Partizani.Net Forum Index Partizani.Net  
  Forumi i FK Partizani Tirane      FAQ      Search      Memberlist  
  · Log in Register · Profile · Log in to check your private messages · Usergroups  

UEFA Cup: Siroki Brijeg - Partizani 0-0
Goto page Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next
 
Post new topic   Reply to topic    Partizani.Net Forum Index -> Ndeshjet e Partizanit
View previous topic :: View next topic  
Author Message
Redbull
Dem i Kuq


Joined: 12 Jan 2008
Posts: 1040
Location: Prishtina

PostPosted: Thu Jul 03, 2008 4:56 am    Post subject: Reply with quote

A do te udhetoje ndonje tifoz per te ndjek ndeshjen e Partizanit ne Bosnje. Kete pytje ma bejne gati cdo dite tifozat e Shiroki ne forumin e tyre.
_________________
Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4809
Location: Italia

PostPosted: Thu Jul 03, 2008 12:01 pm    Post subject: Reply with quote

e veshtir me duket
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4809
Location: Italia

PostPosted: Thu Jul 03, 2008 12:09 pm    Post subject: Reply with quote

Kërkohet
informacion
për Shirokin
Nga dje, stërvitjet e Partizanit
janë zhvendosur në Pogradec,
aty ku të kuqtë, pas
nisjes rreth orës 9.000, kanë
mbërritur në kohë për të zhvilluar
një seancë stërvitore
gjatë pasdites. Ndërkohë,
menjëherë stafi teknik e
lojtarët s’kanë vonuar për të
marrë ndonjë informacion në
lidhje me kundërshtarin e 17
korrikut në Kupën UEFA, Shiroki
Brijeg. Nuk përjashtohet
që të sigurohet ndonjë imazh
filmik i skuadrës boshnjake
gjatë kampionatit të fundit.
Ndonëse as ajo mund të mos
hyjë në punë, pasi ekipi i Shirokit
duket ende në formim,
pas ardhjes së freskët të Ivan
Kataliniç në drejtim.
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Redbull
Dem i Kuq


Joined: 12 Jan 2008
Posts: 1040
Location: Prishtina

PostPosted: Thu Jul 03, 2008 2:00 pm    Post subject: Reply with quote

Po te jete ne formim atehere eshte akoma me mire per ne... te forumi i tyre nuk arrita qe te marr vesh gje pasi ata nuk para flasin per futbolin.... me shume flasin per tifozerine... si nivel boshnjaket jane me poshte se ne. Keto dite sapo ka nenshkruar per ekipin e Sarajeves nje futbollist nga Kosova qe ne Shqiperi nuk kishte arritur qe te bindte ndonje skuader per ta marre... me heret kemi pas nje Erkan Sylejmani qe ne Bosnje luante me Zeleznicarin (skuadra me e madhe boshnjake) ndersa ne Shqiperi lozte me Kastriotin
_________________
Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website
Redbull
Dem i Kuq


Joined: 12 Jan 2008
Posts: 1040
Location: Prishtina

PostPosted: Thu Jul 03, 2008 3:10 pm    Post subject: Reply with quote

Presidenti i Shiroki: “Shanse të barabarta, përparësi të vogël ka Partizani”

Që prej hedhjes së shortit e deri në përfundimin e turit të parë të Kupës UEFA, e ndoshta edhe pas kësaj në taborrin e Shiroki Brijeg flitet vetëm për Partizanin, nënkampionin shqiptar i cili është kundërshtari i parë dhe shpresojmë jo i fundit i skuadrës së Kataliniq në Evropë për këtë verë.
Shiroki ç’është e vërteta së pari duhet të merret me veten si çdo fillim sezoni kur stafit teknik i mbetet shumë punë për të bërë. I famshmi Kataliniq është një trajner me përvojë dhe prej tij priten gjëra të mëdha, sigurisht në kufijtë e atyre që janë të mundshme për Shirokin. Emri i tij e motivon skuadrën që të arrijë rezultat të mirë, e në kontekstin evropian kjo do të ishte plasimi në turin e dytë të Kupës UEFA, megjithëse drejtuesit e klubit janë të vetëdijshëm për fuqinë e kundërshtarit.
“Nuk kemi mundur që të kemi kundërshtar më të fortë”, ka thënë presidenti i klubit Shiroki Brijeg, Mijo Jeliç me tu kthyer nga Nyoni.
Shumë do të thoshin se nuk mund të bëjmë asgjë dhe që Partizani shumë lehtë do të kalojë në turin e dytë, por fakti që Shiroki ka sjellë një emër si Kataliniq e shton imperativin për të kaluar shkallën e parë në Evropë. Për këtë duhet të përputhen shumë gjëra.

Turi i parë në shtëpi, fatkeqësi për Shirokin

Ajo që bie në sy së pari është fakti se Shiroki ndeshjen e parë e luan në stadiumi “Pecara”. Një minus ky nëse shikohen statistikat e pesë ndeshjeve evropiane dhe rezultatin e tyre. Shiroki ka kaluar tre herë turin e parë të Kupës UEFA apo të Ligës së Kampionmëve kur ndeshjen e kthimit e ka luajtur në “Pecara”. Në Ligën e Kampionëve në sezonin 2004/2005 Shiroki ishte vendas në ndeshjen e parë kundër një skuadre jo shumë kualitative si Neftchi Baku nga Azerbejxhani dhe skuadra u eliminua. I vetmi përjashtim është sezoni i kaluar kur ndeshja e parë e turit të parë të Kupës UEFA është luajtur kundër “të dobtëve’ të Koper. Partizani megjithatë është një kockë e fortë.
“Ata janë një klub kualitativ dhe investojnë mjaft. Përveç tjerash kanë një buxhet më të madh se ne. Sigurisht çdo ekip mund të mposhtet, por këtu do të jetë ngushtë”, ka thënë presidenmti Jeliç. “Do të thoja që shanset janë 50-50. Ata madje kanë një përparësi pasi e luajnë ndeshjen e dytë në fushën e tyre”.
Ankthi i mosnjohjes së kundërshtarit shtohet edhe më shumë për shkak të mosnjohjes së vetvetes. Nga Shiroki janë larguar nëntë lojtarë, dhe zbrastësirat më të mëdha kanë mbetur në krahun e djathtë dhe në sulm. Më së shumti do të duhej të ndohmonin në këtë aspekt brazilianët e ardhur (skuadrës i janë bashkuar 4 të tillë), prej të cilëve mesfushori Soares e ka gjetur rrugën e rrjetës që në provën e parë kundër Zagrebit. E mira është se gjatë dhjetë ditëve të kaluara kanë treguar vullnet për të punuar, dhe ajo që është më e rëndësishmja janë të përgatitur. Tre prej tyre, Soares, Santos dhe Alexandre janë paralajmëruar si përforcime duke marrë parasysh se vijnë nga kategoria e dytë braziliane, për ndryshim nga brazilianët e tjerë që kanë luajtur më parë me Shirokin dhe që kanë ardhur nga nivele më të ulta të kampionateve të këtij vendi. Por si gjithmonë në futboll teoria e pritjeve është tjetër dhe ajo që shfaqet në fushën e lojës krejt tjetër...

(tekst i perkthyer nga e perditshmja Dnevni List... kerkoj ndjese per ndonje gabim te mundshem)
_________________
Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website
Redbull
Dem i Kuq


Joined: 12 Jan 2008
Posts: 1040
Location: Prishtina

PostPosted: Thu Jul 03, 2008 3:19 pm    Post subject: Reply with quote

Shiroki Brijeg – Shibenik 1-0

Të mërkurën skuadra kundërshtare e Partizanit në turin e parë të Kupës UEFA, Shiroki Brijeg ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë testuese në kuadër të përgatitjeve për përballjen e Kupës UEFA. Kësaj radhe skuadra e drejtuar nga Ivan Kataliniç ka pasur për kundërshtar kroatët e kategorisë së parë, NK Shibenik, skuadër të cilën e kanë mposhtur me rezultatin minimal 1-0. Sipas asaj që shkruhet në faqen zyrtare të Shiroki Brijeg, kanë qenë futbollistët e Shirokit ata që kanë dominuar gjatë tërë ndeshjes, ndërsa goli i vetëm është realizuar nga Dalibor Šilic nga një gjuajtje e lirë.

Shiroki Brijeg, 9 të larguar, 4 brazilianë të afruar

Skuadra e Shiroki Brijeg duket se nuk është pa probleme para ndeshjes me Partizanin. Në një shkrim të “Dnevni list” shkruhet se skuadrën që është renditur e dyta në kampionatin boshnjak e kanë lënë plotë 9 lojtarë nga skuadra e sezonit të sapombyllkur. Ndërkohë që për të mbyllur zbrastësirat ë lëna nga këto largime klubi ka angazhuar katër futbolistë brazilianë. Tre prej tyre, Soares, Santos dhe Alexandre konsiderohen si përforcime të rëndësishme për Shirokin pasi vijnë nga kategoria e dytë e kampionatit brazilian.
_________________
Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website
fatjoniPARTIZONI
Tifoz


Joined: 26 Jul 2007
Posts: 146

PostPosted: Sun Jul 06, 2008 8:05 am    Post subject: Reply with quote

M'cer date luet neshja m'tiron
Back to top
View user's profile Send private message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4809
Location: Italia

PostPosted: Sun Jul 06, 2008 8:48 am    Post subject: Reply with quote

NE 31 ME DUKET
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4142

PostPosted: Mon Jul 07, 2008 1:15 pm    Post subject: Reply with quote

po po n dat 31 eshte
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4142

PostPosted: Mon Jul 07, 2008 1:15 pm    Post subject: Reply with quote

ka gjet njeri ndonje video nga kundershtaret? ti shofim njer ca skuadre jan
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4809
Location: Italia

PostPosted: Mon Jul 07, 2008 2:40 pm    Post subject: Reply with quote

duhet te kee te youtube.po shof njeher
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Redbull
Dem i Kuq


Joined: 12 Jan 2008
Posts: 1040
Location: Prishtina

PostPosted: Mon Jul 07, 2008 3:36 pm    Post subject: Reply with quote

Shiroki Brijeg fiton një tjetër miqësore

Futbollistëve të Shiroki Brijeg duket se po u ecën mbarë nën drejtimin e Ivan Kataliniq, megjithëse deri tani ka zhvilluar vetëm ndeshje miqësore.
Kështu pas fitores 1-0 nda Shibenikut, kundërshtari i Partizanit në Kupën UEFA ka mposhtur në një tjetër miqësore edhe skuadrën boshnjake Zhelezniçar nga Sarajeva me rezultatin 2-1, me golat e shënuar nga Dalibor Shiliç.
Shiroki Brijeg është duke qëndruar në Kupres ku po zhvillon fazën përgatitore, ndërsa të enjten do të kthehen në shtëpi. Më 12 korrik do të zhvillojnë testin e fundit përballë skuadrës boshnjake Zrinski Mostar.
_________________
Te gjithe vijne e ikin.... mbetet gjithmone vetem PARTIZANI
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4142

PostPosted: Tue Jul 08, 2008 1:00 pm    Post subject: Reply with quote

Redbull wrote:
Shiroki Brijeg fiton një tjetër miqësore

Futbollistëve të Shiroki Brijeg duket se po u ecën mbarë nën drejtimin e Ivan Kataliniq, megjithëse deri tani ka zhvilluar vetëm ndeshje miqësore.
Kështu pas fitores 1-0 nda Shibenikut, kundërshtari i Partizanit në Kupën UEFA ka mposhtur në një tjetër miqësore edhe skuadrën boshnjake Zhelezniçar nga Sarajeva me rezultatin 2-1, me golat e shënuar nga Dalibor Shiliç.
Shiroki Brijeg është duke qëndruar në Kupres ku po zhvillon fazën përgatitore, ndërsa të enjten do të kthehen në shtëpi. Më 12 korrik do të zhvillojnë testin e fundit përballë skuadrës boshnjake Zrinski Mostar.


Kta e paskan marr seriozisht, kurse ne akoma asnje ndeshje.

Ca kategorish jane keto dy skuadrat qe ka rraf?
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Forever Red
Shef


Joined: 18 Sep 2006
Posts: 4809
Location: Italia

PostPosted: Tue Jul 08, 2008 1:02 pm    Post subject: Reply with quote

ne kategorin e par me duket.si ka mundesi qe as me pogradecin ose me skenderbeun skemi ber dot miqsore? Surprised
_________________
PARTIZANI IS MY RELIGION...BORN TO SUPPORT YOU
TE DUASH PARTIZANIN ESHTE KENAQESI,TE URRESH TIRONEN DETYRE
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Eni
Shef


Joined: 21 Mar 2006
Posts: 4142

PostPosted: Tue Jul 08, 2008 1:04 pm    Post subject: Reply with quote

Forever Red wrote:
ne kategorin e par me duket.si ka mundesi qe as me pogradecin ose me skenderbeun skemi ber dot miqsore? Surprised


po ca miqsore me ata. Skenderbeu dhe Pogradeci jan skuadra ne leter vetem tani per tani. Ne gusht krijohen prap. Laughing
_________________
Partizani.Net
Back to top
View user's profile Send private message
Display posts from previous:   
Post new topic   Reply to topic    Partizani.Net Forum Index -> Ndeshjet e Partizanit All times are GMT + 1 Hour
Goto page Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next
Page 2 of 10

 
Jump to:  
You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot vote in polls in this forum



Surf Anonymous with Zzoop Proxy Free Games Online

Web Hosting for this free forum is provided by Free Bulletin Board get your free phpbb forum or free Invision forum today!



Powered by phpBB � 2001, 2002 phpBB Group   ·   Partizani.Net supports phpBBHacks.com