|
| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 3848 Location: Italia
|
Posted: Fri Jul 04, 2008 9:36 am Post subject: |
|
|
Pritet që këto ditë në FSHF të mbërrijë një ankesë
zyrtare e Shkëmbit. “Kam një kontratë të rregullt,
ku gjërat janë përcaktuar mjaft qartë. Do të
ankohem në organet kompetente të FSHF-së me
bindjen se kam plotësisht të drejtë në këtë rast.
Unë jam i gatshëm t’i shkoj deri në fund kësaj
çështjeje, sepse nuk më duket normale që një
futbollist të mos marrë atë që i takon, edhe pse
ka luajtur gjithë sezonin”, ka thënë Shkëmbi. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Non condivido la tua idea, ma combatter perch tu la possa esprimere. Voltaire |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 3848 Location: Italia
|
Posted: Fri Jul 04, 2008 9:38 am Post subject: |
|
|
Stavri Nica është trajneri i parë shqiptar, skuadra e të
cilit është përballuar me boshnjakët e Shiroki Brijeg.
Saktësisht ndodhte në sezonin 2005-06, kur drejtonte
Teutën dhe madje, ekipi i tij e fitoi ndeshjen e parë 3-1.
Por kjo fatkeqësisht nuk qe e mjaftueshme për t’u kualifikuar,
pasi në takimin e kthimit u thye 3-0. Gjatë dy
sfidave ka mundur të kuptojë sadopak, veç tipareve
teknike të Shiorikit, që natyrshëm tani kanë ndryshuar,
edhe cilësitë që e karakterizonin sidomos në fushën e
vet, aty ku duket se është më e fortë. Kështu, Nica
mundohet të shpjegojë disa aspekte, ndoshta të panjohura
për Partizanin, që ndeshjen e parë me boshnjakët
për Kupën UEFA do ta luajë në transfertë.
Nica, Shiroki mund të ketë ndryshuar në përbërje.
Po çfarë mund të dalloni diçka, që mbani mend
nga skuadra boshnjake?
Ndeshjen e parë mbaj mend se erdhën pa tre lojtarë,
të cilët nuk u lejuan në kufi dhe ne fituam thellë 3-0.
Kurse në Bosnjë i gjetëm me disa lojtarë plus, ndër të
cilët edhe brazilianë, që ishin vërtet të fortë. Më ra në
sy sidomos agresiviteti i theksuar. Në mentalitet kanë
trashëguar ato cilësi të futbollit sllav. Për më tepër,
mesa di unë kanë investuar dhe vazhdojnë të investojnë,
si në planin e skuadrës për afrimin e lojtarëve
cilësorë, ashtu edhe në infrastrukturë. Gjatë këtyre
viteve mund të kenë evoluar më shumë. Pastaj, mesa
di kanë marrë në drejtim edhe një trajner të hekurt, si
Kataliniç.
Po pikën e dobët, ku e shihni?
Duhen vlerësuar dhe përballuar me impenjim maksimal,
për t’i kapur në vështirësi, sepse nuk besoj se
janë të pathyeshëm.
E kujtoni atmosferën që gjetët në Shiroki Brijeg,
nga tifozët e atjeshëm?
Mbaj mend se pavarësisht se ishte qytet i vogël, kishte
një mbështetje të zjarrtë të publikut, në një stadium me
kapacitet jo të madh. Gjë që sigurisht pati ndikim edhe
në paraqitjen e skuadrës tonë. Kësaj besoj se do të
duhet t’i ruhet edhe Partizani, gjatë përballimit të
ndeshjes së parë.
Si specialist mendoni se ky Partizan i ka forcat
për t’u kualifikuar?
Kam besim se mund të jetë një skuadër e kalueshme
për Partizanin, që natyrisht duhet ta marrë më seriozitetin
e duhur. Di të them se në krahasim me Teutën e
atëhershme, Lika ka në dispozicion një grup me lojtarë
më cilësorë. Pastaj, në sfida të tilla ka shumë rëndësi
tradita dhe skuadrat tona kanë më tepër përvojë nëpër
kompeticione të tilla. Pra, jam optimist se skuadra e
kuqe i ka mundësitë të kualifiko _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Non condivido la tua idea, ma combatter perch tu la possa esprimere. Voltaire |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 3848 Location: Italia
|
Posted: Fri Jul 04, 2008 9:39 am Post subject: |
|
|
Bakaj me
provime,
në Tiranë
Veç Shkëmbit, kontingjentit
të lojtarëve të kuq
në dispozicion të trajnerit
Lika, që zhvillojnë përgatitjet
në Pogradec, dje i
ka munguar edhe Elis
Bakaj. Mësohet se sulmuesi
është kthyer në Tiranë,
për shkak se ka pasur për
të shlyer disa provime.
Ndërkohë që pjesa tjetër e
skuadrës i është nënshtruar
një regjimi të rreptë stërvitor,
të përbërë nga dy seanca
në ditë. Të paktën, kjo
ka ndodhur dje, në ditën e
dytë të qëndrimit në qytetin
liqenor, teksa pritet që i
njëjti avaz të vazhdojë
edhe sot. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Non condivido la tua idea, ma combatter perch tu la possa esprimere. Voltaire |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 3848 Location: Italia
|
Posted: Fri Jul 04, 2008 5:58 pm Post subject: |
|
|
Xhani-Skembi, ka lufte
4 Korrik Presidenti i Partizanit, Albert Xhani, ka deklaruar dje që lojtari Bledi Shëkmbi nuk është më pjesë e skuadrës së kuqe. “Nuk hyn më në planet tona dhe nuk mund të them më shumë. Zyrtarisht nuk do të jetë më futbollist i kuq”. Por vetë lojtari ka deklaruar që është nën kontratë tre vjeçare. “Lojtari ka një pikë të kontratës ku thuhet se, nëse nuk merr rrogën në çdo datë 30 të muajit, atëherë është i lirë dhe nuk ka detyrime ndaj klubit. Meqënëse nuk është paguar le të marrë kontratën dhe të largohet”.Bledi Shkëmbit, dje paradite i është komunikuar nga drejtuesit e klubit se nuk duhet të vijojë më stërvitjen me Partizanin. “Trajneri më tha që nuk duhet të vazhdoj më stërvitje, sepse klubi ka vendosur që nuk do të jem më pjesë e Partizanit. Faqja e AdministrimitLOGOUT (nese ke mbaruar pune) Mund të them që kam katër rroga pa marrë, dhe gjithashtu them që nuk kam asnjë shkresë zyrtare nga klubi që nuk jam futbollist i kuq. Në këtë situatë mendoj t’i drejtohem komisioneve juridike të FSHF?së. Kontrata ime është e depozituar në FSHF sipas të gjitha rregullave. Kërkoj dëmshpërblim”.Drejtuesit e Federatës kanë konfirmuar që nuk ka deri tani asnjë kërkesë, nga ana e lojtarit për ta kaluar çështjen “Shkëmbi”në komisionet juridike. “Normalisht kontrata e Shkëmbit është depozituar në FSHF, sipas të gjitha rregullave nga klubi i Partizanit që në verën e vitit të shkuar, megjithatë, deri tani nuk ka asnjë kërkesë për gjyq. Nëse lojtari do ta bëjë një gjë të tillë çështja do kalojë në Disiplinë”. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Non condivido la tua idea, ma combatter perch tu la possa esprimere. Voltaire |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 3848 Location: Italia
|
Posted: Fri Jul 04, 2008 5:59 pm Post subject: |
|
|
Lika: Zyrtarisht vetëm dy largime
4 Korrik Faqja e AdministrimitLOGOUT (nese ke mbaruar pune) Krejt ndryshe nga pjesa më e madhe e trajnerëve të tjerë, Hasan Lika, duket se bën pjesë në atë “racë” që beson në atë ekip që është ulur për të punuar. “Ndryshe, ? thotë shkurt Lika, ? nuk do më shikonin duke bërë këtë punë, qoftë dhe me Partizanin”. Madje, kryepankina e “demave” beson edhe në kushte kur të pakten Shehin e Babamustën nuk ka për t’i pasur për këtë sezon edhe për atë siç pranon dhe trajneri përfundimisht ata i kanë marrë dhe “letrat”. Por Lika beson tek kjo skuadër, nisur dhe nga ajo që cilido lojtar që vesh fanellen e kuqe është ndryshe në lojë. “Eshtë fanelë e rëndë, ? thotë Beqiri, ? ndaj dhe ekipi në çdo sezon ka kërkesa maksimale”. Megjithatë, Lika edhe një herë tjetër ka dëshirë të thotë se në këtë përiudhë një pjesë e mirë e lojtarëve janë në lëvizje. “Çka nënkupton, ? shprehet trajneri, ? se edhe nga ekipi ynë janë larguar lojtarë, por kjo nuk do të thotë se nuk do të vijnë të tjerë”. Një gjë të tillë ua ka siguruar dhe Xhani në bisedën e fundit që keni pasur më të? Përgjigja e Likës ka qenë e thatë, kur ka thënë vetëm, “edhe mundet”. Gjithësesi Lika ka pasur deshirë të na kujtojë se deri tani vetëm Shehi e Babamusta janë zyrtarisht të larguar, duke treguar se të tjerët edhe mund të jenë. Në stervitjet e Pogradecit është dhe Pinari, për të cilin është folur se mund të largohej, ndërkohë që Lika në stërvitjen e së enjtes pasditeka pritur Devollin, gjë të cilën flitet se ia ka bërë të ditur dhe presidenti Xhani. Kjo tregon se gjërat janë zgjidhur mes lojtarit dhe “bosit” të të kuqve. Por, mungesa e gjirokastritit në stërvitjen e kësaj dite tregon se jo të gjitha gjërat janë zgjidhura mes tij dhe Xhanit. Lika në këtë qytet pret edhe Bakajn, lojtarë që sipas trajnerit ka pasur një sezon provimesh, çka do të thotë se shumë shpejt do të jetë në stërvitje me skuadrën. “Ua thashë edhe pak më parë mos qofsha i gabuar, ? thotë Lika, ? se deri tani vetëm dy lojtarë kanë marrë “letrat” nga klubi, çka edhe për kryepankinën nuk përjashtohet mundësia që pjesa tjetër do të jetë përsëri me skuadrën. Përderisa në një përiudhë të tillë ka levizje të shumta, përse të mos shpresojmë se jo vetëm këta lojtarë do të jenë, por të kemi edhe të tjerë”. Sepse kërkoni shumë këtë sezon? Sigurisht që edhe për këtë ka ardhur aty për aty përgjigja e Likës. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Non condivido la tua idea, ma combatter perch tu la possa esprimere. Voltaire |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 3848 Location: Italia
|
Posted: Sat Jul 05, 2008 4:26 pm Post subject: |
|
|
Shkëmbi, e ardhmja në Qipro ose Bullgari _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Non condivido la tua idea, ma combatter perch tu la possa esprimere. Voltaire |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 3848 Location: Italia
|
Posted: Sat Jul 05, 2008 4:26 pm Post subject: |
|
|
Misteri
i Bakajt
Edhe dje, Partizani ka vazhduar
programin stërvitor në Pogradec,
me nga dy seanca në
ditë, paradite dhe mbasdite. Në
kontingjentin që ka qenë në dispozicion
të teknikut Lika, sërish
ka rënë në sy mungesa e Elis
Bakajt, i cili sipas drejtuesve ka
provime për të shlyer në Tiranë.
Megjithatë ka zëra se sulmuesi
ka shkuar të provohet në një
skuadër ukrainase, ndonëse kjo
nuk konfirmohet nga menaxheri
i tij, Sokol Haxhiaj. Sesa të
vërtetë ka këtu mbetet të zbulohet
gjatë ditëve në vazhdim. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Non condivido la tua idea, ma combatter perch tu la possa esprimere. Voltaire |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 3848 Location: Italia
|
Posted: Sun Jul 06, 2008 8:38 am Post subject: |
|
|
Një “Runi” shqiptar
që kërkon Partizanin
Tre vjet më parë, në gusht të vitit 2005, “Panorama Sport”
shkruante për një talent të dalë nga Akademia e Partizanit,
i cili kishte zgjedhur të provonte fatin në futbollin anglez.
Blendi Këlliçi, adoleshenti i atëhershëm, pasi ka studiuar
në një tjetër akademi futbolli, këtë herë në Angli, tani është
kthyer në Shqipëri, me synimin për të treguar vlerat në
kampionatin shqiptar, i bindur se shumë shpejt do të jetë
protagonist i tij. Cilat ishin kontaktet e para me futbollin
anglez?
Në fillim bëra disa testime në disa klube që përpunonin futbollistë të
moshave. Pas një seance stërvitore më afrohet një person i cili ishte
agjent për futbollistët e rinj. Quhej Borko Kruniç dhe ishte i ngarkuar
për zbulimin e talenteve nga klubi spanjoll Real Sociedad. Më ftoi në
restorantin e tij bashkë me një nga trajnerët e mi dhe më propozoi të
firmosja për të një kontratë. Duke qenë minoren dhe i painformuar
mirë në këtë drejtim: Ndoshta më duhet të mendohem, të flas edhe
me prindërit. Në të njëjtën kohë pashë në sy trajnerin tim që ishte aty
dhe ai miratoi me kokë atë që thashë. Kruniç më dha numrin e telefonit
dhe u ndamë. Më premtoi që do të kisha një karrierë të mirë në
të ardhmen.
Çfarë ndodhi më pas?
Një fatkeqësi. Mora vesh nga trajneri im se personi tek i cili kisha
bazuar ëndrrën time për nisjen e një karriere kishte humbur vajzën.
Më erdhi shumë keq për dhimbjen e tij dhe nuk guxoja që të shkoja
dhe ta takoja. Më vonë mora vesh që ai kishte ndërruar qytet, pasi
kishte kaluar edhe në gjendje depresioni nga humbja e vajzës. Më
pas, m’u dha mundësia të testohesha dhe arrita të fitoj për t’u bërë
pjesë e Football Academy Barnet FC, një nga akademitë më të njohura
në Angli, e votuar si e tillë nga agjentët e disa klubeve të njohura në
Britaninë e Madhe. Nga kjo akademi kanë dalë një pjesë e madhe e
lojtarëve britanikë.
Cila ishte ecuria e juaj si lojtar i saj?
Unë kam qenë pjesë e kësaj akademie nga viti 2003 deri më 2008, kur
mbarova dhe u diplomova shkëlqyeshëm. Gjate kësaj periudhe kam
arritur të luaj në nivele shumë të larta sportive, duke marrë pjesë
rregullisht në kampionatet përkatëse, duke u paraqitur mjaft mirë
pothuajse në çdo ndeshje. Skuadra jonë quhej ALBA dhe me të kemi
fituar shumë tituj.
Disa revista sportive kanë vënë në dukje se i ngjani Uejn
Runit për nga mënyra e shënimit të golave...
Po, është e vërtetë dhe i kam ruajtur në arkivin tim të gjitha, bashkë
me kupat apo medaljet që kemi fituar. Kam kujtime shumë të bukura.
Në arkivin tim ruhet edhe gazeta “Panorama Sport” e gushtit 2005,
pasi atëherë ka pasur një shkrim për mua.
A ju është dhënë mundësia të provoheni në ndonjë klub
me emër gjatë qëndrimit në Angli?
Po, gjatë kësaj periudhe më është dhënë mundësia që të shkoja në
prova te Uatford, që në atë kohë merrte pjesë në Premiership, 2006-
2007. Për shkak të disa problemeve me dokumentet e qëndrimit tim
në Angli në atë periudhë, gjëra që nuk na ndahen ne shqiptarëve,
anëtarësimi im si lojtar i Uatfordit u bë i pamundur edhe pse ata
këmbëngulnin që unë të isha pjesë e këtij klubi.
Po tani, përse jeni kthyer në Shqipëri?
Kam dëshirë që përvojën e fituar në futbollin anglez ta shfrytëzoj në
kampionatin shqiptar. Jam i ndërgjegjshëm që në Angli është shumë e
vështirë të çash në klubet e mëdha. Dua të t’i tregoj vlerat e mia në
kampionatin shqiptar dhe jam i bindur se do të jem protagonist, madje
shumë shpejt do të synoj edhe kombëtaren.
Keni pasur kontakte me klubet shqiptare?
Dëshira ime është të luaj me Partizanin, klubi ku jam rritur si futbollist. Kam
bërë disa seanca stërvitore dhe ndeshje kontrolli me këtë ekip. Me sa më
është bërë e ditur, kam lënë përshtypje të mira te trajneri Hasan Lika dhe
drejtori i akademisë, Genc Tomorri. Di që presidenti Albert Xhani u jep
shumë përparësi lojtarëve të rinj, prandaj shpresoj të marr miratimin e tij,
kjam pasur kontakte edhe me trajnerë të skuadrave të tjera dhe shpresoj
shumë që së shpejti të jem pjesë e një klubi në Kategorinë Superiore.
Ëndrra ime është që të avancoj sa më shumë, për të pasur mundësinë
të transferohem në një ekip evropian. _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Non condivido la tua idea, ma combatter perch tu la possa esprimere. Voltaire |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 3848 Location: Italia
|
Posted: Sun Jul 06, 2008 8:39 am Post subject: |
|
|
Ditëlindja:
25 korrik 1987
Vendlindja:Tiranë
Pozicioni:
Mesfushor ose
mbrojtës krahu.
Gjatësia: 1.80 m
Pesha: 73 kg _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Non condivido la tua idea, ma combatter perch tu la possa esprimere. Voltaire |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 3848 Location: Italia
|
Posted: Sun Jul 06, 2008 12:05 pm Post subject: |
|
|
Me daten 07 Nentor 2000 me Vendim gjykate Nr 24628 eshte rregjistruar shoqeria aksionere "PARTIZANI" SHA me aksioner te vetem Z. Albert XHANI i cili zoteron 100% te aksioneve
kete gjeta te faqja zyrtare e jone.so.....xhani dhe per 2 vjet te tjera?!?!?!  _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Non condivido la tua idea, ma combatter perch tu la possa esprimere. Voltaire |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 3433
|
Posted: Mon Jul 07, 2008 1:19 pm Post subject: |
|
|
| Forever Red wrote: | Ditëlindja:
25 korrik 1987
Vendlindja:Tiranë
Pozicioni:
Mesfushor ose
mbrojtës krahu.
Gjatësia: 1.80 m
Pesha: 73 kg |
po ky ca ishte? do luaj me ne kte sezon?
ishalla eshte kshu sic e pershkru veten se do bejm namin  _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 3433
|
Posted: Mon Jul 07, 2008 1:19 pm Post subject: |
|
|
| Forever Red wrote: | Me daten 07 Nentor 2000 me Vendim gjykate Nr 24628 eshte rregjistruar shoqeria aksionere "PARTIZANI" SHA me aksioner te vetem Z. Albert XHANI i cili zoteron 100% te aksioneve
kete gjeta te faqja zyrtare e jone.so.....xhani dhe per 2 vjet te tjera?!?!?!  |
pse edhe 2 vjet? _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 3848 Location: Italia
|
Posted: Mon Jul 07, 2008 2:41 pm Post subject: |
|
|
po a e a 10 vjet? _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Non condivido la tua idea, ma combatter perch tu la possa esprimere. Voltaire |
|
| Back to top |
|
 |
Eni Shef

Joined: 21 Mar 2006 Posts: 3433
|
Posted: Tue Jul 08, 2008 1:06 pm Post subject: |
|
|
| Forever Red wrote: | | po a e a 10 vjet? |
o ok, po ashtu thone.
thash se e thoshte te vendimi gjykates.
per kyte vendimin kerkova neper faqet e gjykatave po se gjeta gjikundi. vetem te faqja partizanit esht _________________ Partizani.Net |
|
| Back to top |
|
 |
Forever Red Shef

Joined: 18 Sep 2006 Posts: 3848 Location: Italia
|
Posted: Tue Jul 08, 2008 1:08 pm Post subject: |
|
|
e pash rastesisht kur u futa....da e vertet eshte nuk e di por edhe 2 vjet te tjera me xhanin jane tragjedi
p.s urime per postimin e 3000  _________________ PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Non condivido la tua idea, ma combatter perch tu la possa esprimere. Voltaire |
|
| Back to top |
|
 |
|
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum
|
|