|
| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
Redbull Tifoz i cmendur

Joined: 12 Jan 2008 Posts: 488 Location: Prishtina
|
Posted: Thu Jul 03, 2008 4:56 am Post subject: |
|
|
A do te udhetoje ndonje tifoz per te ndjek ndeshjen e Partizanit ne Bosnje. Kete pytje ma bejne gati cdo dite tifozat e Shiroki ne forumin e tyre. _________________ Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 3619 Location: Italia
|
Posted: Thu Jul 03, 2008 12:01 pm Post subject: |
|
|
e veshtir me duket _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Non condivido la tua idea, ma combatterò perché tu la possa esprimere. Voltaire |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 3619 Location: Italia
|
Posted: Thu Jul 03, 2008 12:09 pm Post subject: |
|
|
Kërkohet
informacion
për Shirokin
Nga dje, stërvitjet e Partizanit
janë zhvendosur në Pogradec,
aty ku të kuqtë, pas
nisjes rreth orës 9.000, kanë
mbërritur në kohë për të zhvilluar
një seancë stërvitore
gjatë pasdites. Ndërkohë,
menjëherë stafi teknik e
lojtarët s’kanë vonuar për të
marrë ndonjë informacion në
lidhje me kundërshtarin e 17
korrikut në Kupën UEFA, Shiroki
Brijeg. Nuk përjashtohet
që të sigurohet ndonjë imazh
filmik i skuadrës boshnjake
gjatë kampionatit të fundit.
Ndonëse as ajo mund të mos
hyjë në punë, pasi ekipi i Shirokit
duket ende në formim,
pas ardhjes së freskët të Ivan
Kataliniç në drejtim. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Non condivido la tua idea, ma combatterò perché tu la possa esprimere. Voltaire |
|
| Back to top |
|
 |
Redbull Tifoz i cmendur

Joined: 12 Jan 2008 Posts: 488 Location: Prishtina
|
Posted: Thu Jul 03, 2008 2:00 pm Post subject: |
|
|
Po te jete ne formim atehere eshte akoma me mire per ne... te forumi i tyre nuk arrita qe te marr vesh gje pasi ata nuk para flasin per futbolin.... me shume flasin per tifozerine... si nivel boshnjaket jane me poshte se ne. Keto dite sapo ka nenshkruar per ekipin e Sarajeves nje futbollist nga Kosova qe ne Shqiperi nuk kishte arritur qe te bindte ndonje skuader per ta marre... me heret kemi pas nje Erkan Sylejmani qe ne Bosnje luante me Zeleznicarin (skuadra me e madhe boshnjake) ndersa ne Shqiperi lozte me Kastriotin _________________ Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI |
|
| Back to top |
|
 |
Redbull Tifoz i cmendur

Joined: 12 Jan 2008 Posts: 488 Location: Prishtina
|
Posted: Thu Jul 03, 2008 3:10 pm Post subject: |
|
|
Presidenti i Shiroki: “Shanse të barabarta, përparësi të vogël ka Partizani”
Që prej hedhjes së shortit e deri në përfundimin e turit të parë të Kupës UEFA, e ndoshta edhe pas kësaj në taborrin e Shiroki Brijeg flitet vetëm për Partizanin, nënkampionin shqiptar i cili është kundërshtari i parë dhe shpresojmë jo i fundit i skuadrës së Kataliniq në Evropë për këtë verë.
Shiroki ç’është e vërteta së pari duhet të merret me veten si çdo fillim sezoni kur stafit teknik i mbetet shumë punë për të bërë. I famshmi Kataliniq është një trajner me përvojë dhe prej tij priten gjëra të mëdha, sigurisht në kufijtë e atyre që janë të mundshme për Shirokin. Emri i tij e motivon skuadrën që të arrijë rezultat të mirë, e në kontekstin evropian kjo do të ishte plasimi në turin e dytë të Kupës UEFA, megjithëse drejtuesit e klubit janë të vetëdijshëm për fuqinë e kundërshtarit.
“Nuk kemi mundur që të kemi kundërshtar më të fortë”, ka thënë presidenti i klubit Shiroki Brijeg, Mijo Jeliç me tu kthyer nga Nyoni.
Shumë do të thoshin se nuk mund të bëjmë asgjë dhe që Partizani shumë lehtë do të kalojë në turin e dytë, por fakti që Shiroki ka sjellë një emër si Kataliniq e shton imperativin për të kaluar shkallën e parë në Evropë. Për këtë duhet të përputhen shumë gjëra.
Turi i parë në shtëpi, fatkeqësi për Shirokin
Ajo që bie në sy së pari është fakti se Shiroki ndeshjen e parë e luan në stadiumi “Pecara”. Një minus ky nëse shikohen statistikat e pesë ndeshjeve evropiane dhe rezultatin e tyre. Shiroki ka kaluar tre herë turin e parë të Kupës UEFA apo të Ligës së Kampionmëve kur ndeshjen e kthimit e ka luajtur në “Pecara”. Në Ligën e Kampionëve në sezonin 2004/2005 Shiroki ishte vendas në ndeshjen e parë kundër një skuadre jo shumë kualitative si Neftchi Baku nga Azerbejxhani dhe skuadra u eliminua. I vetmi përjashtim është sezoni i kaluar kur ndeshja e parë e turit të parë të Kupës UEFA është luajtur kundër “të dobtëve’ të Koper. Partizani megjithatë është një kockë e fortë.
“Ata janë një klub kualitativ dhe investojnë mjaft. Përveç tjerash kanë një buxhet më të madh se ne. Sigurisht çdo ekip mund të mposhtet, por këtu do të jetë ngushtë”, ka thënë presidenmti Jeliç. “Do të thoja që shanset janë 50-50. Ata madje kanë një përparësi pasi e luajnë ndeshjen e dytë në fushën e tyre”.
Ankthi i mosnjohjes së kundërshtarit shtohet edhe më shumë për shkak të mosnjohjes së vetvetes. Nga Shiroki janë larguar nëntë lojtarë, dhe zbrastësirat më të mëdha kanë mbetur në krahun e djathtë dhe në sulm. Më së shumti do të duhej të ndohmonin në këtë aspekt brazilianët e ardhur (skuadrës i janë bashkuar 4 të tillë), prej të cilëve mesfushori Soares e ka gjetur rrugën e rrjetës që në provën e parë kundër Zagrebit. E mira është se gjatë dhjetë ditëve të kaluara kanë treguar vullnet për të punuar, dhe ajo që është më e rëndësishmja janë të përgatitur. Tre prej tyre, Soares, Santos dhe Alexandre janë paralajmëruar si përforcime duke marrë parasysh se vijnë nga kategoria e dytë braziliane, për ndryshim nga brazilianët e tjerë që kanë luajtur më parë me Shirokin dhe që kanë ardhur nga nivele më të ulta të kampionateve të këtij vendi. Por si gjithmonë në futboll teoria e pritjeve është tjetër dhe ajo që shfaqet në fushën e lojës krejt tjetër...
(tekst i perkthyer nga e perditshmja Dnevni List... kerkoj ndjese per ndonje gabim te mundshem) _________________ Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI |
|
| Back to top |
|
 |
Redbull Tifoz i cmendur

Joined: 12 Jan 2008 Posts: 488 Location: Prishtina
|
Posted: Thu Jul 03, 2008 3:19 pm Post subject: |
|
|
Shiroki Brijeg – Shibenik 1-0
Të mërkurën skuadra kundërshtare e Partizanit në turin e parë të Kupës UEFA, Shiroki Brijeg ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë testuese në kuadër të përgatitjeve për përballjen e Kupës UEFA. Kësaj radhe skuadra e drejtuar nga Ivan Kataliniç ka pasur për kundërshtar kroatët e kategorisë së parë, NK Shibenik, skuadër të cilën e kanë mposhtur me rezultatin minimal 1-0. Sipas asaj që shkruhet në faqen zyrtare të Shiroki Brijeg, kanë qenë futbollistët e Shirokit ata që kanë dominuar gjatë tërë ndeshjes, ndërsa goli i vetëm është realizuar nga Dalibor Šilic nga një gjuajtje e lirë.
Shiroki Brijeg, 9 të larguar, 4 brazilianë të afruar
Skuadra e Shiroki Brijeg duket se nuk është pa probleme para ndeshjes me Partizanin. Në një shkrim të “Dnevni list” shkruhet se skuadrën që është renditur e dyta në kampionatin boshnjak e kanë lënë plotë 9 lojtarë nga skuadra e sezonit të sapombyllkur. Ndërkohë që për të mbyllur zbrastësirat ë lëna nga këto largime klubi ka angazhuar katër futbolistë brazilianë. Tre prej tyre, Soares, Santos dhe Alexandre konsiderohen si përforcime të rëndësishme për Shirokin pasi vijnë nga kategoria e dytë e kampionatit brazilian. _________________ Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI |
|
| Back to top |
|
 |
fatjoniPARTIZONI Tifoz
Joined: 26 Jul 2007 Posts: 75
|
Posted: Sun Jul 06, 2008 8:05 am Post subject: |
|
|
| M'cer date luet neshja m'tiron |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 3619 Location: Italia
|
Posted: Sun Jul 06, 2008 8:48 am Post subject: |
|
|
NE 31 ME DUKET _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Non condivido la tua idea, ma combatterò perché tu la possa esprimere. Voltaire |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 3333
|
Posted: Mon Jul 07, 2008 1:15 pm Post subject: |
|
|
po po n dat 31 eshte _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 3333
|
Posted: Mon Jul 07, 2008 1:15 pm Post subject: |
|
|
ka gjet njeri ndonje video nga kundershtaret? ti shofim njer ca skuadre jan _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 3619 Location: Italia
|
Posted: Mon Jul 07, 2008 2:40 pm Post subject: |
|
|
duhet te kee te youtube.po shof njeher _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Non condivido la tua idea, ma combatterò perché tu la possa esprimere. Voltaire |
|
| Back to top |
|
 |
Redbull Tifoz i cmendur

Joined: 12 Jan 2008 Posts: 488 Location: Prishtina
|
Posted: Mon Jul 07, 2008 3:36 pm Post subject: |
|
|
Shiroki Brijeg fiton një tjetër miqësore
Futbollistëve të Shiroki Brijeg duket se po u ecën mbarë nën drejtimin e Ivan Kataliniq, megjithëse deri tani ka zhvilluar vetëm ndeshje miqësore.
Kështu pas fitores 1-0 nda Shibenikut, kundërshtari i Partizanit në Kupën UEFA ka mposhtur në një tjetër miqësore edhe skuadrën boshnjake Zhelezniçar nga Sarajeva me rezultatin 2-1, me golat e shënuar nga Dalibor Shiliç.
Shiroki Brijeg është duke qëndruar në Kupres ku po zhvillon fazën përgatitore, ndërsa të enjten do të kthehen në shtëpi. Më 12 korrik do të zhvillojnë testin e fundit përballë skuadrës boshnjake Zrinski Mostar. _________________ Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 3333
|
Posted: Tue Jul 08, 2008 1:00 pm Post subject: |
|
|
| Redbull wrote: | Shiroki Brijeg fiton një tjetër miqësore
Futbollistëve të Shiroki Brijeg duket se po u ecën mbarë nën drejtimin e Ivan Kataliniq, megjithëse deri tani ka zhvilluar vetëm ndeshje miqësore.
Kështu pas fitores 1-0 nda Shibenikut, kundërshtari i Partizanit në Kupën UEFA ka mposhtur në një tjetër miqësore edhe skuadrën boshnjake Zhelezniçar nga Sarajeva me rezultatin 2-1, me golat e shënuar nga Dalibor Shiliç.
Shiroki Brijeg është duke qëndruar në Kupres ku po zhvillon fazën përgatitore, ndërsa të enjten do të kthehen në shtëpi. Më 12 korrik do të zhvillojnë testin e fundit përballë skuadrës boshnjake Zrinski Mostar. |
Kta e paskan marr seriozisht, kurse ne akoma asnje ndeshje.
Ca kategorish jane keto dy skuadrat qe ka rraf? _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 3619 Location: Italia
|
Posted: Tue Jul 08, 2008 1:02 pm Post subject: |
|
|
ne kategorin e par me duket.si ka mundesi qe as me pogradecin ose me skenderbeun skemi ber dot miqsore?  _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
Non condivido la tua idea, ma combatterò perché tu la possa esprimere. Voltaire |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 3333
|
Posted: Tue Jul 08, 2008 1:04 pm Post subject: |
|
|
| Forever Red wrote: | ne kategorin e par me duket.si ka mundesi qe as me pogradecin ose me skenderbeun skemi ber dot miqsore?  |
po ca miqsore me ata. Skenderbeu dhe Pogradeci jan skuadra ne leter vetem tani per tani. Ne gusht krijohen prap.  _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
|
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum
|
|