Forum Index   
  Forumi i FK Partizani Tirane      FAQ      Search      Memberlist  
  · Log in Register · Profile · Log in to check your private messages · Usergroups  

::::: LAJMET E FUNDIT :::::
Goto page Previous  1, 2, 3 ... 25, 26, 27 ... 56, 57, 58  Next
 
Post new topic   This topic is locked: you cannot edit posts or make replies.     Forum Index -> Partizani
View previous topic :: View next topic  
Author Message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5076
Location: Italia

PostPosted: Tue May 27, 2008 11:25 am    Post subject: Reply with quote



kerkohet eni.ka humbur.kush ka informacione te njoftoj menjehere ne forum Very Happy
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU

Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
toncubi
Dem i Kuq


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 693
Location: Afganistan

PostPosted: Tue May 27, 2008 11:33 am    Post subject: Reply with quote

Ka vajtur te takoje Abrahamovicin, ti mbushi mendjen per te marre Ciufon trainer .............. .
_________________
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4429

PostPosted: Tue May 27, 2008 12:50 pm    Post subject: Reply with quote

Forever Red wrote:


kerkohet eni.ka humbur.kush ka informacione te njoftoj menjehere ne forum Very Happy


Laughing

kena qen pushim. Memorial Day Very Happy
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5076
Location: Italia

PostPosted: Tue May 27, 2008 3:18 pm    Post subject: Reply with quote

na bone merak Very Happy
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU

Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4429

PostPosted: Wed Jul 02, 2008 12:12 pm    Post subject: Reply with quote

Partizani i plote

Artikulli: Me fund nje parizan i plote.Jan pare dje nga fansat e shumte te partizanit lojtaret qe parashikoheshinse do te jepnin lamtumiren. Devolli, Pinari, Karapici, Dhembi u sterviten normalisht dhe ne haemoni me lojtaret e tjere.Mungon vetem Abilaliaj per te cilin nuk dihet shume. Tifozet i ka gezuar shume ne vecanti prania e Devollit.

Sokoli me email
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5076
Location: Italia

PostPosted: Wed Jul 02, 2008 12:32 pm    Post subject: Reply with quote

ka humb labi? Surprised
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU

Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4429

PostPosted: Wed Jul 02, 2008 1:12 pm    Post subject: Reply with quote

do e ken marr peng rruges per ne Vlore Very Happy
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5076
Location: Italia

PostPosted: Wed Jul 02, 2008 1:22 pm    Post subject: Reply with quote

mbase Laughing Laughing Laughing
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU

Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5076
Location: Italia

PostPosted: Wed Jul 02, 2008 2:04 pm    Post subject: Reply with quote

Çudia, Devolli shfaqet sërish tek Partizani!
2 Korrik Edhe pse Xhani e kërkon me ngulm, vetë lojtari pohon se ka ardhur vetëm për të mbajtur trupin në formë



Çuditë nuk kanë të sosur në klubin e kuq. Kështu, dje, një ditë e zakonshme si gjithë të tjerat, do të kthehej në një ditë surprizë për të gjithë të pranishmit në klubin e kuq. Ora 17:45, vetëm çerek ore përpara se të niste stërvitja, Bledar Devolli, i cili, një javë më parë kish tërhequr lejen e kalimit nga klubi i “demave”, është parë të bëhej gati dhe të futej në fushën e stërvitjes, nën urdhërat e trajnerit Hasan Lika. Një gjë e tillë ka çuditur, por nga ana tjetër edhe ka kënaqur fansat e shumtë të Partizanit, të cilët, duke mos e besuar kanë nisur edhe të marrin miqtë e tyre në telefon, duke u thënë: “Ka ardhur Devolli, hajdeni shiheni nëse s’na besoni”. Dhe, në më pak se 20 minuta, tifozët e kuq dyfishohen. Dhe gjithçka ndodh në sytë e presidentit Albert Xhani, i cili, i sapokthyer nga Qipro, ka zgjedhur të vëzhgojë stërvitjen e Partizanit.



“Vetëm për stërvitje”

Por, optimizmin e tifozëve e kanë shuar menjëherë fjalët e Devollit, i cili, i pyetur nëse a është rikthyer, apo jo, ka thënë se ai është një lojtar i lirë, por ka zgjedhur të bëjë stërvitje tek Partizani, për të mbajtur trupin në formë, derisa të gjejë një skuadër tjetër. “Jam këtu vetëm për t’u stërvitur, s’mund të them asgjë tjetër tani për tani”, kanë qenë fjalët e gjirokastritit. Megjithatë, uniforma e tij e Partizanit flet më qartë se kushdo tjetër. Por, pavarësisht nga fjalët e lojtarit, mësohet se ai ka patur një takim me Xhanin, teksa ka qenë presidenti i “demave”, ai që ia ka mbushur mendjen për t’u kthyer fillimisht për stërvitje, e më pas ndoshta për kupën UEFA.



Xhani kërkon ta mbajë me çdo kusht

“Nuk ke pse ikën nga Partizani, shtëpia jote është këtu”, mësohet t’i ketë thënë Xhani lojtarit, teksa të dy kanë biseduar përpara se Devolli të dalë në stërvitje. Edhe pse vetë mesfushori nukka dëshirë që të komentojë asgjë, përsëri nga sa mësohet Xhani kërkon që ta mbajë me çdo kusht tek Partizani, madje do t’i kërkojë atij që të ndjekë skuadrën në Pogradec, për ë zhvilluar fazën përgatitore, në mënyrë që të jetë në dispozicion të trajnerit Lika për Kupën UEFA. Nuk dihet nëse një gjë e tillë do të arrihet, apo jo, por fakti që Devolli, deri tani nuk ka firmosur ende në asnjë skuadër tjetër, ndoshta mund të thotë se mundësia për t’u kthyer ekziston, madje me një përqindje të madhe
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU

Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Jimmy
Dem i Kuq


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 572
Location: Tirane

PostPosted: Wed Jul 02, 2008 10:17 pm    Post subject: Reply with quote

Po kta tallin trapin me Tifozet e ?
Do rij me Ne apo jo Devolli ?? Rolling Eyes
_________________

Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5076
Location: Italia

PostPosted: Thu Jul 03, 2008 11:59 am    Post subject: Reply with quote

aty s'merret vesh gje,njeher do te iki me cdo kusht pastaj vjen prap Mad
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU

Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5076
Location: Italia

PostPosted: Thu Jul 03, 2008 12:08 pm    Post subject: Reply with quote

Xhani i mbyll dyert:
As largime, as afrime!
Ata tifozë të kuq që presin largime të tjera, por sidomos përforcime
të Partizanit, të paktën përpara ndeshjes së parë të
Kupës UEFA, duhet mos e gënjëjë veten. Ky është mesazhi që
ka dashur të japë presidenti i kuq, Xhani, përsa i takon përbërjes
së skuadrës. “Mendoj se të gjithë lojtarët e vitit të kaluar
që kërkojnë dhe e duan Partizanit, janë pjesë e skuadrës dhe
do të mbeten. Ndonjë tjetër që nuk ngjitet dot pas nesh, është i
lirë, pavarësisht se ka kontratë...”.
Ardhjet
Ndërsa për ardhje të mundshme
duket se s’ka ndonjë
plan konkret: “Për momentin
mund të them se me këta
lojtarë që kemi, Partizani besoj
se do të jetë në gjendje
për të arritur objektivat”. I
ngacmuar për rastin e Shkëmbit,
i cili fillimisht, bashkë
me Pinarin e Karapicin, nuk u
përfshi në listën e famshme
të nxjerrë nga presidenti,
Xhani tregon se ka ndërruar
mendje: “Mendoj se të gjithë
lojtarët që po stërviten janë
pjesë e Partizanit, përjashto
Abilaliajn që këmbëngul për të
ikur”.
Ikjet
Largimet e deritanishme të
konfirmuara janë ato të Shehit
e Babamusta, përderisa
edhe Devolli duhet të luajë për
ndeshjet e Kupës UEFA.
Ndërkohë, nga e marta kanë
nisur stërvitjen edhe Pinari e
Karapici. “Çdo lojtar që luan te Partizani është në “piacë”, në
xhiron e madhe. Dhe në momentin që ikën nga ne do të harrohet
– është shpjegimi i dhënë nga Xhani, përsa i takon ikjeve të
mundshme -. Ata e kanë vënë emrin këtu. Ka futbollistë që kanë
luajtur nga 3, 5, apo 10 vjet në çdo ekip dhe nuk u është dëgjuar
emri. Erdhën te ne, luajtën nëntë muaj dhe dolën në xhiro. Fanella
e Partizanit është një fanellë që të nxjerr në xhiron e madhe. E
hoqe këtë fanellë, je fare jashtë orbitës”.
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU

Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5076
Location: Italia

PostPosted: Thu Jul 03, 2008 10:27 pm    Post subject: Reply with quote

Lika: Mos mi bezdisni lojtarët!
3 Korrik Trajneri i Partizanit kërkon përqëndrim maksimal në përgatitore

“Ata kanë ardhu këtu për të punuar dhe sa më pak kontakte me mediat, aq më mirë për ta do të jetë”



Për dhjetë ditë, ekipi i kuq do të jetë në qytetin pogradecar, atje ku, sipas trajnerit, Hasan Lika, do të ndërtohet gjithçka për takimin e parë të kupës UEFA dhe në kushte kur kryepankina e kësaj skuadre thotë se nuk ka informacionin më të vogël për ekipin boshnjak. “Do të mundohemi gjatë këtyre ditëve të kemi sado pak informacion për këtë skuadër, ? thotë Lika, ? edhe për atë sepse do të na lehtësonte për të bërë diçka më të mirë për këtë ndeshje të parë. Megjithatë, ? thotë i pari i pankinës së kuqe, ? të gjithë ketu jemi për të punuar, ndaj në një moment na ka k-rkuar dhe ne që të mos kërkojmë për ditë të marrin informacion prej tyre. “Për asgjë tjetër thotë Lika, përveç asaj se këtu të gjithë duhet ta kemi mendjen tek stërvitja”. Për këtë trajneri i demave na ka kërkuar që me lojtarët t’i kemi të pakta kontaktet edhe për atë, gjithnjë sipas tij, sepse ata në këtë periudhë duhet ta kenë mendjen më shumë tek përgatitja, e cila gjatë kësaj kohe do të jetë tepër e ngjeshur, bën me dije Lika.



Lika, i shqetësuar për portën

Më tepër se për lojtarët e ardhur, trajneri Lika duket se ka një farë meraku për portën, edhe për atë se dy “gardianët” aktualë, Bakaj e Gjika nuk duken gjetja e duhur për portën e “demave”. Kjo, pasi si njëri dhe tjetri kanë luajtur pak me ekipe të këtij niveli. Megjithatë, Lika ka lënë për të kuptuar se nuk përjashtohet mundësia që njëri prej tyre të jetë në portë për takimet e kupës UEFA.



Lika takohet me Xhanin

Vetëm një ditë para se të vinte në qytetin liqenor trajneri i të kuqve mesohet se ka pasur një takim me presidentin Xhani, gjë të cilën e ka pranuar edhe trajneri, por nuk ka pranuar të thotë asgjë për atë çfarë kanë diskutuar në këtë takim, përveç asaj se ka qenë një takim pune. “Ashtu siç ka pasur dhe shumë takime të tjera, ? thotë trajneri. Megjithatë, burime që vijnë pranë skuadrës thonë se është biseduar edhe për gjëra të tjera që kanë të bëjnë me lojtarët.
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU

Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5076
Location: Italia

PostPosted: Fri Jul 04, 2008 9:35 am    Post subject: Reply with quote

Plas te Partizani: Shkëmbi jashtë
Mesfushori: Më propozuan rinovimin, por nuk jam paguar për tre muajt e fundit

Acarohet situata te
skuadra e Partiza
nit. Mesfushori i
talentuar i të kuqve, Bledi
Shkëmbi, nuk është lejuar të
stërvitet me skuadrën dje,
pasi të mërkurën në mbrëmje
ka pasur një debat me presidentin
e klubit, Albert Xhani.
Mësohet se ky i fundit ka urdhëruar
teknikun Hasan
Lika, që të mos e pranojë Shkëmbin
në stërvitje, por futbollisti
nuk ka polemizuar
me trajnerin dhe është larguar
nga grumbullimi përgatitor,
të cilin skuadra po e
zhvillon në Pogradec.
Debati
Gjithçka ka nisur për shkak
se Bledi Shkëmbi nuk ka
marrë pagën e tre muajve të
fundit. Të mërkurën në
mbrëmje ai dhe presidenti i
Partizanit, Albert Xhani,
kanë zhvilluar një bisedë së
bashku, e cila ka përfunduar
me debat mes tyre. Xhani i ka
propozuar futbollistit që të
rinovonte edhe për dy vjet të
tjera kontratën me klubin e
Partizanit, por lojtari i është
përgjigjur se më parë kreu i të
kuqve duhet t’i shlyejë atij tre
muajt e fundit të rrogës nga
sezoni i kaluar. Xhanit nuk i
ka pëlqyer përgjigja e Shkëmbit
dhe më pas biseda është
shndërruar në një debat të
vërtetë. Mësohet se ditën
tjetër Albert Xhani i ka thënë
trajnerit Hasan Lika që të
mos e pranonte futbollistin
në stërvitje dhe kështu ka
ndodhur.
Lojtari
“Do ta çoj çështjen në
FSHF, sepse nuk i kam asnjë
borxh klubit të Partizanit
dhe as presidentit të
skuadrës. Kërkoj thjesht të
marr atë që më takon: shpërblimin
për punën që kam
bërë dhe kontributin që kam
dhënë”, ka thënë lojtari për
“Panorama Sport”. Futbollisti
pohon se ka pasur një
debat me presidentin të
mërkurën në mbrëmje. “Fola
me presidentin e klubit dhe
ai më propozoi që të rinovoja
edhe për dy vjet të tjera.
Unë i thashë se më parë duhet
të më paguajë rrogën për
tre muajt e fundit, por atij
nuk i pëlqeu kjo gjë, – ka
thënë futbollisti. - Sot (dje),
stafi drejtues i skuadrës më
tha se nuk mund të stërvitesha
me ekipin, pasi unë
kisha pasur një debat me
presidentin. Kjo nuk m’u
duk aspak normale, por
gjithsesi nuk polemizova me
trajnerin, sepse e kuptova se
kjo ishte një kërkesë e presidentit
Xhani. Megjithatë,
unë kam një kontratë të rregullt
dhe nuk do të heq dorë
nga kërkesat e mia: të marr
paratë për punën që kam
bërë. Kam një kontratë të
rregullt me Partizanin dhe
gjatë ditëve të ardhshme do
të depozitoj një ankesë në
FSHF për të kërkuar të drejtën
time. Do ta çoj këtë deri në fund,
sepse jam profesionist dhe nuk
i kam borxh askujt”, ka thënë
Shkëmbi. Mesfushori ka qenë
padyshim një ndër lojtarët më
të spikatur të të kuqve gjatë
sezonit që shkoi, madje në
fazën e dytë të sezonit, ai cilësohej
si lideri i mesfushës së
Partizanit. Mesfushori ka
kontratë edhe dy vjet të tjera
me klubin kryeqytetas.
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU

Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 5076
Location: Italia

PostPosted: Fri Jul 04, 2008 9:36 am    Post subject: Reply with quote

Një histori
“përndjekjesh”
Që kur shkeli te Partizani
gati një vit më parë, telashet
dhe mungesa e qetësisë
sikur e përndoqën
Bledi Shkëmbin. Fillimisht
ishte një dëmtim i pësuar
me Teutën, që jo vetëm i
mohoi aktivizimin në Kupën
UEFA me durrsakët, por
edhe ndikoi në startin e
aventurës me të kuqtë.
Problemi fizik e detyroi të
shtyjë debutimin me ekipin
e ri. E madje, edhe kur u
rikuperua, ishte tekniku
Lika, që nuk e shihte ende
si titullar. Një situatë, që
mesfushori nuk e duroi dot
gjatë, aq sa në një moment
shpërtheu në debate të
ashpra me trajnerin gjatë
stërvitjeve. Lënia jashtë
formacionit titullar arsyetohej
nga Lika me formën
jo maksimale të Shkëmbit,
i cili nga ana e vet kërkonte
të luante, pikërisht për
ta arritur atë. Mbi të gjitha,
tekniku akuzoi Shkëmbin
se po luante “gurët” brenda
skuadrës, për t’i bërë
“puç” atij. Nga ana tjetër,
gjatë asaj kohe, ai që e
mbante më afër mesfushorin
ishte presidenti Xhani,
pasi e cilësonte si një
lojtar tepër cilësor për Partizanin
dhe nuk donte ta
humbiste. Me kalimin e kohës,
Shkëmbi i sqaroi
problemet që kishte me
trajnerin, teksa gjatë muajve
të fundit nuk shmangu
dot hapjen e atyre me
presidentin. Aq sa u arrit
deri në debatin e bërë
përmes telefonit dhe përjashtimin
që i bëri Lika dje
nga stërvitja, me urdhër të
Xhanit.
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU

Fytyra ime pas cdo deklarate te Xhanit:
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Display posts from previous:   
Post new topic   This topic is locked: you cannot edit posts or make replies.     Forum Index -> Partizani All times are GMT + 1 Hour
Goto page Previous  1, 2, 3 ... 25, 26, 27 ... 56, 57, 58  Next
Page 26 of 58

 
Jump to:  
You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot vote in polls in this forum



Surf Anonymous with Zzoop Proxy Free Games Online

Web Hosting for this free forum is provided by Free Bulletin Board get your free phpbb forum or free Invision forum today!



Powered by phpBB � 2001, 2002 phpBB Group   ·   supports phpBBHacks.com