani - Flamurtari 0-0 |
|
|
te shtunen ne "Qemal Stafa" _________________ Partizani.Net
Last edited by Eni on Mon Jan 14, 2008 4:48 pm; edited 3 times in total |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 5895
|
Posted: Thu Dec 27, 2007 1:58 pm Post subject: |
|
|
Shehi, Abilaliaj dhe Dhëmbi kanë vazhduar të mos stërviten me skuadrën për shkak të gjendjes jo optimale shëndetësore, ndaj pjesëmarrja e tyre në këtë ndeshje është në dyshim.
Te tjeret kane filluar dje stervitjen _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 5895
|
Posted: Thu Dec 27, 2007 2:03 pm Post subject: |
|
|
Flamurtari të shtunën, pa 4 lojtarë
Mungesat janë një tjetër shqetësim i Flamurtarit, pasi plot katër lojtarë
nuk do të jenë në dispozicion të teknikut Memushi për sfidën që pritet
të luhet në fundjavë në kampionat kundër Partizanit. Saktësisht bëhet
fjalë për Sakajn, Canin, brazilianin Junior dhe portierin Moçka. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5310 Location: Italia
|
Posted: Thu Dec 27, 2007 2:50 pm Post subject: |
|
|
ishalla sherohen dhe kta te tre _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5310 Location: Italia
|
Posted: Thu Dec 27, 2007 2:54 pm Post subject: |
|
|
Na shtyni ndeshjen, nuk kemi skuadër!”
26 Dhjetor Gripi pllakos Partizanin; Muzaka, Beqiri, Pinari, Dhëmbi dhe Shehi nuk kanë qenë prezent në stërvitje, për shkak se janë të pamundur; sot klubi i kuq, kërkesë zyrtare në FSHF për mosluajtjen e ndeshjes të së shtunës, ndaj Flamurtarit
Që në një kohë të tillë, gripi që qarkullon në ajër është me doza të shumta, kjo dihet. Por, që ky virus të shkonte dhe të pushtonte thuajse të gjithë skuadrën e Partizanit, një gjë e tillë nuk do t’I shkonte në mendje askujt. E pra, një gjë e tillë ka ndodhur pikërisht dje, në ditën e Krishtlindjes. Dhe “viktimat” e tij, këtë herë kanë qenë Gjergji Muzaka, Ardit Beqiri, Luan Pinari, Paulin Dhëmbi dhe Orges Shehi. Pra, pesë titullarë të skuadrës, të cilët nuk kanë qenë fare në stërvitjen e djeshme, çka i ka alarmuar tejmase dejtuesit e skuadrës, por, edhe të klubit. “Jemi me grip, nuk lëvizim dot”, mësohet të kenë thënë ata njëzëri në telefon, kur janë kontaktuar nga stafi teknik. i vetmi që është paraqitur në klub, ka qenë vetëm Gjergji Muzaka, i cili, sipas stafit mjekësor, e ka patur të pamundur të zhvillonte stërvitje. Kjo, pasi “ishte në mes të një gjendjeje gripale dhe, në këtë rast, nuk mund të kryejë asnjë aktivitet fizik”, kanë qenë fjalët e stafit mjekësor të Partizanit, të cilët, këtë situatë nuk kanë nguruar ta quajnë emergjente. “Është një situatë që mund të quhet emergjente. Infermeria është plot dhe më e keqja është që nuk mund të japim dot sqarim, se kur dhe nëse do të mund të bëhen gati për ndeshjes, sepse nuk po flasim thjesht për një dëmtim, që dihet shkaku dhe ndalesa e detyruar”, ka sqaruar mjeku Pertef Rusi.
Të shtyhet ndeshja me Flamurtarin!
Të mbërritur në këtë situatë, si trajneri Lika, ashtu edhe stafi i tij teknik, kanë ngritur duart dhe nuk kanë ditur të japin asnjë spjegim. Në fund të fundit, çdo komunikim tjetër, përveç atij me Muzakën, është bërë në telefon dhe nuk dihen ende kushtet e vërteta të futbollistëve dhe gjendja e tyre shëndetësore, gjë që pritet të mësohet sot. Dhimbje koke për Likën? Më shumë akoma. Parë faktin se, përtej gripit – që, duhet thënë se është ulur “këmbëkryq” tek Partizani – të kuqtë do të kenë të bëjnë edhe me dy mungesa të tjera. Ajo e Devollit (I skualifikuar) dhe e Babamustës (I dëmtuar). Parë këtë, drejtuesit e klubit, të ndikuar edhe nga trajneri Lika, kanë menduar që sot, të dërgojnë në Federatën Shqiptare të Futbollit, një kërkesë zyrtare për shtyrjen e ndeshjes të së shtunës, me Flamurtarin. Një gjë e tillë është pranuar edhe nga stafi mjekësor i skuadrës, teksa nuk dihet ende, nëse një kërkesë e tillë do të pranohet, apo jo nga Sektori i Garave në FSHF.
A do e pranojë SHF shtyrjen?
Që Federata Shqiptare e Futbollit të pranojë shtyrjen e një ndeshjeje, në rastin më të pakët, që të ndodhë kjo, duhet që të dyja klubet, skuadrat e të cilëve luajnë atë përballje, të dërgojnë një kërkesë të përbashkët në Sektorin e Garave, çka do i vinte në lëvizje drejtuesit e FSHF?së, për ta shqyrtuar këtë kërkesë. Por, në këtë rast, do të jetë vetëm një skuadër ajo që do të kërkojë shtyrjen e ndeshjes, për në janar, pas fazës përgatitore, Partizani. Në këtë rast, duket se Flamurtari as do të ketë ndërmend ta panojë një gjë të tillë, duke qenë se do të përfitojë sa më shumë nga kjo situatë. Dhe, nëse vlonjatët nuk duan, atëherë gjithçka do të jetë e kotë. Partizani do të luajë.
A janë të gjithë vërtetë me grip?
Që gripi i këtyre ditëve ka pllakosur të gjithë, të mëndhenj e të vegjël, kjo dihet dhe nuk ka nevojë për shumë komente. Por, a janë me të vërtetë me grip të gjithë ata që kanë munguar dje në stërvitje, ashtu siç kanë lajmëruar? Sigurisht, pa dashur që ata të rëndohen, më tepër sesa vetë sëmundja që po kalojnë, ndoshta mungesa e disave prej tyre, që mund të kenë përfituar nga fakti që të tjerët janë me të vërtetë me grip, mund të ketë ardhur edhe për një tjetër arsye. Rrogat e vonuara të dy muajve, të cilat, edhe pse duhet të merreshin dje, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende. Kështu, ndoshta, përtej gripit, edhe mungesa e parave ka sjellë pakënaqësitë e veta në skuadrën e kuqe, e cila mund të ketë deri diku edhe mungesë stimuli pikërisht për këtë arsye. Mund të jepen sot paratë? Nëse kjo do të ndodhte, atëherë do të mësohej se kush është dhe kush jo, me të vërtetë me grip.
Shkëmbi dhe Osmani, në Korçë
Të vetmit që kanë munguar dje, për arsye jo shëndetësore, por për festë, kanë qenë vetëm dy korçarët, Bledi Shkëmbi dhe Tefik Osmani. Kështu, siç sqarojnë drejtuesit e klubit, të dy futbollistët kanë marrë leje për ditën e djeshme, në mënyrë që të udhëtonin për në Korçë, për të festuar Krishtlindjen pranë familjeve të tyre. Ata pitet të vijnë sot në klub dhe të jenë pezent në stërvitje, teksa gjendja e tyre nuk duket se shqetëson aspak. Kjo, pasi i vetmi problem janë pesë të sëmurët, të cilët nuk mund të jenë ndaj Flamutarit, gjithmonë nëse ndeshja do të luhet. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 5895
|
Posted: Fri Dec 28, 2007 5:51 pm Post subject: |
|
|
Abilaliaj-Karapici, ata qe mund te mos jene
Por, pasi eshte larguar nga te gjithe titullaret, gripi duket se nuk eshte laguar krejtesisht nga skuadra e “demave”. Keshtu, “viktimat” e tij te vetme momentalisht jane dy lojtare. Sulmuesi vlonjat, Abilaliaj dhe mesfushori tiranas, Karapici. i pari ka qene dje ne stervitje, madje e ka zhvilluar ate si te gjithe te tjeret. Megjithate, sipas stafit mjekesor, duket se gjendja e tij paraqitet pak me e nderlikuar se te tjeret. “Ai mund te jete, por mund edhe te mos jete ne dispozicion”, ka qene pergjigja e stafit mjekesor. Megjithate, pare faktin se ne sulm pritet te luajne Bakaj dhe Malindi, duket se Abilaliaj nuk duket ndonje problem shume i madh per tu zgjidhur momentalisht. Persa i perket te dytit, pra Karapicit, ai nuk ka qene dje, as ne stervitje, teksa sigurisht qe nuk do te jete as ne dispozicion te trajnerit Lika, per ndeshjen e neserme, ndaj Flamurtarit. _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5310 Location: Italia
|
Posted: Sat Dec 29, 2007 8:43 am Post subject: |
|
|
per karapicin sme behet shume vone por ishallla lun labi _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...
 |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 5310 Location: Italia
|
Posted: Sat Dec 29, 2007 8:45 am Post subject: |
|
|
Demat”, mesazh vlonjateve: “Nuk keni pse shqetesoheni, Te shtunen do jemi ne fushe”
28 Dhjetor S’ka me grip! E cuditshme, por e vertete. Me ne fund, pas kater dite “vuajtje”, Partizani mund te marre fryme lirisht. Keshtu, dje, te gjithe futbollistet, ose thuajse (me perjashtim te Karapicit, i vetmi qe nuk mundi takalonte dot gjendjen gripale) kane dale ne stervitje pa asnje lloj shqetesimi. Qe nga Shehi, i cili, edhe pse tre dite me pare ishte me 40 temperature, dje ka qene me aktivi ne stervitje. “Ai ka nje organizem ndryshe nga gjithe te tjeret”, kane thene me shaka mjeket e Partizanit, si per te treguar se, me te vertete, “gardiani” i portes se kuqe, eshte i papershkueshem nga asgje. Jo me kot, ai eshte i vetmi qe ka luajtur titullar, per 90 minuta, ne te gjitha javet e deritanishme te kampionatit. Dhe kjo nuk eshte pak. Por, pervec Shehit, ne stervitjen e djeshme, kane qene prezent edhe te tjeret, qe kane munguar gjate diteve te kaluara. Beqiri, Dhembi dhe Pinari i jane kthyer stervitjes, se bashku me grupin, teksa jane vene nen urdherat e trajnerit Lika, ashtu si te tjeret. Muzaka ka bere te njejten gje, edhe pse, ne ndryshimme pjesen tjeter te skuadres, ai ka zhvilluar stervitje i vecuar. Rrezikon? “Jo, mendojme se s’ka asnje problem. Thjesht menduam qe te zhvillonte vrapime vete, per te nxjerre,permes djerses helmet, qe mund t’I kete lene gripi. Por, ai do te jete ne fushe, si te tjeret”, ka thene mjeku fizioteapist, Perli Rusi.
Neser, te gjithe ne fushe
Pas lajmit te tre diteve me pare, se, Partizani, do te kerkonte ne Sektorin e Garave, ne FSHF, shtyrjen e ndeshjes me Flamurtarin, dje te kuqte e kane pranuar se ai mendim ka ardhur pas nje gjendjeje emergjente per shkak te gripit qe kish pushtuar kampin. Por, tani qe gjithcka duket ne rregull, ata pohojne se do te jene gati per neser, dhe mezi do te presin te dalin ne fushe, per te luajtur ndaj vlonjateve. Madje, si per te ironizuar me deklaraten e te merkures, te dhene nga sekretari i klubit Flamurtari, Geri Cipi, ata kane thene: “Vlonjatet s’kane perse te shqetesohen. Do te luajne te shtunen, sipas kalendarit dhe sipas cdo rregulli, sepse ne te gjithe do te jemi ne fushe per t’I pritur”. Nje ironi kjo, e disa pej futbollisteve titullare te “demave”, perpara fillimit te stervitjes se djeshme, e cila este kryer ne ambientet e klubit.
Abilaliaj?Karapici, ata qe mund te mos jene
Por, pasi eshte larguar nga te gjithe titullaret, gripi duket se nuk eshte laguar krejtesisht nga skuadra e “demave”. Keshtu, “viktimat” e tij te vetme momentalisht jane dy lojtare. Sulmuesi vlonjat, Abilaliaj dhe mesfushori tiranas, Karapici. i pari ka qene dje ne stervitje, madje e ka zhvilluar ate si te gjithe te tjeret. Megjithate, sipas stafit mjekesor, duket se gjendja e tij paraqitet pak me e nderlikuar se te tjeret. “Ai mund te jete, por mund edhe te mos jete ne dispozicion”, ka qene pergjigja e stafit mjekesor. Megjithate, pare faktin se ne sulm pritet te luajne Bakaj dhe Malindi, duket se Abilaliaj nuk duket ndonje problem shume i madh per tu zgjidhur momentalisht. Persa i perket te dytit, pra Karapicit, ai nuk ka qene dje, as ne stervitje, teksa sigurisht qe nuk do te jete as ne dispozicion te trajnerit Lika, per ndeshjen e neserme, ndaj Flamurtarit.
Devolli?Babamusta, ne tribune
Dy futbolliste te Partizanit, do t’I shtohen tifozeve te kuq, ne tribunat e stadiumit “Qemal Stafa”. Keshtu, i pari do te jete Dritan Babamusta, i cili pas demtimit te pesuar, ne ndeshjen me Kastriotin, nuk ka luajtur as ndaj Teutes, teksa sipas stafit mjekesor, mesfushori durrsak e ka mbyllur 2007?n. Nderkohe, atij do t’I bashkohet neser edhe nje tjeter lojtar i “demave”. Fjala eshte per mesfushorin, Bledar Devolli, i cili, pas kartonit te kuq te marre ndaj Teutes, do te jete spektator, ne ndeshjen ndaj Flamurtarit.
Rrogat, sot data e fundit
“Problemet do t’I zgjidhim brenda familjes”, kane qene fjalet e presidentit Xhani, te thena ne “Sport Ekspres”, lidhur me vonesat ne pagesa te lojtareve. Megjithate, sot, pritet te jete edhe data, ose me mire afati i fundit zyrtar, te pakten sipas kontratave qe lojtaret kane, qe ata te marrin rrogat e dhjetorit, por edhe dy te prapambeturat, ato te tetorit dhe nentorit. Nuk dihet ende nese nje gje e tille do te ndodhe, por sigurisht qe “demat” edhe sot, do te qendrojne me shprese, per te festuar ndoshta ne meyren e duhur Vitin e Ri. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...
 |
|
| Back to top |
|
 |
forri Tifoz

Joined: 21 Jun 2007 Posts: 57 Location: Romë
|
Posted: Sat Dec 29, 2007 12:30 pm Post subject: |
|
|
Më falni,por n.q.s.ndonjëri ka mundësi për një përgjigje të shpejtë të kësaj pyetje: Në ç'farë ore luhet ndeshja?!
Ej ! isha në Shkodër dje dhe u kënaqa shumë,a e dini pse?! Ju shkon mëndja apo jo?! _________________ Para VLLAZNIA! |
|
| Back to top |
|
 |
Jimmy Dem i Kuq

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 603 Location: Tirane
|
Posted: Sat Dec 29, 2007 1:00 pm Post subject: |
|
|
| forri wrote: | Më falni,por n.q.s.ndonjëri ka mundësi për një përgjigje të shpejtë të kësaj pyetje: Në ç'farë ore luhet ndeshja?!
Ej ! isha në Shkodër dje dhe u kënaqa shumë,a e dini pse?! Ju shkon mëndja apo jo?! |
Ndeshja luhet ne ora 14:00
..dhe i gezuar ne shkoder ke qen se keni palluar Minjt e bashkis 4-1
 _________________
 |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 5895
|
Posted: Sat Dec 29, 2007 5:34 pm Post subject: |
|
|
nuk hyte topi ne rrjet per qmet. kan lujt shum mire sot te gjith. po thjesht kan qen pa fat.
nje gol u anullua, nuk merrej vesh a ishte offside apo jo. dhe nje penallti te qarte nuk na e dhan. e la arbitri se gjasme ishte pa qellim po ama ndaloi gjuajtjen qe po shkonte ne porte, kshuqe ska rendsi me qellim apo jo.
muzaka beri nje travers, dhe raste te tjera plot sidomos ne pjesen e dyt qe i bem lesh fare _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
forri Tifoz

Joined: 21 Jun 2007 Posts: 57 Location: Romë
|
Posted: Sun Dec 30, 2007 2:00 pm Post subject: |
|
|
| Eni wrote: | nuk hyte topi ne rrjet per qmet. kan lujt shum mire sot te gjith. po thjesht kan qen pa fat.
nje gol u anullua, nuk merrej vesh a ishte offside apo jo. dhe nje penallti te qarte nuk na e dhan. e la arbitri se gjasme ishte pa qellim po ama ndaloi gjuajtjen qe po shkonte ne porte, kshuqe ska rendsi me qellim apo jo.
muzaka beri nje travers, dhe raste te tjera plot sidomos ne pjesen e dyt qe i bem lesh fare |
Isha në stadium dhe e pash ndeshjen.Mund të them me plot gojën që Flamurtari kishte ardhur për të marr barazimin dhe ja arriti me meritë.Mund të them që Vlora kishte vërtet skuadër shumë të mirë,ndërkohë që Partizani u mundua,sidomos në 10 minutëshin e fundit të bënte diçka por lojtarët nuk mu dukën në gjëndje shumë të mirë.
them se po vazhduan kështu,do i humbasin edhe ato 300 tifoza që ishin në stadium. _________________ Para VLLAZNIA! |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 5895
|
Posted: Sun Dec 30, 2007 6:14 pm Post subject: |
|
|
| forri wrote: | | Eni wrote: | nuk hyte topi ne rrjet per qmet. kan lujt shum mire sot te gjith. po thjesht kan qen pa fat.
nje gol u anullua, nuk merrej vesh a ishte offside apo jo. dhe nje penallti te qarte nuk na e dhan. e la arbitri se gjasme ishte pa qellim po ama ndaloi gjuajtjen qe po shkonte ne porte, kshuqe ska rendsi me qellim apo jo.
muzaka beri nje travers, dhe raste te tjera plot sidomos ne pjesen e dyt qe i bem lesh fare |
Isha në stadium dhe e pash ndeshjen.Mund të them me plot gojën që Flamurtari kishte ardhur për të marr barazimin dhe ja arriti me meritë.Mund të them që Vlora kishte vërtet skuadër shumë të mirë,ndërkohë që Partizani u mundua,sidomos në 10 minutëshin e fundit të bënte diçka por lojtarët nuk mu dukën në gjëndje shumë të mirë.
them se po vazhduan kështu,do i humbasin edhe ato 300 tifoza që ishin në stadium. |
flamurtari kishte skuader te mire? un e pashe gjithe ndeshjen dhe me verte jam habitur nga flamurtari se nuk e kuptoj si i ka arritur ato rezultate qe kane marre deri tani. Partizani ka dominuar komplet. ne pjesen e dyte njehere nuk ishin fare ne fushe. dhe kur niseshin me kundersulm mezi lidhnin dy pasa.
kane qene me fat qe moren barazim. partizani me lojen qe beri meritonte 100% fitoren. golin ju anullua (nuk e di me te drejt apo jo), penalltia nuk ju dha raste plot, shtyll.
po te lexosh te gjitha gazetat thone po te njejten gje qe fati dhe arbitri ndihmoi flmaurtarin.
un per vete u kenaqa nga loja jone. te luajme keshtu cdo here jemi ne rregull se fitoret do vijne. vetem se duhet nje sulmus se shkon kot gjithe ajo loje. megjithate kete dneshje ishte fati kunder me shume sesa mungesa sulmusit _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 5895
|
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 5895
|
Posted: Sun Dec 30, 2007 7:59 pm Post subject: |
|
|
http://partizani.net/joti.htm
Votoni per lojtarin me te mire te ndeshjes _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
|
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum
|
|